-
Pronaret e Google Behgjet Pacollit i kerkuan 10.Milion$
Behgjet Pacolli: Anna Oxa grua autoritare Shqiptare

Shqiptar, kozmopolit, autori i restaurimit tė Kremlinit dhe nė krye tė njė kompanie shumėkombėshe me vlerė prej 3 miliardė eurosh, nė njė intervistė ekskluzive pėr revistėn ‘Oggi’ rrėfen pengun e tij: “Nė vitin 1997 isha nė zyrė nė Lugano me Anna Oxa-n. Erdhėn disa djem qė deshėn tė bisedonin me mua. Dukeshin si tė pastrehė. Isha i zėnė dhe i lashė tė prisnin gjatė. Mė kėrkuan 10 milionė dollarė pėr njė projekt nė Internet. Nuk i kuptova dhe u thashė jo. Ata ishin themeluesit e Google.” - kėshtu rrėfehet njė nga sipėrmarrėsit dhe aktualisht politikani mė i diskutuar nė Kosovė. zėvendėskryeministri i Kosovės, Behgjet Pacolli, nė shkrimin pėr revistėn italiane qė mban titullin “In Kosovo, nella tana dorata di Pacolli”. E arkitekti shqiptar i Kremlinit nė intervistėn e etiketuar si ekskluzive nga e pėrjavshmja ‘Oggi’, duket se ėshtė rrėfyer pėr gjithēka. Nė intervistėn e gjatė, tė realizuar nga pallatin e tij prej 7 mijė metrash katrorė nė Prishtinė, Pacolli rrėfehet edhe pėr ish-bashkėshorten, kėngėtaren me origjinė shqiptare Anna Oxa-n. “E kam dashur shumė, por nuk ėshtė rastėsi qė nuk jemi mė bashkė. Marrėdhėnia jonė ishte totalizuese. Nė periudhėn e fundit me tė, pėr herė tė parė nė jetėn time, pata ndjesinė se nuk do t’ia dilja mbanė. Anna ėshtė njė grua autoritare, gjė qė unė se kapėrdija dot. Por nuk do ishte keq ta kishim presidente tė Kosovės”- tregon ai rreth martesės me kėngėtaren italiane me origjinė shqiptare, njė martesė qė u pėrfol shumė nė atė periudhė. Por sigurisht qė ai nuk mund tė mos flasė edhe pėr mikun e tij Silvio Berluskoni. E kėtu ai flet si politikan. Fillimisht kėrkon tė sqarojė diēka rreth deklaratės sė pak ditėve mė parė tė ministrit italian tė Mbrojtjes, Ignazio La Russa, i cili deklaroi se kontingjenti italian do tė tėrhiqet shumė shpejt nga Kosova. “Kjo ėshtė thjesht propagandė mediatike, pasi deri tani nuk ka asnjė iniciativė konkrete pėr tėrheqjen e kontingjentit tė trupave italiane nga Kosova. Ushtarėt italianė nė Kosovė ndihen si nė shtėpinė e tyre”- shprehet Pacolli. Por ai rrėfen edhe projektin e tij pėr t’u rikthyer sėrish nė postin e Presidentit tė Kosovės. Me sa duket, presidenti mė jetėshkurtėr nė kėtė detyre nuk ka hequr dorė nga ėndrra presidenciale. Biznesmeni deklaron se po pėrgatitet pėr njė fushatė zgjedhore qė mund ta ēojė nė postin e Presidentit tė Kosovės brenda vitit. “Nė fillim tė vitit isha President pėr 35 ditė, gjatė tė cilave fillova reformėn e ligjit zgjedhor pėr zgjedhjen e drejtpėrdrejtė tė Presidentit tė Republikės”, rrėfen ai. Pacolli ėshtė mik i Silvio Berluskonit, por kur i thua kėshtu e ka merak tė veēojė ndryshimet qė ka me tė. “Unė frymėzohem nga Sarkozy. Pse? Sepse ai qeveris nė mėnyrė elegante”. Sipas tij, Kryeministri italian nuk ka tė drejtė kur “sulmon magjistratėt dhe gazetarėt dhe politikisht ka bėrė disa hapa tė gabuar. Pėrgatiti A.Tuci
http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&...rua-autoritare
http://www.oggi.it/focus/20-2011/pac...28169041.shtml
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt