E gjeta tė vlefshme pėrkthimin e kėtyre rreshtave mbasi kėto pėrmbajnė gjykimin e njė tė huaji mbi Shqipėrinė, i cili e formoi kėtė vetgjykim duke qenė vetė nė kontakt me Shqiptarėt e duke shikuar me sytė e vet ēdo gjė qė ka shkruar. Pėrveē kėsaj, ky shkrimtar ėshtė i njė shteti tė cilit nuk i intersonte ose i interesonte shumė pak gjendja politike e Shqipėrisė e pėr kėtė ēdo fjalė qė shkruan ky njeri ėshtė e sigurtė se e shkruan siē ia ndien ndėrgjegjeja e vet e jo pse ashtu ia lyp pozita diplomatike. Pėr shembull, nė Kreun IV tek nėnartikulli “Europa pėrkrah sundimin turk” do tė shikoni se San Xhuljano, Ministėr i Jashtėm i Italisė, nga pozita e tij diplomatike shkruan tė kundėrtėn e asaj qė ndjen nė shpirtin e tij. Por qė shkrimtari i jonė shkruan ashtu si e ndien, do ta vini re po tė kėndoni me kujdes Kreun III “Rėnia e Qeverisė sė Vidit”. Aty do tė formoni njė vetgjykim se sjelljet e tij nė kėtė mėnyrė proshqiptare ndoshta u bėnė shkak qė ai tė shtrėngohesh me dhėnė dorėheqjen nga pozita e tij nė Europė.
Xhorxh Fred Uilliams mė 1914 ishte Ministri i Amerikės nė Greqi dhe nė Mal tė Zi dhe vėzhgues i Komisionit Ndėrkombėtar nė Durrės, komision i cili do tė udhėhiqte dhe do tė bashkėpunonte me qeverinė e Vidit. Por zoti Uilliams duke e pa tė pamundur bashkėpunimin nė mes tyre dhe duke epa se punėt po shkonin mbrapsht pse marrėveshja e Londrės e kishte mbjellė shumė ters farėn, e ma tepėr pse marrėveshja e Londrės caktonte njė princ kurse Vidi erdhi me titullin mbret, mbas shumė mundimesh pėr marrėveshje sa me kryengritėsit e Shqipėrisė sė mesme, sa me ata tė Jugut, u bind se kėto punė ishin tė kota dhe vendosi tė marrė njė masė tė fundit. Shkoi nė Shqipėrinė e Jugut ku pruri nė marrėveshje “epirotėt” kryengritės me vlonjatėt qė tė bashkoheshin e tė shpallnin pavarėsinė e tyre, gjithmonė me qėllim qė sapo tė zhdukej qeveria e Vidit e cila doemos nuk kishte jetė tė gjatė, t’i bashkonte kėsaj pavarėsie edhe pjesėn e sipėrme tė Shqipėrisė. Mirėpo, posa muarėn vesh kėtė gjė diplomatėt e Europės me tė shpejtė dėrguan nė Vlorė dy luftanije qė pėrmbanin anėtarė tė komisionit tė Durrėsit, tė cilėt nėn hijen e topave tė fuqive tė mėdha tė Europės e ndaluan kėtė bashkim qė ky zotni me shumė mund e bėri.
Atėhere zoti Uillliams u bind krejtėsisht qė veprat e fuqive tė mėdha me marrėveshjen e Londrės nuk patėn pėr qėllim ta bėjnė kėtė shtet tė lirė, por tė gjejnė shkaqė se si me e shtypur ma tepėr, e duke patur nė dorė kėtė dhe tjera fakte ky vendosi me e lėnė kėtė skenė mėkatesh, por njėherit me ngritur perden e me paraqitur komedinė tragjike dhe shpirtin e zi tė diplomacisė Europiane. I dhanė rastin Shqipėrisė nė Mbledhjen e Londrės pėr ta provuar nėse Shqiptarėt janė tė zotėt apo jo pėrsa paradėshirojnė. Por me mėnyrėn qė ata i kishin hartuar planet e tyre mund t’i hidhnin hi syve tė gjithė botės duke e bėrė me e quajtur tė zezėn tė bardhė, e prandaj Shqipėria lėkundej atė kohė nė djepin e fatit herė mbi dhe, herė jasht gropės sė zezė tė tmerrshme e tė helmatisur. Gjindej ky djep pikėrsisht mbi gropėn e pafund, kur pėrfaqėsuesit kryesorė tė diplomacisė Europiane, tė mbuluar me maska fytyrė-njeriu, kishin vu tehėt e bajonetave tė tyre mbi litarėt qė varesh ky djep pėr t’i pre e pėr ta lėshuar fatin e Shqipėrisė nė kėtė gropė vdekjeje qė tė mos mund tė ngrihesh kurrė.
Pėr tė qenė korrekt ndaj pikpamjes njerėzore, kėta zotėrinj kishin filluar me pėrhapė fjalėn se ua dhamė provėn e lirisė Shqiptarėve por nuk po janė tė zotėt me e mbajtur dhe pėr fakt tregonin me gisht kryengritjet e brendshme, shkaktarėt e tė cilave ishin ata vetė. Pikėrisht nė kėtė kohė tė duhur e tė rrezikshme pėr Shqipėrinė, zoti Uilliams heq maskat qė iu japin pamje njerėzore kėtyre diplomatėve dhe nxjerr nė shesh fytyrat e tyre tė lyera me gjak tė pafajshėm e ia tregon me gisht botės duke deklaruar se tė fshehtat e kėsaj diplomacie janė shkaku i kaq gjakderdhjeve dhe deklaron pafajsinė dhe vujtjet e Shqiptarėve e mundimet e tyre pėr liri. Ai shpreh hapur se Shqiptarėt nuk janė tė egėr e tė rrezikshem, siē e thonė diplomatėt Europės, porse Shqiptarėt jane fisnike, janė trima, janė tė ndershėm, jane liridashes dhe kanė mikpritjen mė tė madhe nė botė. Kėto deklarata zoti Uilliams ia bėri mė tepėr popullit tė vet Amerikan duke iu lutur qė tė ndėrhyje sa mė parė pėr t’i ndihmuar ketij populli nė tė drejtat trashėgimore qė kėrkon dhe nė varfėrinė e tij, shkakun e sė cilės ia ngarkon fuqive tė mėdha tė Europės.
Pėrkthyesi Shaban Balla
Tiranė, 20 Mars 1934


Marre nga libri SHQIPTARET
Kliko KETU per ta shkarkuar te plote librin