Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046

    Aleksander Meksi dhe "Pesha e Pushtetit"

    Ndoshta Aleksandėr Meksi nuk do tė kishte dashur qė tė qeveriste nė atė kohė. Kjo jo thjesht pėr faktin se bėhej fjalė pėr njė demokraci tė brishtė dhe njė vend nė tranzicion, i cili kishte nevojė pėr reforma shumėplanėshe dhe ndryshime nė sistemin ligjor.Ishte koha e rėnies sė piramidave financiare. Aleksandėr Meksi, ish-kryeministėr i asaj kohe, tregon nė librin “Pesha e Pushtetit” si u veprua nė atė kohė, cilat ishin humbjet, raporti i Shėrbimit Informativ etj. Meksi nuk mund tė mos flasė edhe pėr marrėdhėniet me ish-presidentin dhe kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha, e pėrfaqėsuesit e trupave diplomatike nė Tiranė, apo pėr zgjedhjet e zhvilluara nė Shqipėri, cilat prej tyre ishin tė ndershme dhe cilat jo.


    1992: Koha e artė kur ende shpresonim se vota e lirė, e shenjta votė, do tė na sillte menjėherė demokracinė.

    Aleksandėr Meksi: Unė kam thėnė qė zgjedhje tė vėrteta nė Shqipėri janė dy: zgjedhjet e vitit 1992 dhe zgjedhjet pėr referendumin nė 1994. Ne humbėm nė referendum. Po tė kishim qenė hajdutė votash, siē janė sot partitė, kishim vjedhur edhe aty vota dhe kishim thėnė siē deshėm. Nė Shqipėri nuk tė pyet kush se ashtu ėshtė ndėrtuar. Aq mė tepėr qė njėra palė ka gjithmonė miq tė huajt, tė cilėt vijnė e bėjnė arbitrin nė favor tė atij qė ka mik. Nė vitin 1996 ishte kėrkesė e Europės dhe e palės amerikane pėr tė rivotuar nė 40 zona dhe ndonjė kėrkesė tjetėr, e cila nuk u pranua nga pala shqiptare, nga presidenti i atėhershėm. Ai filloi qė atėherė atė rrugė qė ka edhe sot, tė kėmbėnguljes nė tė tijėn duke mos dėgjuar tė tjerėt, ēka pruri pasojat qė dihen dhe qė ėshtė edhe arsyeja pse unė nuk jam mė atje. Shkaku i vėrtetė qe ky, mjeti qenė fajdet. Jam i sigurt qė zor do ishte tė mos tė krijoheshin trazira me njė mėnyrė apo me njė tjetėr. Sot zgjedhjet identifikohen me dy persona, krerėt e PD-sė dhe PS-sė. Votojmė pėr njėrin, se jemi kundra tjetrit. Votojmė pėr kėtė, qė tė mos vijė ai nė pushtet. Ky mentalitet u institucionalizua me reformėn e fundit ligjore tė vitit 2008, me njė Pazar tė fėlliqur prej banditėsh politikė. Ai ligj mėnjanon mundėsinė pėr mendime tė ndryshme, lejon tė pėrfaqėsohen vetėm partitė e mėdha. Vėrtetė votat u vodhėn nė 2009-n dhe duhen (duheshin) hapur kutitė, por ėshtė gjithashtu e vėrtetė qė i vodhėn tė dy partitė e fuqishme, PS-ja dhe PD-ja, nuk i vodhi vetėm Sali Berisha. Sigurisht, qeveria vjedh mė shumė kur ka ndėrmend tė vjedhė, pastaj s’ka se si tė vjedhin dy hajdutė njėlloj.


    Njė nga periudhat mė tė rėnda, rėnia e piramidave dhe mė pas shembja e shtetit mė 1997…

    Aleksandėr Meksi: Ndėr absurditetet e gazetave tė sotme pėr ēėshtjen e piramidave janė dy gjėra: e para, piramidat nuk i organizoi qeveria, tentuan tė nxirrnin qė i organizoi qeveria dhe nuk e vėrtetuan dot. E dyta, dėmi qė iu bė Shqipėrisė nuk ėshtė 1.2 miliardė. Dėmi ėshtė individual, dhe jo i Shqipėrisė. Dėmi i Shqipėrisė janė paratė, tė cilat mund tė kenė dalė nga Shqipėria jashtė e nuk janė kthyer ende. Tė tjerat qenė kėtu. Kėtu mbetėn. Nuk erdhi ndihmė ekonomike nė 1997, as ndihmė ushqimore. Erdhėn nja dy kamionė, pastaj e panė qė kėtu kishte nga tė gjitha gjėrat dhe nuk erdhėn mė. Sepse paratė qenė kėtu, nga bankat iu shpėrndanė njerėzve. Vėrtetė nuk i morėn ata qė duhet t’i merrnin, nuk u zbatuan kėrkesat e qeverisė pėr tė bėrė ligje, etj., etj., e nuk kontribuoi nė kėtė zgjedhje as FMN-ja, e cila ishte e interesuar tė likuidonte problemin, sepse kishte njė kontribut politik tė sajin nė atė situatė. Unė me doreza e kam thėnė nė intervistat e mia. Qeveria nuk e kishte nė dorė mbylljen e piramidave, kėtė e kishte Banka e Shqipėrisė. Gjithashtu, qeverisė nuk i interesonte aspak kjo situatė, sepse nuk ishim aq budallenj sa tė kujtonim se prodhohen para duke kaluar nga njė dorė nė tjetrėn. Kjo ėshtė arsyeja qė kemi kėrkuar ne, dhe jo banka, qė nė nėntor-dhjetor tė vitit 1995, njė investigim pėr to. Janė raportet, janė letrat e mia. Mund tė them vetėm kaq, raporti i parė qė ka ardhur nga Gazidede ėshtė shumė herė mė i plotė se raporti i parė qė erdhi nga Banka e Shqipėrisė njė vit mė vonė.
    Nuk u kuptua nga Presidenti qė duheshin mbyllur fajdet, e shtynte nėn frikėn e rrėmujave. Pati shqetėsime edhe FMN-ja, njerėz tė FMN-sė nė Shqipėri, se mos i mbyllnim, gjė qė nuk e dėshmoj dot. E dinin kėmbėnguljen time si Kryeministėr pėr t’i mbyllur dhe pyesnin: me gjithė mend doni t’i mbyllni? Se ishte mė mirė tė mos mbylleshin. Sepse ato libra qė kishin ata nė dorė i kishim edhe ne tė pėrkthyera nė anglisht e nė shqip mbi fatin e Caritas-it rumun, Treme-sė ruse etj. Nga aritmetika unė merrja vesh, vija nga inxhinieria kėshtu qė ato punė i dija. Edhe kur vura kufizimet dhe kur i mbylla, mjafton tė them qė i kam futur nė burg pronarėt e tyre pa urdhėr tė Prokurorisė, e cila qe e implikuar nė kėtė punė. Nuk u mbyllėn tė gjitha njėkohėsisht. U mbyllėn tė parat, pėr t’u mbyllur pastaj brenda muajit tjetėr tė dytat. Kam edhe dyshimin qė qeveria duhet tė ikte qė tė mos mbylleshin tė dytat, sepse ne lamė nė bankė rreth 150M$, tė cilat s’dihet se ku kanė shkuar.
    Problemi ėshtė qė pėr tė folur pėr kėto gjėra duhet tė kesh shifrat nė dorė, qė tė bėhet transparenca. Asnjė nga qeveritė qė kanė ardhur pas meje nuk bėjnė transparencė. Tė na thonė cilėt janė pėrfituesit e kėtyre parave, cilėt janė ata qė kanė depozituar para, cilat janė zyrtarėt etj., etj. Fakti qė s’bėhet transparenca do tė thotė qė ka implikacione brenda strukturave shtetėrore, ndoshta me miliona.
    FMN-ja dėrgoi tė famshmin Kameroun qė s’bėri asnjė punė. U shitėn pronat e skemave piramidale nė kohė lufte, nė kohė trazirash. Nė njė kohė qė s’kishin vlerė. T’i dimė kush i mori dhe si i morėn. Pronat nuk qenė tė pronarėve tė piramidave. Ne kėrkuam t’i kthejmė nė shoqėri aksionare, t’i ndihmojmė siē ndodh kudo, siē ėshtė i famshmi artikulli 1 i kodit tė falimentimit amerikan. Ne kėmbėngulėm edhe kur ishim nė opozitė nė maj 1997 dhe FMN-ja nuk pranonte. Ideja e tyre ishte t’i likuidojmė, shiti edhe pėr pesė lekė nėn pretekstin e likuidimit tė tyre, ēfarė tė merret, tė merret. Nė njė kohė qė ato nga momenti qė mbyllen, nuk ekzistojnė mė.
    Sa mund tė lexosh dosjet e sigurimit, aq mund tė lexosh tė vėrtetėn e kėsaj historie. Thjesht askush nuk e do kėtė punė, njėra palė s’do ta thotė, tjetra palė e shfrytėzon. Njerėz qė kanė punuar me to vazhdojnė tė jenė nė politikė etj., etj., nuk iu quhet krim. Jashtė, tė punosh nė forma tė tilla, quhet krim ose sė paku nuk mund tė merresh nė punė nė shtet aq mė pak nė pozita drejtuese.


    Pėrse u luftua Kushtetuta e vitit 1994, cilat qenė arsyet e vėrteta? Si u pėrdor ligji i lustracionit nga pozita dhe opozita?

    Aleksandėr Meksi: Ēėshtja e Kushtetutės qe edhe luftė politike. Nė njė sėrė aspektesh Kushtetuta e propozuar nė 1994-ėn ishte mė e mira e shkruar ndonjėherė, u bė me ekspertė. Por kishte edhe probleme.
    Njė problem i parė pėr mua edhe pėr kėshilltarėt e mi pėr ēėshtjet e drejtėsisė ishte qė nuk binim dakord me ata tė cilėt nuk e konceptojnė dot drejtėsinė e pavarur, pėr shkak tė mentalitetit “ende komunist”, tė majtė a tė djathtė qofshin. Ky grup “ende komunist” nuk e koncepton dot realisht pavarėsinė e gjykatės, pėr shembull tė mos japė dot urdhėr pėr tė pėrcaktuar fajtorin nė njė ēėshtje ku ka interesat e tij.
    E dyta, ishte njė gabim taktik mbi prerogativat e Presidentit qė, me gjithė kėmbėnguljen time, nuk mundėm ta bindnim Presidentin e atėhershėm. Bėhej fjalė pėr rreth 22 pikė qė ishin dispozitat kushtetuese. Madje u shtua edhe njė qė nuk ishte pėrpara, mbi dekretet e Kryeministrit, tė cilėt duhet tė kenė kundra firmėn e Presidentit. Unė mendoja qė kėto dispozita nuk kishte pėrse tė viheshin rresht, mund tė lihej pėr shembull tek ēėshtjet e Parlamentit, dispozita qė i lejon Presidentit tė shpėrndajė Parlamentin, nuk kishte pse tė mblidheshin tė gjitha tek paragrafi i presidentit. Nė kėtė mėnyrė, do tė kishte shumė mė pak pika paragrafi i presidentit dhe nuk do tė ishte objekt kritike. Por Presidentit i pėlqeu tė thuhej qė ka pushtet. Kjo u shfrytėzua nga kundėrshtarėt dhe nuk na u lejua tė sqaronim kritikat e gabuara tė Partisė Socialiste ndaj Presidentit. Nė tė vėrtetė, fuqia reale e Presidentit nuk qe si President, qe si kryetar partie.
    E treta, ishte njė ndėrhyrje qė u bė nė ēėshtjet e fesė. Qeveria qė do tė vendoste, tė pranonte ose jo kryetarėt e feve, gjė qė nuk ėshtė nė asnjė vend tė botės (por ka qenė nė kohė tė Zogut pėr arsye tė tjera). Kjo nuk ishte e nevojshme tė shkruhej nė Kushtetutė, mund tė zgjidhej me ligj. Pati sigurisht njerėz tė interesuar qė e nxitėn pakėnaqėsinė nga tė dyja fetė, sidomos nė zonat qė kishin mė shumė emigracion. U tha se do tė ktheheshin emigrantėt, do tė votojnė kundėr, po hiqet kryepeshkopi etj., etj. dhe kjo ndikoi nė votat. Tė jemi tė sigurt, kjo punė u bė nėn rrogoz. Kėto ishin gabime taktike, por kishte edhe gjėra qė duheshin pėrmirėsuar. Veē kėsaj, e majta luftoi. Pėr fatin tonė tė keq, gjatė atyre viteve nė Europė shumica e pushteteve qenė tė majta. Kėshilli i Europės, pėr shembull, ulėrinte: “Pėrse ka Kėshill tė Lartė tė Magjistraturės?”. Ne e kishim marrė nga modeli italian, ėshtė edhe nė Kushtetutėn qė bėnė Perėndimorėt nė 1998. Kishte forca tė huaja qė godisnin dhe ne nuk ditėm t’i administronim. Ndėrsa ligjin e lustracionit askush nuk e ka lexuar. Ai ishte kopjuar nė vija tė pėrgjithshme nga ligji ēek, i cili u kundėrshtua nga Europa. Unė kam shkruar bollshėm pėr tė, sepse unė jam autori i atij ligji dhe kam bėrė gjithashtu zbatimin e tij nė mėnyrė jo tė dhunshme, domethėnė qė askush nuk e merrte vesh nė publik qė filani nuk u emėrua ose u hoq nga puna pėr kėtė arsye. Nuk kishte pse tė duhej se si zgjidheshin njerėzit. Ka akoma vende sot qė e aplikojnė nė Europė. Pėr shembull, nė Gjermani bėhet kontrolli i individit, i cili nuk mund tė hyjė nė punėt e cilėsuara “tepėr sekret”, “sekret” dhe “pėr pėrdorim tė brendshėm”, nė qoftė se ka qenė bashkėpunėtor ose punonjės i STAS-it. Pra ishin sende mė se normale. Por shumė gjėra qė mė vonė u bėnė, ose qė ishin bėrė edhe nė vende tė tjera, pėr arsye politike u refuzuan nė Shqipėri. Antagonizmi i qeverisjes sė Partisė Demokratike, dhe jo i qeverisė me tė majtėn dhe ata qė mbėshtesnin tė majtėn, si edhe me forca tė tjera qė s’ju pėlqente kjo punė pėr njė arsye ose njė tjetėr, ndikonte nė refuzim. Pėrvoja shqiptare na tregon qė pasojat negative kanė ardhur pikėrisht nga kjo gjė.


    Nė vitet 1992-1997 Presidenti Berisha ėshtė kryetar i Partisė Demokratike dhe sigurisht njeriu mė i pushtetshėm i vendit, nė kėto kushte, Kryeministri ishte numri dy. Ja bashkėpunimi mes tyre.

    Aleksandėr Meksi: Marrėdhėniet e mia me Presidentit Berisha qenė normale. Sigurisht unė nuk i drejtohesha si gjithė tė tjerėt; “Zoti President”, pėr shkak edhe tė njohjes sė mėparshme dhe pėr rrethana tė tjera, nė prezencė tė njerėzve tanė unė i thosha me emėr. Nė Shqipėri flitet me emėr.
    Kishte njė gjė atėherė nė ndryshim me sot, qė po t’i thoshe “Jo”, pėrgjithėsisht tėrhiqej ose ndiqte njė mėnyrė tė tėrthortė. Sigurisht po t’i thuhej jo e argumentuar, pėr shembull ligjet Perėndimore nuk e kanė kėtė dhe kjo ėshtė nė kundėrshtim me demokracinė. Ashtu siē kishte edhe moment kur kėmbėngulte dhe gjithė sendet qė bėhen me kėmbėngulje tė mbrapshtė dhe identifikim personal tė ēėshtjes nuk bien rezultate kurrė.
    Presidenti ishte nė rolin real tė kryetarit tė Partisė Demokratike. Grupi parlamentar dhe unė deshėm tė ndėrronim njė pjesė tė ministrave qė mbroheshin nga Presidenti. Por nė kryesinė e partisė votohej pėr tė hequr ministrat dhe, meqenėse pati rezistencė nga Presidenti, u bė me votė se nuk zgjidhej me mėnyrė tjetėr. Grupi parlamentar votoi ministrat, u hoqėn pjesa dėrrmuese e atyre qė nuk i donte grupi parlamentar dhe u emėruan tė tjerė. Ndėrkohė, grupi parlamentar nuk pranoi tė hidhte pėr votė Kryeministrin. Nuk ėshtė se e shtroi Presidenti ēėshtjen e Kryeministrit dhe kjo duhet thėnė, por ata thanė s’kemi punė me Kryeministrin.


    Ndihmė apo neokolonializėm… ndėrkombėtarėt luajnė nė tė dy krahėt.

    Aleksandėr Meksi: Duhen lexuar artikujt e mi pėr internacionalėt, ku kam thėnė qė duhet tė emėrohen guvernatorė jo ambasadorė! Nė kėtė mėnyrė, urdhrat qė japin do tė regjistrohen nė historinė e Shqipėrisė dhe si Jakomoni tė mbajnė edhe pėrgjegjėsi e t’i kritikojmė, se ndryshe, kur ikin nga Shqipėria, harrojmė ē’kanė bėrė. Do tė pranojmė edhe tė shkruajmė libra. “Gjysma ime Shqipėria”, siē shkruan Jakomoni. Por ne ama tė kemi tė drejtė t’i akuzojmė, t’i shajmė, t’i lavdėrojmė pėr periudhėn e tyre “shqiptare”, pėr periudhėn e Shqipėrisė qė lidhet me emrin e tyre! Tė jenė zyrtarisht pėrgjegjės pėr aktet e tyre, jo kur tė duan tė flasin, kur nuk duan tė mos dalin. Tė shohim shkelje tė ligjeve e tė flasin me dy kuptime. Shkruajnė nė mėnyrė tė tillė qė gjithsekush e lexon ndryshe. Ne qė nė fillim kemi marrė kontakt me tė tėrė krerėt e botės, kryeministrat e vendeve tė mėdhenj, presidentėt. Kur bisedohej tete-a tete ose dhe nė tryeza zyrtare, sigurisht bisedoheshin sende tė rezervuara, por vlenin pėr ne sidomos pėr tė kuptuar pėrmasat e pėrkrahjes dhe tė asaj ēfarė duhet tė bėnim. Ama nuk kishim kėshilltarė tė huaj nė zyrė tė Kryeministrit, unė nuk kisha asnjė kėshilltar tė huaj. Ministrat kishin kėshilltarė tė huaj pėr ēėshtje tė caktuara. Shteti ėshtė shtet. Ambasadorėt nuk na jepnin leksione, por kėrkonin nė mėnyrė zyrtare tė drejtėn pėr t’u takuar dhe, mbasi thoshin fjalėn qė kishin, iknin. Kėshillat e tyre pėrgjithėsisht qenė kėshilla institucionale, kėshilla tė rregullta. Sigurisht dėgjoheshin tė dėrguarit e Bashkimit Europian dhe Amerikės, sepse atij qė tė jep bukėn, duhet t’ia puthėsh dorėn, jo t’ia kafshosh. Ne ndihmoheshim prej tyre, nuk mund tė shkosh kundėr FMN-sė, kur ajo tė jep para pėr tė cilat tė vė kushte. Unė sidoqoftė bėj pjesė ndėr ata qė edhe e kundėrshtonin FMN-nė edhe jemi imponuar pėr masa tė caktuara qė duheshin bėrė sipas tyre. Pėr shembull, nė grafikun tremujor (Policy Framework Paper) i thoshim FMN-sė qė kjo masė nuk bėhet dot kėtė tremujor, do tė bėjmė kėtė tjetrėn. Zakonisht isha unė personi qė bėnte kėto ndryshime. Gjithmonė nė ato 3-4 ditė qė punonim me BB-nė dhe FMN-nė punohej pa fund, sa tė binte tė fikėt, se ata kokėderra dhe ne kokėderra. Rregulli ishte qė duhej marrė miratimi nė Bordin e Drejtorėve tė FMN-sė pėr ēdo ndryshim, qė pastaj tė merrje paratė. Unė zakonisht i drejtohesha zv.drejtorit, Presidentit dhe drejtorit, Camadesy, tė cilin e kam takuar nė Tiranė. Zakonisht miratoheshin propozimet, sepse ne merrnim angazhime qė t’i zbatonim pėr shembull njė tremujor mė vonė, pėr arsye politike ose pėr arsye tė gjendjes sonė tė brendshme. Kishte edhe gjėra ku shkonim mė pėrpara sesa kėrkesat e FMN-sė, sepse mendonim qė mund tė bėheshin. Merreshin edhe 35M$ nga Bashkimi Europian pėr balancėn e pagesave tė buxhetit tė shtetit. Ato duhet t’i mbajė nė bankė etj., etj., dhe shlyhesh borxhi me favore nga ana e tyre. Kaq ėshtė e vėrtetė qė reforma ecte mirė nė Shqipėri, saqė tė tėrė ata qė ishin krerėt e misionit rezidentė tė FMN-sė nė Shqipėri, kur iknin nga Shqipėria, shkonin me ngritje pėr shkak tė sukseseve qė kishte reforma nė Shqipėri. Reforma s’mund tė jetė e njėanshme tė ketė suksese pėr FMN-nė, dhe jo pėr ne, ose tė bėjė ai atė qė s’duam ne. Se si shqiptarė qė jemi, edhe mund ta sabotonim atė qė bėnte FMN-ja pėr t’i thėnė qė t’i e ke gabim.




    Panorama
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kur eshte publikuar ki shkrim i meksit?

  3. #3
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Shko e hidhi nje sy Panorames, seksioni "Speciale". Aty e gjen. Data nuk me kujtohet, por besoj se perpara zgjedhjeve te fundit lokale ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #4
    Skutho, e gezofsh nicku-n e ri, keshtu eshte me mire por, te keqen c'a e ke ate avatar? Meqe nicku-n e nderrove, po ate avatarin pse e le?

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494
    Shume i sakte Meksi, sidomos ne biseden mbi 1997en dhe piramidat.

  6. #6
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Meksi flet sipas oreksit. Kurre nuk foli drejt kur ishte per te folur. Nejse, karte e djegur ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •