Close
Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 139
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    A ekziston Zoti?

    Gjatė njė ore mėsimi, profesori pyet nxėnėsit: - A ishte Zoti ai qė krijoi gjithēka qė ekziston? Njė nxėnės pėrgjigjet me guxim: - Po, ai e krijoi!
    - Vėrtet mendoni qė Zoti krijoi gjithēka qė ekziston? - pyeti pėrsėri profesori.
    - Po. - pėrgjigjet nxėnėsi.
    - Nė qoftė se Zoti ka krijuar gjithēka qė ekziston, atėherė Ai ka krijuar edhe tė keqen meqenėse edhe ajo ekziston. Atėherė i bie qė Zoti ėshtė i keq! - tha profesori, krenar qė kishte provuar edhe njė herė se besimi ishte vetėm njė mit.
    Atėherė nxėnėsi thotė: - Mund t’ju bėj njė pyetje?
    - Sigurisht! - pėrgjigjet profesori.
    - Nxėnėsi u ngrit nė kėmbė dhe e pyeti: - A ekziston i ftohti?
    - Ēfarė pyetje ėshtė kjo? Sigurisht qė ekziston! Apo nuk e ke ndjerė ndonjėherė tė ftohtin? - ia ktheu profesori i habitur.
    - Realisht profesor, tė ftohtit nuk ekziston! Sipas ligjeve tė fizikės, ajo qė ne quajmė tė ftohtė, nė tė vėrtetė ėshtė mungesa e ngrohtėsisė.
    Ēdo trup mund tė studiohet nėse zotėron ose rrezaton energji. Zero absolute ėshtė mungesa totale e ngrohtėsisė, por tė ftohtit nuk ekziston. Ne pėrdorim kėtė term pėr tė pėrshkruar si ndihemi kur nuk ka ngrohtėsi. Mė thoni, a ekziston errėsira? - vazhdoi nxėnėsi.
    - Ekziston djalosh! - pėrgjigjet profesori.
    - As errėsira nuk ekziston! Nė tė vėrtetė ajo ėshtė mungesa e dritės. Dritėn mund ta studiojmė, errėsirėn jo. Nėpėrmjet eksperimenteve fizike mund tė shpėrbėjmė dritėn e bardhė nė disa ngjyra tė ndryshme qė e pėrbėjnė atė nė varėsi tė ndryshimit tė gjatėsisė tė valėve tė dritės, ndėrsa errėsirėn jo! Si mund ta pėrcaktojmė shkallėn e errėsirės nė njė vend?
    Duke u bazuar te drita qe ndodhet nė atė vend. Errėsira ėshtė vetėm njė term i pėrdorur nga njeriu pėr tė pėrshkruar gjendjen kur nuk ka dritė. Dhe pėr ta mbyllur, i riu e pyet profesorin pėr herė tė fundit:
    - Profesor, a ekziston e keqja?
    - Dhe profesori pėrgjigjet: - Siē tė thashė nė fillim, nė botė jemi dėshmitarė tė krimeve, dhunės, shkatėrrimit. Kėto janė e keqja!
    - Studenti pėrgjigjet: - E keqja nuk ekziston, profesor! E keqja ėshtė mungesa e sė mirės. Si nė rastet e mėparshme, e keqja ėshtė njė term qė njeriu e pėrdor pėr tė pėrshkruar mungesėn e Zotit. Zoti nuk e krijoi tė keqen! E keqja vjen si rezultat i mungesės sė Zotit nė zemrat e njerėzve, njėsoj si nuk ekziston tė ftohtit, apo errėsira kur nuk ka dritė!
    - I riu, mori duartrokitje nga tė gjithė studentėt e tjerė. Rektori i universitetit qė ishte i pranishėm nė orėn e mėsimit e pyet: - Si e ke emrin?
    - Ai u pėrgjigj: Albert Ajnshtajn!

    Zoti ėshtė njė realitet i paprekshėm, por jeton nė zemrėn tonė!

    Ngjallja,
    Mars 2011

  2. #2
    Ai ekziston!
    Pikerisht fakti qe neve kemi dyshim, e provon kete.
    "Une dyshoj e ndersa dyshoj provoj ekzistencen e Tij"!
    Nuk mund te dyshohet per diēka qe e dime me saktesi qe nuk ekziston...
    " Une e di qe jam, por kush jam une?!
    Jam nje krijese qe dyshon, dmth jo-perfekte.
    Tani, perpara qe te shquaj mosperfektshmerine time ( mosplotesine ), duhet te konceptoj QENIEN E VETME PERFEKTE, por qe kjo (njohuri)nuk me vjen nga vetja, ndaj detyrimisht ky koncept me eshte dhuruar nga vet I VETEMI PERFEKT (teresisht ne perjetesi i plote).
    Ja pra ē'eshte koncepti i Zotit, Dashuri, Drejtesi, Drite, Njohuri, Perfektshmeri, Plotesi ne Teresi...
    Por qe njeriut nuk i eshte dhene krejtesisht njohuria te kuptoje dhe ne kete menyre i jepet mundesia te dallohet me ane te Besimit te pohoje ekzistencen e Tij...
    "..., Bekur qofte ai qe edhe pa me pare ( pa patur fakte ), me besoi...!"
    Per mendimin tim, nuk ka nevoje fare te artikulojme monologje filozofike, pasi jane thjeshte "ushtrime fiziko-mendore", por si do te thoshte nje teolog i famshem; Vlejne shume here me shume ato mijera martire qe nuk mohuan edhe jeten per te vertetuar me ane te bindjes qe, AI EKZISTON, ndonese duke mos patur fatin ta konstatonin vete, si Thomai..., se sa qindra debate ne katedrat me te famshme universitare, pasi qe nuk kemi dijeni per asnje te plagosur, se per martire e te tjere, nuk behet fjale...
    Mėsoi tė tjerėt me jetėn tėnde dhe jo me fjalėt e tua

  3. #3
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Kjo far perralle qe nga qarqet fetare i mveshet ateistit Albert Einstein, nuk posedon substance per te deshmuar as skajshmerisht ekzistencen e Zotit fetar.

    Mua kjo perralle me jep kete mesim:
    Zoti fetar per ligjet fizike dhe shkencen eshte inekzistent.

    Ky mesim nuk eshte nje argument pro fese, por kunder saj. Ne nje gje, ne te cilen shkenca si teresia e dijes njerezore nuk sheh arsye per te besuar ne te, nuk mund ta quash Zot. Per nje figure perrallore mund ta thuash kete, por jo per Zotin. Ate i cili sipas librave fetare na rrethon kudo.

    Dy pseudoargumente permban kjo perralla qe i shpifet Einsteinit:

    1) Erresira dhe te ftohetit shkencerisht nuk ekzistuakan, por qenkan vec mungesa e drites gjegjesisht e ngrohtesise.
    2) E keqja nuk ekzistuaka, por qenka vec rezultati i mungeses te se mires.

    Pse i quaj pseudoargumente?
    Sepse:

    E para: Edhe nese eshte e vertete se te ftohetit, erresira dhe e keqja nuk ekzistuakan, kjo nuk mund te deshmoje as empirisht, as argumentativisht se Zoti fetar ekziston. Pse nuk mund te deshmoje? Sepse pyetja mbi ektistencen e erresires, te ftohetit dhe te keqes jane pyetje te pavarura nga pyetja, a ekziston Zoti fetar. Shembull sqarues: Nese une dhe dy anetar tjere te forumit jemi me prejardhje nga Shqiperia dhe aktualisht jetojme ne Australi, a deshmon kjo (empirisht apo argumentativisht) se te gjithe shqiptaret jashte Shqiperise jetojne ne Australi? Nuk deshmon. Pse nuk deshmon? Sepse rasti i im dhe te dy anetareve tjere te forumit jane raste te pavarura nga rasti i shqiptareve tjere vev e vec. S'kane asnje lidhje me te voglen me njeri tjetrin. E njejta vlen ne lidhje me ratin e erresires, te ftohetit dhe te keqes. Edhe po te jete erresira si erresire inekzistente, kjo do te mund te ishte nje rast unik, i paafte per te deshmuar apo mohuar ekzistencen e Zotit fetar. Pra duhet deshmuar se erresira eshte ne relacion te drejtperdrejte me Zotin per te mundur te deshmohet Zoti nepermjet te njohurive mbi erresiren.

    E dyta: Nuk eshte e sakte qe erresira, te ftohetit dhe e keqja nuk ekzistojne (sci thote protagonisti). Mund te jete e kunderta: Drita eshte gjendja themelore, por eshte te erresira ajo qe e mund driten. E njejta vlen per te ftohetit dhe te keqen.

  4. #4
    Enraged Maska e Scion
    Anėtarėsuar
    22-07-2008
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    2,296
    Citim Postuar mė parė nga chino Lexo Postimin
    1) Erresira dhe te ftohetit shkencerisht nuk ekzistuakan, por qenkan vec mungesa e drites gjegjesisht e ngrohtesise.
    2) E keqja nuk ekzistuaka, por qenka vec rezultati i mungeses te se mires.
    Nuk para me pelqen te shkruaj neper forumet e fese, por gjithsesi nese flasim ne terma shkencor duhet te ruhesh mire te mos besh lapsuse te tipit Erresire/Drite. Shkenca e parashikon mungesen e temperatures dhe e shenon ate me MINUS, ne rastin me empirik. Ndersa ne raste konkrete temperature 0*K (zero grade kelvin) ose -273.15 *C materia konsiderohet termikisht statike. Kjo to te thote qe atomet jane statike dhe vetem aktivitete ELEKTRIKE, dhe Nukleare jane te lejuara. Nga ketu rrjedh dhe koncepti i Super-Percueshmerise, zbulim qe sot eshte aplikuar ne Pershpejtuesin e grimcave ne Geneve te Zvicres.

    Akoma me konkrete eshte ceshtja e drites dhe erresires. Per shembull, rasti me interesant eshte Vrima E Zeze (Term idiot qe me sa duket dhe shkences nuk i ndahen disa here lapsuset), ku meqe graviteti eshte aq i fuqishem qe nuk le as fotonet te shkeputen logjikisht i bie qe kjo eshte rasti me konkret i erresires, por pyetja shtohet:

    A Jeni te sigurt qe vrimat e zeza jane te zeza?

  5. #5
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Skencerisht mungesa e zoti apo ekzistenca e tij nuk mund te deklarohet, te pakten deri ne keto momente. Eshte njesoj si dilema e Shekspirit "te jesh apo mos te jesh ky eshte problemi" Nese je eshte gabim dhe nese nuk je eshte perseri gabim, e njejte si nese je eshte mire dhe nese nuk je eshte perseri mire. Pra kush mund ta sqaroj nje dilem te till pervecse faktit dhe momentit.
    Ky fakt dhe ky moment eshte i panjohur per ne, nga kjo rrjedh se cdo mendim i llogjikshem eshte hipotez. Ceshtja eshte se nuk mund te saktesosh gjera duke alternuar hipotezat.
    A ekziston zoti?
    Jemi te vetem perball kesaj pyetje jo per faktin se na mungon formimi i grupit por sepse nuk jemi ne gjendje te kundershtojm te kunderten. Derisa qendron kjo situat cdo teori eshte e gabuar...
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e cubel
    Anėtarėsuar
    30-05-2005
    Postime
    34
    Qėkurė e sajuan njerzit, po.

  7. #7
    1LiFe & 1LoVe Maska e -BENI-
    Anėtarėsuar
    01-03-2011
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    41
    Nė tė vėrtetė, ekzistenca e Zotit nuk mund tė provohet ose tė hidhet poshtė. Bibla thotė gjithashtu se ne duhet tė pranojmė me anė tė besimit faktin se Zoti ekziston, “Edhe pa besim ėshtė e pamundur t'i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė” (Hebrenjve 11:6). Nėse Zoti do tė kishte dėshirė, Ai thjesht mund tė shfaqej edhe t’i provonte botės si Ai ekziston. Por nėse Ai do ta bėnte kėtė gjė atėhere nuk do tė kishte nevojė pėr besim. “Jezusi i tha: ``Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!'' (Gjoni 20:29).

    Por kjo nuk do tė thotė se nuk ka asnjė fakt pėr ezistencėn e Zotit. Bibla deklaron: “Qiejtė tregojnė lavdinė e Perėndisė dhe kupa qiellore shpall veprėn e duarve tė tij. Njė ditė i flet ditės tjetėr dhe njė natė ia tregon tjetrės.
    1LiFe & 1LoVe

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Pa_doreza2
    Anėtarėsuar
    02-11-2009
    Postime
    1,657
    S’ēarmatosem sa t’jetė jeta!

  10. #10
    .................... Maska e iktuus
    Anėtarėsuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar mė parė nga -BENI- Lexo Postimin
    Nė tė vėrtetė, ekzistenca e Zotit nuk mund tė provohet ose tė hidhet poshtė. Bibla thotė gjithashtu se ne duhet tė pranojmė me anė tė besimit faktin se Zoti ekziston, “Edhe pa besim ėshtė e pamundur t'i pėlqesh Atij, sepse ai qė i afrohet Perėndisė duhet tė besojė se Perėndia ėshtė, dhe se ėshtė shpėrblenjėsi i atyre qė e kėrkojnė atė” (Hebrenjve 11:6). Nėse Zoti do tė kishte dėshirė, Ai thjesht mund tė shfaqej edhe t’i provonte botės si Ai ekziston. Por nėse Ai do ta bėnte kėtė gjė atėhere nuk do tė kishte nevojė pėr besim. “Jezusi i tha: ``Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!'' (Gjoni 20:29).

    Por kjo nuk do tė thotė se nuk ka asnjė fakt pėr ezistencėn e Zotit. Bibla deklaron: “Qiejtė tregojnė lavdinė e Perėndisė dhe kupa qiellore shpall veprėn e duarve tė tij. Njė ditė i flet ditės tjetėr dhe njė natė ia tregon tjetrės.
    Bibla deklaron???????
    Nese ngrihet pyetja "A ekziston zoti"? cfare deklaron bibla eshte dytsore sepse nese nisemi nga permbajtja e bibles nuk duhet te bejm nje pyetje te till.
    Ajo qe mbetet per tu diskutuar eshte: se sa e sakt eshte Bibla?
    Edhe Kurani deklaron se planetet mbahen nga nje shtyll. Ne momentet e hershme kur u shkrua Kurani forca e gravitetit nuk njihejNuk dinin forcen e rendese si veprim te forces. Kuptimet ishin po aq siperfaqsore sa edhe absurde dhe njekohesisht te pasakta.Ndersa ne ditet e sotme ate shtyllen qe mbante planetet qe deshmonte Kurani sot e quajn forc graviteti, per te vetmen arsye sepse kjo forc tashme njihet.
    Pra keto libra jane shkruar ne menyr artistike ku cdo studiues i tyre i jep kuptimin qe do.
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

Faqja 0 prej 14 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •