Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Patriket e Konstandinopojes, martirizuar nga osmanllinjte

    Kujtimi i martirizimit tė Patriarkut Shėn Grigori V

    Mė 10 prill nderohet kujtimi i shenjtė i Patriarkut Ekumenik Grigori i V, qė u var me litar nė derėn qendrore tė Patriarkanės, nė Fanar, mė 10 prill 1821, ditėn e Pashkės. Patriarku Vartholome ndez ēdo vit njė qiri pėrpara portės sė mbyllur, vendos lule dhe lutet duke nderuar nė kėtė mėnyrė kujtimin e paraardhėsit tė tij martir.

    Pasi kreu Liturgjinė Hyjnore ditėn e diel, dt. 10 prill, Patriarku Ekumenik Vartholomeu, midis tė tjerave, tha kėto fjalė nė lidhje me Shėn Grigorin: “Sot ėshtė ditė zie dhe kujtimesh tė hidhura, sepse si sot, para 190 vjetėsh, mė 10 prill 1821, u var jashtė oborrit tė Patriarkanės, Patriarku i atėhershėm Grigori V. Qė nga ajo kohė, ēdo vit kujtojmė kėtė ditė. Para se tė vija kėtu nė Kishė, kalova aty sipas detyrimit qė kam dhe vura disa lule nė Portėn e Mbyllur nga ajo kohė, nė vendin e martirizimit tė Patriarkut Ekumenik dhe ndeza njė qiri, duke kėrkuar uratėn dhe lutjen e tij pėr kėtė Manastir tė Madh tė Orthodhoksisė, qė quhet Patriarkana Ekumenike dhe pėr tė gjithė ne qė kemi bekimin e Perėndisė tė shėrbejmė kėtu. Gjithashtu, kėrkova lutjet e tij pėr tė gjithė orthodhoksėt nė mbarė botėn, sepse uratat e njė Patriarku tė tillė martir, me siguri qė dėgjohen nga Perėndia. Kėrkova uratėn e tij pėr paqen e tė gjithė botės, pėr mirėqėndrimin e Kishave tė Shenjta tė Perėndisė dhe pėr bashkimin e tė gjithave, njerėzve, popujve dhe kombeve tė rruzullit. Kėtė unitet kemi nevojė sot, veēanėrisht pėr kėtė ju kėrkoj tė luteni edhe ju”.

    Por historia e martirizimeve tė patriarkėve nuk mbaron vetėm nė kėtė rast. Ka edhe tė tjerė patriarkė, qė u martirizuan nga Porta e Lartė. Disa i varėn, disa tė tjerė i mbytėn nė det, tė tjerė i detyruan tė dorėhiqen, apo i dėrguan nė internime dhe tė tjerė dhanė frymėn e fundit nėpėr burgje.

    Po pėrmendim pėrmbledhtazi disa raste tė Patriarkėve qė u varėn apo u ekzekutuan dhe qė nuk janė shumė tė njohur pėr publikun e gjerė, pa folur pėr numrin e madh tė hierarkėve, priftėrinjve dhe murgjve qė u varėn apo u dėnuan me vdekje.

    Rafaili I (1475-1476): Pasi nuk arriti tė paguajė taksėn e detyruar (peshqeshin), u shfronėzua, u burgos, ku edhe dha shpirt pas njė viti.

    Rafaili II (1603-1607): Me urdhėr tė Sulltanit Ahmet I u shfronėzua, u internua dhe pastaj u vra, pasi i bėnė tortura tė frikshme.

    Kirilli I Lukaris (1620 - 1638 ):
    U ngjit dhe u shfronzsua pesė herė nga froni i Patriarkut Ekumenik. Mė 20 qershor 1638 u arrestua dhe u mbajt nė kullėn e Bosforit. Mė 27 qershor u mor nga jeniēerėt, tė cilėt e hodhėn nė det tė hapur, ku dhe u mbyt.

    Kirilli II (1633-1639): U arrestua nga autoritetet osmane pėr shkak tė aktivitetit tė tij dhe u burgos e u internua nė Kartagjenė. Pashai i Tunizit u pėrpoq ta bindė tė ndryshojė besimin e tij dhe pasi nuk ia arriti, e vari nė mes tė qytetit, mė 24 qershor 1640. Gjatė kohės sė ekzekutimit tė tij me varje, litari u kėput dy herė radhazi nė mėnyrė tė ēuditshme dhe pas kėsaj e mbytėn.

    Partheni II (1644-1646, 1648-1651): Me urdhėr tė sulltanit Ibrahim, u shfronėzua dhe iu dorėzua jeniēerėve, qė e mbytėn nė det. Trupi i tij u gjend nė bregdetin e ishullit Plati tė Pringiponisit, nga tė krishterė qė e ēuan dhe e varrosėn nė Halki.

    Partheni III (1656-1657): Me urdhėr tė sulltanit, pas torturave mizore u var nė Portėn me Kangjella (lagjja Parma Kapi) tė Konstandinopojės, mė 1 prill (E shtuna e Llazarit) e pas tri ditėsh e flakėn trupin e tij nė det.

    Gavrieli II (23/4-5/5-1657): Qėndroi nė fronin e Patriarkanės vetėm dymbėdhjetė ditė. U shfronėzua nga sulltani dhe u ēua nė mitropolinė e Prusės. Aty e akuzuan me shpifje hebrenjtė e zonės, sepse kishte pagėzuar njė hebre, dhe si pasojė e kėsaj e burgosėn dhe nė vazhdim e varėn, mė 3 dhjetor 1659.

    Meleti II (1768-1769): Pas dorėheqjes sė tij u arrestua me tė tjerė dhe u burgos, ku edhe duroi tortura tė frikshme. Edhe pse doli i pafajshėm nė gjyq, e internuan deri nė fund tė jetės sė tij dhe vdiq nė varfėri tė madhe.

    Kirilli VI (1813-1818): Meqė nuk i pėlqeu sulltanit Mahmuti II, u shfronėzua dhe u internua nė Malin e Shenjtė. Tetė ditė pas varjes sė shėn Grigorit V, mė 18 prill 1821, sulltani dha urdhėr tė varej edhe ai nė derėn e mitropolisė sė Adrianopojės, ku ishte internuar. Pas tri ditėsh, trupin e tij e hodhėn nė lumin Ebro dhe lipsani i tij i shenjtė u gjet pranė njė fshati nė Dhidhimotehio, ku edhe u varros nė fshehtėsi.

    Avgjeni II (1821-1822): Pasuesi i Patriarkut Grigor V, me urdhėr tė sulltanit iu dorėzua turmės sė fanatikėve qė protestonte dhe u tėrhoq zvarrė nga mjekra dhe flokėt nėpėr rrugė. Vdiq pak ditė mė vonė nga dhuna qė pėsoi.

    Ngjallja,
    Prill 2011

  2. #2
    i/e larguar Maska e Gordon Freeman
    Anėtarėsuar
    03-05-2009
    Vendndodhja
    .
    Postime
    2,895
    Patriket e Konstandinopojes, martirizuar nga osmanllinjte
    Albo,quhet KONSTANDINOPOLIS apo KONSTANDINOPOJA

    sepse

    Konstandin = Konstandini
    Polis = Qytet

    ?

  3. #3
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet nė Bllog
    1
    Paskan qene gjithe keta patrike te martirizuar.., ne nje kohe qe ne Shqiperi behet perpjekje per te vertetuar se gjoja osmanet na paskan mbajtur qendrim tolerant ndaj Kishes Orthodhokse. Eshte shume mire qe e verteta te dale hapur, pasi edhe sot e kesaj dite eshte e persekutuar ne stamboll Kisha, kur Kisha e Shen Sofise nuk funksionon me si Kishe Orthodhokse,..dhe ku behet perpjeke per te debuar jashte turqise te gjithe te Krishteret.
    Duaje te afermin tend si veten

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •