Duaje te afermin tend si veten
Parimisht kjo ėshtė protestė e drejtė, pasi paratė e taksapaguesve nuk duhet tė financojnė gjėra tė tilla, por realisht a kemi tė bėjmė me njė histori tragjike do thoja dhe shumė njollosėse qė ndodhi nė Shekullin e 21 AD ? Po, dhe shprehja nėpėrmjet artit ėshtė dicka mė e lartė se shprehja nėpėrmjet organizatave ksenofobe qė ne akuzohemi se kemi por qė nuk ėshtė aspak e tillė.
Njė problem tjetėr qė lind nga kjo protestė, nėse KOASH-i ėshtė i determinuar ti futet kėsaj rruge, ėshtė fakti se qeveria shqiptare mund tė bėj njė auditim dhe tė kėrkoj se nga vijnė fondet e vetė KOASH-it pėr ndėrtimin e objekteve tė kultit, njė auditim i gjithė kastės priftėrore nėse ėshtė e pėrfshirė nė propagandė anti-kombėtare dhe shumė probleme tė tjera qė akoma po pllakosin kėtė institucion, mė i fundit ai i Kishės nė muze. Sigurisht nėse shteti bėn kėtė gjė, do bėnte mirė qė njėkohėsisht ti hidhte njė sy edhe komunitetit musliman dhe nga i merr ai financimet, edhe pse disa janė nė shesh qė janė para arabie, kuwaiti etj, por tė paktėn janė projekte tė bėra publike nga ana financiare nga vetė komuniteti. Njėriu nė Shqipėri nuk e di aspak se nga i gjen paratė Hirėsia e tij Janullatos pėr projektet e 20 viteve fundit. Ngritja e njė transparence do ishte nė tė mirėn e tė gjitha palėve.
Historia e Kosinės ėshtė njė damkė shumė e keqe pėr KOASH-in dhe rruga qė po ndjekin nuk mė duket nga mė tė mėncurat pėr tė rregulluar reputacionin.
"The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML
Ilia,
Nuk e kam pare filmin. Kam lexuar nje pershkrim 2-3 fjalish per te (tek imdb.com) dhe me ka bere pershtypje se thuhet qe filmi eshte bazuar ne ngjarje te verteta.
A me thua, i nderuar Ilia, a jane te verteta keto ngjarje? Nuk kam qene ne Shqiperi ne kohen per te cilen behet fjale dhe nuk jam ne dijeni te nje pergenjeshtrimi te ketyre ngjarjeve nga ana e KOASH-it ne kohen kur thuhet te kene ndodhur. Faleminderit.
PS: Dua te shtoj se e lexova noten e protestes ku thuhet se eshte shpifje, por nuk kam ne dore nje pergenjeshtrim ne ngjarjeve ne kohen kur thuhet se ndodhen.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 13-06-2011 mė 21:46
"Sinodi i Shejte" i Shqiperise eshte 100% Grek, jo? Pra ta mbyllin gojen, natyrisht qe su pelqen ky film.
Talaq, Talaq, Talaq.
Opinge, e/i/ nderuar, komuniteti ortodoks ne Shqiperi perbehet prej etnive shqiptare dhe greke (dhe vllehe ndoshta, s'jam e sigurt). Nota e protestes te cilen solli Ilia permend se kesaj proteste i bashkangjiten dhe besimtaret (pra, komuniteti), arsye per te cilen kam kerkuar nga Ilia qe, nqs. ka mundesi, te na beje me dije ne lidhje me qendrimin e KOASH-it ne kohen kur flitet se kane ndodh keto ngjarje (disa vite me pare) - mqs. po flitet ne emer te komunitetit.
PS: Do te shtoja se, nese autoret e filmit deklarojne se filmi bazohet ne ngjarje te verteta, por mund te vertetohet se keto ngjarje jane te genjeshterta (nese jane te tilla, kuptohet) atehere autori i filmit tregohet i pafytyre te deklaroje se historia e filmit ka per baze realitetin. Une personalisht nuk mbeshtes nderhyrjen e institucioneve fetare ne krijimtarine artistike, edhe ne rastet kur kjo krijimtari financohet nga institucione te shtetit shqiptar, por eshte e gabuar nga ana morale te thuhet qe filmi ka per baze realitetin nese kjo del se nuk eshte e vertete. Sdq. pres pak me teper drite mbi kete situate, nese Ilia e ka te mundur.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 13-06-2011 mė 22:50
Sofia!
Nese e ke lexuar me vemendje noten e protestes, do te kishe vene re faktin se Prokuroria e Permetit e mbylli kete ceshtje sepse mungonin provat te ngarkim te At Vasilit, sikur gjoja ishte ky autori i cvarrimeve,...etj. Dhe, vec kesaj nuk eshte ngarkuar njeri me kete pergjegjesi..
Besoj se nuk ka fakt me te sakte se ky, per te vertetuar fallsitetin e filmit,...kur drejtesia flet, te gjithe duhet te heshtin,..ne kuptimin juridik.
Ne kuptimin moral edhe une jam per lirine e krijimtarise dhe mosnderhyrjen e politikes ketu,...por duhet te kemi parasysh se pjesa kryesore e filmit eshte financuar nga burime te shtetit shqiptar. Po te ishte privat, jam dakord me ty.
Ne keto raste shteti duhet te jete shume i kujdesshem, sepse ka pergjegjesi "morale" per filmat qe financon kur keto jane "tepke" si ato te realizmit socialist, ku prifterinjte paraqiten te gjithe imorale,..etj..etj..
Duaje te afermin tend si veten
Ilia,
Faleminderit per pergjigjen e shpejte.
Une e lexova noten e protestes, dhe e vura re pjesen ku permendet vendimi i gjykates, por vete formulimi i letres supozon qe lexuesi eshte ne dijeni te ngjarjeve te kohes. Pra, kuptoj qe ka qene nje ceshtje qe ka shkuar ne gjykate, por nuk e di cili ka qene problemi konkretisht dhe cfare ka ndodhur.... Sic dhe shkrova me lart, nuk e kam pare as filmin dhe kjo eshte arsyeja qe pyeta rreth ndonje note proteste apo pergenjeshtrimi te kohes.
Ne lidhje me financimet: nuk besoj keto ndiqen nga afer nga shteti mo Ilia, dhe nuk mendoj se eshte e qellimshme. Por, sdq. jam dakord qe autoret te mos prezantojne ngjarjet si me baza reale kur nuk jane te tilla. Dhe nuk jemi te sigurt qe propozimi/projekti qe autoret kane paraqitur per financim ka qene njesoj si para dhe pas aprovimit per fonde. Shume shpesh ndodh qe skenaret ndryshohen, modifikohen etj. Nejse, nuk po zgjatem me.
PS: Sdq. faleminderit per pergjigjen.
PPS: Harrova te shtoja qe ke te drejte dhe per anen juridike, pra nuk eshte korrekte nga ana ligjore kur ka nje vendim gjykate...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 14-06-2011 mė 04:37
Une kam disa pyetje ne forme komentesh.
E para, perse KOASH reagon kaq rende ndaj nje filmi i cili nuk eshte dokumentar, as reportazh politik-social por vetem NJE FILM Artistik?
Nga aspekti social, po ta analizosh, filmi lufton fenomenin e jo subjektin... tematika e filim e thote qarte "A do i shisnit juve koskat e gjysherve tuaj, nese biznesi eshte biznes milionash"? Personalisht, nuk shikoj selektivizem ne kete rast.
Ju lutem per nje sqarim ne lidhje me pretendimin e z. Ilia se a ne te vertete filmi ne fjale eshte i financuar nga shteti shqiptar, mbeshteteni ne burime te verteta e jo ne "me the te thash"?
Me sa di une, eshte financuar me si me poshte:
290.000 Euro - Qendra Kombetare e Kinematografise
200.000 Euro - Ministria Italiane e Kultures
30.000 Euro - Era Film Production
90.000 Euro - Media Plex Distributori
Krijoni Kontakt