Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 47
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050

    Sondazhi, “Gani Bobi”: Lulzim Basha fiton me 58.4%, në vend të dytë Edi Rama me 39.8%

    Sondazhi, “Gani Bobi”: Lulzim Basha fiton Bashkinë e Tiranës me 58.4%, në vend të dytë Edi Rama me 39.8%


    08-05-2011 / Gazeta 55

    UPDATE- Sondazhi i publikuar vetëm pak minuta më parë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, nga qendra për studime humane me qendër në Prishtinë, “Gani Bobi”, duke anketuar sot gjatë kohës që vazhdonte procesi i votimit, 4026 zgjedhës në të gjitha qendrat e votimit të kryeqytetit, rezulton se 58.4% e tyre kanë shprehur se, për bashkinë e Tiranës kanë votuar për kandidatin e Partisë Demokratike dhe “Aleancës për Qytetarin”, Lulzim Basha, ndërsa 39.8% e tyre kanë deklaruar votën për kandidatin socialist, Edi Rama. Pjesa tjetër, pra 0.4% kanë votuar kandidatin e Partisë së Punës së Shqipërisë, Hysni Milloshi.


    Sondazhi për kryetarët


    Lulzim Basha- 58.4%


    Edi Rama- 39.8%


    Hysni Milloshi- 0.4%


    Pa përgjigje- 1.3%


    Vota për kryetarët e njësive bashkiake në Kryeqytet

    Njësia Bashkiake nr 1
    Agron Seseri- 57%
    Lindita Nikolla- 43.7%

    Njësia Bashkiake nr 2
    Elez Gjoza- 62%
    Artemon Cukalla- 37.2%

    Njësia Bashkiake nr 3
    Ilir Kokona- 67%
    Enver Sulollari

    Njësia Bashkiake nr 4
    Hysen Xhura PD - 57%
    Vahit Kalaja PS - 42.9%

    Njësia Bashkiake nr 5
    Erisa Xhixho PD-LSI - 46.5%
    Jeta Seitaj PS - 53.5%

    Njësia Bashkiake nr 6
    Luzhiana Abazaj PD LSI - 53.5%
    Krenar Cenollari PS - 46.5%

    Njësia Bashkiake nr 7
    Krenar Alimehmeti PD- 60.7%
    Erion Koka PS- 40%

    Njësia Bashkiake nr 8
    Arben Tafaj PD- 62%
    Sadi Vorpsi PS- 38%

    Njësia Bashkiake nr 9
    Indrit Fortuzi PD- 62.5%
    Armond Halebi PS- 38%

    Njësia Bashkiake nr 10
    Blendi Fuga PD- 65%
    Enada Alikaj PS- 35%

    Njësia Bashkiake nr 11
    Haki Mustafa PD- 66.5%
    Naim Asllani PS- 33.5%

    Vota për Partitë Politike

    PD- 52%
    PS- 40%
    LSI- 6.1%
    PDIU- 1%
    PSD- 0.3%
    PBDNJ- 0.1%
    PLL- 0.1%
    LZHK- 0.2%


    (Vijon...)
    "They will not control us, We will be victorious"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Pse mendon ti se ka 52 mije votues me shume o zoti msus?
    Kaq shume valle ta duan Tironsit lulin e saliut? Nuk e besoj. Ato i ke gjithe vota kundra ,dhe tirona gjithmone ka dit te zgjedhi drejte. Sondazhet e gani bobit pa lidhje fare. Une se kuptoj i her pse harxhon sala taksat e popullit me ket plak qe edhe ne 2009 deshtoi me exit pollin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    endrushi ..... ne Tirane kane votuar 52000 votues me teper se 2007 ....

    qe do te thote deshira per ndryshim eshte jashtezakonisht e madhe ....

    po ta perseris edhe njehere qe ajo qe ja ka futur edverit eshte 21 Janari .....

    Qytetaret e Tiranes e duan qytetin e tyre dhe ata e dhane verdiktin e tyre ....

    uroj qe ambasadat te rrine jashte nga procesi i numerimit .....
    "They will not control us, We will be victorious"

  4. #4
    Ky eshte mashtruesi i zakonshem kosovar qe vjen perhere para zgjedhjeve shqiptare per te manipuluar opinionin publik ne Shqiperi.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  5. #5
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ky eshte mashtruesi i zakonshem kosovar qe vjen perhere para zgjedhjeve shqiptare per te manipuluar opinionin publik ne Shqiperi.
    Pse e ke kap kaq fort me kete njeri?
    Ky person eshte pronar i nje kompanie private dhe fundi i fundit interesi i tij jane leket. Me mire merru me Alenksander Frangajn i cili i porosite sondazhet te manipuluara.
    Natyrisht se eshte e pamoralshme te korruptohet drejtuaesi i kesaj kompanie, por ne nje vend ku te gjitha zgjedhjet kalojne ne menyre te pamoralshme nuk i zihet shume per te madhe.
    Fundja, rezulatat e kompanise se tij nuk kane kurrfar ndikimi ne rezulatat te zgjedhjeve sepse publikohen vtem pas perfundimit te tyre.

  6. #6
    Citim Postuar më parë nga illyrian rex Lexo Postimin
    Pse e ke kap kaq fort me kete njeri?
    Ky person eshte pronar i nje kompanie private dhe fundi i fundit interesi i tij jane leket. Me mire merru me Alenksander Frangajn i cili i porosite sondazhet te manipuluara.
    Natyrisht se eshte e pamoralshme te korruptohet drejtuaesi i kesaj kompanie, por ne nje vend ku te gjitha zgjedhjet kalojne ne menyre te pamoralshme nuk i zihet shume per te madhe.
    Fundja, rezulatat e kompanise se tij nuk kane kurrfar ndikimi ne rezulatat te zgjedhjeve sepse publikohen vtem pas perfundimit te tyre.
    Sepse ne vend qe te shohin hallet e tyre ne Kosove, vijne ne Shqiperi per ti bere punet akoma me corap nga c'jane. Per kete arsye nuk kam respektin me minimal per keta njerez
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Sepse ne vend qe te shohin hallet e tyre ne Kosove, vijne ne Shqiperi per ti bere punet akoma me corap nga c'jane. Per kete arsye nuk kam respektin me minimal per keta njerez
    Nje jevg shqiptar ne Amerike, e kish zakon qe ti shante zezaket sa here qe i shikonte ne rruge. Nje dite te bukur, beri nje aksident me makine, dhe ai amerikani me te cilin u perplas, kujtoi se shqiptari jevg ishte zezak. Qe nga ai moment, jevgu shqiptar nuk i ofendonte me zezaket, pasi e kuptoi qe ne syte e amerikaneve vendas, ai ishte zezak per vete.

    Keshtu edhe puna tende. Nuk te vjen mire qe nje kosovar vjen e mban sondazh ne Tirane, por harron qe ashtu si ai "kosovari", edhe ti po je aq i huaj per Shqiperine. Shume mire nje nga keta anetaret e forumit nga Tirana mund te te thone: "Rri o shiko hallet e tua ne Brooklyn, mos na jep ne mend ne Tirane."

    Sondazhet politike jane dicka pozitive, dhe ne fakt, jane nje praktike qe duhet levruar me tej ne Shqiperi, pasi bie ne sy ne keto 20 vjet qe mungon nje praktike e tille. Zakonisht keto sondazhe i bejne kompanite e specializuara per kete pune, dhe sponsorizohen nga mediat private te pavarura. Mediat e kane per detyre qe te raportojne mbi pulsin e opinionit publik ne Shqiperi.

    Problemi me mediat shqiptare eshte se nuk mbajne sondazhe te tilla, pasi jane shume pak te interesuara per te matur pulsin e shqiptareve, dhe shume here me shume te interesuara per te manipuluar opinionin publik shqiptar. Dhe kjo nuk krijon nje problem vetem me sondazhet dhe mungesen e tyre, krijon edhe nje problem me mungesen e besimit qe shqiptaret kane per mediat e tyre qofshin keto televizive apo te shkruara.

    Do ta mesojme nese sondazhi i Gani Bobit ishte me vend apo i gabuar, vetem ne pak ore, kur komisioneret te kene perfunduar numerimin e votave.

    Albo

  8. #8
    Gone!
    Anëtarësuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Problemin nuk e ka Brooklyn-i me Shkelzen Maliqin, por e ka me rezultatin, se te ishte rezultati qe ka fituar PS-ja, nuk do ta shante kurre.

    Te vegjel jeni ju ta shani Shkelzen Maliqin. Dhe, ai nuk ka ardhe vete, por mesa kuptova une ai ishte kontraktuar nga Klani dhe ne sondazh kane qene te perfshire njerez nga Shqiperia dhe jo Kosova, se ne Kosove garant fitorja do te ishte 100% per PD dhe Lulzim Bashen lol

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Ky eshte mashtruesi i zakonshem kosovar qe vjen perhere para zgjedhjeve shqiptare per te manipuluar opinionin publik ne Shqiperi.
    Cuditerisht asnjehere nuk ka gabuar me shume se 0.5 %
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  10. #10
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137
    Mire Brooklyn qe eshte pipëll i thjeshte por cfare pergjigje ti japim gazetaruces e cila shikoni cfare thote ne mes te tjerave:

    "Për shembull. Si mund të vishet një analist me një fizik të deformuar nga e ngrëna e ekzagjeruar e përulja ndaj pushtetit, me golfe dhe bluze strech, nga ato të ngushtat e të ngjiturat, që do t’i vishte me siklet dhe një fizik atlet si Brad Pit. Dikush mund të më thotë: “Alba, po pse merresh me fizikun dhe veshjen e këtyre? Fjalët kanë rëndësi…” Nuk mund të futem e të analizoj fjalët e tyre, pasi deformimi më ngec që në atë fizik të shëmtuar. Si mund të raportojnë drejtë realitetin individë të tillë, kur, në radhë të parë, nuk kanë një koshiencë reale të vetvetes? Shihen në pasqyrë e në vend të një bretku të zgërlaqur, trashur e të kërrusur nga babëzia e servilizmi, shohin një Brad Pit. " ( http://www.balkanweb.com/periferi/26...eve-61789.html ) .


    P.S.: Gazetarja shkruan per xhaxhin qe prezantoi rezultatin e GaniBobit.
    Mjere ne me keta politikane e mjere ne me keta gazetare e mjere ne ne pergjithesi
    Cdo gje eshte relative...

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •