Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    10 Vjet BBC Ne Shqip

    10 vjet BBC nė Shqip


    Nga Muhamed Veliu
    Albanian Mail UK
    28 shkurt 2003

    Mbrėmjen e 28 shkurtit 1993,pas 26 vjet ndėrprerje zėri i radios legjendare BBC u dėgjua sėrisht nė gjuhėn shqipe.
    Sot seksioni i shqipes feston dhjetė vjetorin e krijimit tė tij.
    Ai ėshtė njė nga 43 seksionet e huaja qė transmetojnė nga godina e Bush House nė Londėr.

    Seksioni i shqipes pėrbėhėt nga mė shumė se dhjetė gazetarė tė cilėt punojnė nė Londėr dhe disa korrespondentė tė cilėt mbulojnė Shqipėrinė, Kosovėn, Maqedoninė dhe malin e zi.

    BBC nė shqip pėr herė tė parė filloi transmetimet nė nėntor 1940 Kur Dėrvish Duma sė bashku me Anton Logorecin e Tajar Zavalanin filluan tranmetimet 5 minutėshe nė gjuhėn shqipe. Mė vonė ekipit iu bashkuan S. Zavalani, P. Bogdo, A. Andoni, Q. Kastrati, V. Cami, G. Hamiti, V. Vrioni, I. Toptani. Shėrbimi nė gjuhėn shqipe vazhdoi pėr 26 vjet duke transmetuar gjate periudhave historike tė medha si lufta e dytė botėrore, apo periudha e territ informative nė vitet e komunizmit. Nė 1967 pėr arsye financiare , ky shėrbim u mbyll duke shkaktuar brengosje tė thellė tek degjuesit e saj.

    Zhvillimet nė rajon dhe mė gjerė treguan se kishte ardhur koha qė BBC tė ndigjohej sėrisht nė shqip .Sfidėn pėr tė risjelllė BBC nė shqip, drejtuesit e shėrbimit botėrorė nė BBC –sė tė cilėt kishin tentuar pėr ta hapur kėtė shėrbim mė parė ja besuan Tim Cook .
    Ai filloi fillimisht filloi rekrutimin e njerzve tė cilėt do risillnin zėrin e radios legjendare sėrisht pėr shqiptarėt.

    Kėshtu nė janar 1993 , tetė vetė fluturuan nga Shqipėria e Kosova , u trainuan intensivisht pėr njė muaj e gjysėm dhe nė 28 Shkurt “Ju flet Londra” nisi serish.

    Tė gjithė kėto vite kanė qėnė vite pune plotė pėrgjrgjėsi dhe sakrice nga i tėrė stafi i seksionit shqip, sepse i gjithė rajoni qė kjo radio mbulon ka qėnė i pėrfshirė nė luftra, konflikte tė vazhdueshme. Pėr ti mbuluar kėto ngjarje me panshmėri dhe besueshmėri gazetrėt shqiptarė tė kėtij seksioni ju ka dashur edhe ndonjėherė tė vėnė jetėn e tyre rrezik pėr tė sjellė lajmin pėr qindra mijėra dėgjues tė cilėt pėr ēdo ditė dėgjojnė kėtė radio.

    Pėr ēdo ditė rreth njėmiljon njerėz ulen pranė radiove tė dėgjojnė zerin e BBC tė trasmetuar nga Londra, megjithėse nė viset shqiptare ku kjo radio dėgjohet mė sė shumti bumi I media elektonike kėto vitet e fundit u ka rritur sė tepėrmi.

    Falė paanshmėrisė sė raportimit tė lajmeve BBC u ka bėrė njė radio e besueshme, madje nė tė shumtėn e rasteve nė shtypin shqiptarė apo nė mediat e tjera elektronike thuhet “Duke ju referuar BBC” apo “Sipas BBC”.

    Tani pasė dhjetė vjetėsh shėrbimi i BBC nė shqip ėshtė rritur, dhe renditet njė ndėr seksionet mė tė dėgjuara tė BBC pėr europėn, dhe kjo falė prokupimit maksimal dhe profesionalizmit tė tė gjithė gazetarėve.

    Pėr tė festuar dhjetė vjetorin e BBC nė Shqip nė abientet e bar TuTu brėnda Kings college u zhvillua njė mbrėmje festime ku morėn pjesė drejtues tė shėrbimit botėror, gazetrė, dhe shumė dashamirės dhe ndigjues tė BBC nė Shqip.
    Ceremonija u kishte konceptuar nė formėn e njė koncerti i cili u drejtua nga drejtuesja programit Ritėm dhe Pop Blerina Goga.




    Albanian Mail kontaktoi shefen e europės pranė shėrbimit botėrorė tė BBC Zdenka Kriyman, themeluesin e seksionit shqiptar Tim Cooke si dhe disa nga gazetarėt tė cilėt nė kėtė dhjetė vjet kanė trasmetuar me mijėra orė program, duke pasqyruar tė gjitha ngjarjet historike pėr kombin shqiptarė tė ndodhura nė kėto dhjetė vite, dhe i pyeti ata si a ndjehen nė dhjetėvjetorin e seksionit, dhe cilat janė disa nga momentet mė tė paharrushme pėr ta nė kėto 10 vjet BBC nė Shqip.


    Zdenka Krizman-shefe e Europes

    Seksioni shqip i BBC-sė ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr Shėrbimin Botėror dhe ka bėrė njė punė tė shkėlqyer. Dhe jam e bindur se kėtė dėgjuesit e dinė. Nė njė kohė tė shkurtėr pas hapjes sė tij seksioni shqip arriti kulmin pėr nga numri i dėgjuesve, dhe kjo ėshtė e lehtė tė kuptohet pėrse, po tė kihet parasysh situata e mediave situata nė rajon e cila tani ėshtė shumė mė ndryshe se ē'ka qėnė. Megjithatė ne po vazhdojmė tė bėjmė njė punė tė shkėlqyer.
    Ne jemi para tė ndėrgjegjshėm se situata kėto dhjetė vjetė ka ndryshuar. Nė fillimet tona ne nuk ishim vetėm njė burim alternativ informacioni, por shumė shpesh burimi kryesor i informacionit.
    Unė mendoj se seksioni shqip do tė vazhdojė tė mbetet shumė i rėndėsishėm pėr BBC-nė, jo vetėm sepse nė rajon vazhdon tė ketė disa ēėshtje tė pazgjidhura nė Ballkanin jugor qė janė tė rėndėsishme pėr sigurinė e mbarė Evropės sepse ėshtė pranė Lindjes sė Mesme etj, por edhe pėrse flasin pėr njė shoqėri tė re. Mosha e dėgjuesve tanė nė Shqipėri dhe Kosovė ėshtė mė e vogėl se nė vendet e tjera tė Evropės. Ajo qė po pėrpiqemi tė bėjmė tani ėshtė qė tė tėrheqim sa mė shumė dėgjues tė rinj.
    Ne nuk jemi njė shėrbim propagandistik, ne e dimė se njerėzit kanė mundėsi tė marrin informacione nga burime tė tjera. Por ne jemi aty nė mėnyrė qė tė mbushim njė boshllėk. Disa prej mediave nuk mund tė kenė korrespondentė jashtė. Ne kemi njė rrjet tė shkėlqyer korrespondentėsh nė tė gjithė botėn. Kjo ėshtė fuqia jonė. Ajo qė duam t'ju japim dėgjuesve pavarėsisht se ku jetojnė nė Shqipėri apo Republikėn Ēeke, ėshtė njė pasqyrė e zhvillimeve nė botė, sepse ka ēėshtje tė pėrbashkėta dhe ka eksperienca prej tė cilave mund tė mėsohet. Pėrsa i pėrket Shqipėrsiė ajo ėshtė e orientuar drejt Evropės. Ne jemi prezent pėr tė ndihmuar dhe pėr tė zhvilluar mirkuptimin midis njerėzve dhe vendeve.


    Tim Cooke themelus i seksionit

    Unė nuk e dija se ēfarė mė priste kur m'u dha detyra pėr tė ngritur seksionin shqiptar, ishte njė punė qė s'e kisha bėrė mė parė. Askush s'e kishte nė Bush House ne po shkonin mjaft mirė me gjuhėt qė kishim.
    Pra s'kishe se ku tė shkoje pėr tė kėrkuar kėshilla.
    Siē u provua mė vonė nuk ishte aq e vėshtirė sa e prisja.
    Dhe kjo pjesėrisht falė kėnaqėsisė qė provon kur punon me shqiptarėt, qė e bėri kėtė punė mė tė lehtė dhe enthuziasmi i shqipatarėve nga ana tjetėr.
    Ne vazhdojmė tė mbajmė rekordin botėror pėr ngritjen e njė seksioni qė nga momenti kur unė qėndroja nė njė zyrė bosh kur programi i aprė ishte planifikuar tė bėhej pas pesė muajsh. askush nuk e arritur kėtė rekord. Atėherė mendonim se si do ta realizonim. Ndonjėherė dilnin vėshtirėsi tė paimagjinueshme aq sa nuk arrinim ta kuptonin se nga mbinin. Por gjithnjė kemi mundur t'i kalojmė kėto vėshtirėsi nė mėnyrė shumė imagjinare.
    Si pėrshembull rruga qė ndoqėn gazetarėt pėr tė ardhur nė Londėr prej Italisė me avion, aty edhe morėn vizat, kjo ishte shumė e komplikuar...
    Akoma mė kujtohet ai gėzim i pėrbashkėt kur bėmė emisionin e parė. Ia dolėm mbamė shumė mirė, por prit kjo ėshtė ajo gjė qė do tė na duhet tė bėjmė tėrė jetėn.
    Eshte e mrekullueshme te shikosh se sa pėrpara ka ecur seksioni shqip pas dhjetė vjetėsh. Atėherė kishim gjysem ore program nė ditė tani kemi katėr programe BBC ėshtė njė pjesė vitale e mediave nė rajon, seksioni shqip ėshtė i ri dhe akoma pėr tė bėrė nė tė ardhmen.




    Nazim Rashidi

    Mendoj qė BBC tė paktėn pėr kėtė periudhė kur unė e kam dėgjuar dhe kam punuar ėshtė munduar tė jetė njė nga mediat ku prezantohen tė gjitha pikėpamjet pėr tė gjitha ēėshtjet. Ndosha ėshtė njė nga mediat e rralla shqiptare, bashkė me disa media tė tjera qė nė fakt krijon opinion tė pėrbashkėt shqiptar sepse duke transmetuar nė Shkup, nė Tiranė e me gjerė. Mirėpo pėrveē kėsaj ka edhe elementin tjetėr tė veēantė, atė qė mundohemi tė japim tė gjitha pikėpamjet e mundshme nga tė gjitha kėndet dhe ndodhta nė njė periudhė kur media shqiptare ka njė bum mund tė na bėjė pak mė tė veēantė.
    Kur erdha kėtu nė Londėr kėnaqėsia qė mora ishte ndjesia qė je pjesė e industrisė sė lajmit, koncept qė ndoshta nuk ekziston tek ne pėr arsye tė shumta. Kur e them kėtė nuk dua tė them qė nuk ka gazetari tė mirė, por nuk ekziston lajmi si koncept i industrisė.

    RagipLuta

    Ėshtė njė ndienjė e posaēme sidomos duke pasur parasysh se koha ka kaluar jashtėzakonisht shpejt, dhjetė vjet thuajse kanė fluturuar. Dhe kur ndalesh mendon pak mė thellė pėr gjithė ato qė kanė ndodhur gjatė dhjetė vikeve.Kur kemi filluar ne nė 93-in ka qenė lufta nė Bosnje, pastaj konflikti nė Kosovė nė pėrshkallėzim e sipėr,anarkia nė Shqipėri, lufta nė Maqedoni e nė Preshevė. Ėshtė njė dekade me zhvillime historike. Dhe gjatė gjithė zhvillimeve gjatė punės ka pėrjetime tė ndryshme, kur kihet parasysh se ne tė gjithė vijmė prej atij rajoni dhe me siguri nė kemė qenė edhe tė pėrfshirė emocionalisht me ato qė kanė ndodhur atje. Por nė tė njėjtėn kohė ėshtė dashur qė tė bėjmė ēdo pėrpjekje qė tė ruajmė objektivitetin. Sot ndihem jashtėzakonisht mirė. Shpresoj qė vitet nė vazhdim ndoshta nuk do tė jenė tė mbushura me shumė zhillime, dhe ndoshta do tė merremi me shumė me probleme sociale dhe jo me konflikte.
    Mė kujtohet njėri prej kolegėve qė raportonte nga Tirana ato ditė kur anarkia mbizotėronte dhe ai kishte dalė me makinė pėr tė pėrshkruar se si dukej Tirana.Kėshtu qė jemi pėrpjekur qė ti ndalim emocionet ta rregjistrojmė tė editojmė dhe mė pas tė vendosim pėr ta transmetuar.
    Pastja konflikti nė Kosovė kur ndoshta nuk e kemi ditur se ku I kemi edhe anėtarėt e familjes, ose kemi dėgjuar pėr vrasje apo lajme se po vriten kėta persona tė caktuar me tė cilėt ne kemi pasur kontakte dhe i kemi intervistuar. Fatmirėsisht disa kanė qenė gjera tė rreme, por ka pasur edhe lajme tė vėrteta.
    Njė gjė e veēantė ėshtė se ekipi ynė ka qenė I pėrzier, nga shqipėria, Kosova e Maqedonia. Dhe kjo thjesht ka qenė jo si njė shqipėri e madhe, por si njė shqipėri e vogėl kėtu nė zemėr tė Londrės.
    Mesazhi pėr dėgjuesit tanė do tė ishte le tė vazhdojnė tė na dėgjojnė se pas kėtyre dhjetė viteve gjithė ajo pėrvojė qė kemi do tė kontribojė edhe mė shumė nėcilėsinė e programeve tona. Dhe tani besoj se e ndiejmė mė mirė atė pulsing e dėgjuesėve e dimė ēfarė duam. Dhe dimė mėnyrėn mė tė mirė se si tua ofrojmė atė. Dhe me siguri nuk do tė zhgėnjehen.

    Arben Manaj


    Pas dhjetė vjet jete te seksionit tonė ndjehem i lodhur, krenar dhe i gėzuar qė kam punuar nė kėtė seksion.Unė vėrtetė kam punuar edhe nė shqipėri gazetar, kam punuar nė radio Tirana, analist pėr probleme ndėrkombėtare pastaj kam punuar edhe pėr agjensinė amerikane tė lajmeve tė AP,por gjithėsesi BBC ishte diēka tjetėr. Pėr mua BBC ishte universiteti i jetės profesionale dhe besoj se ėshtė e njėjta gjė edhe pėr tė gjithė kolegėt e tjerė, pėr njė arsye tė thjeshtė sepse kushdo qė vjen punon nė BBC nė moshėn 29 vjeēare ka arritur shumė nė profesion sepse BBC ėshtė vetė institucioni qė ėshtė shumė i klasit tė lartė ėshtė njė lloj OKB e gazetarėve, pavarsisht se ne nuk jemi ambasadorė tė medias. Dhjetė vjet janė shumė por edhe pak nė jetėn profesionale tė gazetarėve, por pėr mua kanė qenė edhe vite shumė tė vėshtira pėr shkak tė traumave qė ka kaluar shqipėria, dhe kosova e Maqedonia. Thashė jam krenar se nė kėto dhjetė vjet ne kemi mbuluar krizat kryesore tė ballkanit, duke filluar nga Bosnja, Kosova, Shqipėria Maqedonia e kėshtu me radhė. Edhe nė aspektin privat kam pasur njė kosto pėr tė cilat nuk dua tė flas mė gjatė.
    E veēanta ka qenė pėrgjegjėsia sepse siē thashė dikur kam punuar pėr agjensinė amerikane tė lajmeve, i drejtohesh njė lexuesi tjetėr njė tregu tjetėr,ndėrsa e veēanta e BBC ėshtė se ti i drejtohesh njerėzve tė ty, i drejtohesh Shqipėrisė, Kosovės maqedonisė, pėrgjegjėsia ėshtė jashtėzakonisht e madhe pėr vetė rrethanat specifike nė tė cilat ne filluar tė transmetonim.

    Mė kujtohet jashtėzakonisht mirė ditėn kur ėshtė vendosur gjendja e jashtėzakonshme nė shqipėri dhe unė kam qenė nė emisionin e mėngjesit atė natė. Jam detyruar tė marr shefin e BBC zotin Cook dhe I kam thėnė qė kėshtu ėshtė puna, ai ka ardhur direct kėtu se ishte situatė e jashtėzakonshme. Ishte ideja si do tė transmetonim. Dhe aty pėr herė tė parė pėr shkak tė vetė rrethanave nė tė cilat ndodheshim unė u kam thėnė nė emicionin e mėngjesit.”Mirėmėngjes nga Londra”,thjesht kam thėnė mirėmėngjes. Por ka edhe raste tė tjera, sidomos dy vitet e fundit. Unė kam ndier njė kėnaqsi tė veēantė kur kam raportuar nga Brukseli nė Bashkimin Evropian, tė cilat vėrtetė I hapin njė rrugė shumė tė madhe shqipėrisė. Kam parasysh kėtu takimin e Brukselit ku ishin tė ftuar gjithė politikanėt Nano, Berisha etj, po ashtu edhe incidentin me Milon, tė cilin ne ishim tė parėt qė e raportuam. Dhe interesante ishte se edhe nėnkryetarja e parlamentit shqiptar hapi parlamentin duke thėnė se pas lajmit tė BBC ka ndodhur njė incident ku ėshtė rrahur Paskal Milo nė Bruksel. Unė ndjeva kėnaqsi si isha ndėr tė parėt qė raportova.

    Seladin Xhezairi.


    Unė kam punuar 20 –25 vjet si korespodent dhe veten e kam ndier mė sė miri kėtu nė BBC jo pėr diēka tjetėr jo pėr shkak tė pagesės qė duhet pranuar ėshtė shumė mė e mirė si nė shtėpi tė tjera informative por pikėrisht pėr shkak tė asaj qė do ta quaja gazetari tė mirėfilltė. Nga pėrvoja ime e deritashme si korespodent I BBC nga Maqedonia mund tė them se nuk kam pasur probleme megjithėse pėripecitė e shumta tė shoqėrisė sė atjeshme nė tranzicion, pikėrisht pėr shkak tė emrit tė BBC.Vetė puna tė duket mė e lehtė.Kjo ka qenė ajo eprėsia tė punosh pėr BBC.
    Mjerisht me kanė lėnė mbresė tė fuqishme tė thellė pikėrisht dy lyftrat e fundit qė u zhvilluan nė atė rajon, ishte lufta nė kosovė vala e madhe e refugjatėve, dhe konflikti I armatosur nė 2001.

    Muharrem Nitaj

    Une kam pasur fatin qė tė jem qė nė fillimi I BBC tė jem nė njė terren shumė tė papėrshtatshėm pėr tė punuar si gazetar.kam pasur fatin qė tė pėrjetoj zhvillimet mbase mė tė rėndėsishme qė mund tė pėrjetojė njė gazetar.Kosova ka kaluar disa faza tė rėndėsishme, pėr lufta ėshtė mė e veēanta. Mendoj qė BBC pėr dhjet vjet tė saj ka luajtur njė rol tė jashtėzakonshėm nė gjithė hapėsirat e saj nėmėnyrė tė veēantė nė Kosovė. Kjo pėr faktin se Kosova qė nga viti 1990, ka qenė pa mediat e saj nė gjuhėn shqipe. Pa mundėsinė qė dėgjuesit dhe shikuesit e saj tė kenė mundėsi tė njihen me zhvillimet. BBC ka luajtur edhe rolin e njė media vendore.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Andrra e Jetes
    Anėtarėsuar
    21-12-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    105
    I dashur Shijaksi_london se pari duhet thene 10 vjetori i rikrijimit te BBC shqip!Se dyti shkruaje me sakte ate historikun e BBC ne shqip sepse perpara se te mbyllej BBC anglezet bene nje marreveshje me E.Hoxhen e kjo eshte nje nder tradhetite me te medha qe ata bene ndaj antikomunisteve!Enveri ra dakord me anglezet dhe ata e lane te qete pushuan propaganden kunder tij!(Mund te thuash per cfare ra dakord,ne qofte se don te dish e themi edhe ate por provo e gjeje me qe je ne Londer!)Kurse ai argumenti qesharak "per arsye financiare" ishte vetem nje hi syve sepse kete histori e di nga nje njeri i cili ka punuar me vite aty!Njeriu per te cilin flas ka qene njeriu me i rendesishem ne BBC shqip ka qene Ihsan bej Toptani i cili ka qene edhe shqiptari me me peshe ne shqiptaret e Anglise.Kam pase fatin dhe e kam njohur mire personalisht ne Londer nja tre vjet para se te vdiste dhe me ka treguar pse u mbyll BBC ne kohen kur diktatura e Hoxhes po ngrihej ne majat e saj. Ndersa per rihapjen e kesdaj redaksie mund te them se eshte hape ne kohen me te papershtatshme,me gjithe simpatine qe kam per anglezet eshte nder radiot me te njeanshme dhe qe e ka tepruar me perkrahjen e saj ndaj socialisteve.Por kjo spjegohet thjesht Anglia eshte vend demokratik dhe si pasoje kelyshet e komunistave kane shfrytezuar rastin e kane bere strehe ne BBC!Jane ata qe kane mundur te mesojne anglisht atehere kur ne nuk na lejohej te mesonim shqip e tash po e bejne kete radio te kuterboje sikur te jete Radio-Tirana socialiste!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •