Benseven: ne fakt po flitet per mundesine e votimit per zgjedhjet ne Shqiperi....por dhe keto me siper jane te vlefshme, sdq. dhe ato i kemi parasysh, mendoj...
Soni - po o jeto, dakord me ty jam.
Po. Ata qe kane te drejte vote duhet t'ju krijohet kjo mundesi me ligj.
Jo.
Benseven: ne fakt po flitet per mundesine e votimit per zgjedhjet ne Shqiperi....por dhe keto me siper jane te vlefshme, sdq. dhe ato i kemi parasysh, mendoj...
Soni - po o jeto, dakord me ty jam.
Problemi i pare eshte sherbimi postar. Per mendimin tim lehtesisht i manipulueshem nga ēdokush qe ka interesa ne Shqiperi. Jane te manipulueshme sherbimet shteterore dhe ato private.
Kalojme tek votimi dhe zgjedhja e perfaqesuesve ne parlament. Ti si emigrant nuk je rezident ne Shqipri, por ne shtetin ku jeton. Per mendimin tim, vota jote nuk duhet te influencoje jeten lokale, dmth te atij qe jeton pjesen me te madhe te vitit ne Shqipri.
Kush nuk paguan taksat ne Shqipri, nuk mund te vendose mbi administrimin e taksave te atyre qe i paguajne ne Shqipri. Maksimumi eshte perfaqesimi me nje ose dy deputete qe te mbrojne interesat e emigranteve.
Gjithashtu, kush gezon dy pashaporta nuk mund te votoje. Nuk me duket aspak e drejte qe edhe nje grek, italian, gjerman, amerikan, etj. te vendose kush do te qeverise Shqiprine.
Vota e emigranteve nuk mund te vleje absolutisht per pushtetin lokal ...
Edhe diēka tjeter. Mendoj se per te votuar duhet edhe te jesh i pajisur me nje biēim karte/ēertifikate rezidence. Dmth diēka qe te vertetoje qe jeton ne nje territor/lokalitet te caktuar. Kjo qe t'i prese hovin ketyre levizjeve jashte-brenda dhe brenda-brenda me raste zgjedhjesh.
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!
G99, kėrkesė pėr votat e emigrantėve
28/08/2011 18:40
Nė pritje tė diskutimeve pėr ndryshimet nė Kodin Zgjedhor, partia G99 i ėshtė rikthyer pėrpjekjeve qė nė kod tė pėrfshihet edhe votimi nga emigrantėt shqiptarė.
Ervin Mete, kryetar i G99 shpjegon domosdorshmėrinė pėrse emigrantėt duhet tė votojnė nė vėndet ku ata jetojnė dhe punojnė. Zoti Mete thotė se emigrantėt janė kanė rėndėsi jetike pėr ekonominė shqiptare me tė ardhurat qė sjellin ne vend, por zėri i tyre nuk dėgjohet nėpėrmjet votimit.
Edhe Komisioni i Venecias, i cili mund tė cilėsohet si Gjykata Kushtetuese e Kėshillit tė Europės, e cila disa muaj mė parė u ka bėrė thirrje shteteve anėtare tė tij, ku bėn pjesė edhe Shqipėria, qė tė plotėsojė tė drejtėn e qytetarėve qė jetojnė jashtė vendit pėr tė votuar pėr qeverinė dhe institucionet e tjera tė vendit.
top-channel
A do tė votojnė shqiptarėt me tė drejtė vote, por qė jetojnė jashtė Shqipėrise?
Shumė ėshtė folur dhe premtuar nga tė gjitha palėt, mirėpo deri mė sot nuk ka asgjė!
Kosova si shteti mė i ri nė Ballkan ua ka krijuar kėtė mundėsi qytetarėve tė saj qė jetojne anėkėnd botės. Po Shqipėria pse e ka kaq tė veshtirė?
Veliaj dhe Rama zyrtarizojnė konsensusin pėr projektin e G99 pėr votėn e emigrantėve
7 mai 2009, 15:00
Veliaj dhe Rama zyrtarizojnė konsensusin pėr projektin e G99 pėr votėn e emigrantėve
Nė njė aktivitet tė organizuar sot paradite liderėt e G99 dhe PS, Erion Veliaj dhe Edi Rama prezantuan publikisht angazhimin e kualicionit kryesor tė opozitės pėr tė mundėsuar votėn e emigrantėve, njė e drejtė kushtetuese dhe njė obligim qė sipas tė dy liderėve, klasa politike i ka bashkėaksionerėve mė tė rėndėsishėm ekonomikė tė vendit.
Para qindra qytetarėve tė mbledhur nė kėtė rast, shumė prej tė cilėve tė afėrm tė emigrantėve si dhe studentė qė jetojnė jashtė Shqipėrisė, Veliaj dhe Rama shpjeguan rėndėsinė qė ka vota e atyre qė pėrbėjnė njė tė tretėn e banorėve tė vendit si njė mundėsi demokratike pėr pėrfshirje nė vendimmarrje.
Veliaj tha se vota e emigrantėve ka qenė projekti i parė i G99 dhe njė nga kushtet primare pėr pjesmarrjen nė kualicion me PS. Veliaj falenderoi liderin e opozitės Rama pėr pėrqafimin qė i bėri platformės sė G99 pėr tė mundėsuar konkretisht dhe nė mėnyrė efikase procesin e votimit tė atyre shqiptarėve qė ndodhen jashtė kufijve.
Sot ndeshemi me njė qeveri e cila pėr ata qė jetojnė brenda kufijve aplikon taksėn e votės ndėrkohė qė pėr ata qė ndodhen jashtė kufijve mohon krejtėsisht tė drejtėn e votės. Pavarėsisht diferencave tė panumėrta qė na ndajnė me qeverinė e zoti Berisha ne tentuam qė projektin tonė pėr tė mundėsuar votėn e bashkatdhetarve tanė ta negocionim duke e shpėnė dhe nė parlament por pėrgjigja qė morėm ishte heshtje e mė pas refuzim. Nuk na habit kjo gjė. Berisha ka frikė sepse vota e atyre qė janė mėsuar tė jetojnė me standarte europiane do tė kėrkonte standarte vote tė cilat zoti Berisha nuk i njeh. Berisha ka frikė nga vota e shqiptarėve jashtė vendit sepse ka frikė pikėrisht nga kėto standarte.
Sot nuk ėshtė dita pėr tė folur pėr ato qė nuk janė arritur por pėr ato qė ne sė bashku do tė arrijmė brenda 100 ditėve tė para tė mandatit tonė, konkretizimin e njė platforme pėr tė cilėn jemi tė lumtur qė kemi gjetur konsensusin dhe mbėshtetjen e njė force e cila beson te politika e bashkimit. Ka ardhur koha e sė vėrtetės, ka ardhur koha qė tju bėjmė shqiptarėve ato premtime qė do tė mbajmė dhe platforma e G99 pėr tė mundėsuar votėn e emigrantėve ėshtė krejtėsisht e realizueshme. Ajo do tė shlyejė mė nė fund pas gjithė kėtyre viteve borxhin mė tė madh qė ne ju kemi familjarėve, miqve dhe fėmijėve tanė jashtė vendit. Ata janė aksionerėt kryesorė tė ekonomisė tonė. Dėrgesat e tyre vit pas viti kanė qenė shumėfisha tė investimeve tė huaja nė vend dhe kanė mbajtur nė kėmbė stabilietin financiar tė vendit.
Sot ėshtė dita kur tė gjithė ne ndėrkohė qė jemi kėtu mendojmė pėr dikė qė kemi jashtė kufijve, njė familjar apo njė mik tė dashur. Sot ėshtė ndoshta dita kur ne ti marrim nė telefon dhe tju themi qė ka njė kualiicon qė mendon dhe pėr ta dhe qė do tė bėjė gjithcka tė jetė e mundur qė ata tė pėrfshihen nė vendimmarrje. Sot ėshtė dita pėr tė gjithė ata emigrantė qė na ndjekin, tė marrin nė telefon familjet e tyre dhe tiu thonė qė ditėn e votimeve tė zgjedhin ndryshimin, tha Veliaj.
Lideri i forcės kryesore opozitare nė vend, Edi Rama shprehu pėrkrahjen e plotė pėr platformėn e G99 dhe e cilėsoi atė si njė hap tė rėndėishėm nė rikonceptimin e marrėdhėnieve tė politikės me qytetarėt.
Unė jam i bindur, se duke u bashkuar me propozimin dhe duke pėrqafuar plotėsisht alternativėn e Grupimit 99, pėr tė garantuar pjesmarrjen e emigrantėve nė procesin jetik tė demokracisė, qė janė zgjedhjet pėrmes votimit jashtė atdheut, ne hapim njė faqe tė re nė historinė e demokracisė shqiptare. Hapim njė faqe tė re nė historinė e marrdhėnieve mes Shqipėrisė sė shqiptarėve qė jetojnė kėtu dhe Shqipėrisė sė shqiptarėve qė jetojnė atje. Qysh nė ditėt e para tė qeverisė tonė, ne do tė fillojmė punėn pėr ta kthyer alternativėn e Grupimit 99 pėr votėn e emigrantėve, nė njė projekt tė qartė dhe tė pėrcaktuar, tė cilin tė gjithė aleatėt e koalicionit tonė tė bashkimit tė ri pėr ndryshim, do ta njohin si projektin e tyre tė pėrbashkėt. Do ta mbėshtetin si projektin e tyre tė pėrbashkėt dhe do ta inkurajojnė pėrmes njė organizimi tėrėsor nė tė gjithė territoret ku ka shqiptarė e shqiptare, pėr tė nxitur tė gjitha forcat e tjera politike, qė tė bėhen pjesė e kėtij projekti dhe sė bashku tju japim mundėsi tė gjithėve, qofshin tė majtė, qofshin tė djathtė, apo ēfarėdo qofshin, qė me votėn e tyre, tė thonė fjalėn e tyre pėr njė Shqipėri qė ėshtė e tyre sa ėshtė edhe e jona, - tha Rama.
https://fr-fr.facebook.com/notes/erion-veliaj/veliaj-dhe-rama-zyrtarizojn%C3%AB-konsensusin-p%C3%ABr-projektin-e-g99-p%C3%ABr-vot%C3%ABn-e-emigran/91934626432?comment_id=1772142
Rama Vota e emigranteve imperativi yne
2011-12-19
Gazeta Shqip
Kurban emigron ne Selanik. Kreu i PS-se promovon librin e tij prane emigranteve shqiptare
E drejta e votes dhe zbatimi praktik i saj per emigrantet shqiptare hyn ne axhenden e partive politike si prioritet politik. Kreu socialist Edi Rama se bashku me sekretarin per emigracionin Erion Veliaj sekretarin e grupit parlamentar Taulant Balla kreun e Bashkise se Korces Niko Peleshi dhe i shoqeruar edhe nga bashkeshortja Linda Rama ka qene dje ne Selanik ku ka promovuar librin e tij Kurban. Sikunder gjate gjithe takimeve te zhvilluara me kete rast edhe kesaj radhe deklarimet dhe komentet politike nuk kane munguar ne takimet e zhvilluara me qytetaret shqiptare qe jetojne dhe punojne ne Selanik e ku ne vemendje ka qene perspektiva e tyre dhe roli ne zhvillimet ne Shqiperi. Vota e emigranteve eshte pjese e rendesishme e programit te ri te socialisteve. Ajo eshte nje imperativ per PS-ne. Ne Programin e PS secili prej shqiptareve qe jetojne ne emigracion mund te jape kontributin e tij pasi platforma politike e prezantuar ne Kongresin e 5 nentorit ka ende nevoje per ide dhe kontribute. Besoj se ne se bashku e ndajme bindjen qe ne rast se Shqiperia do te ishte tjeter shteti shqiptar do te ishte tjeter dhe menyra sesi do te funksiononte shoqeria dhe vendi yne brenda dhe jashte do te ishte tjeter secili nga ata qe me nje pasaporte shqiptare jetojne jashte do te shiheshin me nje sy tjeter eshte shprehur Rama. Me nje hapje qe fton komunitetin e madh te shqiptareve qe jetojne jashte per te qene me aktive ne zhvillimet politike shqiptare kreu i PS-se ka lene te kuptohet se mundesia e votimit do te kete shume shpejt lehtesite e nevojshme per tu realizuar. Ne rast se deri me sot organizimi i emigranteve per te votuar ka qene nje histori sporadike me aq mundesi se kane ekzistuar ne grupe shume te vogla njerezish ne krahasim me bashkesine e madhe te emigracionit posacerisht ne Greqi sot ky eshte nje imperativ per ju dhe per ne per bashkesine ketu dhe per Shqiperine u shpreh ai. Por me me rendesi eshte arsyetimi i Edi Rames sa i perket integrimit te emigranteve ne jeten ekonomike shqiptare duke e pare ate ne te ardhmen jo si diaspore e re por si nje potencial qe mund te kapitalizohet nisur edhe nga kriza e tanishme greke. Plaga me therese eshte pikepyetja se cdo te behet neser me ju ketu si pjese e kesaj shoqerie qe po kalon nje krize te hatashme. do te behet me te gjitha ato probleme qe vijne ne shtepine tuaj sot per ate arsye qe ju thashe ne fillim qe politika merret me jeten tende cdo dite dhe ti i paguan asaj cmimin. Ne rast se ketu ju skeni pasur shume per te bere ne kuptimin per ta influencuar politiken per arsye qe dihen ne Shqiperi ju keni shume per te bere per Shqiperine ju keni shume per te bere. Kjo do te thote qe ta mendoni veten pjese te procesit politik dhe te ndikoni dhe ndihmoni qe sa me shume prej jush te organizohen dhe te vijne per te votuar tha kreu i PS-se. Pertej politikes takimi ka ballafaquar autorin me lexuesin ne dhenien e autografeve per librin. Nderkohe Rama dhe njerezit qe e shoqeronin kane zhvilluar edhe nje takim me kryetarin e Bashkise se Selanikut Janis Butaris te cilit sikurse njofton selia roze i ka dhene jo vetem librin Kurban po edhe nje dhurate simbolike me elemente te tradites shqiptare.
Krijoni Kontakt