-
i/e regjistruar
Një Histori E Shkurtë E Pluralizmit Në Maqedoni
NJË HISTORI E SHKURTË E PLURALIZMIT NË MAQEDONI
Nuk duhet te flasim per hatër,as per interesa personale!Në pyetje ështe, të jetë lufta vlerë kombëtare,të jetë sakrifica e mijëra shqiptarëve pjesë e historisë shqiptare ne këtë shtet ku na momentalisht jetojmë,apo të fshijmë nga kujtesa jonë krejt që ka ndodhur ,të themi kushtimisht në tridhjetë vjetët e fundit!!!Ne mund të bisedojme per individë të cilat kanë qenë pjesë e të kaluarës sone ,secili në mënyrën e vet ka kontribuar për popullin e vet,por cila është vlera më e madhe me të cilën mund te krenohet një popull.?Këto janë pyetjet të cilat kërkojnë përgjigje,që të mund dikush të jap mendimin e vet reth një personaliteti,në rastin tonë Rufi Osmani apo Ali Ahmeti???Nëse fillojmë nga ajo madhorja,kombëtarja ,që ne e kemi sëmundje kronike,për shkak të shtypjes sistematike per anashkalim te popullit tonë,për zhdukje nga këto teritore apo për një asimilim tonin,edhe nga tjeret por edhe nga ne vete,mund te perfundojme se** lufta e fundit e popullit shqiptar ne vitin 2001, eshte vula ,simboli dhe preventiva kundër planeve te ereta te lartepermendura ,e te planifikuara nga kundershtaret tone**!Ishte edhe ruajtja e flamurit ne godinen e komunes se Gostivarit,ishte Universiteti i Tetoves,ishin qindra te punesuar te rinj ne institucionet shteterore,ishin...!Nëse e lartëshuara ne thojza meret si tezë,mund te vërtetohet lehtë por mua më vjen keq që në kohën kur mendojmë se jemi ne demokraci te cilen mendojme ta avansojme ,meremi me shkrime neper ,,fejsa,,e jo ne vende ku duhet te thuhet fjala e lire,por sido që te jetë që mos bezdis publikun sepse nuk janë të gjitha mendimet e njëjta,do te them dicka që shpesh e kam thene edhe ne mjetet e informacionit publik por edhe ne komentet e mija reth ngjarjes apo dukurise ne fjalë.Së pari ,pasi kemi te bejme me dy individe te cilet i masim se kush peshon me shume,si te perbashket te tyre mund ta themi faktin se të dy vinë në pushtet ne kushte te euforisë.A shtu sic fitoi zgjedhjet Ali Ahmeti pas luftes,ne te njejten menyre shpreson Rufi Osmani te marë votat e popullit.Euforia që solli BDI - në ne pushtet ,ne vete kishte të mshehur dëshirën e madhe të popullit tonë per ndryshime rrenjesore ne tere poret e shtetit,( që janë synime parësore të Revolucioneve),por opcionet e kundërta per regullimin e shtetit ku jemi ne ,ku shqiptarët ndryshe e mendojne dhe planifikojnë ardhmerine e tyre,kurse maqedonasit diametralisht kunder,solën që të realizohen vetem planet afatshkurta te pasluftave,Revolucioneve ( si pengesë ishte mu kompromisi i dirigjuar,vecanerisht nga nderkombetaret),kurse planet afatgjate qe jane si recidive te luftave vine me vone.!Ne te vertete ata jane ketu,veprojne,dikush i ndjen dikush jo ,por ata kete shoqeri dita dites nuk e lene te qete.Do te vije dita kur rezultatet e Revolucionit te 2001,do te japin rezultatet qysh ne Prizeren te planifikuara dhe me pare nga shume atdhetare qe fatkeqesisht sot nuk jane me ne!Rufi Osmani,student i shkelqyeshem i gjenerates,u kyÇ ne politike ne kohën e PPD-së si kuader dhe njeri karizmatik,por qe nuk pranonte cfardo posti apo funksioni qe i ofrohej.Për keto kam fakte,i di edhe Rufiu!Me karakteristika lideri ai dhe grupi i tij ne menyre puciste ndane forcen politike te atehershme PPD-ne ne dy pjese,me cka edhe e ndane popullin shqiptar gjithashtu ne dy copa me te vogla,me cka ariten ate qe nuk mundte edhe shteti maqedon ta arije ,kurse e kishte cak kryesor.Me te rinjte nuk e dine situaten e viteve 1993-1995. kur percarja ne popullin tone hyri edhe ne familje,kur vllau me vellane nuk bisedonin se njeri i takonte PPD-së kurse tjetri PPDSH-Së.E dhe referendumi per Iliriden u harua dhe pastaj filloi teposheza e politikes shqiptare ne keto troje ,deri ne ngjarjet e Gostivarit,me tre te vrarë,ende te pandricuara,pa fajtor,pa dokument te shkruar se ne te vertete cka ndodhi ato dite ne qytetet Gostivar dhe Tetove,kush ishte fajtor i malltretimit shtazarak te popullit tonë,kush i kurdisi ngjarjet e Gostivarit.??Askushi.?Kurse tre viktima ,dy nga ta ne pranveren e jetes se tyre,shkuan ne harese!!!Ra flamuri,ra dinjiteti shqiptar!Burgu,amnestia,shkollimi i metutjeshem,fatkeqesi familijare ishin pjese e jetes se RUFIUT!Dhe tani fillojme nga fillimi,perseri me eufori duhet te marim vendime,kurse cdo vendim i mare me eufori 90% te rasteve eshte i gabuar,sepse ne eufori individi nuk eshte ai qe eshte por eshte i udhehequr nga forca psikologjike e individit qe e pelqen ,grupit dhe veprave .Duke mare parasysh se deklaratat e Rufiut jane kunder luftes se 2001. kurse vete nuk deklarohet per ngjarjet e Gostivarit ku ishte aktori kryesor ,duke shfrytezuar euforine si force per te fituar dicka ,jam i mendimit se deshtimi i tij shpejt do te dale ne shesh.E VETMJA MENYRE PER REHABILITIM eshte ndryshimi i disa deklaratave te tij qe kane irituar nje pjese te madhe te publikut.Dhe ne fund ,ne nuk kemi shtetin tone ne kete teritor,ne nuk jemi Kosove ,nuk jemi ShqipëRI ,ne jemi vetem nje popull20% ne nje vend ku jemi te apostrofuar dhe perpara kemi nje vije te kuqe qe eshte rrende te kalohet ,po qofte edhe ai RUFIU apo ALIU!!!
By: Lulzim Z. Hamidi..
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt