Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-08-2005
    Postime
    435

    Ambasadori Arvizu: Ramës i thashë të mjekohej, Braçes të pushojë

    Ambasadori Arvizu bëri të ditur se, gjatë ditës së djeshme kishte zhvilluar një takim edhe me kreun e PS, Edi Rama, duke theksuar se ai ishte me kollë dhe e kishte këshilluar që të mjekohej. Arvizu gjithashtu deklaroi se, gjatë takimit i kishte thënë Ramës që edhe deputeti socialist Erion Braçe duhet të pushonte. Paraditen e djeshme, në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Erion Braçe u bëri thirrje simpatizantëve të PS që të rrethonin shkollën "Vasil Shanto", aty ku numërohen dhe kutitë e fundit të KZAZ Nr. 49. "Ka një mënyrë për të sfiduar çështjen e pavlefshmërisë së fletëve, dhe kjo është rruga ligjore, nëse dikush pretendon mund t'i drejtohet institucioneve. Procesi duhet të marrë fund, pasi filloi të dielën, dhe tani po vazhdon ende. Kam biseduar me zotin Basha dhe zotin Rama. Më erdhi keq për zotin Rama, sepse derisa flisja, ai kishte një kollë, i thashë se, duhej ta mjekonte apo të pushonte, por më tha se nuk pushonte dot. I thashë se, mbase duhet të pushojë pak edhe zoti Braçe", tha Arvizu.

    Shtypi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    ja tha ore ja tha, po kujt ja tha?
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    o edhe une i kam than te vizitoi nje psikolog

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    ia ka dhi brace ziut, qi na kishte lane edhe mjekerr per me u duke bure

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Braçja me kë parti është?Se ku e kam dëgjuar para ca ditësh.Pse duhej të pushonte Braçja?Kush do fliste pastaj në vënd të tij?Mos ky amerikani ka ndonjë inat personal me Braçen?Se duhet sqaruar pse i tha të pushojë.Mos ky amerikani është kundër lirisë së fjalës?Duhen sqaruar edhe rrethanat në të cilat i ka thënë ky amerikani.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Braçja me kë parti është?Se ku e kam dëgjuar para ca ditësh.Pse duhej të pushonte Braçja?Kush do fliste pastaj në vënd të tij?Mos ky amerikani ka ndonjë inat personal me Braçen?Se duhet sqaruar pse i tha të pushojë.Mos ky amerikani është kundër lirisë së fjalës?Duhen sqaruar edhe rrethanat në të cilat i ka thënë ky amerikani.
    jo mor beso
    i tha me elegance ate qe çdo shqiptar me mend do te donte ti thoshte ne ato momente
    dmth, mos ha mùt kot o idiot. mos fol per skenare hollywoodjane me furgona te bardhe me armatime per 10 ore lufte. mos i ban thirrje qytetarve te tiranes me dal me mbrojt votat neper qendra numerimi se fillon lufta civile. mos kerceno kryetarin e kqz etj etj budalleqe si kto qe ka deklaru brraci ne konferenca shtypi

    p.s.
    erion brace. ish xhepist sot deputet i ps. dhe kryeredaktor i gaztes zp ne mos gabohem
    Ndryshuar për herë të fundit nga puroshkodran : 15-05-2011 më 10:30

  7. #7
    Maska e *Babygirl*
    Anëtarësuar
    06-07-2006
    Vendndodhja
    Local Disk :D
    Postime
    910
    Hahahahaha te shkret ju keni ik per l***
    S'keni faj jo, qe dje nuk dini ca flisni
    Mos jeto pa buzëqeshur...sepse dikush në këtë botë jeton nga buzëqeshja jote ...!

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Arvizu: Kishim informacion për atentat ndaj Edi Ramës


    Ambasadori i SHBA-së, Aleksandër Arvizu ka rrëfyer dje të gjitha momentet e vështira që ai ka kaluar gjatë mandatit të tij në Shqipëri, që nga 21 janari e deri në ditët e zgjedhjeve vendore. Arvizu u shpreh mbrëmë gjatë emisionit "Debat" nga Alfred Peza, se i ka kërkuar Edi Ramës të mos protestojë pas njoftimeve për një atentat ndaj tij. Ndërkohë, ai e konsideron mundësinë e rivotimit në Tiranë si një variant.
    Cilin moment do të veçonit si më të vështirin për t'u menaxhuar gjatë këtyre muajve të mandatit në Shqipëri?
    Javën mes 21 janarit dhe 28 janarit, kur dukej sikur brenda natës niveli i tensionit ishte rritur në mënyrë dramatike. Në 21 janar, sigurisht unë u tmerrova nga ato që shihja, por gjatë ditëve të mia në shërbimin diplomatik unë kam parë disa gjëra edhe më të tmerrshme.
    Ju përmendët 28 janarin. A keni pasur të dhëna për atentat ndaj zotit Rama dhe, a e keni këshilluar atë që të mos dalë në 28 janar...?
    Për këdo që ka qenë në Shqipëri, ka pasur shumë thashetheme dhe spekulime. Në atë kohë vinin shumë informacione dhe ishte e vështirë të ndaje nëse ato ishin të besueshme apo të pabesueshme. E ndaj ti mundohesh të bësh më të mirën. Po ka pasur raport për një kërcënim ndaj tij. Kam folur me disa persona dhe më thanë që informacioni për atentat ishte i besueshëm. Fatmirësisht nuk u realizua dhe zoti Rama është shëndoshë e mirë sot. Pata kënaqësinë të drekoja me të dje.
    A është Shqipëria në krizë?
    Nuk do të përdorja termin krizë. Mendoj që situata është serioze. Nuk do të ulem këtu para jush dhe të them se gjërat janë mirë. Është serioze, por për mua kriza përfaqëson një situatë të ndryshme, por ka dy gjëra kur mendoj për politikën. Së pari, ndonëse nuk ndodhet në krizë, përsëri është në një gjendje amullie. Në dy vitet e fundit shtegu i reformave ka mbetur në vend. Përparimi për integrimin në BE ka mbetur në vend. Tani kemi një ngërç zgjedhor në Tiranë. Ky është një burim frustrimi i dukshëm. Duke pasur parasysh këtë fazë, është e rëndësishme për njerëzit që të kenë një ndjenjë të rëndësishme shprese dhe optimizmi.
    Si do ta vlerësoni këtë proces zgjedhor?
    Procesi nuk ka përfunduar ende dhe i bie që është një burim frustrimi për shumë njerëz. E kisha menduar që ju do ma bënit këtë pyetje. E kuptoj që njerëzit mund të jenë të irrituar. Në Tiranë, gara ka qenë matematikisht e vështirë. Zoti Rama dhe lidershipi i PS-së kanë zgjedhur të ndjekin çdo rekurs ligjor që ekziston dhe mendoj se duhen përgëzuar për këtë. Nuk ka përfunduar ende. Por mesa duket, do të duhen edhe disa ditë.
    Duke vlerësuar procesin e numërimit, sa demokratike është Shqipëria?
    Nëse do të flisnit për numërimin si kriter vlerësimi është tejet pozitiv, sepse të paktën në Tiranë, ajo që unë kam ndier është se numërimi i votave në qendrat e numërimit pati një rezultat paraprak që u njoftua, por sensi im ishte se ai qe thuajse i saktë, por na nevojitet të presim raportin përfundimtar të ODIHR-it. Integriteti i numërimit në 8 maj ka qenë shumë i mirë, ka qenë i mirë, në përmirësim krahasuar me zgjedhjet e tjera. Ka pasur disa parregullsi të izoluara. Sa i përket integritetit, rezultati ka qenë pozitiv.
    Pas mbylljes së procesit keni shpërndarë një mesazh.... A është normale kjo tejzgjatje e procesit?
    Kur u bë njoftimi për votën e fundit, nuk besoj se ka pasur një kamera të fokusuar tek unë. Unë s'po buzëqeshja. Isha shumë i shqetësuar, sepse nga njëra anë ishte emocionuese, dramatike, përshtypja nga televizionet ishte që zoti Rama po kryesonte, por unë mendova se, nëse 250 mijë persona kanë votuar, si mundet të mbahet nga 10 vota? Do të ketë një proces të vështirë gjykimi, mendoja dhe e dija që do të kishte momente të vështira përpara.
    Një vlerësim tuajin në lidhje me pozicionin që luajti kryeministri, PD-ja në këto zgjedhje?
    Nga pikëpamja politike ishte vërtet shumë tërheqëse për t'u parë, sepse kryeministri që ne e njohim si fytyra e PD-së, në të vërtetë mungonte nga fushatën në Tiranë. Ai ishte aktiv anembanë Shqipërisë, fushata e zotit Basha ishte ekskluzivisht mbi problematikat mbi çështje për ato që do të bënte në krye të Bashkisë. Ishte një taktikë e suksesshme nga ana e tyre.
    Cili është gjykimi juaj për fushatën e Ramës dhe të Bashës?
    Zoti Rama pati një detyrë të vështirë, sepse ishte kandidati për kryetar bashkie në mandatin e katërt. Por ai është edhe kryetar i PS-së. Ky është vlerësim për partinë, por në rastin e fushatës së tij, në pjesën fillestare të fushatës ka pasur një ton thuajse negativ. Zoti Rama shpenzoi shumë kohë anekënd vendit dhe më pak kohë në Tiranë, por diku nga fundi ai pati një ndryshim. Ai po kalonte më shumë kohë në kryeqytet dhe mendoj që edhe toni u bë më i moderuar, më i qytetëruar në kryeqytet. Ka qenë një lëvizje shumë e mençur, sepse diçka më thotë që ai mund të kishte humbur garën me një marzh të madh.
    Po thoni që ai ka fituar, apo që ka humbur me rezultat të ngushtë?
    Rezultati është ende i papërcaktuar, por nëse ai nuk do të kishte bërë këto, mendoj se ai do të kishte humbur.
    Numërimi i votave në kutitë e gabuara, a ishte gabim?
    Do kishte qenë shumë më mirë nëse procedurat do të ishin bërë të qarta më herët. Ajo që ka ndodhur që nga ajo kohë, është shtjelluar në një kontekst ligjor, por do të kishte qenë shumë më mirë nëse kjo do të kishte qenë më e qartë.
    A është normale ndryshimi i rregullave në mes të procesit?
    Në SHBA apo në vend të tjera, kjo gjë edhe ndodh. Jam i sigurt që mund të ketë raste të tilla, por një nga argumentet që është thënë është vullneti i votuesve. Qëndrimi i votuesve duhet respektuar. Do të ishte mirë që rregullat të jenë të qarta, në mënyrë që njerëzit t'i kuptojnë se cilat janë të pranueshme e cilat veprime janë jashtë rregullave.
    Çfarë keni biseduar pas 14 majit?
    Plusi i shkon zotit Rama, lidershipit të PS-së, ata kanë ndjekur kornizën ligjore. Kam pasur disa biseda me zotin Rama dhe i kam thënë që duhet të respektojmë të drejtën e njerëzve për të protestuar, por unë ju inkurajoj që të ndiqni të gjitha rekurset ligjore. Ne me gjithë mend do t'ju mbështesim. Edhe kjo është ajo që PS-ja ka bërë. Nuk mendoj që PS-ja duhet kritikuar që e ka shpënë këtë çështje këtu.
    Sipas SHBA-së dhe sipas jush, a i ka zoti Rama të gjitha kredencialet dhe, a është ai një partner i besueshëm për të qenë nesër kryeministër i Shqipërisë nëse e majta vjen në pushtet?
    Absolutisht po.. nuk kam dyshim fare për këtë.
    Si i vlerësoni qëndrimet e presidentit Topi për gjithë procesin elektoral? A keni një koment në lidhje me votën e zotit Topi ditën e zgjedhjeve?
    Ai është një figurë publike, por është si çdo qytetar. Kështu që mendoj se ka qenë pa fat. Ai ka qenë shumë konsekuent. Ka qenë shumë konstruktiv. Mendoj se ka qenë i frustruar për shumë arsye, se roli i tij institucional është shumë i kufizuar. Roli i tij kundrejt procesit zgjedhor është kufizuar.
    A keni vënë re përpjekje për të ndikuar në vendimmarrjen e KQZ-së apo Kolegjit?
    Më duhet ta them këtë sa i përket KQZ-së. Unë mendoj se është e vlefshme që të ndihesh i zhgënjyer, pasi KQZ-ja ka vepruar në mënyrë partiake në çdo hallkë, nga ana tjetër është e vështirë të jem kritik, pasi KQZ-ja është sjellë siç e kemi pritur që ata do të silleshin. Unë kam shprehur se në disa pika qendrore, KQZ-ja ka vepruar në mënyrë shumë partiake. Dhe thjesht, përbërja është krijuar në mënyrë partiake. KQZ-ja duhet rimenduar. Nuk mendoj se funksionon kështu. Krijohet antagonizëm brenda saj.
    Nga nota 1 deri në 10, çfarë note do t'i vinit popullit shqiptar në këto zgjedhje?
    11.
    Po klasës politike?
    Më pak se dhjetë. Por sërish është vështirë për t'u vlerësuar.
    Ata në fakt mund të sillen më mirë. Por të gjithë po përpiqen.
    Një notë për KQZ-në?
    Sërish KQZ-ja po vepron ose ka vepruar saktësisht sipas mënyrës që njerëzit kanë pritur të sillet. Sipas mënyrës suaj, KQZ-në do ta vlerësoja mes 5-ës dhe 6-ës.
    Si e shikoni zgjedhjen e Presidentit nga populli?
    Në shumë vende, në mbarë botën funksionon. Është një formë qeverisjeje në formën e këshillit të ministrave. Sërish ka shembuj të shumtë të qeverisjes efikase.
    PS ka deklaruar se do t'i japë fund bojkotit në shtator. A ka përpjekje për dialog?
    Mendoj që duhet të presim kur të nisë sesioni parlamentar. Mund të ketë disa mundësi përpara. Kam kuptuar se ka konsultime me Bashkimin Evropian. Ndoshta Komisioni Evropian, me mënyrën e tij të zhvillimit të tryezave mund të ketë zhvillime pozitive. E rëndësishme është dhe do të inkurajoja faktin që PS-ja ka në plan të marrë pjesë në parlament.
    Si e shikoni përsëritjen e zgjedhjeve në Tiranë?
    Me sa kuptoj, kjo është një nga mundësitë që mund të mandatohet. Kjo mund të jetë një nga mundësitë. Atëherë le të shpresojmë që do të konsiderohet si një nga opsionet e tjera. Kur ribëhen zgjedhjet, kjo nuk është gjë e zakonshme. Në SHBA ka disa juridiksione të caktuara, në të cilat, nëse marzhi është më pak se gjysma e 1%, atëherë ka një rinumërim automati, nuk është rizhvillim zgjedhjesh.

    GSH

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •