
Postuar mė parė nga
Albo
Asnje i krishtere nuk beson se Perendia eshte njeri. Ti i referohesh Krishtit, dhe ne te krishteret orthodhokse, besojme se Krishti eshte Perendi-Njeri. Eshte herezi te besosh se Krishti ishte vetem njeri, pasi po besove kete gje i mohon atij natyren hyjnore, te qenit Bir i Perendise. Ashtu sic eshte herezi te besosh se Krishti eshte vetem Perendi, pasi je duke mohuar natyren e tij njerezore, qe Krishti trashegoi nga Nena e Tij, Virgjeresha e Tereshenjte Mari. Pra Krishti eshte Perendi-Njeri. Asnjehere nuk rreshti qe qeni Perendi, edhe kur mori mish e u be njeri, ashtu si asnjehere nuk rreshti te qeni njeri.
Gabimi tjeter qe ti e shume si ty bejne, eshte se ngaterroni qasjen ndaj natyrave hyjnore dhe njerezore. Natyra hyjnore eshte natyra/esenca e Krijuesit. Natyra njerezore, eshte natyra e krijeses te krijuar prej Krijuesit. Ne si njerez, duke i perkasur natyres njerezore, nuk mund asnjehere te njohim esencen hyjnore te krijuesit, ne mund te shohim vetem Energjite e kesaj esence, sic eshte edhe Drita e Pakrijuar e Perendise. Pra natyra jone njerezore, nuk mund te permbaje e perceptoje natyren hyjnore ne esencen e saj. Por kjo nuk do te thote, se Perendia nuk mund te zbresi nga natyra e vete hyjnore, ne natyren tone njerezore, ne menyre per te komunikuar me ne, per te na u shfaqur.
Po te kesh lexuar Biblen, jane me dhjetra rastet ku Perendia u shfaqet profeteve, here si ere, here si zjarr, here si engjell kalimtar, sic iu shfaq edhe Abrahamit. Pra asgje nuk eshte e pamundur per Perendine.
Ne te krishteret i besojme keto gjera, edhe pse nuk jemi ne gjendje t'i kuptojme ato. Punet e Perendise jane te mistershme dhe ne e njohim Perendine ashtu sic na ka rrefyer Vete me anen e profeteve, dhe ashtu sic na u shfaq me Krishtin.
Dita kur do te te hapen syte nga Perendia qe ti besosh keto gjera, do te jete dita qe nuk do te jesh me musliman por i krishtere.
Albo
Krijoni Kontakt