Close
Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 182
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836

    Sulmohen trupat shqiptare në Afganistan, humb jetën kapiteni Feti Vogli

    Herat, Afganistan, 20 Shkurt 2012 NOA/Ariola Ymeraj Update – Dy ushtarakë shqiptarë kanë gjetur vdekjenpasi u bënë viktima të një sulmi në Herat, Afganistan.



    Burime zyrtare nga Ministria e Mbrojtjes bëjnë të ditur se Feti Bedri Vogli është komandanti i grupit special i trupës ushtarake shqiptare që është pjesë e misionit ushtarak shqiptar në zonën e Heratit në Afganistan, raporton agjencia NOA.al. Ai ka gjetur vdekjen së bashku me ushtarakun tjetër, Aleksandër Jak Peçi

    Mësohet se trupat shqiptare u sulmuan gjatë rrugës që po bënin nga Herati për në Kandahar.

    Si pasojë e sulmit ka gjetur vdekjen Feti Bedri Vogli kurse ka mbetur i plagosur edhe një ushtarak tjetër i cili ndodhet në rrezik jete.

    Më poshtë gjeni versionin zyrtar që NOA.al siguroi para pak çastesh nga Ministria e Mbrojtjes:

    Sipas njoftimit paraprak te ardhur ne Shtabin e Përgjithshëm te Forcave të Armatosura të RSH, sipas raportit të dhënë nga Komandanti i Kontingjentit “EAGLE-4” N/Kolonel Behar MARA, të trupave tona me mision në Afganistan, bën me dije se:

    Më datë 20.02.2012, ora 15:05 lokale në fshatin Robot 2, Kandahar Grupi i 1-rë Special, i drejtuar nga Kapiten Feti Bedri Vogli, si dhe një grup nga Bat.2-38 CAV, gjatë kryerjes së detyrës, “Patrullim dhe sigurim i personelit të shërbimit të inteligjencës dhe USAID-it”, me mision, kryerja e një takimi, për të bërë të mundur hapjen e dy shkollave dhe një qendre shëndetësore në këtë fshat, papritur në drejtim të tyre është hapur zjarr nga efektiva të policísë lokale (sipas të dhënave paraprake është hapur zjarr nga 5 armë automatike (Aut.Mod.56) dhe një mitraloz i lehtë.

    Gjatë shkëmbimit të zjarrit janë plagosur 3 ushtarakë, një ushtarak i një vendi aleat dhe dy ushtarakë të Kontingjentit “Eagle-4”.

    Komandanti i Grupit të 1-rë Special Kapiten Feti Bedri Vogli dhe N/Tetar Aleksandër Jak Peçi (specialist armatimi në këtë grup), kanë marrë plagë të rënda dhe kanë ndërruar jetë në spitalin Rol 3 në Kandahar.

    Grupi në detyrë, ka bërë arrestimin e 11-të policeve afganë, të cilët kanë hapur zjarr në drejtim të efektivave tona.

    ***

    Vetëm pak ditë më parë, u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes, ceremonia e përcjelljes për në Afganistan e Kontingjentit OMLT 2.

    Ishin 32 ushtarakë, prej të cilëve 20 oficerë dhe nënoficerë të Forcave të Armatosura Shqiptare dhe 12 oficerë dhe nënoficerë të Gardës së New Jersey, SHBA, të cilët shkuan të kryejnë misionin OMLT (trajnues) për 6 muaj në Kabul, në kuadër të kontributit në Forcën Ndërkombëtare të Asistencës dhe Sigurisë (ISAF) të NATO, në Afganistan.

    Kontingjenti OMLT 2 shkoi të zëvendësojë Kontingjentin OMLT 1, i cili prej 6 muajsh kishte kryer misionin e tij në Afganistan përkrah ushtarakëve të vendeve aleate.

    a.y/e.t/NOA
    Ngjeshur me brezin e se vertetës,parzmoren e drejtësisë,mburojën e besimit dhe shpatën e Frymës.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    NGUSHELLIME FAMILJEVE
    LAVDI DESHMOREVE


    ehhhhh.....
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  3. #3
    Deshmor per boten doktor, jo deshmor per vendin e tyre Ngushellime familjeve!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Deshmor per boten doktor, jo deshmor per vendin e tyre Ngushellime familjeve!
    Edhe per ne kane dhene jeten mjaft te huaj Klea. Quhet internacionalizem .
    Ata e kishin mare ne sy rezikun, por eshte e dhimbshme kur meson se i kane vrare policet afgane e jo talebanet.
    Mesa di une misioni yne kishte ne programin e tij edhe stervitjen e ketyre policeve.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga 2043 Lexo Postimin
    Edhe per ne kane dhene jeten mjaft te huaj Klea. Quhet internacionalizem .
    Ata e kishin mare ne sy rezikun, por eshte e dhimbshme kur meson se i kane vrare policet afgane e jo talebanet.
    Mesa di une misioni yne kishte ne programin e tij edhe stervitjen e ketyre policeve.
    Te huajt kane dhene jeten per ne per lufte te vertete, nderkohe qe kjo "lufta" e Afganistanit mua nuk me duket tamam.
    Gjithsesi, cilado qofte arsyeja e prezences se tyre atje, nje ngjarje vertete e dhimbshme!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e saura
    Anëtarësuar
    07-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    3,498
    Ngushellime familjeve ...
    L'invidia e la forma piu sincera di ammmmirazione.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2003
    Postime
    1,550
    Ju prefte shpirti ne paqe.
    Ngushellime familjeve!

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Ngushellime Familjeve .
    Jeta e ushtarit keto rreziqe ka :-)
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    U prefshin ne paqe .
    Ngushllime familjes e gjithe shqiptareve .

  10. #10
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Ngushellime familjeve

Faqja 0 prej 19 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •