Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 49 prej 49
  1. #41
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Se si mund te fajesosh nje ushtri ku qellimi i saj ishte si te luftonte pushtuesin , vetem nje zot e di. Njerezit mundohen edhe sot te denojne viktimen , imagjonoje sa tragjike eshte ceshtja.

    Sigurisht , ashtu sic e tha dhe Scion , ne nje vend i cili sapo del nga nje lufte c'rrenjuese , detyrimisht qe do krijohen fraksione te kriminalitetit te organizuar , sepse aty ata mund ti ndertojne me lehte rrjetet e tyre . Seshte ndonje cudi e madhe kjo gje.

    Habitem pse duhet te gjenden shkaqe ala per te gjykuar uck-ne, ne vend qe te sulmojne krimin e organizuar qe eshte perhap keq ne kosove.

  2. #42
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anėtarėsuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Ketu disa (qe shajne UCK-ne)lypin Q...N... keta duhet me i gjet kudo qe jane....
    Lavdi XHAXHIT

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Kur dhelpra kalli bishtin e vet
    Enver Robelli
    Publikuar: 23.02.2012 - 20:01

    Kamishiada mori fund. Prapa mbeti shija e keqe e rrenave, shpifjeve dhe spiunimit ilegal tė qytetarėve. Kėtė lloj “politike” po e mbėshtet Partia Demokratike e Kosovės (PDK). Kamishiada ėshtė edhe njė arsye mė shumė qė PDK tė zgjedh: a dėshiron tė jetė mė tutje parti jodemokratike apo subjekt politik qė konkurron me vlera? PDK nuk mund tė jetė parti normale derisa funksionarė tė saj veprojnė si specialistė pėr spiunazh antiligjor. Nėse vazhdon kjo situatė, atėherė PDK duhet tė trajtohet si parti jashtė sistemit demokratik dhe kornizave ligjore

    Historia kamishoide doli ashtu siē pritej: ēohet njė dhelpėr dhe e kall bishtin e vet – pasi i ka shmangur diku krejt pulat e katundit! Kėshtu u soll njė deputet i PDK-sė javėve tė fundit nė pėrpjekjen e tij pėr tė njollosur rivalė politikė, personalitete publike dhe figura tė shoqėrisė civile. Kur dikush nė mėnyrė tė tillė mizore ndot debatin publik, ai s’e meriton as t’i pėrmendet emri. Cilat ishin “foktet” qė prezantoi ky “pėrfaqėsues i popullit”? Disa pėrralla rrugaēėsh, disa pyetje sugjestive tė mėsuara pėrmendsh nga praktikat e shėrbimeve staliniste tė spiunazhit dhe jo pak krekosje pseudopatriotike. Pėr tė plasuar rrenat e tij deputeti keqpėrdori foltoren e Kuvendit tė Kosovės (le tė mbetet nė ndėrgjegjen e kryetarit Jakup Krasniqi lejimi i njė fjalimi tė tillė), u pėrpoq tė instrumentalizojė mediumet dhe pothuaj hapur tregoi se potencialisht ēdo qytetar i Kosovės mund tė jetė viktimė e spiunazhit ilegal tė njė shėrbimi tė fshehtė partiak, nė kėtė rast shėrbimit tė PDK-sė, i cili, mes tjerash, qenkėsh marrė edhe me matje tė suxhukut dhe me degustim tė verės. Nė krahasim me veprime tė tjera tė pėrmendura nga eksponentė tė kėtij shėrbimi tė nėntokės, matja e suxhukut dhe degustimi i verės duken si aktivitete humanitare. Me leje tė kujt bėhen tė gjitha kėto veprime ilegale? Cila ėshtė baza e tyre ligjore? Kush dhe ēka i jep tė drejtė njė shėrbimi sekret ilegal dhe ekstra-partiak tė merret me njollosjen e rivalėve politikė, tė ngre kurthe e tė sajojė afera? Kush ka formuluar politikat e kėtij shėrbimi? Si ėshtė financuar? Kush i ka caktuar caqet dhe definuar objektivat? Kujt i ka raportuar? Ku ėshtė e arkivuar “trashėgimia e pasur” e kėtij shėrbimi, qė gjoja paskėsh punuar “nė tė mirė tė Kosovės”? Po thasėt e nxjerrė nga kabineti i Vojislav Koshtunicės? A mos kanė qenė thasė tė zbrazėt, qė nė Kosovėn e pasluftės janė shfrytėzuar pėr t’ua vendosur nė kokė rivalėve politikė shqiptarė para se ata tė dėrgoheshin nė rrugėn pa kthim? A duhet tė frikėsohen qytetarėt qė thasėt s’janė harxhuar ende dhe mund tė pėrdoren edhe nė tė ardhmen nga shėrbimi i PDK-sė? Pa marrė pėrgjigje tė merituar dhe thelbėsore kėto pyetje, ēdo pėrpjekje pėr tė lozur valle patriotike ėshtė e dėnuar tė dėshtojė.



    Si nė pazarin e Shabacit



    Njė skandal tjetėr ishte sjellja e PDK-sė, konkretisht grupit tė saj parlamentar, i cili e pėrkrahu kamishiadėn, qė duket tė jetė versioni kosovar i “šabački vašar”-it, me njė dallim tė vogėl: nė pazarin e Shabacit njerėzit kur flasin budallallėqe kėtė e bėjnė pasi kanė pirė raki pa hesap, ndėrsa nė skenėn politike tė Kosovės llomotitet esėll. Nė emėr tė grupit parlamentar tė PDK-sė kamishiadėn e mbėshteti zėshėm Adem Grabovci, i cili ndokujt mund t’i jetė dukur si arkėtar apo postier i nėntokės. Deputetėt e tjerė tė PDK-sė me apo pa vullnet morėn rolin e statistėve, sė paku publikisht askush nuk guxoi tė kundėrshtojė shpifjet. Privatisht disa deputetė tė PDK-sė kanė filluar tė skuqen pėr kamishiaidėn, duarkurthuar ata po kėrkojnė tė shfajėsohen (“Politikė ėshtė kjo!”) Disa vogėlushė partiakė u pėrpoqėn madje tė distancohen nga kamishiada. Disa tė tjerė po arsyetohen se kjo qenkėsh “agjendė politike”, rrjedhimisht nuk duhet tė merret seriozisht, sepse shpesh ēka flitet nė Kuvend “ėshtė pėr konsum brendapartiak”. Kėshtu mund tė mendojnė ata qė foltoren e Kuvendit e kanė ngatėrruar me gropėn septike nė oborr tė shtėpisė vetjake. Por kamishiada nuk mund tė kalohet dhe nuk mund tė harrohet nga publiku me kėso arsyetimesh bajate. Kamishiada ishte, nė fakt, cirk politik pėr tė zhvendosur vėmendjen nga problemet reale tė Kosovės, nga korrupsioni galopant, nga krimi i organizuar i lidhur me “tė fortit e politikės”, nga aventurat negociatore me Serbinė tė nisura pa konsensus tė gjerė publik.



    Njė kooperativė rrenash



    Ēka na tregon kamishiada? Na tregon se PDK sot ėshtė degraduar keq nga nėntoka dhe ėshtė shndėrruar nė njė biēim-parti rrenash e shpifjesh. E tillė si ėshtė sot dhe si vepron PDK ėshtė “parti” pėrtej kornizave ligjore dhe jashtė sistemit demokratik edhe ashtu tė dobėt kosovar. Kush politizon pėrtej kėsaj kornize, kush spiunon qytetarėt me dosje rrenash, e sidomos kush merr rolin e pizevengut politik dhe hidhet nė gjueti shtrigash, nuk duhet tė trajtohet si ofertues normal politik, sepse tashmė e ka zbritur veten nė nivelin e kopesė pseudopolitike. Kush i jep votėn njė partie tė tillė nuk i ndihmon kėtij vendi! PDK sė pari duhet tė spastrohet prej kėtyre anomalive. Tek atėherė mund tė kėrkojė votėn e qytetarėve. Deri atėherė qytetarėt e Kosovės duhet tė mbėshtesin alternativa tė tjera politike. Derisa njė parti nuk e kupton se votat fitohen me programe politike dhe jo me shpifje e spiunim tė rivalėve politikė dhe kritikėve publikė – ajo parti nuk e meriton votėn e asnjė qytetari. Ėshtė momenti qė pėr kėtė tė mendojnė edhe shumė aktivistė tė PDK-sė, tė cilėt nuk e kanė shitur dinjitetin dhe ende dinė tė skuqen. Kėta njerėz nuk duhet ta lėnė partinė tė mbetet e tillė - njė kooperativė rrenash.

    Nė zgjedhjet e fundit tė vjedhura sidomos nga PDK kryeministri i tanishėm pandėrprerė ka folur pėr vlerat evropiane, pėr integrimet evropiane, pėr ligjet evropiane, pėr kriteret evropiane, pėr pėrvojėn evropiane, pėr tė arriturat evropiane qė Kosova do t’i pėrvetėsojė. Broēkulla pa fund. Ēfarė partie e vlerave evropiane ėshtė PDK u pa kėto ditė, kur njėri prej deputetėve mė tė zhurmshėm tė saj, Shaip Muja, doli si dėshmitar para gjyqit pėr njėrėn prej aferave mė tė mėdha tė Kosovės sė pasluftės, ku pėrmendet transplantimi ilegal i organeve nė klinikėn Medicus, rekrutimi i pacientėve dhe dhuruesve tė organeve nė vende tė tjera, bashkėpunimi me mjekun kundėrthėnės turk Yosuf Somnez - dr. Vampirin e famshėm nga Turqia, qė u portretua madje edhe nga “New York Times”.

    Para gjyqit Shaip Muja tha se nuk kishte tė bėnte asgjė me aferėn Medicus, por pėr ēudi gati tė gjithė protagonistėt i njihte. Foli edhe pėr “korrespondencėn” e tij me Ministrinė e Shėndetėsisė dhe angazhimin e tij qė Medicusit t’i jepej leja pėr transplantime. Kėtė, tha ai, e kishte bėrė – gjoja - pėr arsye humane, pėr shkak tė “obligimit moral”. Dėshmitari Muja deklaroi se nė njė dasmė e kishte takuar Yosuf Somnezin, sepse “ėshtė traditė qė tė takohen nė mes vete tė gjithė dasmorėt”. A ėshtė vėrtet kjo traditė shqiptare? Mund ta paramendojmė takimin e dr. Mujės me dr. Somnezin: “Hello Mr. Vampire! Have we met before?” Para hiē mė larg se njė viti njė funksionar i rangut tė lartė nga radhėt e PDK-sė, nė njė moment sinqeriteti, tregonte se “njė pjesė tė raportit tė Dick Marty-it qė ka tė bėjė me pasluftėn kryeministri Hashim Thaēi e ka dhuratė edhe nga Shaip Muja”. Nė rrethin e ngushtė tė Thaēit ende ka njerėz, ndonėse jo shumė, qė sė paku nuk pajtohen qė politika tė shfrytėzohet pėr lloj-lloj allishverishesh. Nė Kosovėn e sotme figura tė tilla si Shaip Muja janė deputetė tė Kuvendit tė Kosovės, madje krekosen se janė “miq tė Amerikės”. Nė vendet e tjera publiku pėr persona si dr. Muja e dr. Somnez do tė merrte vesh vetėm nga kronika e zezė.



    Shkolla staliniste



    Derisa Kosova terrorizohet nga kamishiadat dhe shaipmujiadat nė veri mbahet referendum ilegal, i cili mund tė jetė uverturė pėr krijimin e Republika Srpska tė veriut tė Kosovės. Kėshtu Kosova rrezikon tė bėhet shtet edhe mė jofunksional dhe peng i kryeneēėsisė nacionaliste dhe kontrabandiste. Derisa publiku terrorizohet me pėrralla, Republika e re nė pothuaj ēdo raport ndėrkombėtar zė vend prominent me dy fėlliqėsi: krim e korrupsion. Derisa Kosova argėtohet keq nga PDK, eksponentė tė kėsaj partie, tė cilėt nė parlament kanė hyrė me vota tė vjedhura, pa asnjė fije turpi i referohen pikėrisht votės sė popullit, madje thonė se atė e paskan fituar pėr dallim nga oponentėt politikė. Duke u bazuar nė shkollėn staliniste votėplaēkitėsit e PDK-sė mund tė pėrsėrisin si papagaj se e kanė „besimin e popullin“, por kjo rrenė s’bėhet kurrė e vėrtetė, as me buēima kafehanesh, as me thirrje dėshpėruese-byrytėse nėpėr forume interneti. Krahas budallallėqeve tė kamishave, llullave, ēibukėve, cigarishteve dhe pipave tė duhanit mos tė harrojmė kėtu edhe suxhukun, suxhukometrin e shpikur nė rajonin e Klinės, kamishometrin pėr matjen e koeficientit tė spiunazhit inekzistent, verometrin (“verė Rahoveci, Shabaci apo Podgorice?”), zvonkoveselinoviqometrin, naftometrin, kosovapetrolometrin dhe shumė metra tė tjera. Kėshtu kalon koha jonė e ēmuar derisa tė tjerėt krijojnė fakte, ndėrsa PDK vjellė “fokte” e shpifje.



    robelli@bluewin.ch

  4. #44
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anėtarėsuar
    29-01-2011
    Postime
    134


    Mos me dergo MP e tenden e ke mbyllur per te derguar ty.

    Ndash ne forum e ndash jashte saj....krejt ata qe shajne UCK duhet mi Q..N..
    Lavdi XHAXHIT

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Brari

    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    dokumentari eshte nje sajim filmik i serbise dhe ska te verteta nga ato qe kerkon Diku apo Ponte apo serbia.

    shqiptaret po paguajn shtrenjt propaganden pordhacoiste rogneriste qe synonte te paraqise nje karikature "ushtarake" si super ushtri.

    ushtria qe ka vra e ka genocidu nje popull eshte ushtria serbe.. dhe pikerisht se kjo ushtria serbe ishte ZOTI i Fush betejes ne Kosove.. shqiptaria u detyrua te ike.

    Para shqiptarise iku shtabi karikaturisto-komunikatoist..

    prandaj dhe NATO u detyrua te nderhyje.
    Ne se UCK ish ne gjendje te rrembeje serb e ti coj ne shqiperi athere skish hy NATO.. sepse te fortin skish nevoj me e ndihmue..
    Nato hyri sepse shqiptari po vritej e digjej nga serbia.

    bandat e uck-se te vetmen qe kan pas mundur te bejne.. eshte pordhacoizma ndaj te mjereve shqiptar qe kan mundur me i transportu familjet e veta der ne kukes.
    atyre u ka shit mend e i ka tregu kallashin klosoist kto banda lahperesh me nick uck.

    biznis me organe ka pas mundesi te bej vetem serbia.

    dhe e ka ber me organe te shqiptareve.

    kurse e dal boja uck klosiste enveriste.. te vetmen trimeri qe ka ber...ishte me lan vetem ademin jashar por dhe miljona shqiptar e me ja mbath vet neper rogner.

    prandaj ish shtabi i uck duhet te flasi me ne fund.. sikur foli jakupi ne hag..
    qe skemi qen kerkushat.. e skemi kriju kurre ndoj forc ushtarake kunder serbise.. se te vetmen luft qe kem ba ka qen lufta kunder ldk-se.. kurse serbise vec ja kem lan me ba cka po don me te mjerin popull shqiptar..

    kjo eshte e vetmja dalje nga kjo gjendje..
    per bolet e miljardereve ish shtaboista mund te digjet kosova..

    thirrini mendjes..



    .

    edhe shteti shqiptar.. duhet te thote..

    se vec me nda mushama e buk per te ikurit.. jemi marr at kohe.. se kurgja tjeter skemi guxu me i ba serbise..

    ciu miu..

    bini drejt mashtrusa se popiulli e din te verteten

    oj derr derr pandushi tu shit pordh..
    kujtojn se i bejn mir kosoves..


    e tha plaka..

    http://www.youtube.com/watch?v=D_Q5dLQ9qxg


    .
    a ka mundesi te jet ky adrea stefani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anėtarėsuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230
    UQK. esht dhe dote mbetet nje ushtri e shenjet per shiptar por ka nje problem te madh ata qe sot fshihen pas luftes dhe flasin ne emer te saj jan e keqjka e kombit aty esht problemi

  7. #47
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar mė parė nga beni33 Lexo Postimin
    UQK. esht dhe dote mbetet nje ushtri e shenjet per shiptar por ka nje problem te madh ata qe sot fshihen pas luftes dhe flasin ne emer te saj jan e keqjka e kombit aty esht problemi
    .................................................. .... edhe nji pik do i shtoja postimit tuaj.
    Mer Beni ,a po e shef se si dilingjit e Evropes bashk me kto maskarenjet tan na godasin shuplaka e pastaj na thon ndal pak..e kshtu u bem turpi i botes.Po kto Euleskat e din mire se kush beri krime pore kan gjet Kosoven te u heci rroga e majme e Euleksit dhe bejn eksperimente pasi kan gjet vendin dhe mbeshtetsit tan nga qytetari i thjesht gjer te presidenca.
    Me kujtohet kure pak pas hyrjes se NATO-s ne Kosov ca komandant te pa pergjegjshem per tia rrit namin UCK flisnin para mediave te huaja se skishte aso masakrash qe perflitej se mbrojtjen e popullates e berem ne sypatremburit hardhuca e gjarpnusha.Tani serbija ne dialogje na i dikton temat dhe nga Evropa fiton perkrahje.S do mend ky kalluzellek i Evropes kure pa rreshtur perkra nji regjim dhe popull gjelat si serbet qe ishin e ne akoma sikure kemi dilema, na do apo jo Evropa..madje edhe ne vija te trasha grindemi neper forume.

  8. #48
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Ta benin kto prapaganta pak me te kryposura hajt do gelltitej disi, pore duke na treguar se ne kure te duam ju akuzojm ,ju burgosim duke sajuar gjera qe vetem gjuha e arsyes nuk e thot perveq serbis dhe perkrahsit e tyre si Dika e qenfer te llojit te vet.
    Te sjellesh argumente shterp nga medijat serbe te asaj perjudhe pa as nji fakt duke mar filmime nga filmat kinematografik per te akuzuar nji ushtri shum dobet e armatosur qe luftoi aq sa mundi
    te mbroj popullin e jo duke ber tregti me organet e serbve.Vera re nji argumen te tyre se personat serb e te tjer u dashka te jen diku ne shqiperi qe mirej si argumentkure nga burgjet serbe edhe pse si nji organ shtetror as nji her ska dhen pergjigjen per te burgosurit shqiptar te zhdukur ,te mos flasim per 20 mira civil ,nga ta gjysma ende te pa gjetur ose identifikuar.
    Serbija per te mose i paguar paramilitaret e formacioneve vrastare shpesh i vriste vet per ti shkruar para evrope gjeja tmerret e luftes..pore qellimin e shfrytzonte se kursente dinarin per qeverin kriminele dhe per ti qajtur viktimat civile ,gjeja se.

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-01-2012
    Vendndodhja
    Rrefugjat ne vendin tim ...
    Postime
    991
    Citim Postuar mė parė nga Prishtina.C Lexo Postimin
    Ja ky Fantomi ktu


    Ore si shume te gatshem jeni te godisni njerez , qe te pakten jane personalisht , dhe jo perfaqesues te Shqiperise , pa pritur reagimin apo konfirmin e tyre per ate qe iu atribuohet !

    Nuk na keni thene asgje akoma , pervecse po ndyni terrenin shqiptar , per Berishen qe i furnizonte nafte tankeve serbe , qe burgoste Adem Jasharet etj ne prerje bese (sepse nuk arriti t'i burgose as serbi) , qe zhdukte pa gjurme luftetare te tjere (sa as sot nuk iu dihet varri) , qe takonte Miloshevicin ne Oher (nuk keni nxjerre piken e zerit ) , qe fali detin dhe territorin shqiuptar grekeve dhe ngriti ne detyra dhe dekoroi firmataret dhe ne fund e firmosi edhe vete (pa i thene askujt dhe ne erresire te plote) etj.etj.etj se nuk ka fund lista .......

    Apo jeni duke bere duvane e serbit .....?

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •