Ne universitetin e Wellsit ne 28/02/03 erdhi ne seminar Neil Kinnock qe eshte Komisioner Europian (European Comminssioner) per Britanine e Madhe. Ne kete seminar per studentet e Shkolles se Ligjit ne Wells ai me teper foli per te ardhmen e Bashkimit Europian. Mbasi mbaroi shpjegimin e situates qe ndodhet BE dhe te ardhmes se saj na kerkoi qe te benim ndonje pyetje qe mund te kishim. Nje nga pyetjet qe i bera ishte se sa kohe mund te merrte integrimi dhe pranimi i vende ish-komuniste ne veri ne Greqise. U shpreh se me ne fund keto vende do te pranoheshin mirepo qartazi u shpre aspak tani afer. Me optimist ishte per Rumanine dhe u shpreh qe do pranohej se shpejti, dmth pas pranimit te 10s ne Maj 2004 Rumania do te pranohej pak me vone. Per Turqine gjithashtu tha qe do pranohej por e fundit. Shqiperine e vendosi ne grupin e ish Jugoslavise persa i perket integrimit dhe do merrte me teper kohe sec mendohet. Tha se si populli vete duhet te gjente forca per te qeverisur sic duhet. Permendi dobesine e qeverise, krimin e organizuar (droge, prostuticion etj) qe i mbajne peng fillimin e negociatave.
Une nuk e di se ku e gjen bazen e ketyre prononcimeve Nano per fillim te negociatave per pranim ne BE te Shqiperise se shpejti.
Gjithashtu duhet kuptuar se nuk eshte Greqia apo Italia qe do e beje integrimin e Shqiperise.
Cfare do te thote anetaresim i Shqiperise ne BE?
Do te thote vazhdimesi dhe garanci te gjuhes dhe traditave dhe kultures Shqiptare. Mirepo, ne jemi te mire-informuar se shteti grek nuk na e do aspak te miren saqe e kemi provuar ne kurriz tone diskriminimin, rracizmin, etj etj. Nga ana tjeter Italia i mbyt Shqipetaret ne det sic ndodhi ne 1997. Ghithashtu po nga ana tjeter servia po ne 1997 filloi vrasjet masive te popullit liridashes Shqiptar Kosovar. Keto krime dhe shfarosje nuk jane pa koordimin nga ana e komshinjve tane.
Prandaj zgjidhja me e shpejte dhe e domosdoshme eshte drejtimi i Shqiperise ne vendet Perendimore Anglo-Amerikane, Gjermane. Te vazhdohen takimet e rajonit me vendet e Ballkanit por nga ana tjeter te behet politike pro Anglo-Amerikane.
Mirepo, a mund te heqin dore qeveritaret tane te sotshem nga miqte e tyre serv e grek? Une nuk mendoj qe do heqin dore, dhe procesi i anetaresimit do veje akoma me gjate, shume me gjate.
Prandaj ta shohim realitetin ne sy dhe ti vihemi punes pasi eshte e qarte ku calohet dhe se ku duhet permiresuar.
Po sot u informova se Europa perjashtoi Shqiperine nga ndihmat qe kishte planifikuar per rajonin.
Serbia, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi do tė pėrfitojnė njė ndihmė prej mė shumė se 300 milion eurosh, ndėrsa asnjė kacidhe nuk ėshtė planifikuar nga Zyra e Shėrbimit europian pėr Shqipėrinė, njė projekt ky i Paktit tė Stabilitetit
RD, 03/03/2003
Te gjithe jemi ne dijeni qe njerzit tane jetojne ne mjerim ne Shqiperi. Kush me shume kush me pak te tere jane ne mjerim. Vetem mbijetojne me cfare i dergojme ne nga jasht.
Keta politikane te sotshem as qe duan tia dijne fare per varferine e popullit dhe mundohen te pasurohen me kriminalitet dhe duke na lene ne jasht Familjes Europiane. Autoritetet qeveritare "Shqiptare" nuk kane dhembje per popullin e thjeshte Shqiptar pasi s'ndihen te tille.
Prandaj dhe nje here po e perseris qe e kemi te qarte se ku duhet permiresuar.
Krijoni Kontakt