Nga Mujė Buēpapaj

Gjithēka drejtohej kundėr shtetit. Komitetet rebele, prapa tė cilave qėndronte Partia Socialiste, po pėrgatisnin kryengritjen e armatosur. Pėr kėtė, atyre u duhej sė pari shkatėrrimi i ēdo pranie tė autoritetit tė shtetit nė jug tė vendit, biles edhe simbolet e tij. Mė 28 Shkurt 1997, rreth orės 22.30, grupe kriminale qė kishin marrė peng qytetin e Vlorės dhe ndėrgjegjen e tij historike, duke marrė shkas nga njė incident i inskenuar me thika para ndėrtesės sė Universitetit tė Vlorės "Ismail Qemali", ku po mbahej edhe njė grevė urie, u nisėn drejt ndėrtesės sė SHIK tė kėtij qyteti pėr t’u hakmarrė. Siē ishte paralajmėruar disa orė mė parė nga BBC dhe Rojter, rreth 200 tė armatosur nė krye tė njė turme tė irrituar mėsynė godinėn e njerėzve tė SHIK-ut. Organizatorėt kishin manipuluar turmat me pretekstin se njerėzit qė kishin plagosur njė djalė tė ri, ishin punonjės tė SHIK-ut. Kėta punonjės, sipas tyre, kishin ardhur nė Vlorė pėr tė nxjerrė 55 studentėt nga greva e urisė. Kjo turmė banditėsh tė mbledhur nė tė gjithė jugun me nė krye ish-oficerė tė Sigurimit tė Shtetit dhe snajperė mėsynė mė njė egėrsi tė paparė rreth 12 djem tė rinj, qė ndodheshin nė atė moment nė godinė.

Siē tregojnė dėshmitarėt, sulmi u krye pa asnjė paralajmėrim, biles nė kushtet e njė errėsire fatale pėr shkak tė ndėrprerjes sė dritave. Bandat sulmuan me armė automatike, kallashnikovė, mitrolozė dhe eksploziv nga tė gjitha drejtimet. Nga ata qė mbijetuan, tregohet se shumica e oficerėve tė SHIK-ut nė kėtė orė ishin nė gjumė, pasi nuk prisnin ndonjė sulm, nuk i kishin bėrė kujt keq.

Nė krye tė kėsaj qėndrese vetėmbrojtėse u vu Lekė Ēoku, 29-vjeēar, Besnik Hidri dhe tė 11 kolegėt e tyre, tė gjithė ish-studentė tė Lėvizjes sė Dhjetorit 1990, tė cilėt kryesisht merreshin me ndėrlidhjen dhe ēėshtje tė tjera teknike.

Djemtė e SHIK-ut, nė krye tė detyrės, bėnė njė mbrojtje pėr rreth njė orė e gjysėm deri sa u mbaroi municioni. Gjatė kėtij luftimi oficerėt e shtetit kishin lėnė tre tė vdekur nė vend dhe disa tė plagosur. Njė snajper, i cili ishte pozicionuar nė njė shtėpi private pėrballė ndėrtesės sė SHIK-ut, nuk lejonte tė dilte kush nga rrethimi. Megjithatė disa prej tyre, duke shfrytėzuar errėsirėn ikėn nga rrethimi, siē thuhet, me zvarritje. Tre tė plagosur rėndė, pėrfshirė Lekė Ēokun dhe Besnik Hidrin, iu dorėzuan turmės me mendimin se po dorėzoheshin tek bashkėkombasit e tyre. Pas dorėzimit tė tre oficerėve do tė ndodhte njė nga aktet mė tė pabesa nė tė gjitha luftėrat e botės. Oficerėt e dorėzuar u morėn nga turma kriminale. Nė mėnyrėn mė barbare ata u tėrhoqėn zvarrė deri tek sheshi i ndėrtesės, ku po kryhej greva e studentėve vlonjatė.

Pas njė gjyqi simbolik para turmės, u bė edhe ekzekutimi i tyre. Skenat, deri sa Lekė Ēoku ka dhėnė shpirt, kanė qenė nga mė tė paparat nė botė, nga mė tė egrat.

Lekės, njė djalė i ri nga Tropoja dhe student i shkėlqyer i inxhinierisė, ashtu i plagosur iu kėrkua nga pėrfaqėsuesit e komiteteve nė rolin e prokurorėve-kasapė me thika dhe sopata nė dorė, qė tė shante Presidentin e Republikės, Sali Berisha. Sa herė qė Ēoku refuzonte tė bėnte njė gjė tė tillė, drejt tij zgjateshin dhjetra thika kriminale. Kjo skenė kėshtu vazhdoi, deri sa Lekė Ēoku, ky njeri paqėsor dhe idealist, ashtu gjysmė i vdekur, do tė merrte goditjen vendimtare. Njė grua me sopatė nė dorė do t’i merrte atij jetėn nė lule tė rinisė, pa i bėrė askujt keq. Ai i kishte shėrbyer atdheut dhe shtetit tė vet deri nė minutėn e fundit tė jetės sė tij, deri nė pikėn e fundit tė gjakut tė tij, duke lėnė pas njė atdhe po ashtu tė tradhėtuar dhe tė pėrgjakur, tė pashpresė dhe nė duart e banditėve tė veshur gjeneralė. Kulmin, urrejtja primitive ndaj Lekė Ēokut do ta arrinte kur njė grua, e cila mė vonė do tė bėhej deputete, u ul nė gjunj dhe i piu gjakun dėshmorit tė lirisė, nė shenjė hakmarrje ndaj Ēokut dhe njerėzve tė shtetit demokratik, por edhe pėr tė ndezur frymėzimin kundėr njerėzve qė do tė dilnin nė mbrojtje tė institucioneve tė shtetit, deri edhe flamurit kombėtar. Fotografitė me gruan qė pinte gjakun e Lekės dhe sopatėn qė binte mbi kokėn e tė riut martir, qarkulluan nė faqet e revistave italiane, nė kanalet televizive dhe kudo nė faqet e internetit.

Egėrsia barbare ndaj Lekė Ēokut vazhdoi. Komitetet e bandave nuk lejonin tė merrej as kufoma e tė ndjerit nga familjarėt e tij. Vetėm pas disa ditėsh, me ndėrhyrjen e njė misioni bamirės tė thirrur «Nėna Tereza», trupi i Lekės u nxorė nga varri i komitetit tė Vlorės dhe u nis nė vendlindje, i gjymtuar, vetėm pse kishte dashur atdheun e tij, tė ardhmen e tij. Kronikat e kohės tregojnė se po atė natė, komitetet do tė sulmonin vilat qeveritare dhe disa reparte ushtarake. Nė Vlorė, e cila ishte shndėrruar nė "kryeqytet" tė rebelimit bolshevik mafiozo-komunist, po pėrgatitej mėsymja e tyre e madhe kundėr shtetit demokratik. Mė 29 shkurt, «ZP» fliste pėr mėnxyrat e mercenarėve tė Berishės nė Vlorė.



Ditėt qė paraprinė shkatėrrimin



Pas dėshtimit tė firmave kryesore piramidale, qeveria dhe parlamenti reaguan me seriozitet. Mė 23 janar, Parlamenti shqiptar nxori njė ligj qė ndalonte fajdet. Ligji dėnonte deri me 20 vjet burg ata qė do tė merreshin mė kėtė veprimtari. Po mė 23 janar, qeveria ndalon fondacionet mashtruese "Xhaferi" dhe "Populli", si dhe njė numėr tė drejtuesve tė saj. Gjatė njė edicioni special lajmesh nė TVSH "Gjenerali" dhe Driza u panė tė deklaronin se ishin vėrtet firma piramidale. Ata mė parė mbaheshin si fondacione bamirėse.

Rreth njė vit mė parė, shefi i Shėrbimit Informativ Kombėtar, Gazidede, i kishte kėrkuar Gjykatės sė Tiranės nė mėnyrė zyrtare qė tė ndalohej ky fondacion pėr tė cilin, siē thoshte Gazidede, ekzistonin prova se ishte piramidė. Siē doli mė vonė, gjykata e kishte arkivuar kėtė kėrkesė. Menjėherė qeveria urdhėroi bllokimin e mbi 200 milion dollarėve tė kėtyre dy fondacioneve. Kėtė veprim tė drejtė tė qeverisė, mediat e majta dhe zyrtarėt e lartė tė PS-sė e kundėrshtuan. Ata i thanė popullit se qeveria e dha kėtė urdhėr vetėm qė populli tė mos i merrte paratė e tij. Ata pretendonin se qeveria do t’i pėrdorte kėto para pėr mbulimin e defiēitit buxhetor e tė tjera spekullime, tė cilat do tė nxisnin gjakderdhjen.

Mė 24 janar, nė Lushnje pati revolta. Pėrkrahėsit e kėtyre dy fondacioneve me qendėr nė kėtė qytet dogjėn dhe shkatėrruan objektet publike tė qytetit. Po kėtė ditė morėn peng pėr disa orė edhe zėvendėskryeministrin e qeverisė demokratike, Tritan Shehu. Disa grupe kriminelėsh dhe tė burgosurish ordinerė, kuptohet tė paguar, arritėn tė kryenin kėtė akt kriminal, i cili i kushtoi shtrenjtė imazhit tė qeverisė dhe shtetit demokratik.

Mė 30 janar, socialistėt shpallėn krijimin e koalicionit tė tyre, i quajtur "Forumi pėr Demokraci". Ata shpallėn largimin e qeverisė "Meksi" si objektiv kryesor ose siē kėrcėnonin ata, vendi do tė pėrmbysej, deri edhe pemėt dhe drurėt e trotuarėve.

Mė 19 shkurt, studentėt e Universitetit "Ismail Qemali" i Vlorės kishin shpallur njė grevė urie. Mė 20 shkurt, ata takohen me Presidentin Berisha. Ndėrsa Presidenti po bisedonte me pėrfaqėsinė e studentėve pėr tė gjetur zgjidhje politike dhe ekonomike pėr kapėrcimin e gjendjes, PS urdhėron fillimin e grevės nga frika e arritjes sė ndonjė marrėveshjeje me Berishėn. Nuk do pyetje, greva e urisė do tė pėrdorej thjesht pėr tė nxehur gjakrat.

Natyrisht, greva e urisė krijoi atė qė i duhej njė revolucioni, urrejtje ndaj regjimit, frikėn nga hakmarrja e tij dhe egėrsinė pėr tė ecur pėrpara.

Mė 26 shkurt, studentėt shpallin se nuk pranonin mė as mjekė. Sipas propagandės sė majtė, ata po flijoheshin pėr faj tė qeverisė sė Berishės. Grevistėt po pėrdoreshin fatalisht. Ata dhe komitetet e PS-sė ishin kundėr shtetit, kundėr SHIK-ut, si simbol i pranisė sė kėtij shteti. SHIK-u qėndroi, ai i dha dėshmorėt e parė pėr demorkaci. Po mė 27 shkurt, Kėshilli Kombėtar i PD-sė kandidon Berishėn pėr President. Pas njė debati nė Kuvend bihet dakort qė tė niset pėr nė Vlorė njė komision parlamentar. Qeveria Meksi kishte hedhur nė gjyq grevėn e urisė. Vetė kryeministri kishte kėrkuar vendosjen e gjendjes sė jashtėzakonshme nė Vlorė, kėrkesė e cila qe kundėrshtuar nga Berisha, i cili ishte pėr zgjidhje politike tė krizės. Meksi deklaronte se i njihte shumė mirė hajdutėt e Vlorės, duke shprehur besim se do tė rivendoste gjendjen, brenda pak ditėve do ta normalizonte atė.

Pavendosmėrinė e Tiranės po e shfrytėzonte maksimalisht PS dhe rrjetet e saj mbėshtetėse trafikantė, kriminelė tė sponsorizuar nga Athina dhe Beogradi.

Prej datės 26 shkurt deri me 28 tė kėtij muaji, socialistėt dhe "Forumi pėr Demokraci" kėshilluan mbėshtetėsit e tyre qė tė grumbulloheshin nė Vlorė. Ata kishin pėrgatitur ēdo gjė sipas njė skenari paraprak.



Pas revoltave

tė armatosura

qėndronte PS



Rėnia e firmave tė dėshtuara piramidale nxiti pakėnaqėsinė popullore, deri tek revolta e armatosur. PS po pėrdorte fajdet si pretekst tė mirė pėr tė rrėzuar qeverinė dhe mė pas gjithė piramidėn shtetėrore. Mosnjohja e zgjedhjeve tė vitit 1996 nga socialistėt e kishte dėmtuar imazhin ndėrkombėtar tė qeverisė demokratike. Socialistėt bojkotuan proēesin e votimit dy orė para pėrfundimit, duke shpallur se nuk njihnin rezultatet e tyre. Ata vendosėn bojkotimin e Kuvendit, duke lėnė jashtė tė dhjetė deputetėt e tyre, tė cilėt kishin fituar mė 26 maj.

Zgjedhjet e 20 Tetorit 1996, pėrmirėsuan pozitėn e qeverisė dhe tė Presidentit, edhe pse PD fitoi rreth 90% tė bashkive tė vendit. Zgjedhjet u njohėn nga BB dhe SHBA. Vendi po bėhej gati tė nėnshkruante Marrėveshjen e Asociim-Stabilizimit me BE. Por nga ana tjetėr, revolucioni i nėndheshėm po pėrgatitej me kujdes.

Nė prag tė zgjedhjeve tė 26 majit dhe sidomos nė vjeshtėn e kėtij viti, veprimtaria e fajdeve u shtua. Gazetat e majta njoftonin interesa tė larta fitmi qė shkonin nga 50% deri nė 200%.

Nė kėto rrethana tė reja nė nėntor tė vitit 1996, FMN i kėrkoi pėr herė tė parė qeverisė qė tė vinte nėn kontroll skemat piramidale. Nga FMN, por edhe nga institucione tė tjera ndėrkombėtare, qeveria e PD-sė ishte shpallur mė e suksesshmja, ndėrsa Shqipėria nxėnėsja e mirė e ish-vendeve komuniste. Njė muaj mė parė, ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, pas njė kthimi nga Uashingtoni paralajmėroi qytetarėt shqiptarė qė tė mos fusnin kursimet e tyre nė skemat piramidale. Thirrja e tij u kundėrshtua ashpėr nga shtypi i majtė, i cili si pėr inat vendosi qė tė rriste njoftimet e piramidave. Kriza ishte afruar.

Nė Dhjetor 1996, falimenton firma rentiere e njohur si "Sudja". Ajo arrestohet nė fillim tė janarit tė vitit 1997. Nė fillim tė janarit tė kėtij viti qeveria bllokon fondet e "Xhaferit" dhe tė "Popullit", tė cilėt po bėheshin gati, siē thuhej, kėto para jashtė shtetit bashkė me depozitat. Nė fillim tė Shkurtit 1997 falimenton "Gjallica", e cila kishte mbi njė muaj qė nuk jepte para. Tani nė Vlorė do tė fillonin protestat tė nxitur edhe nga Ruēi i sapokthyer nga Greqia, Brokaj, etj.

Gazetat e majta bėnin thirrje pėr armė. "ZP" e datės 14 Shkurt 1997 shkruante se, "Berisha kishte pajtuar mercenarė nga veriu dhe shqiptarė nga ish-Jugosllavia pėr tė shtypur protestat e jugut". Ish-drejtues tė PPSH nxitėn thashetheme tė tmerrshme kundėr njerėzve tė SHIK-ut, sikur ata do tė shkonin nė jug tė vendit pėr tė kryer akte tė rėnda kundėr jetės, pronės dhe nderit tė familjeve tė tyre. Kjo irritoi jo pak njerėz tė painformuar. Gjatė kėtyre revoltave ra heroikisht martiri i demokracisė, Lekė Ēoku, si dhe qindra demokratė nacionalistė nga Vlora deri nė Tropojė. Ata mbrojtėn nderin e atdheut nga barbarizmi, i cili i kushtoi shtrenjtė jo vetėm jugut, por gjithė vendit, gjithė kombit, kushtoi njė tjetėr vonesė drejt integrimeve euroatlantike.

Sot, pas gjashtė vjetėsh, askush nga oratorėt socialistė qė nxitėn hakmarrjen e egėr, nuk janė tė zotėt jo vetėm tė kthejnė paratė e lėna nė skemat piramidale, por as edhe tė thonė emrin e njė njeriu qė kishte shkuar tė dhunonte kėtė pjesė patriotike tė Atdheut tonė, sė cilės as diktaturat, pushtimet dhe kryengritjet makabre si ajo e vitit 1997 nuk ia kanė zbehur kurrė dashurinė pėr lirinė, demokracinė dhe kombin e bashkuar.