"Memorandumi 2 i Akademisė Serbe tė Shkencave dhe tė Arteve, nuk ishte i publikuar nė kohėn kur filloi fushata histerike kundėr ish presidentit Fatmir Sejdiut, gjoja si “shkelės i Kushtetutės”, gjė qė pas dorėheqjes sė tij tė imponuar, shkaktoi krizė zinxhirore institucionale e politike, duke e destabilizuar seriozisht shtetin tonė tė ri."

Ngritja e tonit nė debate publike nga ana e jo pak njerėzve tė pėrfshirė nė denoncimin e “shkeljes” qė kishte bėrė Sejdiu, dukej si sharm i demokracisė, si pėrkushtim i tyre qė tė respektohej kushtetuta e vendit. (Po tė njėjtat tone e pėrcollėn edhe garėn pėr kryetar tė LDK-sė, me njė angazhim enorm nė debate, tė shumė personave, qė kishin pasion respektimin “e rregullave demokratike” nė atė proces zgjedhor partiak). I gjithė ai aktivizėm i koncentruar pėr tė goditur nė njė adresė tė vetme, nė njė figurė tė vetme, nė figurėn e presidentit tė vendit, edhe mund tė dukej naive, po tė mos ishte e qartė se po shkaktonte destabilizim, ēuarje tė vendit nė zgjedhje tė jashtėzakonshme, duke ndėrprerė ritmin e punėve tė institucioneve.

Prandaj, nuk mund tė thuhet se ishte naive, po nė fakt ishte e planifikuar. E planifikuar nuk do tė thotė se tė gjithė pjesėmarrėsit nė ato debate ishin pjesė e njė komploti. Nė fakt pjesė e tij ka mundur tė jetė ndokush, qė ka pasur kapacitetin pėr tė aktivizuar pastaj ortekun politik, i cili mori me vete ish presidentin dhe ua shkurtoi mandatin pėr njė vit Kuvendit dhe qeverisė, duke e futur vendin nė njė periudhėn tė rrezikshme jostabiliteti.

Vetėm pasi ai ortek i provokuar politik arriti fundin e humnerės sė vet, pa arritur qė tė dėmtonte mė seriozisht stablilitetin e shtetit, u bė i njohur dokumenti mė i ri i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Serbisė, i cili nė pikėn 8 thotė tekstualisht” “Tė destabilizohen qeveritė e BeH, Kroacisė dhe tė Kosovės”. Pra, destabilizimi edhe i qeverisė sė Kosovės ėshtė njėra nga pikat e kėtij dokumenti, nė tė cilin bashkautor, me Dobrica Qosiqin e Matija Beqkoviqin ėshtė edhe Luba Tadiqi, babai i presidentit aktual tė Serbisė, Boris Tadiqit. Pėrpjekjet destabilizuese tė mbėshtetura nė Memorandumin 2, nė BeH janė shfaqur nė formėn e arrestimit, me kėrkesė tė interpolit serb, tė ish zėvendėspresidentit boshnjak, Ejup Ganiqit, tė arrestimit gjeneralit Divjak dhe sė fundmi me organizimin e njė referendumi nė Republika Sėrpska, me tė cilin do tė kontestohet nė fushėn e gjyqėsisė, autoriteti i komunitetit ndėrkombėtarė nė Republikėn Sėrpska.

Ndėrsa, destabilizimi i Kroacisė muajt e fundit ka qenė nga kėrkesa e Serbisė pėr ekstradimin e veteranit kroat tė luftės, Tihomor Purdės dhe nga verdikti i Tribunalit tė Hagės, ku u dėnuan me vite tė gjata burgu dy gjeneralėt e famshėm kroatė. Ante Gotovina dhe Ivan Ēermaku. Protestat pėr veteranin Purda ishin tė dhunshme dhe u koncentuan nė kėrkesėn pėr rrėzimin e qeverisė kroate. (vetėm falė mosekstradimit tė tij nė Serbi, gjakrat nė Kroaci u qetėsuan disi).

Kur ėshtė fjala pėr dėnimin e dy gjeneralėve kroat nga Tribunali i Hagės, pavarėsisht fakti se nuk ka ende fakte konkrete qė tė dyshohet nė anėsinė e atij institucioni, ky zhvillim i shkon nė favor pėrmbushjes sė njė pike tjetėr tė Memorandumit 2. Nė pikėn 1 tė kėtij dokumenti kėrkohet: “Tė zvogėlohet pėrgjegjėsia e Serbisė pėr krimet e kryera”, ndėrsa nė pikėn 5 kėrkohet: “Serbia tė sillet nė pozitė tė barabartė me republikat e tjera tė dėmtuara tė rajonit”. Kėtyre pikave tė dokumentit tė Akademisė Serbe tė Shkencave u pėrgjigjet jo vetėm dėnimi i dy gjeneralėve kroat po edhe akuzat e Dik Marttit ndaj Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe drejtuesve tė saj, si dhe arrestimi i fundit i njė grupi tė ish pjesėtarėve tė UĒK-sė.

Ideja themelore e raportit tė Dik Martit po edhe e arrestimeve tė fundit, nė fakt ėshtė pikėrisht barazimi i viktimės me kriminelin, duke rrafshuar ashtu pėrgjegjėsitė e shtetit serb pėr krimet e kryera nė Kosovė. Sipas interpretimit serb, “tė gjithė kanė kryer krime”, prandaj askush nuk mund tė akuzohet nė mėnyrė tė veēantė. Pikėrisht kėtė gjė e ka para sysh edhe pika 4, ku kėrkohet qė tė dekurajohet Bosnja tė mos e akuzojė Serbinė para Gjykatės sė Drejtėsisė. Dhe pika 6, ku kėrkohet edhe “mbyllja e Tribunalit tė Hagės”.

Termat e Memorandumit 2 janė nė frymėn e nacionalizmit agresiv serbomadh, ku krahas propozimeve se si tė amnestohet Serbia pėr krimet e kryera nė luftėrat e viteve nėntėdhjetė kundėr Kroacisė, kundėr BeH dhe kundėr Kosovės, sheshit nxjerrė krye insistimi pėr vazhdimin e idesė sė Serbisė sė Madhe. Kėsaj here kjo nuk ėshtė formuluar si nė Memorandumin 1, “tė gjithė serbėt nė njė shtet”, po nė formėn mė elastike, “ Tė mundėsohet tranzicioni i bashkėsive serbe tė rajonit, nė njė bashkėsi unitare serbe”. Bashkėsia unitare serbe nuk ka si tė kuptohet ndryshe vetėm se si njė shtet unitar serb, pėrkatėsisht njė “Serbi e Madhe”.

Kėrkesat e akademikėve serbė nė Memorandumin 2, do tė dukeshin si projeksione ireale tė disa pleqve tė frustruar, po tė mos ekzistonte njė lidhje direkte ndėrmjet ideve tė tyre dhe politikės shtetėrore tė cilėn e udhėheq Boris Tadiēi. Ashtu sikundėr shkruan Vlladimir Popoviq- Beba, ish shefi i Zyrės pėr Marrėdhėnie me publikun i ish kryeministrit tė vrarė serb, Zoran Gjingjiqit, “ky grup pleqsh ardhjen nė krye tė shtetit tė Tadiēit e ka pėrjetuar si fitore personale dhe ardhjen nė pushtet tė grupimit tė tyre, i cili do ta shfrytėzojė funskionin e kryetarit tė Serbisė dhe partinė mė tė madhe nė Serbi, Partinė Demokratike, si mjet pėr pėrmbushjen e ambicieve tė veta, tė cilat nė 60 vitet e kaluara nuk kanė qenė nė gjendje qė t’i realizojnė.” Mė qartė se kaq, nuk ka si flitet.

Prandaj, rreziku nga Memorandumi 2 nuk janė ai grup akademikėsh nacionalistė, por ėshtė Tadiēi dhe qeveria e tij, e cila ka filluar tė realizojė nė praktikė atė dokument.

Fakti qė nė Kosovė pėr tėrė kėto vite tė qeverisė sė Tadiēit ka njė pėrkeqėsim gradual tė gjendjes nė veri tė Kosovės, edhe pse ai ėshtė i deklaruar si “evropeist i flakėt” dhe ithtar i zgjidhjes sė problemeve “me dialog”, ėshtė brenda kėsaj politike destabilizuese.

Nė fakt, edhe dialogun e tashėm ndėrmjet Prishtinės e Beogradit, Tadiēi po syon ta shfrytėzojė pėr tė fituar poena nė sytė e Brukselit, pėr tė fituar Serbia statusin e kandidatit pėr pranim nė BE, (ndėrsa, nė anėn tjetėr ai krahas koncesioneve tė mėdha ekonomike qė i ka bėrė tashmė Moskės, po planifikon edhe marrėveshje strategjike me Rusinė).

Ndėrsa, qėllimi parėsor i qeverisė serbe ėshtė qė dialogun me Kosovėn tė pėrpiqet ta pėrdorė pėr destabilizimin e qeverisė sė Kosovės. Deklaratat provokuese tė shefit tė delegacionit serb nė dialog me Prishtinėn, Borko Stefanoviqit, tashmė janė tė qarta nė kėtė aspekt.

Qeveria e Kosovės duhet ta ketė para sysh kėtė hile tė politikės shtetėrore serbe, edhe nė kontekstin e objektivave tė shpallura tashmė nė Memorandumin 2. Nė tė kundėrtėn, mund tė ndodhė qė tė merret me pasojat e ndonjė skenari tė ri, si ai me ish presidentin Sejdiu dhe ai tjetri, mė morbidi deri tash, raporti i Dik Martit.

Nga: Milazim Krasniqi