(“Dashurisė platonike” nė mes tė territoreve tona tė ndara shqiptare me shekuj, po i vije fundi. Sepse, tashmė, ne ja kemi nisė me lyp!)

“Ata mund t’i ndėrrojnė ligjet dhe fetė, por racėn tonė tė pėrbashkėt dhe gjuhėn kurrė”, - ishte shprehur kėshtu dikur njė dijetar i urtė i kohės. Pa dyshim, kjo maksimė e qėlluar, si mė sė miri mund t’i pėrshtatet edhe tematikės tonė aktuale qė do ta trajtojmė nė vijim.
Kohėn e fundit, shumė po mė inkurajon fakti se, nė opinionin tonė mbarėkombėtar, me tė madhe po zhvillohet njė debat i haptė publik rreth bashkimit tė mundshėm shqiptar. Edhe pėrpos kundėrshtimeve tė zjarrta nė kėtė drejtim“pro et contra”, realisht, faza e parė kah detabuizimi i shprehjes sė lirė tė kėsaj dashurie tonė tė ngulfatur platonike, po pėrmbushet me pėrpikėri. Kryesorja ėshtė se po flitet! Po flitet me tė madhe kudo. Bile-bile me zė!
Dihet mirė se, jo vetėm nė psikologjinė e komunikimit tė zakonshėm ndėr-njerėzorė, por edhe sipas ligjeve tė urtėsisė hyjnore, pa e lyp diēka me zemėr, nuk ta jep as Zoti.
Nė kėtė drejtim, nė Bibėl, ta zėmė, ekziston njė postulat shumė domethėnės si porosi: “Lypni, do t'ju jepet; kėrkoni dhe do ta gjeni; trokitni dhe do t'ju ēelet! Sepse, kush lyp, i jepet, e, kush troket, i ēelet”. Andaj, “dashurisė platonike” nė mes tė territoreve tona tė ndara shqiptare me shekuj, po i vije fundi. Sepse, tashmė, ne ja kemi nisė me lyp!

“Lypni, do t'ju jepet, kėrkoni dhe do ta gjeni...”

Dikur kur isha nxėnės i shkollės sė mesme, nė gjeneratėn tonė ka qenė edhe njė vajzė e cila dallohej shumė pėr nga bukura nga tė tjerat. Prej gjithė ne meshkujve, nuk kishte kush qė nuk qe dashuruar marrėzisht nė te. Dashuri, platonike, kuptohet.
Por, edhe pse ishte shume e adhuruar nga ne, gjatė 4 viteve sa ishim bashkė, ajo asnjėherė nuk pat ndonjė tė dashur tė vėrtetė. Shkaku: sepse, aq sa ne ishim tė magjepsur nga bukuria e saj e pėrsosur, njėkohėsisht kishim edhe frikė, mosbesimi nė vete dhe dyshim nė realizueshmėrinė kėrkesės sonė, kėshtu qė, asnjėri nga ne “donzhuanėt” e gjeneratės, kurrė nuk kemi pasur guxim “t’ia lypim”, sikur thuhej nė zhargonin tonė adoleshent.
Mu sikur nga shembulli i kėsaj analogjie, ngjashėm veprohet sot edhe kur ėshtė fjala pėr Bashkimin Kombėtar tė shqiptarėve. Duke menduar kolektivisht se “kjo ėshtė njė kėrkesė e pamundur”, “nuk na lejojnė ndėrkombėtarėt”, “nuk ėshtė ende koha e duhur”, “do tė bashkohemi nė Evropėn e Bashkuar” ...etj., qė ta shprehim dhe ta kėrkojmė haptas kėtė dėshirė, ne kishim instaluar nė vete njė mohim si bindje tė fuqishme kolektive. Pra, qė tė na jepet, ne nuk kemi guxuar “me lyp”. Ama, tani e tutje, sigurisht mė jo! “Dashurisė platonike” nė mes tė territoreve tona tė ndara shqiptare me shekuj, po i vije fundi. Sepse tashmė ne ja kemi nisė me lyp!

Edhe nė gjuhėn diplomatike, pse jo haptazi Shqipėri Etnike?

Njė herė, nė njė takim privat dhe shoqėror qė kam pasur me njė politikan tė rangut tė lartė tė lidershipit kosovar, tė cilit, pėr shkaqe tė kuptueshme me kėtė rast nuk do t’ia zbuloj identitetin e plotė, e pyeta si miku-mikun dhe pa dorėza: Pse politikanėt tanė dhe mjaft sosh edhe nga viset tjera tė trojeve shqiptare, nė takimet diplomatike ndėrkombėtare me delegacionet e shteteve tė huaja, nuk kanė guxim qė haptazi para tyre, ta shpalosin aspiratėn tonė historike si popull: Bashkimin e tė gjitha trojeve etnike shqiptare nė njė shtet unik, bashkim ky, qė patjetėr dikur duhet tė ndodhi nė kėto hapėsira”? Ai, vetėm mė shikoi me buzėqeshje dhe pa kurrfarė hamendje mu pėrgjigj shkurt dhe bindshėm: “Sepse, edhe pa ju thėnė haptas atyre ne, ata e dinė mirė kėtė realitet”!
Pas kėsaj pėrgjigje tė sinqertė tė mikut tim politikan, mes nesh, njė kohė mbretėroi heshtje e nemitur e cila u thye pėrsėri nga po ai vetė: “Kur, para disa kohe, si anėtar i njė delegacioni kosovar, pata nderin qė zyrtarisht t’i bėjė njė vizitė SHBA-sė, gjatė njė takim protokollar tė mbajtur me disa kongresist, para nikoqirėve tanė tė kėtij rangu tė lartė politik dhe shtetėror amerikan, ne nė mes tjerash, me ēdo argument tentonim qė t’i kundėrvihemi idesė sė propaganduar tė politikės serbe, se pas shpalljes dhe njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės si shtet, shqiptarėt mė vonė do tė kenė aspirata pėr krijimin e njė “Shqipėrie tė madhe”. Menjėherė pas kėtij termini tė takimit tonė zyrtar, nė njė kotej rasti tė organizuar nergut pėr ne, mu afrua njė kongresist me nam dhe, pa njė-pa dy, ma bėri njė pyetje tė papritur pėr momentin: “pse gjithnjė ju politikanėt shqiptar po tentoni qė me ēdo kusht tė na bindni se populli i juaj nuk e dėshironit bashkimin kombėtar, kur kjo realisht ėshtė njė kėrkesė e natyrshme dhe ēdo diplomat i arsyeshėm e di mirė se njė shkrirje e tillė duhet tė ndodhi patjetėr dikur?”
Nuk ka fare dyshim se kėso gafe edhe mund t’i falen lidershipit tė ri dhe tė papėrvojė kosovar, i cili, gjithnjė para “kolosėve” tė diplomacisė perfide ndėrkombėtare, po tregon ndjesinė e theksuar tė kompleksit tė vlerės sė ultė dhe inferioritetit tė tepruar. Por, kurrsesi nuk i kuptoj deklaratat tė pamatura, tė pakuptimta, absurde dhe tė panevojshme publike qė kohėn e fundit, me njė intensitet tė shpeshtuar, po i bėjnė disa pėrfaqėsues tė lartė politik tė shtetit tonė amė -Shqipėrisė.
Mbase, edhe kėsaj po i vije fundi. Sepse, tashmė, ne vėrtet ja kemi nisur me lyp!

Adnan Abrashi