Close

Rezultati i Sondazhit: Cili është heroi më i madh i Kombit

Votues
205. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Adem Jashari (përfshirë tërë familjen e tij)

    51 24.88%
  • Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

    123 60.00%
  • Luan Haradinaj (dhe Shkëlzen Haradinaj)

    2 0.98%
  • Zahir Pajaziti

    8 3.90%
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi

    1 0.49%
  • Ismet Jashari

    1 0.49%
  • Tahir Sinani

    1 0.49%
  • Mujdin Aliu

    0 0%
  • Agim Ramadani

    1 0.49%
  • Salih Çekaj

    1 0.49%
  • Dikush tjetër

    16 7.80%
Faqja 4 prej 50 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 497
  1. #31
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Skenderbeu ishte ne ate kohe,tani eshte Adem Jashari.
    Po c'lidhje ka ishte atehere apo eshte tani.... heroi mbetet gjithmone i tille!

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #32
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Skenderbeu ishte ne ate kohe,tani eshte Adem Jashari.
    Ishte ne ate kohe????Hero nuk te ben e tashmja por te ben trashegimia qe le,trashegimia e Gjergj Kastriotit ka qene bashkimi kombetar se po mos te ishte per ate ne do ishim te ndare me fise e do ishim tretur me kohe
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Po c'lidhje ka ishte atehere apo eshte tani.... heroi mbetet gjithmone i tille!
    Qfare ju kapi tani?? E thash sepse smund ti dalloja,te dy kane qene trima qe nuk mund te krahasohen me askend..

  4. #34
    Citim Postuar më parë nga Nete Lexo Postimin
    Qfare ju kapi tani?? E thash sepse smund ti dalloja,te dy kane qene trima qe nuk mund te krahasohen me askend..
    ah ok, une e kisha marre ne tjeter kuptim

    La vita non si spiega, si VIVE!

  5. #35

    mos të bëjmë paralelizma mes dëshmorëve - heronjve!

    Këtu e një vit më parë e pata hapur këtë temë:

    A ka njësi matëse për atdhetarë, dëshmorë, hero.(vallë a matet patriotizmi me gramë!)

    Vërtet nganjëherë kur lexon disa shkrime edhe neveritesh edhe të kap siklet sa poshtë biem kur mundohemi të bëjmë ca krahasime të pavend, sidomos kjo sekletisje të vie kur lexon shkrime për atdhetarët, dëshmorët, e për gjithë ata që kanë kontribuar për kauzën shqiptare.

    Ndoshta fajet i ka gramatika jonë, apo ne që nuk kemi ”zbuluar” ndonjë njësi matëse për patriotizëm, flijim ( dëshmorë, martirë ), ta zëmë ( po marr njësitë matëse që njohim) ky është patriot 5 metra, ndërsa ky tjetri 9 metra: ose ky është patriot 200 kg ( ose litra ), ndërsa ky tjetri 280 kg ( ose litra ), mos të përmend edhe njësi tjera matëse, vat, megabajt, gigabajt etj.

    Sidomos më duket e pakuptimtë kur pretendohet të krahasohen dëshmorët - heronjtë.

    Paramendo, as gramatika jonë nuk e lejon që mbiemri dëshmor të krahasohet, ashtu siç nuk ka shkallë krahasimi mbiemri ” i vdekur” ( S’ka kuptim të thuhet, ky është i vdekur, ai është më i vdekur, por ai tjeri është më i vdekuri!!!).

    Unë them se fjala dëshmor, hero është i pakrahasueshëm dhe për një të rënë për kauzën tonë nuk ka fjalë më të madhe, as nuk ka kurrfarë njësie matëse që mund ta masë!

    Lutje: T’i lëmë rehat dëshmorët!


    Megjithëkëtë, nga një aspekt tjetër mund të bëhet një krahasim, sipas ”veprës” së dëshmorit. Kështu gjithë heronjt, shqiptarë e të huaj sipas kësaj ndahen në dy grupe të mëdha ( kjo gjithmonë sipas mendimit tim ):

    Dëshmorë kombëtarë dhe
    Dëshmorë ndërkombëtar

    -dëshmorët kombëtar janë ata që për veprën e tyre janë të njohur vetëm brenda etnisë së cilës i përkasin , ndërkaq
    -dëshmorët, heronjtë ndërkombëtarë janë ata të cilët, për të bëmat e tyre ka njohuri edhe bota ose ka pasur dobi edhe dikush i jashtëm nga kjo vepër.

    Kjo ishte një ndarje në vija të trasha, sepse sic e kam thënë edhe më lart nuk ka njësi matëse për dëshmorët-heronjtë.

    P.S. Për Skënderbeun dhe Nënën Tereze mund të flasësh edhe me të huaj.
    P.S. 2. Për të fituar titullin hero nuk është e domosdoshme të vritesh!
    Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 14-05-2011 më 08:26
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e ms13
    Anëtarësuar
    22-01-2009
    Vendndodhja
    Prishtin
    Postime
    192


    shikone ket dukemtar te Zahir PajazitiT.. JA WLENN
    Kurr Ne Jeten Time Nuk Dot Ndryshoj Veq Sa Me i Pelqy Dikujt

  7. #37
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Nuk mund të vihet dot një burrë shteti si Gjergj Kastriot Skëndërbeu për të cilin ekzistojnë me mijëra libra e biografi në botë që luftoi kundra farës së qelbur turkosmane përbri asnjë figure tjetër në shqipëri. Gjergji dhe Leka janë herojtë tanë të fundit kombëtar, me vdekjen e këtyre gjigantëve erdhën dhe 500 vite errësirë turkoislame që akoma nuk po dalim dot.

    Sigurisht për Adem Jasharin votojnë ata që kanë ndryshuar identitetin e tij mbi bazën e emrit. Turp të keni. Adem Jashari qe patriot Shqiptar, por ju keni mësuar mirë nga shkijet se si ti vidhni dhe ndryshoni identitetet e njerëzve, duke na e paraqitur atë si kinse Musliman dhe Shqiptar.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Hyllien : 14-05-2011 më 11:38
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #38
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Nuk mund të vihet dot një burrë shteti si Gjergj Kastriot Skëndërbeu për të cilin ekzistojnë me mijëra libra e biografi në botë që luftoi kundra farës së qelbur turkosmane përbri asnjë figure tjetër në shqipëri. Gjergji dhe Leka janë herojtë tanë të fundit kombëtar, me vdekjen e këtyre gjigantëve erdhën dhe 500 vite errësirë turkoislame që akoma nuk po dalim dot.

    Sigurisht për Adem Jasharin votojnë ata që kanë ndryshuar identitetin e tij mbi bazën e emrit. Turp të keni. Adem Jashari qe patriot Shqiptar, por ju keni mësuar mirë nga shkijet se si ti vidhni dhe ndryshoni identitetet e njerëzve, duke na e paraqitur atë si kinse Musliman dhe Shqiptar.
    Përshëndetje Hyllien
    për pjesën e parë plotësisht dakord, me atë që e kam nënvizuar

    në të dytën, duke sulmuar një grup të vogël ekstremist mysliman, po fyen shumë të tjerë të cilët e çmojnë gjakun e derdhur të familjes Jashari e që nuk kanë fare lidhje me myslimanizmin - dmth këtë që ti e sulmon. ADem Jashari dhe shumë dëshmorë të tjerë nuk kanë luftuar për myslimanllëk, se myslimanllëkun nuk na e ndalonte askush, sepse shkau nuk rrezikohej nga myslimanllëku. Prandaj e thashë më lart duhet të kemi kujdes kur flasim për dëshmorët

    respekt,
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  9. #39
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Me serjozitet e them, eshte me mire te hapet ndonje sondazh se kush meriton te jet ne vendin e dyte sa i perket kontributit me te madh kombetar. Vendi i pare eshte i zen me me shume se 5 shekuj
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  10. #40
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Nuk mund të vihet dot një burrë shteti si Gjergj Kastriot Skëndërbeu
    Adem Jashari qe patriot Shqiptar, por ju keni mësuar mirë nga shkijet se si ti vidhni dhe ndryshoni identitetet e njerëzve, duke na e paraqitur atë si kinse Musliman dhe Shqiptar.
    1. Ska fjal të gjithë mund të jenë heroj, patriota e atdhetar, por Skënderbeu u qendron në ballë dhe u prinë
    2. Adem Jashari ishte musliman ska diskutim ketu. Skënderbeu ishte i krishterë ska diskutim këtu. X heroi (po supozojmë në të ardhmen) do të jetë ateist ska diskutim këtu. T'i mohosh kulturën fetare një heroi për mendimin tim është ofendim ndaj tij. Fundja keta të gjithë luftuan për një ideal e që pa dyshim se është i shenjtë nga të gjitha fetë dhe nga ligjet demokratike, e ajo është LIRIA!

    Me t'mira!
    Kombi mbi të gjitha

Faqja 4 prej 50 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •