po skenderbeun pse e ke fut mes ktyre tipave ne sondazh!? Apo per te par sa injorante e idjote ka kjo toke mbi dhe?
Adem Jashari (përfshirë tërë familjen e tij)
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu
Luan Haradinaj (dhe Shkëlzen Haradinaj)
Zahir Pajaziti
Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi
Ismet Jashari
Tahir Sinani
Mujdin Aliu
Agim Ramadani
Salih Çekaj
Dikush tjetër
po skenderbeun pse e ke fut mes ktyre tipave ne sondazh!? Apo per te par sa injorante e idjote ka kjo toke mbi dhe?
Pa dyshim qe eshte Skenderbeu,dhe nuk besoj qe do te arrihet ndonjehere
ky hero.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
e bukur video e milloshit..
ka te drejt kur thot.. te varfer qe varferohen.. te pasur qe pasurohen..
por..
dhe koha e enverit keshtu qe..
ca bllokmene qe qef o qef-onin -.. sa ne vlore e poradec sa ne durres e paris.. brenda blloqeve qe ruheshin me ushtar bethnik.. mo i sheh poplli.. e 3 milion qe thaheshin si saraga radhave pafund e fund pesmediceve.. e kush hante m.ut.. burg 20 vjet..spaco burrel..
prandaj azemi hajdari mbetet heroi me i madh i gjith kohrave..
Gjergj Kastrioti - Skënderbeu lindi rreth vitit 1405. Ishte djali më i vogel, dhe fëmija i parafundit i familjes me shumë fëmijë të Gjonit dhe të Vojsavës, familia e së cilës banonte në krahinën e Pollogut. Ata kishin katër djem (Stanishin, Reposhin, Kostandinin dhe Gjergjin) dhe pesë vajza ( Marën, Jellën, Angjelinën, Vllajkën e Mamicën). Gjergji lindi në një kohë kur Principata e Kastriotëve ishte e fuqizuar. Kur osmanët morën Krujën (në fund të vitit 1414 ose në fillim të vitit 1415), që ishte në kufi me Principatën e Kastriotëve. Gjoni, i cili më 1410 u kishte dhënë një djalë peng osmanëve (ndoshta Stanishin) u detyrua edhe tani t’u jepte atyre peng djalin e vogël, Gjergjin.
Për një periudhë rreth 10-vjecare, Gjergji vazhdoi shkollën e içogllanëve të Edrenesë, ku përgjithësisht futeshin djemtë e sundimtarëve të posanënshtruarve e vasalë, për t’i përgatitur e edukuar me frymën osmane, si komandantë të zotë e feudalë të bindur.
Natyra e kishte pajisur Gjergj Kastriotin më dhunti të veçanta, shumë të çmuara. Ai ishte shtatlartë e shumë i fuqishem. Ishte mendjemprehtë dhe mësoi disa gjuhë të huaja. Gjatë viteve të shkollimit Gjergji u dallua nga të tjerët. Atij ia vu emri mysliman Skender dhe mori pjesë në fushata të ndryshme ushtarake në Ballkan dhe në Azinë e vogël. Luftonte mbi kalë e më këmbë dhe ishte mjeshtër i pashoq në përdorimin e shpatës e të armëve të tjera.
Pasi mbaroi shkollën e içollganëve, Skender hyri në kuadrot ushtarake dhe mori titullin e beut, duke pëparuar shpejt në karierë shtetëore: nga spahi arriti deri në postin e lartë të sanxhakbeut.
Në mesin e viteve ‘20 ai u dërgua në Shqipëri dhe qëndroi si kuadër i Perandorisë osmane deri në fund të viteve ‘30. Si spahi Skënderbeu pati një timar të madh në zonën midis Lezhes dhe Rubikut, ku ndodheshin edhe porti i Shufadasë dhe kriporet e Shënkollit. Në vitet 1437-1438 Skënderbeut iu tha posti i subashit të Krujës, kurse me detyrën e sanxhakbeut të Sangjakut Shqiptar ishte i biri i Teodor Muzakës, Jakup Beu.
Gjatë viteve të qëndrimit në Shqipëri Skënderbeu, ashtu si dhe Jakup Beu, favorizoi elementin shqiptar në marrëdhënie me administratën osmane dhe u kujdes për mbarëvajtjen e Principatës së Kastriotëve.
Në fund të viteve ‘30 kur në Ballkan po fillonin trazirat antiosmane, sulltan Murati II transferoi Jakup Beun dhe Skënderbeun nga postet e larta që kishin në Shqipëri. Emërimin e tij si sanxhakbej larg Shqipërisë, ndoshta në Nikopol të Bullgarisë. Skënderbeu nuk mund ta shikonte si një “gradim”, por si shprehje të mosbesimit të sulltanit ndaj tij dhe ndaj elementit shqiptar që ishte përfshirë në administratën e shtetit osman, (aq më tepër që në atë kohë atij i kishte vdekur i ati dhe dy vëllezër dhe në krye të Principatës duhej të vihej ai me Stanishin).
Nje Hero ka Shqiperia,edhe i Mbare Kombi SHQIPETAR,i cili eshte : GJERGJ KASTRIOTI - SKENDERBEU!
1LiFe & 1LoVe
çfare sondazhi bastard dhe i degjeneruar,
Ne rradhe te pare adem jashari megjithese eshte hero, nuk mund te vihet perpara Skenderbeut. Ka plot atdhetare dhe rilindas shqiptar qe kane luftuar jo vetem me pushke por edhe me dije.
E treta, kush jane ata te panjohurit e tjere qe ndonje ketu pretendon te quhen "heronj te kombit". ça eshte kjo nje barcalete?
Me thene te drejten, ndaj te njejtin mendim me ty ne lidhje me sondazhin. Nuk jam shprehur, me arsyen se ne baze te rregullave te forumit me kane thene qe nese nuk te pelqen tema, mos jep mendim per te, por me thene te drejten kjo ka nje rendesi te vecante sa eshte e veshtire te heshtesh.
Figurat tona te Ndritura, te Historise se Popllit tone, nuk mund te trajtohen kurre me sondazhe, ata kene nevoje per informacion te bollshem ne lidhje me Ta, ne menyre qe te mos abuzohet me lloj lloj shpifjesh kundrejt Tyre. Heronjte, nuk vihen kurre ne sondazhe.
Mbaj mend qe ne klase fillore na mesonin, se heronjte nuk ishin vetem ata qe luftuan me shpate kunder armikut, por edhe ata qe "luftuan" me pene, shkrimtaret tane te Ndritur qe nuk lejuan kurre me shkrimet e tyre te shuhej kjo Gjuha Jone, Madheshtia e veprave te Tyre, eshte nje Heroizem me vete.
Por sic e kam thene e do vazhdoj ta them, njerezimi eshte nje mosmirenjohes i madh!
Krijoni Kontakt