Close

Rezultati i Sondazhit: Cili është heroi më i madh i Kombit

Votues
205. Nuk mund të votoni në këtë sondazh
  • Adem Jashari (përfshirë tërë familjen e tij)

    51 24.88%
  • Gjergj Kastrioti - Skënderbeu

    123 60.00%
  • Luan Haradinaj (dhe Shkëlzen Haradinaj)

    2 0.98%
  • Zahir Pajaziti

    8 3.90%
  • Ridvan Qazimi - Komandant Lleshi

    1 0.49%
  • Ismet Jashari

    1 0.49%
  • Tahir Sinani

    1 0.49%
  • Mujdin Aliu

    0 0%
  • Agim Ramadani

    1 0.49%
  • Salih Çekaj

    1 0.49%
  • Dikush tjetër

    16 7.80%
Faqja 12 prej 50 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 497
  1. #111
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    azem hajdari
    sali berisha
    lulzim basha
    Shpresoj se po tallesh, sidomos për të parin.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #112
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    16-05-2011
    Postime
    4
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Shpresoj se po tallesh, sidomos për të parin.
    Hyllien mundet te kontaktojm nqs mundesh ne pm ?

  3. #113
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Une s'njoh ndonje hero tamam shqiptar. Nqs aventura politike do i ecte per mbare fan nolit , mbase ai mund ta meritonte titullin hero kombetar. Eshte e veshtire tja vesh gishtin ndonje personazhi tjeter , qofte ai edhe skenderbeu . Interesat e tij ishin me shume vetjake sesa kombetare.
    Sjam fare dakort me ty, Fan Noli po te ishte burre se ruante mjekrren ne amerike lol.Dje po shikoja nje video material dhe thoshte qe cerciz topulli qenka vrare duke luftuar me serbet.me beri shume pershtypje.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #114
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Ja pra po e shef pse u hap ajo temë apo jo ?
    Shiko tani, se sa perverse është situata. Prishtina, islamik bën këto gjëra:


    1) Përdor një libër të financuar nga rrethet më të rrezikshme Serbe në Austri për të ulur figurën e Skënderbeut. Ky libër pra është financuar nga rrethet ORTHODOKSE SERBE.
    2) Ul rezistencën e Skënderbeut me pallavrat e Schmittit(dikush këtu përmendi që janë botuar dy libra që e hedhin përtokë këtë pseudoakademik. Unë tek mini-lista minilistës së bibliografisë kam përmendur njërin nga librat)
    3) Islamizon Adem Jasharin
    4) Duke islamizuar Jasharin, dhe mënjanuar Skënderbeun islamizon cështjen Shqiptare në Ballkan.
    5) Duke alienuar publikun e shumtë me besim islam në Shqipëri nga figura e Skënderbeut, e len atë figurë të ngelet e vecuar nga historia Shqiptare dhe rrjedhimisht të shkëput dhe ty si komb njëherazi nga historia e lavdishme e Epirit, Ilirisë, Dardanisë e Pellazgjisë, pasi Skënderbeu dihet se cfarë simbolike përdorte.

    Ja cfarë ndodh mbas kësaj:
    6) Skënderbeu orthodoksizohet nga Serbët
    7) Skënderbeu shpallet shenjtor Serb
    8) Serbët lidhen gjenetikisht me Epirotët, Dardanët etj.
    9) Pjesa e krishterë shqiptare vihet përballë alternativës së zakonshme, o islamin ose figurat kombëtare(tashmë serbe) dhe zgjedh ato kombëtare sigurisht sepse nuk e lidh asgjë me Arabinë. Po të kesh vajtur në Himarë, do shikosh që krahas flamurit Grek tek disa njerëz, ke një portret të Skënderbeut me shqiponjën shqiptare. E cuditshme ? Sigurisht, dhe kjo vec se jep shpresë se Shqipëria është akoma në pozitat që këta njerëz ti rimarrë në gjirin e saj, sepse herojtë e tyre janë herojtë tanë, thjeshtë ata janë në një tjetër faqe historike me nuanca fetare ta themi kështu butë.
    10) Ti si komb zhdukesh përgjithmonë.


    Tani ti do thuash, ai është pakicë, e unë jam shumicë. Më vjen keq por me sa po lexoj e po shikoj, është e kundërta. Dhe do vijë një kohë që pjesa tjetër e kombit nuk do bëj më përjashtim për pakicën që të lejoj shumicën të livadhisi e përdhosi gjigantë botëror të këtij kalibri, aq më tepër Shqiptarë.
    Me thene te drejten, me duhet ta pranoj qe nuk e kam ditur qe gjendja paska qene kaq alarmante. Dmth, i kisha injoruar disa budallej forumesh me idene se aq kapacitet kane, dhe une ne jeten time te perditshme kam hasur tjeter gje. Pra eshte kjo qe me thua ne fund, e kam menduar qe une bej pjese tek shumica qe i injoron keta me idene se jane ne pakice dhe le te bejne gam gam, se nuk ua veme veshin. Por problemi qendron se si i behet? Se nuk mund te mundesh nje fenomen te tille as ne forum, as me nje shkrim te Myftarajt apo kushdo qofte. Aq me teper kur vete shteti ben sehir sepse ka interesat e veta, dhe fshihet pastaj nen petkun e tolerances fetare. Prandaj po te them qe nje gje e tille eshte me mire te parandalohet ne kohe sic thua ti, por une te them si mund ta besh? Sepse situata eshte e tille; shteti pra mbyll njerin sy, nje pjese e qytetareve si puna ime e shohin me idene se keta jane ne minorance dhe nuk do na mundin, nje pjese tjeter fillon ekspansionin dalengadale drejt qellimeve te tyre. Ja nje shembull i thjeshte, Ti mundohesh te japesh nje ide ketu, dhe te versulen "ti je emigrant c'a te duket vetja se po ben, ti nuk flet as shqip"

    E pra, neper forume nuk zgjidhim gje, as ti dhe as une, se disa i marrin edhe per hobi keto pune, dhe rrine e zgerdhihen pas ekranit te P.C.

  5. #115
    ♥ Kitty Loves Bubi ♥ Maska e Viola.V
    Anëtarësuar
    22-05-2010
    Vendndodhja
    CANADA
    Postime
    990
    Citim Postuar më parë nga Hyllien Lexo Postimin
    Ja pra po e shef pse u hap ajo temë apo jo ?
    Shiko tani, se sa perverse është situata. Prishtina, islamik bën këto gjëra:


    1) Përdor një libër të financuar nga rrethet më të rrezikshme Serbe në Austri për të ulur figurën e Skënderbeut. Ky libër pra është financuar nga rrethet ORTHODOKSE SERBE.
    2) Ul rezistencën e Skënderbeut me pallavrat e Schmittit(dikush këtu përmendi që janë botuar dy libra që e hedhin përtokë këtë pseudoakademik. Unë tek mini-lista minilistës së bibliografisë kam përmendur njërin nga librat)
    3) Islamizon Adem Jasharin
    4) Duke islamizuar Jasharin, dhe mënjanuar Skënderbeun islamizon cështjen Shqiptare në Ballkan.
    5) Duke alienuar publikun e shumtë me besim islam në Shqipëri nga figura e Skënderbeut, e len atë figurë të ngelet e vecuar nga historia Shqiptare dhe rrjedhimisht të shkëput dhe ty si komb njëherazi nga historia e lavdishme e Epirit, Ilirisë, Dardanisë e Pellazgjisë, pasi Skënderbeu dihet se cfarë simbolike përdorte.

    Ja cfarë ndodh mbas kësaj:
    6) Skënderbeu orthodoksizohet nga Serbët
    7) Skënderbeu shpallet shenjtor Serb
    8) Serbët lidhen gjenetikisht me Epirotët, Dardanët etj.
    9) Pjesa e krishterë shqiptare vihet përballë alternativës së zakonshme, o islamin ose figurat kombëtare(tashmë serbe) dhe zgjedh ato kombëtare sigurisht sepse nuk e lidh asgjë me Arabinë. Po të kesh vajtur në Himarë, do shikosh që krahas flamurit Grek tek disa njerëz, ke një portret të Skënderbeut me shqiponjën shqiptare. E cuditshme ? Sigurisht, dhe kjo vec se jep shpresë se Shqipëria është akoma në pozitat që këta njerëz ti rimarrë në gjirin e saj, sepse herojtë e tyre janë herojtë tanë, thjeshtë ata janë në një tjetër faqe historike me nuanca fetare ta themi kështu butë.
    10) Ti si komb zhdukesh përgjithmonë.


    Tani ti do thuash, ai është pakicë, e unë jam shumicë. Më vjen keq por me sa po lexoj e po shikoj, është e kundërta. Dhe do vijë një kohë që pjesa tjetër e kombit nuk do bëj më përjashtim për pakicën që të lejoj shumicën të livadhisi e përdhosi gjigantë botëror të këtij kalibri, aq më tepër Shqiptarë.
    Ke nje shembull nder qindra

    Citim Postuar më parë nga blueton Lexo Postimin
    po cna duhet or burre skenderbeu skemi dobi prej tij.nuk ka nevoje te vlersohet skenderbeu, ate dine vetem ca forumist ,ndersa muhamedin e ndjekin milarda njerez dhe per cdo dite i bashkohen popullit te muhamdeit nga 4 anet e botes, kurse gjorgja juaj eshte bere molle sheri.

    ne kendej nga maqoja nuk kemi nevoje per gjorgjet tuaj , mbajeni per vete dhe beni nga nje buste ne cdo qytet ,vetem nje propozim nga une , qe ne vend te peles ti vni nje scooter do dukej me mire
    $ $ ¥ ... ♥♫ - ♥♫

  6. #116
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Sondazhi do te duhej te ishte kush eshte heroi i dyte me i madh shqiptar pas Skenderbeut?

    Figura e tij eshte ne menyre te pakontestueshme e para dhe eshte nencmim per kete figure te futet ne cfaredo sondazhi me figurat tjera, sidomos kur dihet se krejt te tjeret kane pasur si shembull Skenderbeun ne luften e tyre per shqiptari!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Desha të pyes anëtarët e forumit se cili mendoni se është heroi më i madh i Kombit, gjithashtu cilin e keni më tepër simpati që ju ka lënë përshtypje si me biografinë e tij ashtu edhe me luftën çlirimtare të tij?!
    heronjte se cili ka meritat e tij ,pasi ngjarjet qe kane ndodhur jane te ndryshme nga njera-tjet, megjithate heronjte perball zgjedhjes kan pas synimin e njejte dhe zgjedhja e tyre ka qene " ja vdekje ja liri", ketu dua te shtoj qe si Adem Jashari edhe Gjergj Kastrioti e dinin shume mire qe ne lufte nuk i dihej si merrnin gjerat, kjo zgjedhje ata i ben te njejte dhe te pavdekshem per luften qe kryen per lirin e popullit Shqipetare. RROFTE SHQIPERIA DHE LAVDI HERONJEVE TE SAJ.

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Viola.V Lexo Postimin
    Ke nje shembull nder qindra
    Ju Z.Blueton, me sa shikoj nuk merrni vesh nga historia e aq me pak nga kombi Shqipetare, sepse feja per mua qe e quaj veten shqipetar , nuk eshte gje tjeter veçse besimi ndaj zotit, si ç'do popull edhe ne besojme ne fe secili sipas besimit te tij por kombesia ruhet si gjeja me te shtrenjte,bashke me heronjte. Ju zoteri a nuk e pyesni ndonjeher veten perse te gjith shtetet e ruajne me fanatizem origjinen e tyre ashtu edhe heronjte qe kan len gjurme ne histori, edhe jan gati tu vjedhin ndonje edhe komshijve te tyre. Mendohu mire para se te vendosesh se ç'fare do te jesh Shqipetare apo muhadinexhad se feja te udheheq drejt besimit ndaj zotit qe çdo kush mundet te zgjedh se ne cilen fe do te besoj por nuk eshte asnjeher feja identiteti i tij kombetare, per mua zoti eshte nje per te gjith ne nuk eshte as mysylman e as i krishtere por nje zote per te gjith njerezimin. Shpresoj te kuptosh ate qe te kam shkruajtur pa te ardhur keq.
    Ndryshuar për herë të fundit nga a.koci : 19-05-2011 më 10:16 Arsyeja: ME FAL VIOLA E PASKAM POSTUR NE FAQEN TENDE

  9. #119
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anëtarësuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Na ka dale nje hero i ri qe do zevendesoje Gjergj Kastriotin



    http://www.mapo.al/index.php?z=lexo&...bje-koke-ramen
    "Shoku Mjekesise"

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e a.koci
    Anëtarësuar
    17-05-2011
    Postime
    125
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    azem hajdari
    sali berisha
    lulzim basha
    Ti ja ke fut kot fare plako, kot kot fare Azemi duke qen student i dhjetorit pranohet si deshmor i demokracise por ata 2 te tjeret hiqi e mos i nxirr se na felliqe fare. desha te kujtoja se ata qe kan qen ne pushtet ne koh te enverit jan edhe sot, si pushtetaret edhe kundershtaret rrjedhin nga e njejta parti PARTIA MEME PPSH ose PKSH turp per ne qe drejtohemi nga njerez te tille, lexo "ODISEJA E NJE DETEKTIVI" edhe do ta shohesh se ne ç'fare belaje jemi dhe si dihet se si do shkoj halli yne me njerez te tille ne krye, nese vazhdojme te duartrokasim te majten apo te djathten. jeni te rinj e i therrisni mendjes se nje vend kaq i vogel sa jemi ne e me pasurit nentokesore, ishim rregulluar njeqind here me mire se bota po te punohej drejte por nuk mbush populli yne, zihen per partite jo te ngrihen e ti ven para pergjegjsise per maskaralliqet qe po bejne. Te lutem kuptoje mos besimin tim ,por te rekomandoj qe te lexosh" odiseja e nje detektivi" e gjen edhe ketu ne forum e shkruajtur nga AGIM HAMITI ka ne permbajtje ngjarje reale edhe kuptohet qarte perse jemi ne kete gjendje , sa pazare jane bere ne kurrizin tone.
    Ndryshuar për herë të fundit nga a.koci : 19-05-2011 më 10:35

Faqja 12 prej 50 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •