Close
Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 35
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anėtarėsuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    hehe, po normal pse ca prisje ti?
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  2. #12
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anėtarėsuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Supriza nga aq sa kam dėgjuar nga tė dyja palėt si PS dhe PD qė jan shprehur pėr proēes zgjedhor tė rregullt. Pėr herė ka pas zėnka jo me vodhe ktu , jo me vodhe atje , jo sherr ktu , jo sherr atje dhe pse ėshtė iēik si herėt se nė fund plasin kto akuzat
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  3. #13
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anėtarėsuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar mė parė nga mia@ Lexo Postimin
    Kavaja. Me ne fund Kavajesit votuan njeriun dhe jo partine.
    Nuk eshte mire te kete qytete qe i qendrojne besnike nje partie te vetme, pavaresisht kush kandidon. Kjo vlen dhe per ato qytete ku votohet vetem ps-ja.
    paragrafi me i bukur qe kam lexuar sot !!! bravo !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  4. #14
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar mė parė nga SaS Lexo Postimin
    paragrafi me i bukur qe kam lexuar sot !!! bravo !!!
    pse ju myzeqaret ken qene ndonjehere te djathte?

    qysh

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga I Music Lexo Postimin
    Shikon keto zgjedhje dhe pershtypje te ben menjehere fakti qe qytetet kane votuar pergjithesisht majtas ndersa fshatrat djathtas dhe kesaj radhe kjo ra me shume ne sy se edhe heret e tj...Gjithashtu duhet permendur se Jugu esht me partine e majte ndersa veriu me partine e djathte dhe kjo dicka tj per tu analizuar...do te permend edhe nje fakt tj qe ndodh ne korce pergjithesisht ose kete di me mire un meqe jetoj ketu...fakti qe ndikon edhe feja tek vota te krishteret zakonisht u shkon vota tek nje kandidat i krishtere dhe anasjelltas...DO TE DESHIROJA TI ANALIZONIM BASHKE KETO 2-3 FAKTE.
    Do te pyesja: Ku dallon vota qe hedh nje fshatar nga vota qe hedh nje qytetar?

    Si fshatari, si qytetari, kane nje vote. Si ai i pasuri, si ai i varferi, kane po nje vote. Si ai i dituri si ai i padituri, kane po nje vote. Si ai socialisti, si ai demokrati, kane po nje vote. Dhe kjo eshte bukuria e demokracise dhe vota e njejte, eshte ajo qe i ben jo vetem zgjedhjet te ndershme e demokratike, por ruan edhe paqen e shoqerise. Nese nuk e di, shoqerite e qyteteruara demokratike, njihen si te tilla, pasi ndryshe nga shoqerite e tjera qe i zgjidhin mosmareveshjet e tyre me dhune/lufte, shoqerite e qyteteruara i zgjidhin me voten e lire. Secili voton, dhe te gjithe pranojne verdiktin e shumices. Kjo e dallon nje dite te shemtuar si 21 janari 2011 ku pushteti u kerkua te rrembehej me dhune, nga nje dite e bekuar si 8 maji, ku te gjithe shqiptaret votuan ne mase, dhe vota e te gjitheve u regjistrua e numerua nje per nje.

    Vezhgimi yt, ne pamje te jashtme eshte i drejte, por pare me me imtesi nuk qendron. Partia socialiste vertet ka fituar ne disa prej qyteteve kryesore te vendit, ashtu si bie ne sy qe aleanca e demokrateve ka fituar rendshem shumicen e gjithe komunave ne rang republike. Arsyet per kete jane shume, por une po te rendis ato me kryesoret.

    1. Socialistet nuk kane fituar bashkite por kane rimandatuar kreret aktuale te bashkive

    Nga zgjedhjet e 2007, socialistet kishin nen kontroll gati gjithe bashkite kryesore te vendit. Kater vjet me pas, ata kane arritur te rifitojne ne qytete si Elbasani, Vlora, Korca, por keto nuk mund te quhen "fitore" te PS. Ne pjesen derrmuese te ketyre bashkive, qytetaret kane votuar per kryebashkiakun e tyre ekzistues, dhe jo per PS. Qytetaret e kane rivotuar, pasi kane ngelur te kenaqur nga puna e bere prej tyre ne keto 4 vjet. Me shume se sa nje vote per PS, ato jane nje vote per kryebashkiaket e PS ne keto qytete. Ajo qe bie ne sy, qe eshte ne disfavor te PS, eshte qe edhe pse ne shume keto qytete ka fituar kandidati socialist, keshillat bashkiake ose jane ne balance midis dy kampeve, ose eshte ne avantazh koalicioni i djathte. Pra nje pjese e mire e elektoratit, ka votuar per kandidatin socialist, por kur ka ardhur fjala tek mbeshtetja partiake per Keshillin bashkiak, ia ka dhene koalicionit tjeter. Pa harruar, qe fitoret e socialisteve, kane qene shume here me te ngushta ne numer se 4 vjet me pare, qe do te thote qe keta individe e PS e kane humbur disi mbeshtetjen e elektoratit qe i mandatoi 4 vjet me pare.

    2. Tirana + Durresi + Shkodra = 2/3 e gjithe elektoratit shqiptar

    Ne keto 20 vjetet pluralizem, levizja e lire e popullsise ka bere, qe gati 2/3 e gjithe popullsise shqiptare te jete perqendruar ne keto 3 qytete/qarqe kryesore. Dhe nese do te perdoresh nje llogari te thjeshte politike, ajo parti/koalicion qe fiton dy nga keto 3 qytete apo qarqe, eshte eshte fituesja e cdo zgjedhje qe mbahen ne Shqiperi, qofshin keto zgjedhje lokale apo qendrore.

    Te gjitha qytetet e tjera te vendit, kane pesuar hemorragji ne njerez e vota, dhe detyrimisht qe jane kthyer ne provinca duke e humbur me kohen vleren politike. Bashkia Tirane per shembull, eshte bashkia me e madhe ne vend, dhe posti me i rendesishem administrativ pas kryeministrit te vendit. Bashkia Durres ka nen kontroll portin me te madh te mallrave dhe njerezve ne vend. Bashkia Shkoder eshte qendra e gjithe Veriut te Shqiperise.

    Si PD dhe PS do te ishin te lumtura te humbisnin te gjitha bashkite e tjera te vendit, pervec keto tre me lart qe jane trofete me te medha politike ne vend.


    3. Qytetar = buxhetor, fshatar = fermer

    Pjesa derrmuese e qytetareve te Tiranes per shembull, jane te punesuar ne shtet, marrin rroge nga shteti, qofte ky shteti qendror apo lokal. Pra jane buxhetore. Socialistet u munduan gjate 8 viteve qe ishin ne pushtet te krijonin "klientelen" e tyre ne Tirane. Jane me mijera familjet e militanteve socialiste qe levizen nga rrethet drejt Tiranes, duke fituar si shperblim per militantizmin e tyre politik nje vend pune ne administraten publike apo ne bashkine Tirane. Kjo kategori njerezish, e kane te lidhur mireqenien e tyre familjare me fatet e PS. Fitoren e PD ne 2005 dhe 2009 kjo kategori njerezish e perjetoi me frike. Nje nga premtimet qe Berisha beri gjate fushates, dhe qe e mbajti, ishte shkurtimi me 20% i administrates publike. Berisha e mbajti kete premtim duke shkurtuar 20% te buxhetoreve ne administraten publike, qe e merrnin parane kot ne shtet. Ky ishte nje politike e mire fiskale per Shqiperine, por jo nje politike e mire elektorale: te gjithe ata parazite qe humben vendin e punes, a do te votojne per Berishen apo per kundershtarin e tij?! Sigurisht qe te gjithe keta jane vota te humbura per Berishen dhe ndryshe nga socialistet, Berisha nuk aplikon politiken e klienteles.

    Perse fshataret kane votuar ne mase per PD ne keto zgjedhje? Per nje arsye shume te thjeshte: per here te pare ne 20 vjet pluralizem, shteti shqiptar u lidhi fshatareve pension, dhe ua rriti ndjeshem, duke balancuar disnivelin e pageses se pensioneve midis qytetareve e fshatareve. Dhe jo vetem kaq, por edhe disa prej politikave agrare te ndjekura nga qeveria, sic jane inisiativa e mbjelljes se ullirit dhe dhenia e kredive per fermeret, jane vleresuar nga fshati. Pala tjeter socialiste, jo vetem qe nuk kujtohet per fshatin, por fshati e fshataret jane bere edhe pre e batutave e ofendimeve te dala nga goja e kryetarit te socialisteve. Sa fshatra vizitoi Edvin Rama gjate fushates?!

    Po te shikosh lajmet apo te lexosh gazetat, militantet me te medhenj socialiste apo njerezit me te besuar te PS, jane punonjesit aktuale te administrates bashkiake. Keta jane emeruar si komisionere dhe si numerues votash, pasi keta jane ata qe e dine: po humbi njeriu i tyre, Edvin Rama, humben edhe ata vendin e punes.


    4. Lufta e qeverise kunder ekonomise kriminale, ndihet me shume ne qytet se ne fshat

    Ne keto 6 vjet, risite e qeverisjes Berisha kane qene te shumta, por ne krye te listes ka qene lufta kunder mafies: krimit e korrupsionit. Aldo Baret e Lulzim Berishat nuk jetonin ne fshatra por ne qytetet kryesore te vendit. Pasurite e tyre te patundshme, bizneset e tyre, dhe ata qindra njerez qe ushqeheshin si punetore me parane e krimit, jetonin ne qytete e jo ne fshatra. Fitoret e qeverise mbi krimin e kriminelet, vertet gezojne shqiptaret e drejte, por ligeshtojne te gjithe ata njerez qe ishin punesuar e jetonin fale ekonomise se krimit. Ligeshtojne te gjithe ata arkitekte, ndertues pallatesh e punetore krahu qe derdhnin ne beton parane e droges. Per plot 1 dekade, mafia nuk ishte vetem instaluar ne vend, por i kish shtrire tentakulat e saj thelle ne gjithe qelizat e ekonomise dhe shoqerise shqiptare. Dhe ky nuk eshte nje fenomen qe e verejme vetem ne qytetet kryesore, e gjejmee dhe tek nje pjese e fshatareve: dekaden e kaluar, fshataret shqiptare preferonin te mbillnin hashash dhe jo drithera. Edhe fshati e ndjeu doren e hekurt te shtetit, qe ndermori fushaten e shkaterrimit te te mbjellave te hashashit, qe shtriheshin ne mbare territorin e vendit, si ne jug edhe ne veri.

    Per te pature nje tablo te qarte te ketyre zgjedhjeve, duhet te presim perfundimin e numerimit dhe keto rezultate duhet ti krahasojme me 4 vjet me pare. Nga ky krahasim, do te shohim se cilat bashki e komuna kane ndryshuar duar, dhe aty do te duket suksesi apo deshtimi i koalicioneve ne gare.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 12-05-2011 mė 00:05

  6. #16
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    2. Tirana + Durresi + Shkodra = 2/3 e gjithe elektoratit shqiptar

    Ne keto 20 vjetet pluralizem, levizja e lire e popullsise ka bere, qe gati 2/3 e gjithe popullsise shqiptare te jete perqendruar ne keto 3 qytete/qarqe kryesore.
    Ke ndonje statistike qe thote se keto jane tre qytetet me te medha?

  7. #17
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    Keni ndryshuar titullin e temes dhe keni vendos nje titull jashte subjektit tim te qellimit.Nuk po flisja per bojra blu dhe roze por per suprizat e zgjedhjeve.
    "Shoku Mjekesise"

  8. #18
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Po normal qe fshatrat zgjedhin me mire, meqe jane me te kthjellte, se nuk jetojne ata ne zymtesine e betonit qytetar.

  9. #19
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Ke ndonje statistike qe thote se keto jane tre qytetet me te medha?
    Nuk kam statistika pasi as shteti shqiptar nuk ka statistika, pasi nuk eshte bere regjistrimi i popullsise. Shifrat e vetme qe japin nje ide se cfare ka ndodhur me popullsine ne Shqiperi ne keto 20 vjet, jane shifrat dhe listat zgjedhore.

    Sa here qe ne Shqiperi behen zgjedhje, listat zgjedhore rifreskohen me te ardhurit e rinj nga rrethet ne keto qytete te medha. Keta jane banore te rinj te Tiranes apo Durresit e Shkodres. Ashtu sic bie ne sy, qe ne baze te numrit te votave te hedhura, gjithe votat e hedhura per bashkite ne jug apo ne veri te vendit, i perqafrohen per nga numri vetem nje njesie bashkiake ne tre bashkite e medha.

    Po te shikosh se sa vota gjithsej jane hedhur neper keto bashki te vogla, apo me sa vota gjithsej ka fituar kandidati fitues, do te cuditesh, pasi ne shumicen e rasteve, jane zgjedhur kryetare bashkie vetem me 2000 deri ne 5000 vota. Dhe nuk eshte vetem levizja e lire e njerezve brenda vendit qe ka krijuar kete trend, eshte edhe emigracioni, prej te cilit kane humbur me shume banore/votues qytetet e vogla si ne jug edhe ne veri.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 13-05-2011 mė 10:41

  10. #20
    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Nuk kam statistika pasi as shteti shqiptar nuk ka statistika, pasi nuk eshte bere regjistrimi i popullsise. Shifrat e vetme qe japin nje ide se cfare ka ndodhur me popullsine ne Shqiperi ne keto 20 vjet, jane shifrat dhe listat zgjedhore.

    Sa here qe ne Shqiperi behen zgjedhje, listat zgjedhore rifreskohen me te ardhurit e rinj nga rrethet ne keto qytete te medha. Keta jane banore te rinj te Tiranes apo Durresit e Shkodres. Ashtu sic bie ne sy, qe ne baze te numrit te votave te hedhura, gjithe votat e hedhura per bashkite ne jug apo ne veri te vendit, i perqafrohen per nga numri vetem nje njesie bashkiake ne tre bashkite e medha.

    Po te shikosh se sa vota gjithsej jane hedhur neper keto bashki te vogla, apo me sa vota gjithsej ka fituar kandidati fitues, do te cuditesh, pasi ne shumicen e rasteve, jane zgjedhur kryetare bashkie vetem me 2000 deri ne 5000 vota. Dhe nuk eshte vetem levizja e lire e njerezve brenda vendit qe ka krijuar kete trend, eshte edhe emigracioni, prej te cilit kane humbur me shume banore/njerez qytetet e vogla si ne jug edhe ne veri.

    Albo
    Me sa po shoh une, Shkodra nuk eshte ne tre qytetet me te medha. Ne shume statistika qe po gjej, megjithese nuk jane te sakta sigurisht, Shkodra renditet gjithmone pas Elbasanit dhe Vlores per nga popullsia.

    Tirana dhe Durresi po jane gjithmone dy te parat.

Faqja 2 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •