Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Ismail Kadare: Po punohet të na ndajnë nga Europa

    Shkrimtari i madh, Ismail Kadare, vjen me tona të ashpra për shqiptarët dhe heshtjen ndaj dramës së Kosovës. Në librin e ri, hedhur në treg nga “Onufri” vetëm dy ditë më parë, Kadare flet për rimohues shqiptarë, për klane brenda llojit që ndihmojnë deshqiptarizimin, për rikthimin zellshëm të projektit për ndarjen e dy shteteve shqiptare nga Europa, flet për akuzat e Carla del Ponte-s dhe Dick Martyt dhe nevojën që populli shqiptar të mos përfshihet nga paniku, por të lejojë hetimin e krimeve nëse ka të tilla.


    Ismail Kadare i rikthehet dramës së Kosovës, bashkë me të edhe dramës së popullit shqiptar. “Mbi krimin në Ballkan; letërkëmbim i zymtë”, botuar nga “Onufri” prej dy ditësh gjendet në treg. Në fakt vetë autori e quan një libërth. Një hyrje e shkruar gjatë muajve të këtij viti mes Parisit dhe Tiranës, shpalos edhe qëllimin e shkrimit të këtij libri. Është pikërisht heshtja ndaj dramës së Kosovës dhe krimeve serbe të ndodhura atje, që në rrjedhë të historisë përbëjnë krimin më të freskët në Ballkan.

    Shkrimtari shqetësohet për një tjetër krim që ndihmon të parin, heshtjen e shqiptare. Kjo hyrje është një thirrje dhe njëkohësisht një akuzë për të vetët. “Dymbëdhjetë vite pas çlirimit të Kosovës, një “omerta” e palejueshme ka lënë nën perden e mjegullës krimet e lemerishme serbe. Kanë heshtur për to pikërisht ata që e kishin për detyrë ta ngrinin zërin deri në kupë të qiellit: kronistë, akademikë, historianë, politikanë e publicistë nga të dyja anët e kufirit.

    Opinioni publik europian dhe ai botëror, pikërisht ai që i kishte nxitur qeveritë dhe ushtritë e vendeve të tyre të ngrinin avionë për të bombarduar Serbinë, pas mbarimit të luftës e pritën me padurim dëshminë shqiptare. Ajo dëshmi vononte dhe kjo ishte me të vërtetë dramatike. Nuk ishte thjesht një vonesë, ishte më shumë se kaq”, shkruan Kadare në faqet e para të librit.

    Në faqet që pasojnë ai i mëshon veçanërisht krimit të madh të serbëve, atë të përdhunimit të mijëra grave, vrasjes së tyre dhe të foshnjave. E quan të pafalshme heshtjen ndaj tmerrit më të madh të Kosovës, që do të ndiqej nga një tjetër tmerr: atë të mosdëshmimit.

    Kadare flet sërish për klane, për rimohues, për një Shqipëri e këtë radhë edhe Kosovë të shitur. “Ndërkaq të tjera pasione po shfaqeshin në Kosovën e porsadalë në dritë. Ndër to, ishin tri etje të pashpallura ndonjëherë kaq babëzisht: etja për pushtet, ajo për para dhe, e fundit, por jo më e pakta, etja për lavdi. Shqipëria fqinje, ndonëse shtet gati shekullor, dhe me arsye të ngjashme për t’iu ngazëllyer lirisë, nuk arriti t’i rrezatojë diçka më të mirë shtetit të ri shqiptar, ngaqë vetë vuante nga e njëjta lëngatë”, shkruan ndër të tjera Kadare. /Shqip
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    Mire o kadare o qen i helmuar, i bere propagand enver hoxhes per 30 ca vjet, mashtrove nje popull te tere sa qe nuk i late asnje pike dinjiteti, e shkateruat ne kulem sa qe bota mori lemerin kur na pane, tani ja bene game game.
    Klysh komunist i pamoralshem, ky eshte shkaterimi jote, dhe shokve te tu qe i bere shqiptarve.

    vdeksh nje ore e me pare o cakall dhe lekur dele

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Mire o kadare o qen i helmuar, i bere propagand enver hoxhes per 30 ca vjet, mashtrove nje popull te tere sa qe nuk i late asnje pike dinjiteti, e shkateruat ne kulem sa qe bota mori lemerin kur na pane, tani ja bene game game.
    Klysh komunist i pamoralshem, ky eshte shkaterimi jote, dhe shokve te tu qe i bere shqiptarve.

    vdeksh nje ore e me pare o cakall dhe lekur dele
    ti nisesh nga arsye fetare..
    nuk vlen

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e skampin
    Anëtarësuar
    12-01-2003
    Vendndodhja
    Spanjë
    Postime
    947
    Ismail Kadare eshte figure e shquar e popullit tone.duhet te gezohemi qe Kdareja meret me çeshtjet madhore te kombit tone kur asnje nga keta qe çojne sumen perjete nuk bejne as 0% te asaj qe ben ky burre.
    Kujdes nga shkjau
    Kujdes nga greku
    Kujdes nga ata qe harruan ATDHEUN
    AT GJERGJ FISHTA

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-05-2009
    Vendndodhja
    Dallas Texas
    Postime
    751
    ti nisesh nga arsye fetare..
    nuk vlen
    Ku shikon fene aty ti?? Perse paragjykon kot me kot.
    me thuaj po deshe qe ato qe thashe nuk jane te verteta.
    kadareja eshte nje pleh.
    Populli shqiptar gatuane ne banjo me mjerim te skajshem, kurse ky shkruante me mijera romane e vepra duke na genjyer qe jemi populli me i pasur dhe i lumtur ne bote, dhe me keqa eshte se ky e dinte se cndodhte jashte.
    jeni shume te varfer te mburesh me kadaren qe shkruan romane e novela plot genjeshta
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mr Zeid : 11-05-2011 më 22:50

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Akademyku Qosic nuk ka kohe te meret me masakrat e sebeve kundra foshnjeve shqiptare pasi eshte i zene me punet e medha javore tek Shekulli duke llomotitur kundra berishes e duke glorifikuar sistemin e Enver Hoxhes.

  7. #7
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Ku shikon fene aty ti?? Perse paragjykon kot me kot.
    me thuaj po deshe qe ato qe thashe nuk jane te verteta.
    kadareja eshte nje pleh.
    Populli shqiptar gatuane ne banjo me mjerim te skajshem, kurse ky shkruante me mijera romane e vepra duke na genjyer qe jemi populli me i pasur dhe i lumtur ne bote, dhe me keqa eshte se ky e dinte se cndodhte jashte.
    jeni shume te varfer te mburesh me kadaren qe shkruan romane e novela plot genjeshta
    Ku ke lexuar nga Kadareja qe populli shqiptar ishte me i pasuri dhe me i lumturi ne bote?Kam pershtypjen se nuk e ke lexuar fare Kadarene!
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  8. #8
    . Maska e illyrian rex
    Anëtarësuar
    11-10-2009
    Vendndodhja
    ne fronin tim
    Postime
    4,491
    Citim Postuar më parë nga Mr Zeid Lexo Postimin
    Ku shikon fene aty ti?? Perse paragjykon kot me kot.
    me thuaj po deshe qe ato qe thashe nuk jane te verteta.
    kadareja eshte nje pleh.
    Populli shqiptar gatuane ne banjo me mjerim te skajshem, kurse ky shkruante me mijera romane e vepra duke na genjyer qe jemi populli me i pasur dhe i lumtur ne bote, dhe me keqa eshte se ky e dinte se cndodhte jashte.
    jeni shume te varfer te mburesh me kadaren qe shkruan romane e novela plot genjeshta
    Kadareja nuk lexohet ashtu siq lexohen recetat e embelsirave. Kadarene duhet te dish ta lexosh. Lexo ndonjehere mes rreshtave se kupton me shume.

  9. #9
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Po na del Kadarja si shume cryptic, mos do te na e beni autor te Apokrifes. Ju rekomandoj te lexoni Dasmen mes rreshtash.

    Mund te pranohet si shkrimtar cryptic oborri - nuk i kalon dot caqet.

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga flamuri_kuqezi Lexo Postimin
    Po na del Kadarja si shume cryptic, mos do te na e beni autor te Apokrifes. Ju rekomandoj te lexoni Dasmen mes rreshtash.

    Mund te pranohet si shkrimtar cryptic oborri - nuk i kalon dot caqet.
    Kurse ti me siguri je i madhi Nobelist anonim i shekullit 21!!!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •