Close
Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 161
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2004
    Postime
    12

    Kryetari i FBKSH :Adili: Kryepolici me shtrengon te iki

    Adili: Kryepolici me shtrengon te iki
    E Diele, 12 Dhjetor 2004

    Kryetari i Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar, gafurr Adili, ne nje bisede dje me "Korrieri"-n, pohoi se drejtori i Policise se Tiranes Albert Dervishi, i ka kerkuar "te nderprese veprimtarine propagandistike". Ne te kundert, duhet te lere Shqiperine. Reagimi: Per ceshtjen kombetare nuk do te resht. Dhe kerkesa: "Ne s'me duan ketu, te me sigurijne jeten diku tjeter". Bisedimet, me disa nga partite shqiptare, ne Tirane, Shkup dhe Kosove

    Dashamir BICAKU

    TIRANE - Qendron bashke me familjen, ne nje apartament ne rrugen "Komuna e Parisit" ne Tirane por prej disa ditesh prane ka edhe nje polic qe e ruan. Gafurr Adili, kryetar i Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar (FBKSH), pas shoqerimit dy dite me pare ne polici, ndjen se i eshte afruar serish kerkesa per t'u larguar nga Shqiperia. Ne nje bisede me "Korrieri"-n, Adili shpjegoi dje shkaqet pse e moren ne pyetje ne policine e Tiranes dhe dy bisedat me drejtorin rajonal te policise, Albert Dervishi. "Takimi i dyte te premten, ishte mese i qarte. Ose duhet te nderpres veprimtarine propagandistike ne sherbim te ceshtjes kombetare ose duhet te le Shqiperine dhe te iki gjekund tjeter". Adili thote se hapat e fundit te policise shqiptare ne Tirane, nuk e ndalin ne veprimtarine e tij, te cilen e cileson, perpjekje dhe levizje kombetare qe qe ka si qellim bashkimin e trojeve etnike shqiptare. Ai thote se do te vazhdoje te punoje ne kete drejtim, "megjithe veprimet represive qe po kryente policia e Tiranes dhe autoritetet ndaj meje, duke me kerkuar ta nderpres veprimtarine time". Sipas Adilit, nese do te vazhdohet te ngulet kembe ne kete linje, atehere qeveria shqiptare duhej t'i gjente atij nje vend, ku duhej te shkonte. Kjo pasi ne Maqedoni ai rrezikonte qe me veprimtarine qe kryente te vuante nje demin prej se paku 25 vitesh burg. Qe prej dites se premte, ne pallatin ku ai banon, qendron nje sherbim policie, si dhe patrullojne grupe te ndryshme te policise se Rendit te Komisariatit nr.2 ne Tirane.

    Jeni shoqeruar dy here ne pak dite. Perse ju kane thirrur?

    Eshte e vertete qe une jam thirrur ne polici. Te marten ne mengjes, me ka ardhur nje thirrje e drejtorit te Policise se Tiranes, Albert Dervishi. Me priti miqesisht dhe me kerkoi qe te nderprisja veprimtarine time. Sipas tij, kjo kerkese ishte nje mesazh qe atij ia kishin dhene nga lart dhe se ai po matransmetonte. Po ashtu miqesisht iu ktheva dhe i thashe se une nuk mund ta nderprisja kete aktivitet, pasi isha ngarkuar nga kuvendi Frontit per Bashkim Kombetar dhe se ne te kundert une duhej te jepja doreheqjen.

    Sa qendruat ne polici?

    Te marten jo shume, sepse ishte nje takim i shkurter dhe menjehere pas mesazhit te Dervishit, dola qe andej. Te nesermen, te merkuren une dhashe nje deklarate ku sqaroja se si kryetar i Frontit, i zgjedhur ne kongresin e tij, ne Pallatin e Kongreseve, nuk do te nderprisja veprimtarine time ne sherbim te ceshtjes se Bashkimit Kombetar te shqiptareve.

    Shoqerimi juaj ka lidhje me sigurine e vizites se presidentit maqedonas sot ne Tirane. Ju a kishit planifikuar aktivitete gjate ketyre diteve ?

    Ne aktivitete zhvillojme vazhdimisht sepse FBKSH-ja ka seline e saj ne Tirane, ku edhe zhvillon takimet e saj. Personalisht une as nuk e kam ditur nje gje te tille, vetem se jam informuar gjate dites se sotme nepermjet "Korrieri"-t dhe me pas, te mediave ttelevizive qe kane pasqyruar lajmin e shoqerimit tim.

    Serish u shoqeruat ne polici. Pse kete here?

    Per kete ceshtje qe eshte shkelje e te drejtave te njeriut, une kam informuar avokatin tim qe t'ia relatoje autoriteteve perkatese, mbajtjen dhe sekuestrimin e telefonit tim nga policia pa nje procedure te miratuar dhe ne menyre arbitrare. Nderkaq une jam nje person i lire me vendim te Gjykates se Larte. Jam shoqeruar ne policite premten, fill pas deklarates se dhene te merkuren ne hotel "Dajti". Atje kam takuar drejtorin e Policise se Tiranes Albert Dervishi, zevendesin e tij, Ilir Sula qe mbante shenim dorazi biseden tone. Ishte i pranishem edhe shefi i Antiterrorit Niko Brahimaj. Kete here toni i Dervishit ishte me i ashper. Po ashtu edhe une u detyrova te pergjigjesha ne menyre te ashper pasi komunikimi i drejtorit, nuk ishte aspak miqesor. Me komunikuan se une do te duhej te nderprisja urgjentisht veprimtarine time, ne te kundert do te shpallesha "non grata". Por une nuk mundem te nderpres veprimtarine, vetem nese do te jap doreheqjen, por per kete ceshtje une jam betuar 25 vjet me pare.

    Thate qe FBKSH-ja ka seline e saj ne Tirane. Ku eshte ajo?

    Ne realisht kemi seline ne Tirane, por nuk jemi parti plitike, apo subjekt zgjedhor, fizik dhe juridik. Vetem ato mund te regjistrohen, ndersa ne jemi nje grupim qe mblidhet dhe punon ne menyre ligjore, por pa nje seli te caktuar konkrete, sepse ne nuk luftojme per pushtet, por vetem per Bashkim Kombetar.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Tirana nuk duhet të pengoj punën e këtyre veprimtarëve të interesave dhe çështjes sonë kombëtare. Bile edhe vet Tirana duhet të punoj bashkë me ta për realizimin e tyre.

    Është e llogjikshme dhe e kuptueshme për të gjithë që për momentin e besoj edhe në të ardhmen nuk është në interesin tonë ndonjë angazhim ushtarak, dhe prandaj edhe këta i janë larguar atij opcioni.

    Rasti i Kondovës, banorët e atij fshati janë duke kërkuar të drejtat e tyre legjitime për amnisti, e kjo e drejtë e tyre është edhe pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, kështu që sllavo-maqedonasit duhet tu japin amnistinë atyre, nëqoftëse janë për paqe dhe kundër konflikteve.
    Për këtë jo vetëm FBKSH por edhe vet Tirana me diplomacinë e saj duhet të kontribuoj që sa më shpejt, banorët e Kondovës, të marrin të drejtat e tyre të amnistisë, dhe të mbyllet edhe ky problem.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2004
    Postime
    12
    Pajtohem 100% me ju Dodon,te lumte goja..

    Ja dhe ca lajme....


    Kreu i Frontit per Bashkim Kombetar Shqiptar mbahet i izoluar ne shtepi nga policia, Adili: Ky eshte veprim politik

    Lajmi i ores 10:15 AM



    Gafurr Adili
    TIRANE (13 Dhjetor) - Kryetari i Frontit per Bashkimin Kombetar Shqiptar, Gafurr Adili, prej disa ditesh mbahet i izoluar ne shtepine e tij ne Tirane, nga forcat e policise. Vete Adili ka deklaruar se "Ky eshte nje veprim politik i cili shkel te drejten e lirise dhe te drejtave te njeriut". Adili ka pohuar se uniformat blu e ruajne ate prej disa ditesh dhe e ka lidhur kete mase me sigurine gjate vizites se Presidentit Maqedonas ne Tirane, Branko Cervenkovsi. Numri nje i frontit per bashkimin kombetar ben thirrje qe ti jepet fund shantazhit, qe sipas tij eshte nje eshte nje loje e turpshme per qeverine shqiptare. db/db(News24/Balkanweb)

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    FBKSH do mbajë Kuvend të Jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare

    FBKSH do mbajë Kuvend të Jashtëzakonshëm për çështjen shqiptare


    Tiranë (KosovaLive) – Krerët Drejtues të Frontit për Bashkimin Kombëtar Shqiptar(FBKSH), deklaruan të premten, se në muajin prill do të mbajnë Kuvendin e Jashtëzakonshëm Kombëtar, që synon të unifikojë mendimin e politikanëve shqiptarë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe kudo që ata ndodhen, në mbështetje të interesave të shqiptarëve.
    Kryetari I FBKSH-së, Gafurr Adili, u shpreh gjatë një konference shtypi, se "vendimi për të përshpejtuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të FBKSH-së, në gjysmën e parë të muajit mars, është marrë, pasi të një rëndësie të madhe konsiderohen ngjarjet politike që pritet të ndodhin, nga të cilat varet fati i shqiptarëve në Europën Juglindore". "Vendimi u morr pasi ne vlerësojmë me seriozitet të lartë politik, situatat në hapësirat e jetesës së shqiptarëve në Ballkan, si zgjedhjet për pushtetin lokal në IRMJ (mars 2005); zgjedhjet parlamentare në Shqipëri në qershor 2005; paralajmërimi mbi mbajtjen e referendumit mbi të ardhmen e Unionit Serbi-Mal I Zi; si dhe paralajmërimet e faktorit politik ndërkombëtar mbi fillimin e bisedimeve për çështjen e statusit të Kosovës në verën e vitit 2005", tha ai.

    Sipas Adilit, "duke qënë se këto ngjarje vlerësohen maksimalisht, dhe kanë të bëjnë me reagimin e shqiptarëve në mbështetje të interesave kombëtare, Kryesia e FBKSH-së, mori 4 vendime të rëndësishme, që në thelb synojnë unifikimin e mendimit politik e intelektual të shqiptarëve, për të dalë me qëndrime të njëjta rreth fatit dhe ardhmërisë së shqiptarëve, si pasojë e këtyre ngjarjeve". "Kuvendi Kombëtar i Jashtëzakonshëm i FBKSH-së do të mbahet në gjysmën e parë të muajit mars 2005", informoi ai.

    Grupi i Punës nën drejtimin e Adilit, deri në ditët e para të muajit mars, do të kontaktojë me përfaqësuesit e qeverisë së Shqipërisë, mbi procedurat që do të respektohen, mbështetur në legjislacionin e vendit, për mbajtjen legalisht të Kuvendit të Jashtëzakonshëm në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. "Brenda kohës së përcaktuar, në synojmë të përfundojmë bisedimet me partitë politike dhe subjektet e tjera shtetërore, atdhetare, të cilët kanë shpehur gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë mbledhje", deklaroi kryetari i FBKSH-së.

    Brenda këtyre afateve, këshillat e Zonave dhe Nënzonave të FBKSH-së, do të mbajnë mbledhjet e tyre parakuvendore, ku krahas diskutimit të
    përmbajtjes së Programit të Veprimit Politik të FBKSH-së, do të përcaktohen dhe delegatët që do të marrin pjesë në këtë aktivitet.

    Po ashtu, për KosovaLive, Adili i ka kometuar si "të pamatura deklaratat e kereut të shtetit shqiptar Alfred Moisiut dhe Kryeministrit Fatos Nano, që janë shprehur se e njohin Maqedoninë me emrin kushtetues si
    Republikë".
    Sipas tij, zyrtarët e Tiranës duhet të tregohen më të kujdesshëm para se të japin deklarata të tilla, pasi nëpërmjet synimit të vendosjes së marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, janë duke treguar se nuk kanë njohuri historike dhe nuk kanë dijeni rreth rrjedhojave që do të vijnë prej
    këtyre deklaratave. "Me njohjen e emrit Repubulikë e Maqedonisë është njëjtë sikur Tirana të japë për Shkupin, 2.500 hektarët e tokave që janë në pronësi të Kosovës(që gjenden në Viti), duke e bërë realitet firmosjen fiktive të marrëveshjes mes Shkupit dhe Beogradit. Por, dhënia e këtyre tokave për Maqedoninë është shkelje e hapur e Korinizës së Rezolutës 1244, e cila përcakton qartë paprekshmërinë territoriale të Kosovës", komentoi Adili.

    "Politikanët shqiptarë duhet të mbajnë deklarata të përgjegjshme në të ardhmen, dhe e kam fjalën këtu për drejtuesit e qeverisë shqiptare, të cilët para se të japin mendim në lidhje me një çështje të caktuar, duhet të konsultohen më parë me politikanët e Kosovës dhe Maqedonisë. Kuvendi i Jashtëzakonshëm që do të mbjamë, synon krijimin e një dialogu mbarëshqiptar në lidhje me çështjen dhe interesat kombëtare", komentoi më tej ai për Agjencinë.

    Para disa kohësh, Presidenti Serbi-Mal I Zi, Tadiç, u shpreh se "nuk do të
    heqim dorë nga Kosova", duke paralajmëruar fillimin e një tjetër konflikti.
    Rreth kësaj çështjeje, Adili, tha se "Serbia duhet ta harrojë Kosovën një herë e përgjithmonë!". "Ata janë duke u përgatitur për një luftë, parashikohen konflikte në Ballkan, jo vetëm prej tyre, por edhe prej politikanëve dhe ekspertëve të politikës ndërkombëtare. Duhet të jemi të vetëdijshëm se nëse do të ndodhë një gjë e tillë, ashtu si dhe herë të tjera, faji do të mbetet në kurriz të shqiptarëve", u shpreh ai.

    Pyetur sesi mund të eleminohen këto trazira që janë parashikuar, Adili, shton se "dhënia e statusit për Kosovën, do të qetësonte një herë e përgjithmonë situatën". "Vetëm nëse Faktori Ndërkombëtar do të angazhohet seriozisht në Kosovë do të shmangen trazirat. Çështja e statusit të Kosovës, apo trazira si ato që ndodhën së fundi në kufirin mes
    Maqedonisë e Serbisë, nuk mund të shmangen duke mbajtur konferenca ku konstatohen problemet që ekzistojnë në rajon, por duke marrë masa konkrete. Një nga këto masa është dhënia sa më e shpjetë e statusit të Kosovës", thotë në përfundim ai.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    ♪ @)-/-- ♪ Maska e Kërçovare1
    Anëtarësuar
    20-07-2005
    Vendndodhja
    ...aty afër...
    Postime
    222

    Interviste Me Zedhenesin Politik Te Fbksh-se

    INTERVISTE ME ZEDHENESIN POLITIK TE FBKSH-SE,
    MR. GAFURR ADILI.

    Opinioni i gjithmbarshëm shqiptar është në pritje të dialogut për statusin final të Kosovës. Opinionet e tyre pro dhe kundër pavarësisë tani një kohë të gjatë dihen. Subjekti politik shqiptarë i Kosovës është për pavarësi të pakushtëzuar, kurse ai i Beogradit pranon një pavarësi të kushtëzuar që siç thonë ato “më shumë se autonomi më pak se pavarësi”. Tirana zyrtare në momentet e fundit e befasoi opinionin duke vrapuar të deklarojë se Kosova duhet të kënaqet më pavarësi të kushtëzuar ashtu siç do t’i pëlqente Beogradit. Në këto momente shumë të rëndësishme për opinionin shqiptarë dhe për historinë e tyre më të re u deklarua edhe Shkupi zyrtarë se do të përkrah çdo zgjidhje që do të ofron Bashkësia ndërkombëtare, dhe nuk do ta pengoj as pavarësia e Kosovës por si kusht kërkon që demarkacioni i kufirit me Kosovën të zgjidhet përpara statusit final. Në anën tjetër për dallim nga politikat zyrtare te shqiptarët ka një kohë të gjatë dhe të pandërprerë që veprojnë Organizata të ndryshme që për ideal e kanë “Bashkimin kombëtar”. Këto idealist shqiptarë kanë zhvilluar edhe tri luftëra gjatë dhjetë viteve të fundit me qëllim të njëjtë që një ditë shqiptarët të jenë të bashkuar si kombet tjera të Evropës. Kanë mbetur akoma idealist të tillë që tani janë duke vepruar në FBKSH- (Fronti për Bashkimin Kombëtar Shqiptarë). FBKSH-ja më 16 shtator 2005 në Prizren mbajti Kuvendin e Dytë ky udhëheqës u zgjodh Mr. Bashkim Mitrovica ndërsa zëdhënës politik Mr. Gafurr Adili. Deri më tani me rrjedhat politike si në Shqipërinë londineze, Kosovë dhe në viset tjera ku jetojnë shqiptarët e shpërndarë janë i vetmi subjekt që nuk pajtohen me situatën ku ndodhen shqiptarët. Për situatën dhe bisedat që kanë nisur të zhvillohen për statusin final të Kosovës morëm opinionin e z. Gafurr Adili.

    Fakti: Ju sigurisht jeni duke i ndjekur propozimet rreth statusit që janë duke u elaboruar nga pala shqiptare e Kosovës siç dhe nga ndërkombëtarët. Në dialog thonë se do të kyçen edhe Beogradi dhe serbët e Kosovës. Çka mendoni ju dhe a keni ndonjë draft të gatshëm për t’i propozuar palës shqiptare?

    G.Adili: Jo vetëm unë, por e gjithë Kryesia Qendrore e FBKSH-së, gjithsesi që po e ndjekim situatën si dhe deklarimet dhe propozimet e gjithë faktorit politik kombëtar dhe ndërkombëtar. Kurse, rreth pyetjes suaj se çka në të vërtetë mendojmë ne,më lejoni që t'iu japë konkluzionin përfundimtar të Kuvendit Kombëtar të FBKSH-së,i cili ka konstatuar se lufta është e pashmangshme. Secili lexues, ashtu si shumë delegatë e delegate të Kuvendit të Dytë Kombëtar të FBKSH-së do të pyesin pse? Sepse, nëse Kosovës do t'i njihet pavarësia dhe sovraniteti i plotë atëherë konfliktin do ta fillojnë serbët, kurse nëse do të ndodhë e kundërta, siç edhe po pretendohet,atëherë luftën do ta fillojmë ne shqiptarët. Serbia i ka armatosur enklavat serbe në Kosovë. Atje prej kohësh vepron e ashtuquajtura Ushtria Serbe për Çlirimin e Kosovës dhe shërbimi sekret serb BIA. Faktori ndërkombëtar (UNMIK dhe KFOR)nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të çarmatosur enklavat serbe ne Kosovë. Kurse, siç e ceka edhe më lart, nëse Kosovës nuk do t'i njihet statusi i shtetit të pavarur dhe sovran, luftën do ta fillojnë shqiptarët, sepse kurrën e kurrës nuk mund ta pranojmë që Serbia te rikthehet në Kosovë dhe Kosova të vazhdojë të mbetet e pushtuar nga kolonizatorët sllav.

    Fakti: Diplomacia e re shqiptare posa erdhi në pushtet menjëherë u tregua shumë e lëvizshme sa I përket statusit final të Kosovës. Z. Mustafaj a mos shpejtoj apo e bëri me qëllim kur tha se “përkrah një pavarësi të kushtëzuar për Kosovën”. Nëse haptas nuk thuhet kjo a nuk i ngjan juridikisht statusit të Kosovës që e kishte me Kushtetutën e ’74?

    G. Adili: Jo vetëm diplomacia e Republikës së Shqipërisë (Londineze), por edhe politika zyrtare e Kosovës u ngut së tepërmi kur paraprakisht, para se të fillonin bisedimet, u prononcua për statusin përfundimtar të Kosovës. Askush nuk ua kërkoi që të deklaronin çmimin e pazarit, sepse një filozof i madh na mëson: "Kërkesa për dialog është kompromis,kompromisi është pazar dhe rrjedhimisht çdo kompromis apo pazar më i vogël me çështjen kombëtare është tradhti kombëtare". Dhe, aq më tepër gaboi Z. Besnik Mustafaj, i cili përmes deklaratave të tij e shokoi opinionin tonë kombëtar. "Pavarësia e kushtëzuar" do të thotë ajo që e thonë serbët, më tepër se autonomi dhe më pak se pavarësi, që në të vërtetë nuk është as sa autonomia e vitit 1974, sepse atëherë Kosova ishte edhe njësi federale e ish RSFJ-së, kurse tani Serbia nuk do të jetë shtet federativ, por do të jetë shtet unitar, dhe Kosova me statusin që i ofrojnë serbët si e ashtuquajtura pavarësi e kushtëzuar do të thotë të ngelet nën jurididiksionin serb, që në fakt nënkupton pushtimin dhe kolonializëm të ri nga sllavët.

    Fakti: Asgjë nuk ka përfunduar pa bisedime, si mendoni cili status do t’i kënaqte për momentin shqiptarët, dhe jo siç thuhet kosovarët?

    G. Adili: Është më së e vërtetë se asgjë nuk ka përfunduar pa bisedime, sepse të gjithë kontestet fillojnë të zgjidhen me mjete politiko-diplomatike demokratike. Por kur këta nuk japin rezultatin e duhur problemet fillojnë të zgjidhen me mjete politiko-diplomatike të dhunës, që ndryshe quhet luftë, sepse lufta është vazhdimi i politikës me mjete të dhunës. Pra, zgjidhja e probleme kombëtare fillon me mjete politiko-diplomatike, vazhdon me mjete te dhunës (luftë) dhe përfundon me mjete politiko-diplomatike. Këtë rrugëtim kanë ndjekur edhe tri betejat e UCK-së, ku ne shqiptarët këta beteja i fitonim në terrenin luftarak, por që fatkeqësisht i humbëm në terrenin politiko-diplomatik, siç ishte Rambuje dhe Parisi, Konculi dhe Ohri.
    Kurse, sa i përket nocionit shqiptar dhe kosovar kjo ndarje është tradhëtia më e madhe që pretendohet t'i behet çështjes madhore kombëtare. Në përbërje të Kosovës ne rregullisht kemi llogaritur dhe llogarisim trevat lindore (Preshevë, Medvegjë, Bujanovc dhe Toplicë), viset veriore (Mitrovica, Albaniku) si dhe viset jugore (Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Strugë, Dibër, Prespë, manastir dhe Veles).

    Fakti: Përdorimi i termeve të ndryshme si kosovar, maqedonc a mos tregon se shqiptarët nuk janë të interesuar që një ditë të jetojnë së bashku?

    G. Adili: Nocionin kosovar në terminologjinë tonë,fillimisht e ka futur renegati Tito, i cili në vitin 1978, kur titistët shqipfolës të Prishtinës përpara Fakultetit Filozofik ia dhuruan diplomën e doktorit të nderit të Univeristetit të Kosovës, dhe ai gjakpirës i shqiptarëve popullit që ishte mbledhur aty iu drejtua kështu: " Ju nuk jeni shqiptarë por jeni kosovarë". Më vonë, sidomos pas vitit 1990, kur ish titistat shqipfolës morën pushtetin pa pushtet ne Kosovë dhe trojet e saj, jo vetëm e lansuan në këta troje, por edhe mbollën udhë në Tiranë.
    Kurse, sa i përket pyetjes Suaj, jo vetëm nuk mund ta pranoj se shqiptarët nuk na qenkan të gatshëm të ribashkohen në një shtet të vetëm kombëtar. Jo vetëm unë, por konstatimin tonë, se nuk mund të ketë shqiptarë që të mos e dojë ribashkimin kombëtar shqiptar, kuptohet përveç ndonjë gjakprishuri, që realisht mund të ketë edhe në gjirin e popullit tonë, sepse çdo popull e ka jashtëqitjen e tij. Këtë në mënyra të ndryshme e kanë pranuar shumë personalitete të shquara shqiptare si politike ashtu edhe intelektuale si dhe ndërkombëtarët, nga të cilët kemi kërkuar dhe vazhdojmë të kërkojmë që edhe popullit shqiptar t'i njihet e drejta e deklarimit plebishitar, ku përmes referendumit do të shprehej pro apo kundër ribashkimit kombëtar shqiptar. Pra, edhe popullit shqiptar në të gjitha hapësirat e Shqipërisë t'i njihet e drejta universale, e garantuar me dhjetëra konventa dhe rezoluta të miratuara nga OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), që nënkupton të drejtën e ribashkimit kombëtar shqiptar.

    Fakti: E drejta natyrore është që vëllezërit të jetojnë bashkë, por kur të duan edhe të ndahen, por askund nuk është shkruar ndonjë e drejtë që të ndahesh nga vëllai dhe të jetosh me fqinjin, përse me këtë pala shqiptare del e pafuqishme në artikulimin e të drejtës për bashkim?

    G. Adili: Kohëve të fundit kemi filluar të dëgjojmë zëra të lloj-llojshëm dhe absurd, ndër të cilët është edhe ajo që Kosova të mos bashkohet me asnjë shtet ballkanik, që në fakt nënkupton të mos ribashkohet me Republikën ë Shqipërisë.
    Habitemi se ku, në cilën konventë apo rezolutë të OKB-së, zotërinjtë ndërkombëtarë e kanë gjetur apo mësuar të drejtën e mohimit të vetë deklarimit dhe vetë përcaktimit. Realisht, ndërkombëtarët duanë që ta manipulojnë politikën zyrtare servile shqiptare: të Tiranës, të Prishtinës, të Shkupit, të Preshevës, të Ulqinit dhe të Prevezës, që të nënshkruajnë dokumente ku njëherë e përgjithmonë të legjitimohet copëtimi i Shqipërisë në vitin 1913 nga gjyshërit dhe baballarët e këtyre zotërinjve, të cilët ditë e natë na flasin për demokraci dhe në fakt me këmbë e duar e shkelin parimin themelorë të demokracisë, të drejtën e vetëvendosjes. Por, si ndërkombëtarët ashtu edhe politikanët servilë, këtu në Republikën e Shqipërisë dhe jashtë saj, të cilët realisht jo vetëm nuk e duan ribashkimin kombëtar por edhe e sabotojnë, sepse nga ribashkimi kombëtar shohin rrezikun e humbjes se kolltukëve dhe të bizneseve të tyre. Por një gjë duhet të dihet se pakënaqësia në popull sa vjen dhe rritet, askush nuk dëshiron të jetojë i ndarë dhe të legjitimohet nga të tjerë përse ka shkuar te daja apo tezja kjo ndodh vetëm me shqiptarët.
    FBKSH dita ditës po na rritet dhe zgjerohet ne cdo fshat e lagje te Shqiperise Reale dhe nga një Front Mbarëkombëtar nga Kuvendi i Dytë Kombëtar FBKSH po behet një Front.....Mbarëpopullor.

    Shkup, 30 tetor 2005. Intervistoi: Astrit Toska

    Happiness is: ME & YOU ;)


  6. #6
    2 good 2 b 4gotten! Maska e Nderim Tairi
    Anëtarësuar
    27-09-2007
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    6

    Exclamation AKSH-ja përsëri në skenë

    RTK ka publikuar një video-intervistë me disa përfaqsues të AKSH-së të cilët patrollojnë në Poduevë.Nga zyra e Unmikut kjo organizatë është quajtur si organizatë teroristike.
    Kjo organizatë (aksh) është e pregatitur mirë në rast se Serbia nuk pranon Pavarësinë e Kosovës.
    Ndiqni linkun më poshtë për të shikuar Videon:


    http://www.youtube.com/watch?v=3Es6y6fEBe8
    Ndryshuar për herë të fundit nga Nderim Tairi : 04-10-2007 më 13:39

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa her ka nevoje serbia cfaqet dhe aksh-ja idajeto beqiro-ku.rvaroiste..
    si ather qe i duhej sllobos e u cfaq uck-a e jakup thaqo limo-klosave..
    hupni more.. se ju njeh populli mire..
    te na rroje Nato..pik..

  8. #8
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    Ryker e konsideron AKSH-në serioze!
    Shkruan: Arben Zeqiri

    Në raportin e përgatitur nga kryeadministratori i Kosovës Johakim Ryker, raport të cilin duhet ta paraqet para asamblesë së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork dhe në të cilën do të elaborohet gjendja e sigurisë në Kosovë, ndër të tjera do të flitet edhe për të ikurit nga Burgu i Dubravës, gjendja momentale e sigurisë dhe qetësisë, të cilët shefi i UNIMK-ut e llogarit sipërfaqësisht stabile, mirëpo me gjasa shumë reale për destabilizim. Në këtë raport theks i veçantë i është vënë edhe Armatës Kombëtare Shqiptare, e cila sipas llogaritjeve të UNMIK-t paraqet një ushtri të armatosur dhe mirë të përgatitur dhe llogaritet si rreziku më i madh për destabilizimin e mundshëm të Kosovës. Pra, sipas raportit në fjalë dhe sipas analizave profesionale të zhvilluara nga ekspertët e sigurisë të UNMIK-ut, Armata Kombëtare Shqiptare, llogaritet si një faktor serioz dhe me ndikim për sigurinë në Kosovë dhe për ardhmërinë e procesit. Pritet që pas prezantimit të raportit, Ryker të merr edhe rekomandime dhe sugjerime nga OKB për hapat e mëtutjeshme të UNMIK-ut dhe KFOR-it, në lidhje me sigurinë e Kosovës në përgjithësi dhe ndaj AKS-së në veçanti. Gjithashtu, popullata e Kosovës është kurioz dhe presin nga çasti në çast edhe reagimin e udhëheqësve të AKSH-së pas deklaratës së Rykerit.

    02 Tetor 2007
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    veq shifni seri se sa ushtrin ne koh paqje e kemi a kur ishte koha e luftes mezi u arrit nji 2% i lodht qe te mobilizohen e te luftoin shkaun po sot kend do ta luftoin mos vall ne mes veti apo me TMK-ne e SHPK-ne apo me KFORIN-NATON Llapi

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------



    S I G U R I M I I A T DH E U T ‘

    K O M U N I K A T Ë
    Nr. 007 / 04/10/2007 / Prishtinë

    Sigurimi i Atdheut:Reagojmë ashpër, me rastin e daljes ne sket te AKSH-së nëpër rrugë të ndryshme në Kosovë, nga ana e një grupi terrorist, të cilët, në pamundësi për të realizuar synimet e veta idioteske, tradhëtuan djathtizmin kombëtar, duke i dalë përballë atij dhe duke u bërë me vetëdije pararojë e majtistëve kuislingë si Gafurr Adili dhe Idajet Beqiri të cilët kanë vrarë atdhetarët më të devotshëm të Pavarësisë së Kosovës.

    Sigurimi i Atdheut: Tërheqim vërejtjen, se çdo shantazh që Ju tentoni ti beni Kosovës dhe bashksis nderkombtare do të bëni kundrejt vullnetit te Pollit dhe miqve tan Natos dhe Amerikes dhe Evropes, do të pësoni me jetë. Ju ftojmë që për të mirën e familjeve tuaja dhe për të mirën e Kosovës, të reflektoni dhe të kërkoni falje, dhe te lini shtetin dhe Institucionet e Kosovës qe i ngriti i Presidenti Brahim Rugova tash i ndjer.K
    ur ju mund të ç’orientoni dhe shantazhoni Populltaen dhe Miqt tan ketu ne Kosovë dhe gjetiu, ju betohemi se do t’ju godasim pa paralajmërim.

    Sigurimi i Atdheut: Ftojmë qytetarët e Kosovës, posaqërisht anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, që të mos bijnë pre e mashtruesve dhe e matrapazëve mospërfillës të cilët kanë qellim te destabilizoin Kosovën.
    Ata kanë qëllime mashtrimi dhe nuk janë të aftë për ta drejtuar Kosovën dhe për ta bërë të pavarur. Këta matrapazë kanë ikur nga përgjegjësitë që kanë pasur dhe tani kërkojnë përsëri përgjegjësi nga Ju, të cilët do tradhëtoin pikërisht në momentin e fundit kur çështja e Kosovës do të jete gati të fitoj statusin përfundimtar. Ata janë të shitur, majtistët të cilët kanë vrarë dhe po vrasin atdhetarët më të denjë të pavarsisë së Kosovës. Ata janë kundër pavarësisë së Kosovës dhe sot janë bërë aleatë të majtistëve të cilët i kanë paguar mirë që në të ardhmen t’i kenë për vete kur të vendosin që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë. Majtistët duan që ta rikthejnë Shqipërinë e madhe dhe kështu të bëhen rreziku për Ballkanin. Prandaj mos e përkrahni tradhëtinë e cila na e prishë imazhin; ta bëjmë Kosovën sipas planeve të Dr.Ibrahim RUGOVËS, të pavarur demokratike me fqinjësi të mirë dhe të integruar në të gjitha mekanizmat ndërkombëtar.

    Sigurimi i Atdheut: Jemi të informuar edhe për anëtarë të tjerë të “pakënaqur” të kryesisë së LDK-së, të cilët po planifikojnë që në momentin e fundit ta lënë LDK-në të boshatisur dhe t’i kthejnë shpindën Partis se ish Presidentit të Pavarësisë së Kosovës, Dr.Ibrahim RUGOVA, ti bashkangjiten Hashim Thaqit dhe grupeve tjera Majtiste ne Kosovë.
    Po këtyre u bëjmë thirrje të tërhiqen nga lojërat e pista dhe të pa krye sepse më këtë strategji ata do të jenë përgjithmonë të humbur. Jemi të detyruar të ju informojmë se njëra nga të rebeluarat e LDK-së mban lidhje dhe ka mbështetje nga ekstremistët të cilët veten e kanë quajtur Armata Kombëtare Shqiptare, dhe synojnë që me forma terroriste ta bashkojnë Shqipërinë, që Kosovën t’ia bashkojnë Shqipërisë dhe me ne të udhëheq Fatos NANO apo Gafurr ADILI i cili është ngusht i lidhur me trashigimtarët e Enver HOXHËS dhe cilësohet si “Enveri i dytë”. Ata kanë plane të shkatërrimit të LDK-së dhe të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë; ndërsa populli i Kosovës ka votuar dhe do ta votojë partin e Dr.Ibrahim RUGOVËN, Presidentin e Pavarësisë. Lëvizja juaj do të fitoj turpin dhe do të vejë në humnerë me majtistët të cilët nuk do të kenë vend në Kosovën e Pavarur.

    Sigurimi i Atdheut: Urdhërat janë të prera. Sigurimi i Atdheut është gjithmonë në mbrojtje të atdheut dhe të strukturave atdhetare të Pavarësisë së Kosovës. Kosova nuk është e vejë, ajo ka burra që i dalin zot.


    Kolonel. R. Miftari
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    Vetevendosje & kuq e zi Maska e ABytyqi
    Anëtarësuar
    19-05-2006
    Vendndodhja
    Belgjik
    Postime
    475
    O llap thuju atyre sekiraqave ,dhe Shpihunav te sigurimit te ldk qe ikan bazat e car llazarit ne serbi e rreth e rreth Kosoves Mos hani shum se nuk jeni ju ata qe i keni dhan popillit drit por vetem terr. Priteni se ajo qe sju ka zen gjat ketyre; Mizerive qe i keni ba Popullit do te ju vjen si hakikat .

    Mbrenda javes mujit do te Lajmrohen te gjitha bazat , neper katunde, dhe pastaj neper qytete,shum shpejt do ta shohem se kush esht Shqiptar e kush esht Tradhtar!!!
    Kosova është Zemra e Shqipërisë !

Faqja 0 prej 17 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Krimet komuniste në Shqiperi
    Nga Albo në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 375
    Postimi i Fundit: 03-01-2024, 15:54
  2. Si te fitoj perseri dashurine e humbur?
    Nga step në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 11:49
  3. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 15:50
  4. Shërbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •