Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Javën e ardhshme nis dialogu Prishtinë-Beograd

    Koha vetvetiu po demanton edhe me te fuqishmit.Po si duket ata vet jane kreator te politikes me dy teha.Na ka rene te degjojme e lexojme se eshte heret te bisedohet mes Prishtines e Beogradit edhe nga ana e nderkombetareve,personave me influence nga USA,nga BE,qeveria shqipetare por edhe nga lideret kosovare,e sot.Cka te themi pra sot?????????????
    Kjo cenka realitet.Do te bisedohet!!!!!!!!!!!


    Shtajner: Javën e ardhshme nis dialogu Prishtinë-Beograd


    Mikael Shtajner PRISHTINE (3 Mars) - Shefi i UNMIK-ut, Mikael Shtajner paralajmëroi se javën e ardhshme në Prishtinë do të arrijë delegacioni disaanëtarësh i Qeverisë serbe, me qëllim të fillimit të dialogut të drejtpërdrejtë të Beogradit me përfaqësuesit zyrtarë të institucioneve të Kosovës. Shtajner, para gazetarëve në Prishtinë, tha se do të bisedohet për çështje praktike, siç janë bashkëpunimi në fushat e energjetikës, transportit dhe telekomunikimeve, pranimit të targave dhe dokumenteve të udhëtimit të Kosovës në Serbi, me këtë rast duke theksuar se nuk do të ketë bisedime rreth statusit të ardhshëm të Kosovës. dxh/ko (MIA/BalkanWeb)

    -------------------------
    ------------------------------
    Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Beqari002 : 03-03-2003 më 18:52
    Jam martuar002

  2. #2
    Ros Rosaku Maska e Tal Aga
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Vendndodhja
    Fin
    Postime
    228
    Mua personalisht, më pëlqeu kjo nisjativë e Shtajnerit sepse janë gjëra të përditshme të cilat duhet rregulluar që t'ju lehtësohet jeta njerëzve. Jeta ecë përpara e edhe vendet e gadishullit Ilirik duhet që së paku gjërat e tilla t'i kenë të rregulluara mes veti.
    Nëse kemi marrëdhënie korrekte me fqinjë (edhe me serbinë), kjo nuk do të thotë që ne dashurohemi me ta,mirëpo megjithatë njerëzit dhe mallrat duhet të kenë mundësi të qarkullojnë, p.sh. as me Maqedonasit nuk kemi ndonjë simpati të ndërsjellë por është më lehtë edhe për ne tani që mund të qarkullohet lirshëm edhe nëpër IRJM, kurse izolimi është pengesë (ndoshta më e madhja) për zhvillimin e një shoqërie. Sidomos tani, në epokën e globalizimit rëndësia e lidhjeve, komunikimit dhe sigurisë është rritur mjaft shumë.
    të gjitha me masë!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Korrieri

    ---------

    Negociatat e te pabarabarteve

    Nga Veton Surroi

    -Bisedova dje me nje njeri pergjegjes lidhur me negociatat e ardhshme te shpallura kosovaro-serbe dhe e vetmja gje qe do te mund t'i uroja eshte fat. Bile, fat te madh.

    Pozicioni as qe mund te jete tjeter: cdo here qe ndonje kosovar ballafaqohet me pyetjen nderkombetare, se a eshte per dialog a jo, patjeter duhet te thote se eshte "pro". Te jesh kunder, do te thote te jesh kunder dialogut, pra te jesh kunder perpjekjeve te bashkesise nderkombetare, pra te jesh kunder demokracise dhe paqes...

    Po me duket se ne kete pozicion ishin lideret, te cilet te premten mbrema nenshkruan nje deklarate pergjithesuese: kush do te nenshkruante kunder dialogut?

    Nuk e di a e kane ditur, por prej dites se sotme kemi hyre ne nje faze te re te asaj qe konsiderohet vendosja e statusit te Kosoves. Neper dericke kane hyre negociatat mes Prishtines dhe Beogradit. Ato mund te quhen dialog, bisedime apo dicka tjeter, por fundja jane negociata. Dhe, ato mund te quhen dialog a negociata per ceshtje praktike apo jopraktike, por ne thelb rreth tyre mund te vendosen precedentet rreth statusit te Kosoves.

    2.

    Negociatat do te fillojne mes dy paleve te pabarabarta, e me ftese te Misionit te OKB-se. Pala kosovare do te hyje ne keto negociata me dy te meta themelore. Se pari, do te hyje si jo-pale, pra me mungesen themelore negociatore, kompetencen per te vendosur lidhur me ceshtjet per te cilat bisedohet. Prej tete pikeve qe ofrohen per negociata, pala kosovare nuk vendos as per njeren. Kosovaret nuk vendosin ne fushen e energjetikes, nuk vendosin per tregtine jashte Kosoves, nuk vendosin per transportin jashte Kosoves. Per keto vendos UNMIK-u. Pese pikat e mbetura per bisede mbesin vullnet i mire i Beogradit: a do te njohe dokumentet e identifkimit, patentat e shofereve e dokumentet e udhetimit; a do te njohe targat e makinave dhe dokumentet e regjistrimit; a do te njohe obligimin se duhet t'i ktheje pensionet e vjedhura dhe a do te ktheje shenimet kadastrale...Ne negociata te ketilla, pala kosovare mund te rrije dhe te kerkoje te gjitha keto, por per Beogradin kjo nuk do te thote gje. Nuk ka pse t'i jape gje nje pale qe nuk vendos, e aq me pak nje pale qe do te mund ta detyronte te beje nje gje te tille.

    E, ne negociata, kurre nuk jepet dicka per asgje.

    3.

    Problemi i dyte me te cilin ballafaqohet pala kosovare eshte mungesa e platformes negociatore. Qeveria e Bajram Rexhepit, e ballafaquar ne fillim me kerkim sekretareshash e vendosjes se telefaksave ne zyre, se fundit u ballafaqua me nje kerkese te thjeshte: vendosjen se cilat kompetenca do te deshironte sivjet. Pas dy muajsh, kjo qeveri ende nuk di se cka dhe kur do te marre, e ne disa ministri, as cfare deshirohet te merret.

    Me mungese koncepti qeverisje, do te jete veshtire te kihet nje platforme negociatore.

    Pos deklarimit populist se te gjithe jane per pavaresine e Kosoves do te fshihet problemi real, e ai eshte, si te ndertohet nje platforme negociatore ku respektohet Rezoluta 1244. E, kjo Rezolute funksionon si platforme, si per kosovaret, ashtu edhe per Beogradin.

    Ne keto negociata Beogradi hyn me platforme negociatore, te ndertuar mbi projektin e territorializimit etnik te Kosoves, pra perligjjes se ndarjes etnike.

    4.

    Ne menyre imediate negociatat mund te mos rezultojne me asgje. Por per dy individe do te shenohen si pika pozitive. Kryeministri serb Xhinxhic gjeti nje zbrazetire nderkombetare (te zene me Irakun), zbrazetire serbe (qe merrej me Bashkesine Serbi-Mal te Zi) dhe zbrazetire kosovare (qe merrej me kompetenca e standarte). Hodhi disa here ide per nxitjen e gjendjes se krizes ne Kosove, iu tha disa here qe te mos flase me ne kryeqytetet boterore dhe me ne fund ia doli qe te nxjerr fillimin e negociatave.

    Kryeadministratori Shtajner, nderkaq shenoi se ka filluar te permbushe njeren prej pikave te standarteve te tij.

    Kosovaret veshtire se do te mund te figuronin ne listen e fituesve. Perderisa shpallej dje ftesa per negociata, kosovaret merreshin kryesisht me dy ceshtje: si do te organizohej Manifestimi ne Prekaz dhe a do mund te lehtesohen sado pak reduktimet drastike te energjise elektrike e ujit.


    korrieri

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Pasha Kuranin po me vjen per cudi!Si eshte emundur patriotet te cilet i luftuan shkit , i qiten pertej Kosove,e cliruan Kosoven,sot prap te bisedojne me ta .Si ti thomi kesaj qe jepet me posht nga ana e Kohes ditore????
    Ku do jete tere ai arsenal shkrimesh e trumbetimesh i lidererve tan per liri,per clirim , per pavaresi.Ku mbeti deklarata per Pamvaresi,e tani vet ata te bisedojne me shkijet per kthimin e tyre ketu.Cka i thoni kesaj more trima e burra?
    Si nuk ka asnje koment ky Jakupi lishur me kete,ndoshta po i lotojen syt shume e nuk mundet me pa....


    Steineri fton ministrat e Serbisë të takohen në Prishtinë me ata të Kosovës


    PRISHTINË, 3 MARS - Në rast se Qeveria e Serbisë i thotë “po” ftesës së kryeadministratorit të Kosovës, atëherë javën e ardhshme në Prishtinë, Jakup Krasniqi, Ahmet Isufi, Zef Morina dhe ndonjë ministër tjetër i Qeverisë së Kosovës, do të mund të jetë duke biseduar për rrymën që befas po na mungon më shumë këto ditë dhe për ndonjë çështje tjetër praktike, me një grup m ... »»


    Marre nga Koha ditore

    mani

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    Postuar më parë nga mani
    Pasha Kuranin po me vjen per cudi!Si eshte emundur patriotet te cilet i luftuan shkit , i qiten pertej Kosove,e cliruan Kosoven,sot prap te bisedojne me ta .Si ti thomi kesaj qe jepet me posht nga ana e Kohes ditore????
    Ku do jete tere ai arsenal shkrimesh e trumbetimesh i lidererve tan per liri,per clirim , per pavaresi.Ku mbeti deklarata per Pamvaresi,e tani vet ata te bisedojne me shkijet per kthimin e tyre ketu.Cka i thoni kesaj more trima e burra?
    Si nuk ka asnje koment ky Jakupi lishur me kete,ndoshta po i lotojen syt shume e nuk mundet me pa....
    ..................

    mani
    He more Mani,

    Akoma ke per tu cuditur ti.

    Apo nuk e ke marre vesh qe mu ata patriotet e medhenje, Thaci e Qosja, menjehere pas luftes qene te paret ata qe ia puthen doren popit Artemije, Trajkoviqit e viqave tjere. Edhe per allishvereshet e Bajram Rexhepit, gjersa ishte "prefekt" i vetshpallur i Mitrovices, tani kryeminister, per ndarjen e Mitrovices ke per te degjuar edhe me.

    Po a ka argument me te forte per destrukcionin e tyre se sa mohimi i te gjitha te arriturave te dhjetevjetshit te qendreses "pacifiste". Ata qene faktoret kryesor qe mohuar institucionet shteterore te Republikes se Kosoves. Ata shkelen mbi referendumin popullore per pavaresi, mbi kushtetuten e Kacanikut e tjera akte te rendesishme te shtetesise se Kosoves.

    Ata u perpoqen qe edhe historine ta kthejne mbrapsht.

    Gjate qeverisjes se tyre te pasluftes, me menyrat bandideske e PolPotiste, ata praktikishte e shnderruan Kosoven ne nje "BananaRepublike" te tyre, pa ligje e rend civilizues. Pastaj, kur nga vota e popullit "clirimtaret" qene te detyruar te leshonin karriget, ata pranuan te gjitha kushtet qe ua impononte faktori nderkombetar.

    Mu ata "patriote" qe kishin mohuar ligjet dhe kushtetuten e Republikes se Kosoves, pranuan ligjet serbe dhe "kornizen kushtetuese", qe ne fakt Kosoven juridikisht e kthyen ne nje "Srbski Obllast".

    Lojerat jane te tejdukshme, o zoteri. A e ke degjuar ti ndonjehere qe Jakupi te shprehe nje urrejtje aq patologjike ndaj ndonje udheheqesi serbe sikurse ndaj Rresidentit te Kosoves. Kryeministri shkarkon ministrin boshnjak, qe eshte lojal ndaj Kosoves, por nuk i degjohet asnje ze ndaj ministrit te tij shkavell qe deklaron se 62% e tokes se Kosoves eshte e Serbise. Ne Prekazin heroik u bene ca manifestime madheshtore e shume te kushtueshme, nderkohe qe mu aty nje femi trevjecar vdes nga uria.

    Po te ishte gjalle Adem Jashari, ai me siguri se do te skuqej me neperkembjen qe po i behej emrit te tij, kur bashkefshataret i vdesin nga urie e te ftoftit, kura gjoja bashkeluftetaret e tij, pa asnje kusht pranojne te ulen e te bisedojne me vrasesit e tij e te popullit te tij.

    Tashti, ne prag te negociatave te filluara me Serbine, "patriotet" tane do te pranojne cfaredo niveli qe do te iu imponohet, sepse ata jane te zene me do pune me te rendesishme.

    Ne njeren ana ata duhet te rrejne popullin, ndersa i ka zene paniku per shkak te fillimit te dhenjes llogari per vjedhjet, keqperdorimet dhe krimet e kryera. Gjyeqet e filluara ne Kosove e ne Hage jane problemi me i madh qe i preokupon "patriotet" tane. Kosova dhe ardhmeria e saj le te shkojne ne Rr.S.

    Pafytyresia e "patrioteve" tane nuk njeh kufi.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Shqiptarët e Beogradit mes Serbisë dhe Kosovës
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 22-08-2010, 19:28
  3. Numri i shqiptarëve në Beograd
    Nga Faik në forumin Arkeologji/antropologji
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 18-01-2006, 06:47
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Rryma e trete, "nostalgjiket e titos"
    Nga ganoid në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-11-2002, 02:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •