Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 83
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fattlumi
    Anëtarësuar
    03-01-2010
    Postime
    3,412

    Gani Geci akuzon Azem Sylën për atentat



    Prishtinë, 11 maj – Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Gani Geci, pretendon se ka dëshmi që anëtari i Kryesisë së PDK-së, Azem Syla, e ka paguar vrasjen e tij me 200 mijë marka gjermane. Siç thotë ai, kjo ka ndodhur diku në vitin 2001. Me këtë rast, sipas tij, ka kohë që është e njoftuar Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, mirëpo incizimin e dëshmisë thotë se nuk e ka dorëzuar tek Prokuroria.
    Në një intervistë të gjatë për “Kohën Ditore”, Geci thotë se ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, që tash është deputet i Kuvendit të Kosovës, nuk mund të “pastrohet” me familjen Geci vetëm përmes ligjit të shtetit, por edhe përmes Kanunit të Lekë Dukagjinit.
    I kërkon atij që t’i mbledhë 48 pleq në Kullën e Rifat Jasharit në Prekaz dhe aty të betohet se nuk ka gisht në atentatin që është bërë ndaj tij, e ku kanë mbetur të vrarë edhe Bekim Kastrati e Besim Dajaku.
    Ish-kryetari i Komisionit për mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, tregon se personalisht e ka njoftuar kryeministrin Hashim Thaçi se Nazim Bllaca do të dilte publikisht për ta pranuar se ka qenë pjesëtar i SHIK-ut dhe se ka marrë pjesë në vrasje dhe kidnapime. Thotë se Thaçi është pajtuar me publikimin e DVD-së së Bllacës duke thënë “kush çka ka bërë, ka për ta gjetur”.
    Geci në intervistë rrëfen se si është shpëtuar ish-presidenti Ibrahim Rugova gjatë një sulmi të organizuar në Prishtinë, e po ashtu tregon për marrjen në pyetje në Shtabin e TMK-së të ish-këshilltarit të Rugovës, Adnan Merovci. I sqaron raportet që i ka pasur me Ramë Marajn dhe jep detaje të bisedave që ka zhvilluar me Fatmir Limajn, Adem Grabovcin e Bislim Zyrapin. Geci flet edhe për përpjekjet e tij që të zbardhen dosjet e SHIK-ut.
    Intervistën të plotë lexojeni sot në gazetën “Koha Ditore”.

    Koha.net

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Le te merret ky kriminel tradhtar qe e vrau pas shpine Komandantin e UÇK-se Sandokanin me ate kanun ne shtepin e vet se asa ne lagjen e vet nuk e perfillin ma ate kanun
    sepse ne tash jemi ne shekullin e 21-te dhe kemi ligje e shtet o gani geci
    nese kie fakte paraqiti ato ku e kan vendin e mos ban shaka jo mbledhi 48 pleq jo pleqnar jo bajraktar jo te ati fisi jo te kesaj apo asaj ane
    po nuk ka faj ky kriminel sepse keshtu kan punue keta te familjes se keti krimineli nji koh te gjat sa e kishin serbin ne mbrojtje
    e keta kan qen ne ate koh me te vertet bajraktar

    po o gani krimineli kosoven e kemi çlirue nga shkiet por siq po shifen kan mbet edhe ca mbeturina bashkpuntor te tyre si puna e jote
    veq edhe nga ju nji dit do te pastrohet kosove
    dhe do te jet ateher me te vertet e lire dhe demokratike
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    pom duket qesharake pak kjo me 48 burra e kanun etj etj dhe le ta le rahat familjen jashari mos ta perzien me kto felliqesira SHIKa eme SIA eku e di un me qka edhe kumedit far burri sasht as ky nese ka deshmi le ti dorezoj ne prokurori e jo te familja jashari se ata nuk jan prokurori. se as ky sasht ma i mir se azem syla ni berllog jan veq kur pe paramendoj at sulmin me karige ne zgjedhjet e ldk pom mjafton

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    boll mir ish kan me e vra kete halucinacion,kurgjo nuk vyn ky...ky vend se me dal sot me fol lidhje me shkaun qe po na vjen ne kosove si n`tok babes,ky del akuzon bashkvendasin e tij per atentat..oo gani me dasht me te vra besom qe te vrajn kta azemovit kur dojn..marre me qka miren njerzit ne kete kohe kur kosoven shkijet pe shetisin shlir...ncncnc

  5. #5
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    boll mir ish kan me e vra kete halucinacion,kurgjo nuk vyn ky...ky vend se me dal sot me fol lidhje me shkaun qe po na vjen ne kosove si n`tok babes,ky del akuzon bashkvendasin e tij per atentat..oo gani me dasht me te vra besom qe te vrajn kta azemovit kur dojn..marre me qka miren njerzit ne kete kohe kur kosoven shkijet pe shetisin shlir...ncncnc
    jo more burr nuk osh holoconacion, po qiky bir shqiptari po do me jau qit qlluqkat ktyne qenave qi kan vra shiptar. kta kshtu jan kon edhe n luft. kta as me sy nuk kan pa shkije, veq shiptar kan vra. duhet mu denue kta qena.

    Rrnoft Gani Geci legjenda e gjall dhe trimi ma i madh i Drenices mas Adem Jasharit.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    luftetari i oreve te para te lirise e ka drejtesine prapa!
    gani geci e ka mbeshtetjen e hashim thacit per te luftuar falangat e inkriminuara udebeske dhe kriminale!

    bani gajret 'gra' se pista e krimit eshte e qarte dhe kriminelet e antishqiptaret jane
    duke u gjykuar per krimet qe kane bere kunder shqiptareve!


    shume nga keta qe jane ne banken e zeze jane pjese e luftes brenda llojit te
    cilen hashim thaci me mjeshteri eshte duke e kompletuar!

    gani geci sic thot brari eshte nje hero i gjalle i luftes!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Citim Postuar më parë nga ardit mustafa Lexo Postimin
    jo more burr nuk osh holoconacion, po qiky bir shqiptari po do me jau qit qlluqkat ktyne qenave qi kan vra shiptar. kta kshtu jan kon edhe n luft. kta as me sy nuk kan pa shkije, veq shiptar kan vra. duhet mu denue kta qena.

    Rrnoft Gani Geci legjenda e gjall dhe trimi ma i madh i Drenices mas Adem Jasharit.
    nuk e di qka kan ba ne lufte as azemi as gania as nuk mka interesu kurr se dyt jon ahmaka...
    e ti pse po thu qe ska pa shka me sy???ne cilin front je kon ti a bon me dit?

  8. #8
    Citim Postuar më parë nga B.C.B Lexo Postimin
    nuk e di qka kan ba ne lufte as azemi as gania as nuk mka interesu kurr se dyt jon ahmaka...
    e ti pse po thu qe ska pa shka me sy???ne cilin front je kon ti a bon me dit?
    un jom kon ne frontin ku jon kon shumica e ushtarve te uqk. pra jom kon ne frontin "ik both se t dheva".

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-02-2010
    Postime
    98
    Keto gjera te cilat po i fol tani ky geci tregojn qe ky person nuk ka merituar te jete deputet i parlamentit te Kosoves,dhe mjer ai parlament se qfare deputetesh shkelin pragun e tij.Ky geci se pari nuk eshte i pjekur taman ,se dyti i mungon edukata dhe arsimi dhe se treti ende eshte ne mentalitetin e se kaluares .Prandaj individ te tille duhet pas kujdes qe mos te gjenden ne pozita dhe vende udheheqese.Sot eshte koha e punes,teknikes dhe zhvillimeve tjera e jo e kanuneve dhe intrigave e zenkave te ndryshme qe shqiptaret per fat te keq ende jetojn me to.

  10. #10
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Kush e akuzon Gani gecin per trathetar ,ose ashete i qmendun ose ashete kelysh enverist qe ia ka shpela trunin propoganeda tinezare halito-kelemendiste qe e kan perqame shqypetarin.
    Gniu ashete nje nder Lufetaret e rralle qe lufetoj kunder shkaut serb dhe per fat te mire u shpetoj disa atentateve falangave enveriste.

    Vetem ata qe nuk duan te zbaredhet krimi ne Kosove, nuk e perkerahe dhe shpif kunder Lufetarit Liris Gani Geci.
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 11-05-2011 më 10:45
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •