Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 50
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594

    Vatikani: Nuk kemi dërguar asnjë ftesë qeverisë së Kosovës

    Qeveria, në Vatikan pa ftesë
    Artan M. Haraqija | 02-05-2011 09:50 CET

    Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e medieve kosovare që Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror nga Kosova, për të marrë pjesë në një nga ceremonitë më madhështore që është organizuar deri më tash.

    Njoftimi zyrtar që u dërgua nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e që më pas u botua nga mediet e Kosovës, thoshte: “Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II”.

    Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografi ke të Romës, nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës. Shefi i programit në shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediet ato që e kanë transmetuar lajmin gabimisht.

    “Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që lajmërohen vetë me dëshirën për pjesëmarrje”, tha përmes telefonit nga Vatikani, Dom Davidi. Ky i fundit më pas, ka bërë një sqarim zyrtar të Selisë së Shenjtë përmes “Radio Vatikanit”, fillimisht lidhur me praninë e delegacioneve të vendeve të ndryshme të botës në ceremoninë e 1 majit.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Ja se si i zbuloi une rrenat e propagandat e shpiunave te UDB-es si gjithmon sa her ju kam than mos rreni se nuk u lshoi ti hapsi i kesaj dezinformate e di qe nuk po te vjen mier qe po te zbuloi por na fal a haaaaaaaaa

    ---------------------------------
    Thaçi: Vatikani na ftoi si shtet

    Publikuar: , më 01 maj 2011

    Prishtinë, 1 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë të dielën në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Duke folur për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

    Thaçi tha se gjatë kësaj vizite në Vatikan ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian Jose Barroso.

    Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907
    Normal qe Vatikani i ka ftuar.Aty ishin Hashim Thaci, Sali Berisha, Bamir Topi, Jozefina Topalli etj
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979


    I lumturon Vatikani

    Vatikani ftoi Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm kosovar në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë. Ftesa i ka lumturuar Hashim Thaçin dhe Enver Hoxhajn. Në Selinë e Shenjtë, ata takuan krerët e BE’së dhe Kryeministrin italian. Pas Romës, Ministri Hoxhaj do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.
    Nga Valmir Klaiqi më 02 maj 2011 në ora 08:48

    Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, të dielën, në Vatikan.

    Gjatë qëndrimit në këtë vend, delegacioni kosovar është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të shteteve të ndryshme.
    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Vatikani ka ftuar për herë të parë delegacionin kosovar si delegacion shtetëror, ku në ftesa është shkruar “Ftohet ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës...”.

    “Kjo është pra vizita e parë shtetërore dhe ne kemi qenë në mesin e delegacioneve shtetërore, të cilat kanë qenë në lumturimin e Papa Gjon Palit të Dytë”.

    Megjithëkëtë, Vatikani ende nuk e njeh shtetin e Kosovës.

    Por, Hoxhaj tha se popujt e dy vendeve kanë lidhje mijëravjeçare mes vete.
    “Mes popullit të Kosovës dhe Vatikanit dhe Kishës Katolike ka një kontinuitet mijëvjeçar të lidhjeve tona, edhe politike, edhe kulturore, meqë qytetarët e Kosovës për shkak të identitetit të tyre kulturor vazhdimisht në 2 mijë vitet e fundit kanë pasur një lidhje dhe një relacion të fuqishëm me Vatikanin”, tha ai.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    http://www.kryeministri-ks.net/repos....2011_-_KM.jpg

    Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë


    Prishtinë, 30 prill 2011

    Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, një delegacion i lartë shtetëror i Republikës së Kosovës do të marrë pjesë në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

    Delegacioni i Republikës së Kosovës kryesohet nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, i shoqërura nga ministri i Jashtëm, z.Enver Hoxhaj.

    Delegacioni i Kosovës do të merr pjesë nesër në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë.

    Kjo është vizita e parë shtetërore nga institucionet e Kosovës bërë Vatikanit, pas shpalljes së Pavarësisë.

    Vatikani ka qenë përherë përkrah popullit të Kosovës dhe Papa Gjon Pali i Dytë ka qenë mik i madh i shqiptarëve dhe i Nënës Tereze.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Kostoja e “Thaçit 2” mbi 6 milionë euro

    Prishtinë, 2 maj - Qeveria e “ristrukturuar” e Kosovës, e apostrofuar si Thaçi 2, e përbërë nga gjashtë zëvendëskryeministra, nëntëmbëdhjetë ministra dhe e “dizajnuar” për 36 zëvendësministra, do të rëndojë buxhetin e varfër të Kosovës me rreth 6 milionë euro, vetëm për paga, mallra dhe shërbime për stafin politik, shkruan sot “Zëri”.
    Shpikja e disa dikastereve të reja qeveritare dhe shtimi enorm i numrit të zëvendëskryeministrave, nga opozita dhe shoqëria civile, shihet si “llastik politik qeveritar” për plotësimin e ambicieve partiake. Pavarësisht këtyre kritikave, kryeministri Hashim Thaçi ka vendosur që ta shtojë edhe një ministri, atë për Diasporën.
    Analisti, Avni Zogiani thotë se 6 zëvendëskryeministra e 19 ministri, nuk i kanë as shtetet me dhjetëra miliona banorë. “Kjo puna e gjashtë zëvendëskryeministrave dhe e 19 ministrive nuk do as koment, është absurditet që tregon tepër shumë se shteti po u përshtatet partive dhe që po e zgjasin shtetin si plastikë për me iu ra tamam”, ka thënë Zogiani, duke shtuar se me këto veprime qeveria shpenzon si ia do qejfi.
    Glauk Konjufca thotë se qeveria nuk duhet ta harrojë fjalën e urtë “që zullumi këputet prej së trashi”. Sipas tij, kjo është skandaloze që vetëm stafi politik të bëjë shpenzime sa bën Kuvendi i Kosovës.
    “Të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, për paga në vit i harxhojnë afro 4 milionë euro, por edhe kjo është shumë. Nga ana tjetër, qeveria vetëm me staf politik harxhon më shumë se krejt kuvendi”, ka thënë Konjufca, duke shtuar se qeveria kontrollon gjithçka e atë nuk e kontrollon askush. Sipas tij, pushteti është shndërruar në pazarllëk për t’i plotësuar ambiciet e dikujt, krijohen ministri të reja.
    “Ministria nuk krijohet për nevojën e diasporës, por që të mos prishet koalicioni ata krijojnë ministri për diasporën. Ky është një model shumë i keq”, ka thënë Konjufca.
    Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi ka thënë edhe nga partitë tjera ka pasur ide për krijimin e kësaj ministrie për diasporën.
    “Me miratimin e Ligjit për Qeverinë sigurisht do të ketë nevojë për një ridizajnim të tërësishëm qeveritar. Pas miratimit të ligjit do të ketë ridizajnim të dikastereve. Gjatë mandatit qeverisës njerëzit e kanë të vështirë ndoshta të bëjnë zvogëlime apo ndryshime të dikastereve, por një mandat i ri sigurisht gjithsesi se do të kërkonte zvogëlim të ministrive”, ka thënë Kuçi.
    Rritja e kabinetit qeveritar edhe për një ministri nga Lidhja Demokratike e Kosovës shihet me shqetësim. Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ismet Beqiri ka thënë se rritja në 19 ministri është për t’u shokuar.
    “Do të na e kenë lakmi vendet e ndryshme, se sa jemi të zotët të kemi një qeveri me kaq ministra, po shtohen për ditë. Ne nuk jemi kundër krijimit të ministrisë, por edhe ministritë aktuale që kanë fushëveprim që kanë të bëjnë me diasporën nuk e kryejnë punën e tyre. Sa herë të bjerë në krizë qeveria, këta bëjnë ministri të reja dhe një qeveri me 19 ministri, është për t’u shokuar dhe kjo ndodh vetëm në Kosovën, të cilën qeveri dhe vend pretendon dhe e thotë se e udhëheq zoti Thaçi”, ka thënë Beqiri.
    Ndërkohë, Ardian Gjini nga AAK, ka thënë se është “lajm i keq” për Kosovën dhe për popullin e saj, formimi i një ministrie të re. Sipas tij, kjo rritje numrit të ministrave, zëvendësministrave dhe zëvendëskryeministrave, është barrë e popullit të Kosovës.
    “Kjo është kultura dhe karakteri i kësaj qeverie, dhe fatkeqësisht Kosovën nuk e presin ditë të mira në të ardhmen, përderisa këta njerëz janë në pushtet. Mund t’u them se po vazhdon kultura e mashtrimit dhe kamuflimit të problemeve të vogla me probleme të mëdha”, ka thënë Gjini.
    Nga ana tjetër, ish-ministër i Ekonomisë dhe Financave nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Haki Shatri, thotë se ngarkimi i Qeverisë me zëvendëskryeministra, ministra e zëvendësministra pa ndonjë arsye, dëmton imazhin e shtetit, por edhe dëmton vetë buxhetin.
    “Është totalisht e panevojshme që të ketë më shumë se 18 zëvendësministra. Është e paarsyeshme që militantët politikë të rehabilitohen në pozita politike e që rroga marrin nga arka e shtetit”, tha ai.
    Totali i pagave mujore dhe vjetore
    Ministra 19 X 1270,50 = 24, 139. 5 euro X 12= 289, 674
    Zëvendëskryeministra 6 X 1356,30 = 81,378 X 12= 976, 536 euro
    Zëvendësministra 36 X 1182,50 = 42 570 X 12= 510, 840 euro
    Këshilltarë 120 X 577,50 = 69. 300 X 12= 831.600 euro
    Shoferë 55 X 214,50 = 11. 797 X 12= 141.570 euro
    Asistentë 55 X 214,50 = 11.797 X 12= 141. 570 euro
    Shpenzime mujore për paga në total 240.981 euro
    Shpenzime vjetore për paga në total 2. 591.610 euro
    Shpenzime për derivate brenda një viti mbi 1 milion euro

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Ja se si i zbuloi une rrenat e propagandat e shpiunave te UDB-es si gjithmon sa her ju kam than mos rreni se nuk u lshoi ti hapsi i kesaj dezinformate e di qe nuk po te vjen mier qe po te zbuloi por na fal a haaaaaaaaa

    ---------------------------------
    Thaçi: Vatikani na ftoi si shtet

    Publikuar: , më 01 maj 2011

    Prishtinë, 1 maj - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, dhe ambasadori ynë në Romë, Albert Prenkaj, kanë marrë pjesë të dielën në lumturimin e Papa Gjon Palit II në Vatikan.

    Duke folur për RTK-në, kryeministri Thaçi tha se ftesa e Vatikanit për Kosovën ka qenë ftesë shtetërore dhe se në njëfarë forme kjo përbën njohjen e Kosovës nga Selia e Shenjtë.

    Thaçi tha se gjatë kësaj vizite në Vatikan ka pasur takime me kryeministrin e Italisë, Silvio Berlusconi, presidentin italian Giorgio Napolitano, presidentin e BE-së, Herman Van Rompuy dhe shefin e Komisionit Evropian Jose Barroso.

    Thaçi shtoi se ky ishte një tjetër rast për afirmimin e Kosovës.
    llap kjo rrena e thacit ose mashtrimi i tij ishte i djeshit!
    kurse e verteta eshte informata e sotit!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-12-2009
    Postime
    1,594
    [QUOTE=G-2;3078778]Qeveria, në Vatikan pa ftesë
    Artan M. Haraqija | 02-05-2011 09:50 CET

    Vatikani ka reaguar me habi në lajmin e medieve kosovare që Selia e Shenjtë e ka ftuar një delegacion shtetëror nga Kosova, për të marrë pjesë në një nga ceremonitë më madhështore që është organizuar deri më tash.

    Njoftimi zyrtar që u dërgua nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, e që më pas u botua nga mediet e Kosovës, thoshte: “Me ftesën zyrtare të shtetit të Vatikanit, kryeministri Thaçi merr pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit II”.

    Duket se “ftesa” e Vatikanit është një zbulim i Qeverisë së Kosovës, pasi shteti që gjendet brenda hapësirës gjeografi ke të Romës, nuk dërgon ftesa, as shteteve më të mëdha të botës. Shefi i programit në shqip të Radio Vatikanit, Dom Davidi, nuk mund të besonte se Qeveria e Kosovës mund të ketë bërë një njoftim të tillë, duke shprehur bindjen se janë mediet ato që e kanë transmetuar lajmin gabimisht.

    “Nuk ka pasur ftesë për Kosovën e askënd tjetër, në raste të tilla janë përfaqësuesit e qeverive ato që lajmërohen vetë me dëshirën për pjesëmarrje”, tha përmes telefonit nga Vatikani, Dom Davidi. Ky i fundit më pas, ka bërë një sqarim zyrtar të Selisë së Shenjtë përmes “Radio Vatikanit”, fillimisht lidhur me praninë e delegacioneve të vendeve të ndryshme të botës në ceremoninë e 1 majit.

    l

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anëtarësuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    G-2 ARTAN HARAQIA eshte gazetaruc,zagar i veton surrovit,keta gazetaruca e kan per detyr te dekonstruktoin lajmin,dezinformoin.
    Pasi Vatikani nuk i paska ftu qeverin e KOSOVES si paskan shku THACI e HOXHAJ te paftuar?pasi vatikani nuk po i ftoika qeverit pse vatikani ne kete organizim kishte pergadit nje vend per vipat politikan,diplomat etj.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga G-2 Lexo Postimin
    llap kjo rrena e thacit ose mashtrimi i tij ishte i djeshit!
    kurse e verteta eshte informata e sotit!
    kqyre balit pak ma mier daten



    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin


    I lumturon Vatikani

    Vatikani ftoi Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm kosovar në ceremoninë e Lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë. Ftesa i ka lumturuar Hashim Thaçin dhe Enver Hoxhajn. Në Selinë e Shenjtë, ata takuan krerët e BE’së dhe Kryeministrin italian. Pas Romës, Ministri Hoxhaj do të udhëtojë drejt Arabisë Saudite.
    Nga Valmir Klaiqi më 02 maj 2011 në ora 08:48

    Kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj kanë marrë pjesë në ceremoninë e lumturimit të Papa Gjon Palit të Dytë, të dielën, në Vatikan.

    Gjatë qëndrimit në këtë vend, delegacioni kosovar është takuar me përfaqësues të lartë të institucioneve evropiane dhe të shteteve të ndryshme.
    Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë të dielën për Express se që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, Vatikani ka ftuar për herë të parë delegacionin kosovar si delegacion shtetëror, ku në ftesa është shkruar “Ftohet ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës...”.

    “Kjo është pra vizita e parë shtetërore dhe ne kemi qenë në mesin e delegacioneve shtetërore, të cilat kanë qenë në lumturimin e Papa Gjon Palit të Dytë”.

    Megjithëkëtë, Vatikani ende nuk e njeh shtetin e Kosovës.

    Por, Hoxhaj tha se popujt e dy vendeve kanë lidhje mijëravjeçare mes vete.
    “Mes popullit të Kosovës dhe Vatikanit dhe Kishës Katolike ka një kontinuitet mijëvjeçar të lidhjeve tona, edhe politike, edhe kulturore, meqë qytetarët e Kosovës për shkak të identitetit të tyre kulturor vazhdimisht në 2 mijë vitet e fundit kanë pasur një lidhje dhe një relacion të fuqishëm me Vatikanin”, tha ai.

    Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express....
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 02-05-2011 më 08:38
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •