
Postuar mė parė nga
Brari
OPINION
Edi Rama, rrezik kombėtar pėr tė ardhmen tonė tė shpejtė ne BE
24-05-2011 /
Nga Kostaq Xoxa
Nė Refleksionet f. 184, lexojmė: Denoncimi pa kompromis i veprimtarisė kriminale tė PPSH-sė, deri nė nxjerrjen e saj jashtė ligjit, ėshtė i vetmi shteg nga duhet tė kalojė PSSH-ja pėr tė fituar tė drejtėn e qytetarisė nė shoqėrinė e ardhshme shqiptare dhe e vetmja mundėsi pėr opozitėn (e gushtit tė v.1991, shėnim) qė atdheu i mbetur nė duart e rrugaēėve tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo tė kriminelėve ordinerė tua kthejnė miliona njerėzve tė ndershėm besimin qė kanė humbur. Pėr sa kohė qė PS-ja nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe tė historisė sė saj, ajo smund ta ketė tė drejtėn pėr tė qenė njė parti e ligjshme. (Firmosur: a. k. (Ardian Klosi) dhe e.r. (Edi Rama).
Mė poshtė flitet pėr dėshirėn e pakontrolluar pėr pushtet. Dhe citojmė sėrish - : Pikėrisht kjo dėshirė i shtyu komunistėt nė 1942-43 tė nxisin luftėn civile. Nisur nga kjo, me tė drejtė ēdo demokrati i mbetet qė tė denoncojė rrezikun e degjenerimit tė demokracisė nė demagogji. Dhe, fill mė pas, shkohet te vendimet e Konferencės sė Pezės: Kurse Kongresi i Pėrmetit, me fitimin e Luftės Civile nga komunistėt ia mohoi me dhunė popullit shqiptar tė drejtat politike.
Tani autori i kėtyre rreshtave, e.r.-ja, ia arriti pėr bukuri jetėsimit tė dėshirės sė pakontrolluar pėr pushtet. Madje duke qenė, tashmė, nė krye tė asaj PS-je e cila, sipas Edit, ėshtė e paligjshme, sepse nuk ka bėrė denoncimin e plotė tė origjinės dhe tė historisė sė saj (shih citimin, mė lart), jo vetėm qė nuk e ka bėrė kėtė denoncim origjine, por pinjollėt e atij regjimi diktatorial monstruoz (epitet i pėrsėritur nė kėto Refleksione) , sot i kemi deputetė nė parlament. Dhe bash ata qė cilėsohen si rrugaēė tė qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo kriminelė ordinerė, qė e degjeneruan demokracinė nė demagogji, - pikėrisht kėta demagogė, pra, - na akuzojnė se bėjmė luftė klasash, se denigrojmė deputetin e tanishėm Ditmir Bushati, si birin e Sulejman Bushatit, Sekretarit I tė komiteteve tė Partisė sė Punės nė Shkodėr e nė Kukės, qė Dossiétė e gazetės sonė i kanė nxjerrė, publikisht, me firmėn e tij, lista internimesh, dėnimesh tė planifikuara dhe ndėshkime me vdekje tė njerėzve tė pafajshėm. Gjithsesi, ata demagogė (dhe falsifikatorė, do tė shtonim), pėrdhunojnė tė vėrtetėn. Se Ditmiri nuk kritikohet si i biri i Sulejmanit, por sepse ėshtė shprehur, me kapadaillėk si ai i ustait tė tij, se e ka pėr nder, qė ėshtė i biri i Sulejmanit!
E pamė se si ėshtė shprehur Edvini pėr Konferencėn e Pezės dhe pėr Kongresin e Pėrmetit. Kur kishte tė drejtė: nė gushtin e 1991-shit apo tani, qė ėshtė kryetari suprem i PS-sė (ndonėse i kontestuar édhe brenda familjes sė majtė nga LMN-ja). Tani ėshtė pėrgjegjės i kategorisė sė parė ai, dhe vetėm ai, qė nė Pezė, ēdo 16 shtator, ēohen me autobusė falas, tė miturat (si Ina e pornotregimit tė tij?) e tė miturit. Pa pėrjashtuar, natyrisht, edhe kasketat e Enverit qė kishin bėrė kėrdinė nė Luftėn Civile, cilėsor i e.r.-sė ky, - siē e pamė. Pėr mė tepėr, ndonėse tė miturat/tė miturit nuk duheshin politizuar nė atė moshė, ato sipas mjaft pjesėmarrėsve, - drogoheshin, kur veteranėt kėndonin, tėrė qejf, Enver Hoxha e mprehu shpatėn, para avujve tė alkoolit. Fotot e Enver Hoxhės vėrshonin anembanė, tė zbukuruara me korniza dafinash. Apoteozė! Njė dhunim i pafalshėm, flagrant, ndaj Rezolutės sė AP-sė sė KE-sė dhe ndaj ndjeshmėrisė sė ish-tė pėrndjekurve politikė qė kishin humbur rininė e tyre, familjen, tė afėrtit, nga terrorizmi stalinist i atij Enveri, qė glorifikohej nė mėnyrė tė turpshme nė Pezė. Sa pėr Kongresin e Pėrmetit, ky farė kongresi, me vendime tė pėrpiluara nė Jugosllavi, e ka emrin e vet nėpėr shkolla, nėpėr emėrtime rrugėsh, nėpėr aktivitete tė indoktrinuarish. Rrugaēėt e qosheve tė errėta, u shndėrruan nė populistėt e Edi Ramės!
Ja si u katandis Shqipėria, nėn hyqmin e Edvinit!
***
Stereotipa tė tillė, alter egot e tė cilėve i shohim nė rrugaēėt e qosheve tė errėta tė nomenklaturės apo si kriminelė ordinerė, qė e degjeneruan demokracinė nė demagogji, (tė na falet qė po pėrsėrisim e-r- nė) i portretizon mjeshtėrisht shkrimtari ynė i madh, I. Kadareja, nė librin e tij Legjenda e legjendave (f. 113-115): Kėta nėnzota lindnin herė pas here ose, mė saktėsisht, fabrikoheshin herė pas here, prej shtetit totalitar, njėlloj si thashethemet, njėlloj si shpifjet. Ata fabrikoheshin dy mėnyrash: ose duke u bazuar nė njė njeri, i cili pėr tu kthyer nė hero tjetėrsohej aq shumė nga propaganda saqė nuk njihej mė, ose shpikeshin krejt... si rasti i Lei Fenit nė Kinė. I tillė ishte katėrmbėdhjetėvjeēari Pavlik Morozovi (nė B.S, - sh.) i cili, pėr besnikėri ndaj shtetit komunist, tradhtoi babanė dhe u vra nga ungji i vet... Duke e bėrė Morozovin hero model pėr tė gjithė rininė sovjetike, duke vėnė mijėra buste tė tij nė oborret e shkollave, duke shkruar kėngė e poema pėr tė, komunistėt rusė kryen njė nga krimet mė tė lemerishme: ata himnizuan tradhtinė dhe denoncimin nė gjirin e familjes...Dhe ky fėmijė denonciator shpallet hero dhe model pėr miliona nxėnės tė Bashkimit Sovjetik. ...Edhe komunistėt shqiptarė fabrikuan karikatura heronjsh nga mė qesharakėt. Sipas skemės sovjetike... korpusin kryesor e pėrbėnin tė gjymtuarit, ata qė, ndonėse ishin pa sy e pa kėmbė, bėnin ēudira nė jetė. (Pėrmendet Fuat Ēela). Me flirtin e ri me kinezėt, u braktis ndikimi sovjetik dhe modelet ruse po zėvendėsoheshin me ato kineze. Lei Feni u shtyp nga treni pėr tė shpėtuar njė kalė. Ditari i tij: njė vidhė e mendimit tė Maos. Tė qenit kursimtar pėrputhej me problemet kineze, gjer nė mbledhjen e kutive tė konservave pėr ti dėrguar nė shtet: shkurt njė personazh i mjerueshėm, midis kopracit tė Molierit dhe Plushkinit tė Gogolit.
Njė karikaturė tė tillė heronjsh, e kemi edhe ne, kėtu, nė vendin tonė. Ky ėshtė Edvin Kristaq Rama. I. Kadareja i identifikon kėta tipa si tė gjymtuar. Heroi ynė, nuk ėshtė vetėm qesharak, por edhe tragjik. Mjafton tė shihen ēuditė e tij nė Refleksionet. Ėshtė i vetmi person, qė smund tė ketė tė dytė nė rruzull, qė ka nxjerrė jashtė ligjit veprėn e vet. Mė shumė se kaq. E ka hequr nga tė gjitha libraritė, me anė tė pavlik morozovėve tė tij, dhe e ka vėnė nė zjarr! Njė autodafé! Shkrimtari ynė i madh, kėta tipa i quan tė mjerueshėm. Dhe korpusin kryesor tė tyre e vėren te tė gjymtuarit nė sy dhe nė kėmbė. Nė tė vėrtetė Karikatura jonė ėshtė e gjymtuar nė tru! Njė gazetė pėrmendte rastin kur E. Rama ishte dėrguar nė Burrel, pėr zborin ushtarak. Alarm nė familjen e Anetės. Kjo dhe i shoqi, Kristaqi, iu lutėn shkrimtarit (...) qė tė shkonte nė Burrel dhe ti thoshte komandantit tė zborit qė tė mos i linin nė dorė armėn, se mos ndodhte ndonjė hatą. Shkrimtari - tė cilit sia kemi pėrmendur emrin, - nė gazetė pėrmendet me emėr e me mbiemėr. Por nuk ka dalė asnjė pėrgėnjeshtrim prej tij. Nga ana tjetėr njė psikiatėr qė njihet si serioz, por nuk dėshiron tė identifikohet, e di shumė mirė se e.r.-ja ėshtė kuruar pėr nevrastenķ. Njė gazetar, qė tani e ka kapėrcyer Rubikonin pėr interesa meskine, ia ka nxjerrė personazhit tonė tė gjitha shenjat psikopatike nė njė gjyq tė bujshėm, si pasojė e tė cilit njė vajzė e talentuar dhe me talent ka pėsuar, pėr shkak tė kėtij personi, trauma tė tmerrshme, qė e kanė mbyllur nė njė vetmi murgeshash. Mos tė themi tė tjerat, qė kanė tė bėjnė me mujshinė ndaj seksit delikat! Prandaj themi se ėshtė nga ato karikaturat qė pėrmend Kadareja, i gjymtuar po se po, por nė njė organ anatomik nga mė tė rėndėsishmit.
Njė gazetė ka dalė kėto ditė me titullin Hapi rrugėn budallait. Budallait i hapet rruga. Po tė marrit a i hapet? Aq mė tepėr kur kėrkon tė fitojė bashkinė e Tiranės nė tavolinė? E ta quajė fitoren me 10 vota, fitore historike?. L. Basha ka fituar 8-9 herė vota mė shumė se ai. Dikur (2007), nė Temal tė Shkodrės, kandidati demokrat Nard Mani, u shpall fitues me 3 vota diferencė. Por nga kutitė e kėshillave dolėn 5 vota mė shumė pėr kandidatin socialist Mark Zhurin. Nė gjykatėn e apelit votat e gjetura nė kutitė e kėshillave u cilėsuan tė vlefshme dhe kryetar u shpall socialisti Mark Zhuri. Kandidatėt i shtrėnguan dorėn njėri-tjetrit. Vota ėshtė e shenjtė. Kutia ėshtė vetėm pėr njė lehtėsim llogaritjeje. Nuk ka asnjė nen tė Kodit Zgjedhor qė tė shprehet nė mėnyrė eksplicite nėse quhen tė vlefshme ose jo, votat e kutisė sė ndėrruar. Dikur Rama buēiste: Duam tė shohim votat tona!. Tani ia mohon tė drejtėn L. Bashės, qė tė shohė votat e tij! Nė qoftė se votat e Bashės do tė shkonin pėr dhjamė qeni, atėherė do tė cenohej Kushtetuta: Votimi duhet tė jetė i lirė, i fshehtė, i barabartė. Barazimi i votės cenohet, kėshtu, nė mėnyrė flagrante dhe kutive ska pėrse tu mbetet hatri!
Kryetari i KQZ-sė, Arben Ristani, ka mbajtur njė gjakftohtėsi shembullore, duke punar qetėsisht, mė tė tre anėtarėt e tij, pavarėsisht nga zhurmnaja e atyre qė kėrkonin tė hynin forcėrisht nė sallėn e KQZ-sė, por nuk u lanė nga policia. Raporti i votave ishte 4:3. Treshja thartohej pėr kėtė ndarje. Por harronte se nė zgjedhjet e mėparshme raporti ishte 5:2, madje edhe 6:1! Tani Rama dhe tė tijtė nuk duan tė ballafaqohen me organet mė tė larta (Kolegjin Zgjedhor), sepse kėto organe kanė pas vlerėsuar votėn, jo kutinė! siē kishte ndodhur me precedentin e Temalit tė Shkodrės.
Tani ky ekzemplar i dhunės, E. Rama, ka bėrė thirrje qė tė mblidhen nga janė e nga sjanė, nė revoltė paqėsore, qė tė rrėzojė qeverisjen e Aleancės pėr qytetarin, qė ka dalė fitimtare! Natyrisht qė kjo veprimtari demokratike do tė njėmendėsohet me ata qė ai i quante dikur rrugaēė tė qosheve tė errėta apo kriminelė ordinerė. Tronditja ka vajtur gjer te shkrimtari ynė, I. Kadareja. Me tė drejtė, ai ėshtė tepėr i shqetėsuar, pėr mundėsinė e njė izolimi tė ri. Por, qė tė tėrhiqet Basha nga gara, siē ėshtė thelbi i letrės sė tij drejtuar kandidatit pėr kryetar bashkie nė emėr tė Aleancės pėr Qytetarin, kjo do tė asgjėsonte zgjedhjet e lira nė vendin tonė. Sepse, thjesht, fitorja e garės nuk mund kondicionohet dot nga njė i marrė qė humbjen e quan fitore historike(!). Dhe u dashka quajtur e tillė, fitore historike pėrndryshe ai, i marri, na qenka nė gjendje tė pėrdorė dhunėn dhe ta paraqesė vendin e tij, si njė shtet joligjor! Ėshtė fatkeqėsia e mbajtjes gjallė tė mendėsisė enveriste, tė cilėn Rama premtoi ta zhbėnte nė emėr tė demokracisė, por nuk vonoi tė bėhej prototipi i i ruajtjes dhe i stimulimit tė kėsaj mendėsie
55
-
Krijoni Kontakt