10-05-2011 11:16 CET Ende pa bėrė asnjė ditė jetė, strategjia e lobimit pėr njohje tė pavarėsisė sė Kosovės ka hasur nė pengesė madje prej vetė Qeverisė sė Kosovės.
Marrėveshja e re e koalicionit qeverisės mes Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Aleancės Kosova e Re i ka dhėnė kompetenca shtesė nė ēėshtjen e lobimit zėvendėskryeministrit tė parė, Behgjet Pacolli, gjė qė nuk ėshtė marrė parasysh nė kohėn kur strategjia origjinale ėshtė hartuar.
Drafti pėr lobim, i hartuar nga disa ambasadorė kosovarė nė bashkėpunim me ministrin e Jashtėm, Enver Hoxhaj, i ėshtė dorėzuar presidentes sė Kosovės, Atifete Jahjaga, nė mėnyrė qė nė kapacitetin e udhėheqėses sė politikės sė jashtme tė Kosovės, edhe Presidenca tė japė kontributin e vet nė strategji.
Mirėpo, siē shkruan Koha Ditore nė numrin e sė hėnės, dokumenti ku bėhet analizė e detajuar e shteteve qė nuk na kanė njohur, e edhe jepen instruksione se ēfarė qasjeje duhet qė tė ketė Kosova ndaj kėtyre shteteve, ka mbetur nė gjysmė. Ai po pret pėrgjigjet nga Presidenca dhe institucionet e tjera, nė mėnyrė qė pas dy javėsh tė miratohet nė qeveri.
Ndėrkohė nė marrėveshjen e re pėr koalicion PDK-AKR parashihet qė lobimi tė bėhet ndryshe nga strategjia.
Nė marrėveshjen e re madje presidentja nuk figuron si udhėheqėse e procesit, por ish-presidenti, tash zėvendėskryeministėr i parė, Behgjet Pacolli.
Sipas marrėveshjes, do tė krijohet njė task forcė pėr lobim, e qė do tė udhėhiqet nga Pacolli. Task forca, sipas marrėveshjes, do tė ketė pėr qėllim zbatimin e strategjisė pėr lobim.
Zėvendėskryeministri i parė ka tė drejtė qė tė krijojė njė task forcė qė pėrfshin ministrin e Jashtėm, tė Integrimeve, atė tė Diasporės, i cili do tė punojė pėr harmonizimin dhe koordinimin e veprimtarisė sė tyre nė funksion tė strategjisė sė njohjeve, thuhet nė marrėveshjen e re mes PDK-sė dhe AKR-sė.
Pėr mė shumė, marrėveshja i jep Pacollit tė drejtėn e ndryshimit tė strategjisė. Zėvendėskryeministri ka tė drejtė tė punojė pėr zbatimin, eventualisht dhe rishikimin apo pėrshtatjen e kėsaj strategjie nė mėnyrė progresive nė varėsi tė angazhimit tė aktorėve tė ndryshėm vendės dhe ndėrkombėtarė, thuhet nė marrėveshje.
Kėsaj task force mund ti bashkohen dhe personalitete tė shquara vendėse dhe ndėrkombėtare, qė kanė potencial suksesi nė veprimtarinė pėr njohjen e shtetit tė Kosovės, thuhet nė marrėveshje.
Marrėveshja qė ėshtė bėrė me qėllim tė akomodimit tė Pacollit, i jep atij tė drejtė edhe qė plotėsisht tė mbėshtetet nė shėrbimin diplomatik tė shtetit tė Kosovės nėpėr botė, si dhe tė drejtėn tė propozojė konsuj nderi nė tė gjithė globin, tė cilėt i shėrbejnė jo vetėm veprimtarisė njohėse, por dhe asaj tė nxitjes sė investimeve tė huaja nė Kosovė dhe pėrmirėsimit tė imazhit.
Strategjia pėr lobim e hartuar nga ambasadorėt dhe ministri i Jashtėm nuk e ka parashikuar rolin e zėvendėskryeministrit tė krijuar nga marrėveshja mes PDK-sė e AKR-sė, e as krijimin e ndonjė task force.
Megjithatė zėdhėnėsi i Ministrisė sė Punėve tė Jashtme, Artan Behrami, ka thėnė se nuk ka kurrfarė pėrplasjeje mes strategjisė dhe marrėveshjes pėr koalicion. Sipas tij, strategjia deri nė detaje pėrcakton mėnyrėn e veprimit pėr shtimin e njohjeve pėr Republikėn e Kosovės. Ministria e Punėve tė Jashtme, sipas Behramit, do t`i pranojė tė gjitha sugjerimet plotėsuese pėr strategjinė.
Punimet nė strategjinė pėr lobim kanė pėrfunduar. Tani jemi nė pritje tė rekomandimeve tė presidentes dhe tė Parlamentit. Tė gjitha kėto rekomandime do tė inkorporohen nė Strategjinė pėr lobim, nė mėnyrė qė ajo tė jetė mė gjithėpėrfshirėse dhe mė e plotė dhe do tė jetė gati tė jetė edhe publike dhe tė miratohet edhe nė Qeveri, ka thėnė Behrami.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...t-mbi-hoxhajn/
Krijoni Kontakt