Petrit Sherifi | 07-05-2011 10:23 CET Qeveria e Kosovës ka shfrytëzuar gati qind për qind buxhetin për paga dhe meditje. Vetëm për Kuvendin, Zyrën e Presidentit, Zyrën e Kryeministrit dhe 18 ministrive, janë shfrytëzuar mbi 98 për qind të buxhetit për paga vitin e kaluar, raporti i shpenzimeve të publikuara nga Ministria e Financave për vitin 2010, shpenzime këto të cilat kapin shumën prej 316 milionë e200 mijë euro.
Nëse krahasohen këto linja buxhetore me ato të vitit 2009, vërejmë se ka rritje prej mbi 36 milionë euro. Në vititn 2009, shpenzimet për paga dhe meditje ishin 268 milionë e 925 mijë euro, kurse një vit më herët 228 milionë e 59 mijë euro.
Ministritë për të cilat shkojnë më së shumti mjete për këto dy linja buxhetore janë Ministria e Punëve të Brendshme me 46.204 milionë euro, Ministria e Shëndetësisë me 32.646 milionë euro, Ministria e Forcës së Sigurisë me 10.180 milionë euro, Ministria e Drejtësisë me 9.491 milionë euro, Ministria e Ekonomisë dhe Financave me 9.068 milionë euro, Kuvendi me 4.497 milionë euro etj.
Sipas këtij raporti të publikuar nga Ministria e Financave, shuma prej 316.200 mijë euro, ka përfshirë 311.417 milionë euro nga fondi i përgjithshëm i buxhetit të vendit dhe 4.783 milionë euro nga grantet e përcaktuara të donatorëve.
Edhe pagesat e nëpër komunat e Kosovës kanë shënuar ngritje, ku sipas këtij raporti, gjatë vitit 2010 në Komunën e Prishtinës janë shpenzuar 16 milionë e 534 mijë euro, kurse në vitin 2009 6 milionë e 71 mijë euro, në Komunën e Prizrenit janë shpenzuar 11 milionë e 129 mijë euro, ndërsa në 2009 janë shpenzuar 2 milionë e 179 mijë euro, në Pejë janë shpenzuar 8 milionë e 264 mijë euro, në 2009 vetëm 3 milionë e 39 mijë euro, në Gjilan për vitin 2010 janë shpenzuar 9 milionë e 106 mijë euro, kurse në 2009 vetëm 558 mijë euro.
Shpenzimet e premtuara që do të pësonin ulje në fillim të qeverisjes “Thaçi I”, vetëm sa janë rritur, ku edhe shpenzimet për mirëmbajtje dhe riparim, që përfshihet mirëmbajtja e automjeteve, ndërtesave, infrastrukturës rrugore, pajisjeve të TI-së, mobileve etj, në vitin 2008, këto shpenzime ishin 22.8 milionë, në vitin 2009 u bënë afro 25 milionë, për të përfunduar në vitin që lamë pas në 27.5 milionë euro.
Avni Zogiani, drejtues i organizatës “Çohu”, ka thënë se ka humbur komplet sensi apo ideja me të cilën ka ardhur në pushtet kjo qeveri.
Ai ka thënë se një nga premtimet themelore ka qenë zvogëlimi i shpenzimeve, por sipas tij, kryeministri i vendit e demantoi veten dhe tani ekziston një qeveri ndër më të zgjeruarat në rajon. “Tërësisht është kundër premtimeve dhe retorikës në bazë të të cilave kjo qeveri tani është në pushtet”, ka theksuar Zogiani.
Ramadan Ilzai nga Lëvizja “Fol” ka thënë se ndër vendimet e para të Qeverisë, Thaçi ishte edhe ai për reduktimin e shpenzimeve në reprezentacion, telefon, derivate etj. Ai ka thënë se kanë parë që ky vendim nuk është zbatuar megjithëse shpenzimet janë reduktuar në krahasim me kryeministrat e kaluar.
Institucionet pagat dhe mëditjet
Kuvendi: 4.497.236
Zyra e Presidentit: 301.448
Zyra e Kryeministrit: 2.317.327
Ministria e Ekonomisë dhe Financave: 9.068.365
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë: 748.813
Ministria e Transportit dhe Telekomunikacionit: 1.037.805
Ministria e Shëndetësisë: 32. 646.023
Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë: 3.747.905
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale: 3.368.250
Ministria e Planifikimit Hapësinor: 1.046.623
Ministria e Administrimit dhe Qeverisjes Lokale: 610.831
Ministria e Punëve të Brendshme: 46.204.330
Ministria e Drejtësisë: 9.491.362
Ministria e Punëve të Jashtme: 2.491.028
Ministria e Forcës së Sigurisë: 10.180.333
Ministria e Integrimeve Evropiane: 204.995
Ministria për Komuniteteve: 390.520
Ministria për Energjetikë dhe Miniera: 476.431
http://www.zeri.info/artikulli/2/8/2...et-i-qeverise/
Krijoni Kontakt