Lexova ate qe Ada kish per te shkruajtur, lexova edhe shume mendime, dhe shoh qe ne forum mbizoteron mendimi qe femrat shqiptare jane te shtypura si nga shoqeria edhe nga familja. Nuk di tu them se nese kjo eshte e vertete apo jo, pasi ka te beje me cfare syri i shikon secili nga ne gjerat. Teksa lexoja, bera nje kontrast ne mendjen time me femrat amerikane, me ato shqiptare.
Jane bere sondazhe, studime, filma mbi tragjedine e familjes dhe femrave amerikane ne shoqerine qe jetojme ketu ne US. Ajo qe i vret jashte mase femijet amerikane dhe ne menyre te vecante femrat jane divorcet e prinderve (50% e martesave ne US perfundojne me divorc) dhe mungesa e komunikimit midis prindit dhe femijes. Nje nga arsyet qe femijet amerikane jane te "te lire te bejne cdo gje" eshte se prinderit e tyre fale preokupimeve te tjera sic eshte puna, karriera, maredheniet e tyre, nuk gjejne kohe te shpenzojne me femijet e tyre. Keta femije provojne drogen, sexin, luajne me arme qe ne moshe feminore 12 vjecare, dhe detyrimisht vuajne edhe nga pasojat e ketyre fenomeneve.
Nga ana tjeter kemi shoqerine shqiptare, ku prindi prioritet kryesor ka familjen dhe mban nen kontroll veprimet e femijeve te vet. Kuptohet, qe edhe ne Shqiperi shume gjera kane ndryshuar por e pergjithshmja ende mbizoteron. Femijet dhe femrat shqiptare enderrojne pak liri, qe per shume prej tyre perkthehet "te bejne cfare te duan, kur te duan dhe si ta duan". Ashtu si dashuria, edhe fjala liri nuk ka perkufizim te sakte dhe ne vende te ndryshme, merr kuptime te ndryshme.
Dhe teksa ve perballe njera-tjetres nje vajze nga Shqiperia me nje vajze nga US, jam i bindur qe vajza shqiptare do te lakmonte "lirine" e bashkemoshatares amerikane, ashtu si amerikania do te lakmonte ate qe ajo nuk e pati kurre ne jeten e saj, ngrohtesine qe ofron nje familje e shendoshe shqiptare. Dhe ne mes te te dyjave qendron prindi. Ky prind eshte nen akuzen e te dyja paleve dhe eshte e veshtire ne kete mes te gjesh edhe modelin e prindit ideal, eshte ai amerikan apo ai shqiptar?
Nuk besoj se ka prind ne kete bote me mendje te shendoshe qe do te ndermerte veprime te qellimshme per ti sjelle keq apo ti bente te vuante femijet e vet. Nese ai prindi amerikan nuk ka kohe te shpenzoje me femijen e vet pasi i duhet te punoje 2 pune per te mbuluar shpenzimet e familjes, ai prindi shqiptar pasurine e vetme te tij ka familjen e tij, dhe gezimin me te madh femijet e vet. Nuk besoj se ndonje prind shqiptar do te ndermerte me vetedije vendime qe do ti sillte vuajtje femijes se vet.
Une nuk besoj tek "levizjet", tek "barazia", tek "ligjet" te nxjerra nga politika qe kane per qellim te rregullojne probleme kaq intime dhe te mprehta shoqerore. Une besoj tek forca e individit per te ndrushuar, qe ne kete rast eshte femra shqiptare apo ajo amerikane. Femra shqiptare do tu japi femijeve te saj te gjithe ato mundesi qe prinderit e saj ia mohuan asaj. Femra amerikane do ti japi femijes se saj, pikerisht ate ngrohtesi familjare qe asaj i mungoi aq shume.
Krijoni Kontakt