Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 44
  1. #11
    maniac AMORPHIS fan Maska e Jeans-boy
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    239
    Perpjekja , njehere per njehere, eshte qe gruaja shqiptare te kete po ate vend ne shoqerine shqiptare sa c'ka gruaja italiane
    p.sh.ne shoqerine italiane.
    Skerdi, pyetja eshte me vend, por ndoshta do te qe me mire te perdorej nje fjale tjeter ne vend te fjales "barazi".Tingellon si shume matamatike per raportet humane
    ...niente che amassi di piu'...

  2. #12
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje! Kjo ishte pergjigja ime tek tema qe ishte hapur tek forumi i vjeter, e cila eshte postuar edhe me larte, por kisha deshire ti pergjigjesha edhe nje here:
    Zoti, ka krijuar edhe femren edhe mashkullin, ata jan ndryshe nga jeri tjeteri, e sigurisht edhe trajtimi ne jete do te jete i ndryshem. Punet, veshja, lojerat, sjellja, me llafe te tjera jeta e ktyre dy gjallesave ose qenjeve njerzore, duhet te behet ne menyre te dyshme. Femerat jan me telikate, burrat jan dertuar ndryshe, keshtu nuk pret nga nje grua punen e nje buri, e pune e nje gruaje ta beje nje burr. jan dare keto gjona. ne mund te themi me llafe qe femra te barazohet me burrin por ama kur vjen puna te punojem me tulla e me dhac, tak shkonje mbrapa e thon eshte pune e burrit. kur vjen puna kush ti dal per zot shtepise eshte puna e burri, terhiqen femerat. po keshtu kur vjen puna tek gatimi eshte pune e grave thone burrat, te lash enet, prap eshte pune e grave, thone burrat. Pra zot i kan da, gruja esthe grua, e burri eshte burr. Burri respektohet si burr ne shoqeri, e gruaja respektohet si grua. nuk ngaterohet vaji me uijin. jan te pa ngaterushem. pastaj po te flasim per respektin, eshte qe tjeter ajo, por gjithashtu edhe trajtimi i femeres nga meshkujt. respektimi & trajtimi i femeres pastaj varet nga pesoni qe ke te besh, si nga prejardhja etij, si esthe edukuar, si i ka traditat, zakonet, ku esthe ritur, si eshte ritur e shume e shume faktor te tjere. Mund te jete e njeta femer, e nga nje mashkull mund te trajtohet si princesh, e po kjo femer mund te trajtohet shume keq nga nje mashkull tjeter, por kjo nuk perfaqeson ne teresi si trajtohet nje femer. vraret nga vendi, e njeriu. vetem ne shqiperi brenda ka disa lloje trajtimi e respektimi per femerin, sic trajtohet femra ne veri,nuk trajtohet ne jug, e ne shqiperin e mesme. edhe brenda perbrenda jugut nuk trajtohet nje femere njesoje, varet ne cilin vend te jugut ndodhesh, po ashtu te veriut e te shqiperis se mesme. pershembull ne himarre femra ngre drute ne kurrize i mban si gomar drute, burri e shikon e se ka per problem se thote eshte pune e gruas. ai nuk ka faje se ashtu eshte ritur e ka bere nena etije,gjushja etij,motra etij, e nuk i bene pershtypje nje himarjoti te shikoje gruan e ngarkuar me dru ne kuriz e ta ndimoje, se na eshte puna e grave. po te shkosh ne delvine shume afere jan keto vende por nuk e shikon nje trajtime e respekt per femeren, femra esthte femer eshte shume e respektuar e dhe e nderuar. Pra pak a shume femra kerkon te kete me vlere me eflyence ne shoqeri por kjo do te varet nga shume faktore nga zotesia, arsimi, kultura e shume e shume faktore te tjere.
    me respekt
    eda
    P.S me respekt per femerat ketu ne forumin shqipetare.
    Megjithese shqipetaret jane gjithemon te kujdeshem ndaj kesaj ceshtje
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Eda H : 02-06-2002 mė 23:11

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Ke te drejte Jeans-Boy. Ashtu sic shprehet edhe Eda, femra dhe mashkulli jane ndryshe. Por une mendoj qe femra dhe mashkulli kane me shume gjera te perbashketa se sa te ndryshme. Fjala barazi tingellon pak abstrakte, por une e kam fjalen per barazi morale ne ato raste kur meshkujt e trajtojne femren si nje krijese me te ulet (ne Shqiperi psh).

  4. #14
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205

    Femra e barabarte me mashkullin.

    Edhe une mendoj se femra ka te njejtat cilesi si mashkulli dhe ajo qe kane ndryshe eshte se femra ka paraqitje te ndryshme (kuptohet).
    Ne shoqerine e sotme si femra si mashkulli duhet te jene te barabarte por kjo nuk ndodh.
    JO vetem ne shqiperi por dhe ne perendimin e zhvilluar dhe kapitalist.
    Ketu nje femer ben pune te ndryshme dhe mundohet te punoje me shume se nje burre por rroga kurre nuk eshte e njejte.
    Kete e them sepse jam vete ne nje firme shume te madhe dhe ketu per rolin e punes ska dallim se je femer apo mashkull por kur vjen paga dallimi eshte dhe si .
    Por mos mirrni zjarr se une temen e kuptova por ky ishte nje shembull i vogel.

    Shpresojme qe gjerat te nderrohen sepse per gruan gjithcka po behet e veshtire, sepse gruaja ka filluar dhe punon dhe nuk rri me ne shpi si dikur por punon dhe plus punes ben dhe ato gjera qe bente dikur kur rrinte ne shtepi.
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    "BARAZIA" ne mes M & F .

    Megjithese antari qe ka hapur kete teme e ka specifikuar pyetjen per Shqiperine, une po dal nga "korniza" pasi ky eshte problem mbare boteror. E "BARAZIA " ndermejt mashkullit e femres eshte nje koncept abstrakt, nje fjale qe nuk kemi ne qe e perdorim ,por eshte pak a shume nje zhargon i pakuptimte per te tentuar te barazohet dicka qe nuk mund ta.

    Kjo fjale a eshte shkurtim e permbledhlje e te gjitha kerkesave te grave ne shekuj apo perkufizim i nje te marri 100 vjet perpara ate nuk e dime saktesiht.

    Por si term eshte anakronik e nuk permbledh ate qe duhet te thote, keqinterpreton ate qe duhet arrire e minimizon me nje fjale, banale, gati qesharake nje proces teper kompleks.

    Ne kemi shume te drejta sot , e kjo fjale e dikurshme ndoshta pasqyrim i nje endrre te drejtash, per votim arsim ,shkolle etj nuk mun te thote me shume se kaq.
    Por ne boten e stome kjo merret mbrapsh. Nese nje femer ne Gjermani,Angli apo USA, Mbaron kursin per Marine, Special Forces a dicka kjo nuk do te thote qe te gjitha femrat duan nje barazi te tille .Faleminderit por nuk na hyn ne pune.

    Nuk do fillojme meritat e kesaj gafe se si do luftojne e jetojne ushtaret me nje apo 10 femra prane, por po themi se kjo tip barazie eshte paksa cinike.

    Sa per ne Shqiperi megjithese ne metropole po hyn nje fare emancipimi ne pjeset rurale kjo ka ngelur vecse endere.
    Nese pyetjen do e benim te tille :
    A ka barazi ne mes te burrit e gruas !
    Pergjigja eshte jo.Thjeshte e prere-JO .

    Ne asnje vend sot kjo nuk eshte e mundur. Jemi dy gjysma te te njejtes pjese njeri, e nuk kemi pse te jemi te barabarte. Pasi njeri nuk te ben Vec puna, dija aftesia apo mundesite per ti ushtruar ato, por te ben ne rradhe te pare kompozimi biologjik.

    Pavaresiht ku ndodhet nje femer, nuk mundet qe ajo te barazohet me nje mashkull, mund te jete me e zonja apo jo, por jo e barabarte, kjo vlen dhe per meshkujt. Keto nuk jane vec ndryshime cilesore, por I kane rrenjet me thelle.DHE me te drejte.

    Natyra nuk na dizenjoi ne per te qene te barabarte, nese rraca do progresoje e shumimi do jete I mundshem, njera pale duhet qe qofte perkohesisht "TE NESHTROHEJ" ti kushtohet te voglit qe vjen ne jete, ne menyre totale e instiktive- qofte duke privuar veten nga shume gjera,e kete me mire e ben pjesa e ‘shtypur” .

    Po nga ana sociale si shihet ky problem?!

    Nese do na mungonin njohurite apo argumenti me mire eshte te heshtim, per nje teme te caktuar.
    Pasi diskutimi yne do perfundoje PA KUPTIM qe fillon nje argument pa njohurine e duhur e mbeshtet ne arsyetim sharlatan. Nese do thonim qe DISA FEMRA si M.Thatcher bejne “hajr” ne kete bote se kane qene aristokrate, pra me luge flori (fakti eshte pa baze se I jati I saj ka qene shop - keeper, e con ne pergjithesime banale ) e I pati kushtet atehere duhet te pranojme qe femra ‘te lulezoje” ne kete bote mashkullore duhet te jete speciale . Gabim diletant. Pse mund te themi ne qe cdo femer aristo eshte e zgjuar ?!
    Mund te themi qe cdo grua e vene ne pozita “posh” do kete rezultate?!
    Mund te themi akoma me keq qe vec disa femra speciale jane te afta per te bere dicka. Ne asnje menyre.

    Shoqeria moderne sot duke kerkuar nje barazi fallso e ka futur femren ne nje loje te papergatitur plotesisht. U deshen mijera vjet qe ajo te kishte nje rol solid, e per 50 vjet nuk mund te ndryshohet kjo. Sado qe ka ligje, ka zhvillim e mundesi pak a shume te njejta per te dy sekset.

    Duke kujtuar se duke I marre mashkullit faktorin baze te tij “te qenet predator” , gjahtar, buke fitues, trofe mbartes etj femra sot eshte turrur me vrap per t`ja marre kete gje, per tu ndjere e NJEJTE. Padashje harrohet qe ky eshte instikt, e nuk fitohet per 4- 6 – 8 dekada . Femra duke dashur te ‘barazohet” krejtesisht behet agresive, sakrifikon gjithska per karriere, e vec per tu pranuar nga mashkulli si I tille PARTNER.

    Po feminiteti ku ngeli ?! Pse ne duhet te perdorim akte e stile te huaja per ne, kur vete meshkujt jane me te qarte nese ne perdorim feminitetin asertiv (e jo te tulatur) kur gjithshka shkon me mire; nese mashkulli eshte mashkull e femra eshte femer .

    Kjo ka sjelle krizen e madhe sociale ne perendim, pasi kjo nuk vlen per Iran`in .
    Pasojat e ‘barazise” jane keto.

    1. Renia e konceptit tabu qe mashkulli punon e femra mban shtepine pervec te mirave e pavAresise qe I dha femres. Shkaterroi nje te vertete te madhe. Te verteten se Mashkulli eshte numri 1, e provuar kjo ne cdo brez per mijera- vjet.
    2. Ky process I permbysur ne nje kohe teper te shkurter gati- gati rrufe /krahasuar me te shkuaren, nuk pati asnje paralajmerim. Ne evolucion natyror , nuk behet fjale per 50-100 vjet e vete Biologjia e individit duhet pershtatur paksa. Por kjo nuk pati shanc te behet.

    3. Me renien e ketij miti – pozita e mashkullit u lekund se tepermi, ne shoqerine njerezore. Nga ana tjeter krijohet nje brez femrash te mbistresuara, te cilat “harrojne” se qenia e lire apo “single” nuk mund ta mbushe qellimin tone me elementar, per te cilin jemi ne kete planet.
    RiproDhimi e shumimi I rraces. Jo thejsht per te bere femije, por te krijuarit e familjes E Mban dhe percon rracen.
    E familja ne keto kohe ka marre goditje te fuqishme, nga ky e shume faktore te tjere, qe nuk I permendim dot te gjithe ketu.

    Nuk ka harmoni , nuk ka gershetim te ideve se si kjo do vazhdoje e askush nuk e parashikon dot se ku do I dale fundi. Nese ne do arrinim te kombinonim rolin e gruas nene, gruas bashkeshorte , me ate te gruas punetore, me me kujdes ,familja do kish prosperitet me te madh e kjo jo ne dem te familjes.

    Por nuk mund te mos vihet re se sa te veshtire e ka nje grua ti beje te gjitha,, duhet qe shoqeria me ane te shtetit punedhenesve e te tjere duhet qe te mundesoje me teper perfshirjen e gruas ne jete, e jo te disave, apo shumeve ; por te te Gjithave. Te kuptohet qe eshte nje partneritet e jo konkurrence, te arrihet nje consensus “ mes paleve qe tashme me perjashtime te vogla grate mund te bejne cdo pune, me mend, pergjegjesi e profesionalizem

    Futja e femres si partnere ka qene e veshtire e akoma sot shihet me sy dyshues, nga nje dominion mashkullor.
    Ka qene e zorshme dje e jo e lehte sot qe femra te konsiderohet plotesisht individ punonjes kur duhet; e femer kur duhet.

    Ne sot nuk mund te mos kujtojme qe femrat e para qe sot jane si shembuj legjendare pune e perkushtimi , per te hapur rrugen per ne u treguan super- femra, vec qenia me e “mire se mashkulli ne disa aspekte, beri qe atyre tu hapej rruga e “barazise” megjithese paguan cmim te larte per te .

    Koceptet e ‘djeshme” kane qene me te egra ne aplikimin e tyre se mbeturinat e tyre, sot. Nje femer e asaj kohe ka qene me fare pak shace qe t`ja dale mbane ne zanatet e burrave. Do marr dy shembuj jo te larget.
    Sapo ka lexuar nje biogarfi titulluar:

    ROSALIND FRANKLIN
    The dark lady of DNA.


    Rosalind ishte nje shkencetare eksperimentale brilante qe beri matjet e DNA, NE te cilen u bazua modeli I mepastajme famoz I Crick & Watson.
    Superiori e saj ne Kolegjin Mbreteror te Londres, me te cilin ajo kishte probleme perhere I dha Crick & Watson ( Francis Crick and James Watson ) te dhenat e gjithe eksperimenteve te R. Franklin. Duket qarte se nga letrat e saj sot, se nese te dhenat nuk do "vidheshin “ ne kete menyre , ajo do I botonte ato gati nje muaj a dy pasi Crick &Watson I botuan ato (qe ishin shume mbrapa saj) .
    Ne 1953 Crick, Watson a Wilkins ndane cmimin Nobel per kete zbulim, Pra me ‘modelin e double helix`it te DNA .Ne 1958 Franklin vdiq, mendohet nga sasia e madhe e rrezeve X , qe kish marre gjate punes.
    Qe atehere kjo femer eshte denigruar (nga Watson ne memoir-et puerile te tij THE double Helix ) por dhe eshte quajtur nje ikone e feminizmit. Nje grua tipike ne nje bote tipike…boten e mashkullit.

    Zbullimi I bere nga Franklin e “huazuar” nga te tjere, mendohet se eshte zbulimi me I rendesishem qe ka bere njerezimi deri me sot. Dhe nese nuk ju ka pelqyer kjo hyperbole, jeta e kesaj shkencetareje eshte testament I veshtiresise qe kane pasur e kane femrat ne nje bote mashkullore.

    Po marr nje shembull tjeter, ate te Dorothy Hodgkin. QE PROVON SA E VESHTIRE ISHTE PER NJE GRUA NE ATE KOHE TE BEHEJ c`faredolloj shkencetareje aq me teper e shquar.

    Lindur ne 1920,ajo vinte nga nje familje e pasur e shtreses se mesme Cifute- aq e pasur sa qe dhe sherbetoret kishin sherbetore, te pakten Dadoja kishte nje asistente.
    Ne moshen 6 vjecare ajo pershkruhej Si “alarmingly clever “ (kjo s`mund te perdorej per djemte vini re ketu, nje djale do quhej gjeni ) dhe mbaroi studimet ne Kembrixh ne 1941. Kohe ne te cilen ky Uni (Cambridge University ) I lejonte grate te ndiqnin lekturat e te jepnin provime – por nuk jepte diplome formale .
    Pas merr nje PhD, ajo shkoi per ca kohe ne France, per tu kthyer ne Kolegjin Mbreteror, pastaj shkoi ne Kolegjin Birkbeck ku beri punime me vlere ne Strukturen e Karbonit apo ne studimet e viruseve te bimeve.

    Me pak fjale kjo shkencetare e shkelqyer ne cdo hap te punes se saj u pengua e poshtrua nga drejtuesit, burokracia e mjaft probleme te tjera,vec se ishte femer !!!. Keto femra ishin vertete speciale , me nje pararendese akoma me te famshme M.Kyri, por pengesat qe kaluan ishin te habitshme.

    Fale ketyre femrave gjeniale eshte hapur mundesia per gjenerata te tjera femrash te cilat nuk kane pse domosdoshmerisht perserisin gabimet qe meshkujt bene ne fillimet e ketij problemi. Nese ne nuk veprojme si unit, ne grup atehere pasojat sociale do jene me te pakendeshme se 60 vjet me pare.

    Nuk ka barazi mes sekseve, nuk ka se si te kete dhe as nuk duhet te kete. Ne bejme fjale per mundesi te barabarta e kushte optimale per te dy sekset qe te kene mundesine e ‘zgjedhjes” per barazim atehere , ne kete rast them qe ka progress. I ngadalte, I dhimbshem por ama I dukshem. Kjo vlen he per Shqiperine fare mire pasi atje vendi po zhvillohet eri diku, e me kete zhvillim do hyjne koncepte te reja.

    Vec ne Do talleshim do thonim qe gruaja ka nje fare "barazie" ne Shqiperi, ne politike duket perfaqesimi i paket i tyre e politika pak a shume eshte pasqyre e nje populli, te pakten per ate periudhe. Nga te gjitha kafshset vec "kafsha" njeri e rreh/demton femren e tij, e ne Shqiperi apo vende te pazhvilluara ceshtja fillon pikerisht ketu.

    Femra nuk eshte mall qe shitet a blihet. Nese gruaja tradheton dike apo le nje mashkull, ajo nuk mund te vritet. Por c`mund te flasesh per nje vend ku dikush vret nje familje per nje budallellek a tjetri te vret pse puth te dashuren tende.
    Keto ndjenja primitive, per fat te keq ne Shqiperi jane te pranishme e raste te tilla ndodhin perdite. Te jemi te bndur se ky problem nuk vjen nga femrat apo jane ato shkaku, dhe ne qofte ne aparence nje "love story" - shkaku eshte tjeter:
    Jeta eshte shume e lire.Jeta nuk vleresohet, prandaj merret lehte!
    Ndersa jeta e nje femre NUK KA VLERE FARE !

    -Per nje refuzim dashurie nje vret 4 e plagos tre te tjere.
    -Nje vajze iken , e nje shtet ngrihet peshe ( te pakten me c`Dihet deri tani ) se nuk ja thote dot ne sy te dashurit te saj 'Se nuk te dua me, e nuk jam prona jote" .
    -Nje femer " e mire" shitet nga trafikantet per $1000 te qelbta.

    Natyrisht qe nuk mund te presim qe ti rregullojme krimin varferite e plaget e tjera sociale e pastaj te hapim mundesi per femren shqiptare. Kjo behet pAralel, por dhe ligji duhet shtrenguar ca . Perifrazojme M.L.kING .
    Vertete individe apo shtresa te caktuara nuk mund ta duan, pranojne apo lehtesojne Emancipimin femror ne Shqiperi, por le ta bejme me ligj qe ato te mos kene asnje mundesi te PENGOJNE ATE. E ky ligj i forte i ushtruar e zbatuar me ashpersi le te jete hapi i pare drejt kesaj barazie.

    Jo me kot Shqiperia kaloi ne vendin e dyte te grUpeve te trafikut.Kjo duhet pershendetur ,mire apo keq pune po behet , zeri i shtetit i dobet por po ndihet. Perdite po lexojme qe u kap ky apo u lirua kjo.Pra eshte policia e rendi qe te paret ne kete drejtim po bejne dicka per shqiperine e femren Shqiptare, nese ne nuk e bejme nje gje te tille- askush tjeter nuk do e beje ate per ne.

    Pershendetje
    Bursa33

  6. #16
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Jam per barazi te mashkullit me femren..!

    Kjo barazi, eshte ajo qe meritojne nenat dhe motrat tona.

    Per te metat, qe kemi ne kete drejtim te mos harrohen faktoret gjeografike dhe situatat e vecanta politike, qe plagosin nje komb dhe jo feminitetin apo mashkullitetin e dikujt.

  7. #17
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Te gjithe ketu flasin per nje barazi demokratike o per nje barazi politike. E verteta eshte se femra sot ka nevoje per barazi sociale e individe.

    Mos ngaterroni politiken me kete teme sepse ky eshte nje problem i cili ne shqiperi ka nje zhvillim te vogel.

    Gruaja shqiptare rreth 90% nuk ka nevoje per barazi shoqerore e karriere por per barazi individe sepse nje grua shqiptare keqtrajtohet nga bashkeshorti i pire droge nuk ka te drejte te thote jo nqs nuk ndihet mire.Nuk mund te studjoje shumehere.

    Edhe shumehere nuk zgjedh dot as ke te marri sepse i zgjidhet nga familja.

    Femrat ne pergjithesi dikur shkonte e u ankonte kur gjente guximin e eksistonte fronti i gruas por sot as ai me duket se nuk eksiston me.

    Nqs nje femer shqiptare ngel shtatzane dhe eshte e pamartuar shumehere ajo nuk mund te thote qe e dua femijen por familja e con atje tek vendi dhe mbaroi gjithcka.
    Por nje psikolog per keto femra ne moshe te re nuk ka.
    Dhe boshlliku qe len tek to eshte shume i madh, por rendesi ka emri i familjes te shpetohet!!!!

    Ne Tirane me ka rene rasti te shkoj ne FSHATIN E FEMIJEVE SOS NE SAUK.
    Ate dite sdo e harroj kurre.
    Sa shikime te pafajshme kam pare . Sa femije te braktisur qe diten e pare te lindjes.
    Ca faji kane ate qe te mos u thote goja nene e te mos meritojne qumeshtin e saj???

    Keta me shpjeguan infermieret atje jane femijet e lindur jashte martese te qytetareve te tiranes.

    Ky fakt po shtohet me shume sepse kur nje femije vjen ne kete bote e nena nuk ka perkrahje ekonomike duhet ta lere atje .

    Ne shqiperi nuk ka nje shtepi te nenave pa mbeshtetje.
    Ky eshte pra problemi e jo me llafe por po te doni beni vepra.
    Hapni nje llogari bankare e te ndertojme nje shtepi per keto gra e per keto nena te cilat do te donin te mbanin femijet e tyre prane sepse shume prej tyre shkonin e i shikonin.
    Une jam e para qe jap kontributin tim financiar.
    Jemi shume ne diaspore e le te ndihmojme ata qe kane me pak mundesi sesa ne!!!!
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e skerdi
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    138
    Ada te pershendes. Shume ide e bukur te ka shkruar ne mendje. Nqs ti je e para, une vij pas teje. Mund te gjesh informacion se si mund ta bejme nje gje te tille?

  9. #19
    Dielli eshte jeta Maska e Ada
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    ne jete
    Postime
    205
    Te te them te drejten Skerdi une jam njeri pa universitet e te flas e shkruaj bukur nuk di shume sepse dhe ne shqiperi deri ne moshen 13 vjecare kam ndenjur por mendoj qe ketu ka njerez qe bejne shkolla e dine se si hapet nje organizate.
    Une nga profesioni jam kuzhuniere nai informacion mbi ndonje recete ja them por do mundohem dhe une te kerkoj info por nuk premtoj.
    Premtoj qe do marr pjese nga ana financiare!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ada : 15-06-2002 mė 10:06
    Es git Lüüt diä magi, anderi hani gärn, anderi hani lieb und dänn gits no derig wiä dich, diä hani tüüf i mim Herze und wett sie nie meh verlüüre!!

  10. #20
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Ada me vjen keq...!

    Ky eshte nje forum per diskutime, te cilat nuk mund te behen pa "llafe". Ketu fitohen opinione, jepen opinione, dhe shprehja vepra e jo fjale, sikur s'ka shume vend....

    Mua nuk me duket, se me ane te forumit mund te krijohet dhe ideali i perbashket per realizimin e nje projekti te tille. Shqiperia po mbytet nga ata qe formojne shoqata, dhe behen parazite me te ardhurat e tyre. Maksimum do te ishte edhe informimi dhe ndergjegjesimi i shqiptareve per realitetin e sotem, edhe sikur te mos merrej drejtperdrejt nje veprim konkret...

    Nuk i ndjek forumet...? Sa e sa shoqata e levizje kerkohen te krijohen, per zgjidhjen e ketij apo atij problemi...?

    Eshte bere mode...!

    Bindja e secilit prej individeve mund te jete shume me efekte, se sa nje shoqate...

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kush eshte per ty tipi i femres apo i mashkullit ideal ?
    Nga ALBA nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 71
    Postimi i Fundit: 16-01-2024, 05:15
  2. A ekziston miqėsia mes femrės dhe mashkullit?
    Nga marlboro1 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 29-04-2006, 03:51
  3. Sa kohe i duhet femres dhe mashkullit?
    Nga EllaCaramella nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 27-02-2006, 12:28
  4. Gruaja nė Islam
    Nga Acid_Burn nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 22-08-2005, 09:39
  5. Prirjet qe Kundershtojne Rolet e Mashkullit dhe te Femres
    Nga Arb nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-04-2004, 00:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •