JORGO GORO
Mos mė krahasoni me Bollanon
Reagimi im merr shkas nga njė shkrim qė u botua dje te gazeta “Panorama”. Pasi e lexova me vėmendje, e pashė tė arsyeshme tė jap disa pėrgjigje pėr shumė fakte, tė cilat nuk janė sqaruar mirė, si dhe disa argumente tė cilat nuk do tė doja kurrsesi tė keqkuptoheshin. Si parantezė dua tė them se sqarimet mė sė shumti do t’i vlejnė lexuesit johimarjot, meqė gazeta ėshtė kombėtare dhe lexohet masivisht, sepse me bashkėqytetarėt e mi unė jam ēdo ditė e ēdo orė, dhe tashmė ata i kanė tė qarta tė gjitha projektet e mia pėr Himarėn e nuk mund tė ndikohen qoftė edhe nga njė shkrim, tė cilat jo rrallė herė bėjnė qė tė krijohet njė opinion i caktuar sepse gazeta e ka kėtė fuqi.
Ju jeni impresionuar nga disa postera tė mitė, tė cilėt janė tė shkruar edhe nė gjuhėn greke, duke bėrė menjėherė paralelizmin mes meje dhe kryetarit aktual tė Bashkisė sė Himarės deri mė 8 maj, Vasil Bollano. Pa dyshim qė njė paralelizėm i tillė ėshtė totalisht i papranueshėm dhe ofendues pėr mua, ndėrkohė qė dua tė sqaroj arsyet pėr tė cilat unė kam pėrdorur dy gjuhė nė materialet e mia tė fushatės. Nė Himarė, ashtu si nė tė gjithė Shqipėrinė, hapja e kufijve nė vitin 1991 shėnon dhe emigrimin masiv tė bashkėqytetarėve tė mi. Brezi i ri, i cili tashmė ka mbushur 18 vjeē dhe ka tė drejtėn e votės, ka ikur nga ky vend foshnje, ose edhe mund tė kenė lindur jashtė Shqipėrisė. Dhe kur flasim pėr emigrim, ju e dini mirė se himarjotėt kanė emigruar mė sė shumti nė Greqi. Disa syresh kanė njohuri jo shumė tė mira tė gjuhės shqipe (dhe kjo shpesh jo pėr fajin e tyre) dhe mė tė mira tė gjuhės sė vendit ku janė rritur dhe shkolluar. Njė kandidat pėr kryetar bashkie e ka pėr detyrė qė nė materialet e tij propagandistike tė jetė i kuptueshėm nga tė gjithė zgjedhėsit e tij potencialė, dhe greqishtja nė kėtė rast vjen nė ndihmė tė atyre qė e kuptojnė mė mirė kėtė gjuhė. Besoj se nuk ėshtė mėkat ta pėrdorėsh kėtė gjuhė tė dytė, sepse nė dijeninė time unė nuk di qė nė republikėn tonė tė ndalohet pėrdorimi i gjuhės greke me ligj. Ajo qė mė vret dhe nuk mund ta pranoj kurrsesi ėshtė kur bėhet krahasimi im me Bollanon. Nuk duhet harruar se ky individ, tėrėsisht i diskredituar nė Himarė dhe mė gjerė, bėri shkelje tė mėdha ligjore sepse hoqi nga tabelat sinjalistike tė rrugėve kombėtare gjuhėn shqipe dhe i vendosi ato nė gjuhėn greke, ai pėrdori greqishten nė zyrat e shtetit, bėri thirrje tė pastra nxitėse dhe provokuese antikombėtare, dhe tė gjitha kėto, shtuar kėtu edhe punėn e keqe nė krye tė ekzekutivit dhe mosdhėnien e pronave, bėnė qė ky personazh tė urrehet dhe tė humbasė shansin pėr tė qenė kryetar i rizgjedhur. E ndiej si detyrim qė tė sqaroj se unė nuk kam asnjė lidhje me mendėsinė Bollano dhe nuk jam nė krizė identiteti si ai. Unė kėrkoj votėn e himarjotėve pėr ta zhvilluar atė vend tė lėnė nė pikė tė hallit, dhe jo pėr tė bėrė politikė apo thirrje antishqiptare dhe kurrsesi pėr tė shkelur ligjet e shtetit tim. Akoma mė absurde ėshtė insinuata sikur Partia Socialiste, e cila mė ka zgjedhur mua si kandidat pėr kryetar Bashkie nė Himarė, paska bėrė njė pakt tė fshehtė me PBDNJ-nė, qė unė tė jem njė kandidat kukull dhe nė mėnyrė tė fshehtė, ata sė bashku me mua tė punojnė pėr Bollanon! Ky ėshtė totalisht njė keqinformim, sepse nėse ka njė pikė ku biem dakord qė tė tre kandidatėt pėr kryetar Bashkie nė Himarė, ėshtė ajo se ne duhet tė luftojmė qė tė heqim nga ai vend tė paaftin Bollano. Mė pas, secili, natyrisht, lufton qė tė marrė sa mė shumė vota pėr vete. Ai vetė nuk guxon tė dalė e tė bėjė njė fushatė tė hapur, por nė cilėsinė e kryetarit tė OMONIA-s bėn takime me dropullitė dhe banorė tė Vurgut, tė cilėt nuk janė votuesit e Himarės. Dy ditė mė parė ai bėri njė takim me dropullitė e banorė tė Vurgut nė Athinė, ku himarjotėt nuk pranuan tė ishin prezentė. Bollano e pati shansin pėr tė bėrė diēka pėr kėtė qytet dhe nuk e bėri. Tė mbėshtesėsh atė individ hapur ose nė fshehtėsi, do tė thotė tė mos jesh normal nga trutė. Pėrsa i pėrket marrėdhėnies time me kryetarin e PBDNJ-njė, Vangjel Dule, ju them se nuk kam asnjė lloj kompleksi ndaj tij, as ndonjė veneracion qė t’i bėj lajka nė takime me votuesit. Ai ėshtė kryetari i njė partie dhe unė e respektoj njėsoj si ēdo kryetar tjetėr partie tė kėtij vendi, po asgjė mė shumė. Natyrisht, nuk kam ndonjė problem edhe ta takoj, se nuk e besoj se ka ndonjė gjė tė keqe, por deri tani nuk e kam takuar.
Ju thoni nė shkrimin tuaj se mua nuk mė prezantoi kryetari i partisė time, zoti Edi Rama, por dėrgoi tė tjerė, duke nėnkuptuar se ai nuk po i jep rėndėsi kandidatit tė tij nė Himarė. Nuk ėshtė e vėrtetė. Edi Rama ndjek me shumė interes punėn qė unė sė bashku me strukturat po bėjmė kėtu dhe po ju them se nė mitingun pėrmbyllės tė fushatės ai do tė jetė prezent nė Himarė. Sė fundi, dua t’ju tėrheq vėmendjen pėr njė fakt qė mbase ju tingėllon ēuditshėm; himarjotėt janė njerėz tė qetė dhe nė traditėn e tyre nuk ekziston gjuha e denigrimit dhe fyerjeve tė tjetrit, e aq mė pak gjuha e dhunės. Kjo vlen edhe nė raste fushatash, kur dihet se situata jo rrallė acarohet pėr arsye tė preferencave dhe mbėshtetjeve tė caktuara. Kjo fushatė zgjedhore ka qenė shumė e dhunshme dhe nganjėherė edhe ėshtė pėrgjakur nė disa qytete tė vendit. Kėto janė episode qė nuk nderojnė asnjė forcė politike, mbi tė gjitha, nuk u shėrbejnė aspak votuesve. Nėse ju nuk e gjeni kėtė gjuhė urrejtjeje dhe kėto sjellje nė Himarė, dhe nė rastin konkret te personi im, Jorgo Goro, kjo nuk duhet tė pėrkthehet pavendosmėri apo bėrje palė me kundėrshtarin nė heshtje. Unė personalisht preferoj tė flas me qetėsi pėr programin tim, por dhe himarjotėt preferojnė tė dėgjojnė nė qetėsi. Nuk ka nevojė tė bėsh luftė muskujsh, aq mė pak nė rastin tim, kur mbėshtetem nga njė forcė politike si PS, e cila kam bindjen qė falė programit tė saj, do tė fitojė jo vetėm nė Himarė, por nė tė gjithė Shqipėrinė.
Prova me e madhe per Gjergji Goron eshte qe te heqe nga sajti i Bashkise se Himares, historikun e turpshemte sajuar nga Bollano&Co.. Shikoni shqiptare se si tjetersohet historia e Himares, ne sajtin e Bashkise se Himares, nga Bollanot e Co. nen mbrojtjen e politikaneve tradhetare te ēėshtjes kombetare shqiptare.
http://www.himara.gov.al/cat.php?section_id=2
Bashkia Himare, Historia
Gjate luftes mesinike ne shekullin e 7-te para Krishtit, ne Himare erdhen Spartane, gje qe shenon fillimin e nje lidhjeje farefisnore midis ketyre dy krahinave. Me kete lidhje do ndeshemi shpesh gjate rrjedhes se historise, gje qe ka krijuar nje tradite te origjines se perbashket si dhe shume karakteristika te perbashketa midis tyre. Veē kesaj popujt e ketyre dy krahinave kane origjine me te lashte te perbashket Dorike. Shume elemente te gjuhes se lashte Dorike, ruhen akoma ne dialektin vendor te Himares...
Tridhjete e tre fshatra te Himares me ndergjegje kombetare Greke krijuan Konfederaten Autonome te Qeravneve, te vetqeverisur dhe te zhveshur nga ēdo lloj takse, te perjashtuar nga thirrja nen arme nga ana e Turqve, me sistemin vendor te drejtesise dhe me te drejten e mbajtjes se armeve ne te gjithe Epirin. Himara i mbajti keto privilegje me shekuj...
Me 5 Nentor 1912, Majori Himariot Spiro Spiromilios zbarkoi ne Himare dhe e ēliroi ate, ne krye te himarioteve vullnetare. Pas disa dites, ai ēliroi gjithe fshatrat...
Me 9 Shkurt 1914, himariotet kundershtuan planet e fuqive te medha per ti perfshire brenda kufijve te shtetit Shqiptar. Deri ne vitin 1921, Himara gjendet ne disa stade: autonome, me komande greke, e zaptuar nga forcat ushtarake italiane dhe perseri autonome. Gjate luftes italo-greke te viteve 1940-41, ne krahinen e Himares u zhvilluan shume beteja. Me 22 Dhjetor 1940, ushtria greke hyn ne Himare dhe banoret e priten me entuziazem dhe ne menyre festive.
Krijoni Kontakt