Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 51
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730

    Si të kënaqesh me namaz?

    Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

    Falenderimi i takon Allahut, paqja dhe bekimet qofshin mbi Pejgamberin (savs), mbi shokët e tij, familjen e tij dhe ata që e pasojnë.

    Ushqimi ka shije, loja ka shije, pasuria të cilën e jep ka shije...deri edhe qeshja ka një shije të veçantë, e të gjitha këto janë shije që janë të ngjashme me njëra tjetrën. Ndërsa, sa i përket shijes së besimit, ajo ndryshon nga të gjitha shijet e tjera të kësaj bote. Ajo nuk është gjendje nga gjendjet e banorëve të kësaj Toke, mirëpo është gjendje e banorëve të Xhennetit, ashtu siç ka thënë Ibn Kajjimi: "A i di se cilat janë ndienjat e banorëve të Xhennetit? Do ta dish këtë kur t'i provosh këto shije"
    E ti a e ke provuar ndonjëherë të vetme shijen e besimit? Atë për të cilën ata që e kanë shijuar kanë thënë se është më e ëmbël se mjalta? Bile, nuk ka asgjë me të cilën mund ta përgjasojmë...
    Atëherë çka mendon sikur ta provojmë atë së bashku?!
    Ky është synimi ynë, thirrja në shijimin e besimit dhe të gjitha ëmbëlsive të tij. Kështu pra do të bëjmë me namazin...
    Si ta ndiesh ëmbëlsinë e namazit?

    Mishari El Harrazi
    http://www.tasteiman.com/

    A known mistake is better than an unknown truth.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    Shume e mire videoja Logic, por pjesa kryesore nuk ishte.
    Te lutem nese e gjene pjesen e dyte postoje, sepse une nuk e gjeta askund.


    Selam Alejkum!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    kur te perkthehet do e postoj inshAllah...
    we alejkumus-selam we rrahmetullah!
    A known mistake is better than an unknown truth.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    esselamu alejkum we rahmetullah. Elhamdulilah, pjesa e shume pritur


    Si të kënaqesh me namaz? Ep. 2



  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    1,130
    All-llahu te shperblefte Selma, isha ne pritje te kesaj pjese


    Selam Alejkum!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    All-llahu ju shperblefte te gjithve inshallah

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e mujoislam
    Anëtarësuar
    22-01-2010
    Postime
    246
    Selamun Alejkum ju pergjejgesit e ketij forumi a i fshini vetem tema te cilat kane te bejne kunder vehabizmit e dini ju per cilen tem e kane fjalen

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Selma*
    Anëtarësuar
    15-05-2009
    Postime
    405
    Alejkum selam we rahmetullah motrushe. AMIN edhe juve inshaAllah.

    Shijoje....

    Nje permbledhje e disa ligjeratava te serise se Mishari Al-Kharraz
    “Si me shiju bukurine e vertete te namazit”

    Bismil-lahir Rahmani r Rahim
    Me emrin e Allahut, Meshiruesit, Bamiresit
    Shijoje Imanin (besimin), ne qofte se ke deshire.
    Te gjitha falenderimet i takojne Allahu dhe paqja dhe shpetimi qofshin mbi profetin tone dhe mbi familjen e shoket e tij. Amin.

    Ushqimi ka nje shije te vecante. Keshtu edhe te luajturit. Keshtu edhe shpenzimi i parave. Edhe te qeshurit ka shijen e vet te vecante. Te gjitha keto shije kane nje kenaqesi te ngjashme, por kenaqesia e besimit eshte e ndryshme nga gjithcka tjeter ne bote. Kjo sepse nuk eshte nje gjendja e njerezve te kesaj bote, por e njerezve te Xhennetit! – ashtu sic Ibn Kajjim ka thene.
    Cfare ndjene banoret e Parajses? Ju do ta dini – ne qofte se e keni ba prove ate embelsi dhe ate bukuri. A e keni bere prove ndonjehere ate shije te bukur te besimit? Ata qe e kane bere prove thone qe eshte me e embel se mjalti, por ne te vertete eshte e pakrahasueshme me gjithcka qe ne njohim.
    Ne duam te perpiqemi ta provojme kete embelsi. Ky eshte qellimi yne: ta provojme bukurine e embel te imanit dhe gjithcka ka ne te. Fillojme me embelsine e namazit: Si ta provojme bukurine e vertete te namazit!
    Mishari al Kharraz

    Nje shenim per lexuesin

    Kjo broshure eshte nje perpilim e emailave te Ramazanit te 2008, te serise “Shijoje”, e cila permblodhi ligjeratat e famshme “Si ta provojme bukurine e vertete te namazit!”, te prezantuara nga Mishari al Kharraz ne Xhamine e madhe te Kuwaitit – vere 2008.

    Lexuesit mund te sigurohen qe gjithe informacioni ne kete permbledhje buron nga Kurani dhe referancat e haditheve autentike te cilat folesi i ka perdorur gjeresisht ne ligjeratat e tij. Origjinali i ligjeratave arabisht mund te gjendet ne http://rekaaz.com/audio/showmaq-102-0.html dhe te www.tasteiman.com.

    Ju lutem kini parasysh qe numerimi i kapitujve ne kete permbledhje eshte i pavarur nga numerimi i ligjeratave origjinale.
    Ndihuni te lirshem ta kopjoni dhe shperndani kete permbledhje.
    Allahu e shperblefte me te mira Mishari al Kharraz per ligjeratat e tij shume te vlefshme te cilat kane ndryshuar namazin dhe jetet e kaq shume njerezve. Amin.

    Mona Hubbi

    Qellimi i kesaj serie

    1. Te ndryshoje namazin tuaj teresisht. Ne fakt, ju do te vereni permiresime shume domethenese para se ju ta keni mbaruar kete seri.
    2. Te mbushet zemra juaj me nje gezim qe nuk e keni bere prove me pare dhe te zbrazet te ajo nje paqe dhe qetesi e cila do te asgjesoje cdo dhimbje qe ju keni vuajtur ne kete jete.
    3. Me arrit Xhennetin Firdaus, (Parajsen me te larte), in shae Allah, sepse Allahu na thote ne suren Mu’minun:

    [“Me të vërtetë, janë të shpëtuar besimtarët, të cilët janë të përulur në namazin e tyre... Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdeusin, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [23:1...-...11]


    -Nje-
    Hyrje
    I dashur lexues,
    A ndjeheni ndonjehere qe namazi juaj nuk eshte duke e pasur efektin qe duhet te ju dhe ne jeten tuaj? A keni marre parasysh ndonjehere qe ndoshta nuk jeni duke i dhene te drejten e vet? Duket sikur ne e kemi humbur ose nuk na eshte mesuar kurr ajo aftesi me u lidh ne namaz, e cila e ben ndryshimin ne efektin e saj ndaj nesh.

    Vereni shembuj e meposhtshtem, te atyre te cileve erdhen para nesh:
    • Nje here myslimanet duke i kryesuar Profeti [paqja dhe shpetimi qofte mbi te] po shkonin per nje beteje. Gjate udhetimit Profeti [sal-lAllahu alejhi ue sel-lem] urdheroi dy sahabe, njeri nga ensaret dhe tjetri nga muhaxhiret, te benin roje mbi ta. Ashtu bene. Muhaxhiri vendosi te pushonte, ndersa ensari vendosi te qendronte ne namaz. Me tej vjen nje pabesimtar dhe hedh nje shigjete qe e godet ensarin ne kraharor. Ensari e nxorri shigjeten dhe vazhdoi ne namaz. Pabesimtari e goditi me nje shigjete te dyte. Perseri ensari e hoqi ate dhe vazhdoi lutjen e tij. Nje shigjete e trete ishte hedhur dhe ensari nuk pati mundesi me te qendroje dhe me ne fund ra duke nxjerre gjak ne ruku dhe ne sexhde. Agresori u largua sapo muhaxhiri u turr per te ndihmuar vellane e tij dhe i thote: “I pa te meta eshte Allahu. Pse nuk me lajmerove qe ne shigjeten e pare?”. Ensari ia ktheu: “Isha ne mes te nje sureje (te bukur) dhe nuk desha me e nderpre recitimin e saj.”
    • Imam Buhariu nje here u pickua nga nje grerez 17 here, ndersa po qendronte ne namaz. Kur ai mbaroi, ndjeu disa shqetesime dhe pyeti ne qofte se ishte dikush i dijshem se cfare e kishte shkaktuar ate.
    • Ibn Azubeir qendroi i palevizur dhe nuk u zbraps ne namazin e tij ndersa katapultat gjuanin mbi token ku po rrinte.
    • Tregohet qe kur Alija (Allahu qofte i kenaqur me te) merrte abdest, ai gjithmone zverdhej dhe dridhej me ankth duke menduar se do te qendronte para Zotit te tij.
    • Nje sahab tjeter kishte nevoje per nje amputim. Ai kerkoi qe te kryhej ky operacion nderkohe qe ishte i angazhuar ne namaz.
    • Nje mure i tere u shkaterrua ne xhami nderkohe qe nje sahab po falej aty, por ai ishte teper i perkushtuar te kuptonte se cfare po ndodhte, derisa mbaroi namazin.
    Si e arriten ata kete nivel kenaqesie dhe paqeje te brendshme qe namaz ka per qellim me frymezu? A eshte e mundur edhe per ne ta arrijme ate nivel? Si mund ta bejem namazin tone te kete ndikimin e duhur ne qenien tone? Kete shpresojme te mesojme.


    -Dy-
    Pikepamja eshte celesi

    Tani para se ndonje ndryshim te ndodhe te ne, kemi nevoje te rikontrollojme botekuptimin tone mbi namazin.
    Pyete veten: Pse falem? A eshte thjesht sepse duhet? A eshte thjesht ta kryej kete detyre ditore dhe ta heq qafe? Apo sepse e gjithkush e ban dhe prandaj un e baj?
    Eshte koha me ba nje ndryshim. Ne duhet te fillojme te falemi per shkak te dashurise se sinqerte. Te lutemi te deshiruar per te qene me ate qe duam. Lutu.. per paqen dhe rehatin qe vjen nga te qendruarit me ate qe do. Jane tre arsye qe mund t’ju bejne ju te doni dikend:
    1. Per me teper sepse ai dikush eshte i bukur!
    2. Ose sepse ai dikush gjithmone sjellet ne menyre te bute me ju.
    3. Ose sepse ai dikush ju ka dhene shume miresi.
    Mendo per Allahun tani. Ai eshte me meritori per ata te mesipermet, apo jo? A nuk meriton ai te jete me i vlefshmi per dashurine tone mbi gjithcka dhe gjithkend tjeter? Me e dasht me te vertete Zotin, eshte me shiju me te vertete dashurine ma te jashtezakonshme ne ekzistence! Me shiju me te vertete bukurine e besimit:
    - Ndersa ne krahasim per bukurine e Zotit shiko perreth gjithckaje qe eshte e bukur ne krijim, qofte bukuri e brendshme apo e jashtme.. Eshte nje informate e vogel per bukurine qe ai ka. Ne qofte se cdo njeri do te ishte krijuar me bukurine e profetit Jusuf (paqja qofte mbi te) dhe kjo bukuri e tere te kombinohej me gjithcka qe ne shohim rreth nesh – e gjithe kjo ne krahasim te bukurise se Allahut, do te ishte sikur nje drite e dobet qiriri me shkelqimin e diellit! E bukuria e Zotit eshte unike, sepse edhe edhe e lidhur me madheshti te perjetshme. Vetem mendo. Ai kthen kete me te bukuren, Fytyren e Tij kah tendes kur ti qendron ne namaz!
    - Bukuria e Zotit eshte kaq e paane saqe ne nuk mund ta shohim ate ne kete bote, sepse po te dukej madheshtia e tij, do te digjej gjithcka ne ekzistence! Kujto cfare i ndodhi profetit Musa (paqja qofte me te) kur i kerkoi Allahut ta shikonte. Zoti tha:
    “Ti nuk mund të më shohësh! Por shiko në atë mal: nëse ai mbetet
    në vendin e vet, atëherë ti do të më shohësh Mua”.
    Keshtu Allahu ia shfaqi veten e tij malit, i cili u therrmua dhe u be pluhur! Ndersa Musai u rrezua dhe i ra te fiket (shiko ajetin). Kjo i ndodhi Musait kur ai vetem pa malin i cili pau bukurine e Zotit. Pra imagjino po te ishte nje shikim direkt!
    - Per miresite dhe dhuntite e Zotit mbi ne, lete te mbyllim syte per njcast dhe thjesht te vleresojme vetem dhuraten e shikimit. Ne qofte se ne duam te llogarisim miresite e tij mbi ne, kurre nuk do te jete te afte ti rendisim ata. E ndonjehere ne shtrengohemi kur nje miresi nuk na jepet. A nuk e kuptojme me vone sikur vine mend pas kuvendit qe ishte me mire ne kete menyre? Ndalesa e kesaj miresia, e kuptojme me vone, ishte nje miresi ne vetvete. Asgje, vetem se te mira nga Allahu.
    - E imagjino kur ne guxojme dhe bejme gjynah, ne mekatojme duke perdore dhuntite dhe miresite qe ai na ka dhene! Por nga dashuria dhe meshira e tij, ai vazhdon te kujdeset dhe te na mbroje, edhe kur jemi duke e bere gjynahin! Ju nuk do te gjeni askend me te bute; ju nuk do te gjeni asnje me bujar. Ju nuk do te gjeni askend me meritor per dashurine tuaj.
    Kujtojeni kete: Embelsia e kesaj jete gjendet ne kujtimin e tij, embelsia e jetes tjeter gjendet ne shikimin e tij!
    Heren tjeter qe ju vazhdoni per namaz, shkoni sepse e doni ate, sepse juve ju ka marre malli dhe deshironi te jeni me te. Ndjeni zemren tuaj te valevitet. Vetem atehere ju do te rruges per te arritur ate paqe te brendshme dhe rehati per te cilen eshte porozitur namazi.

    ***

    Temat e tjera, do t'i perkthejme se shpejti in shae Allah.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    A known mistake is better than an unknown truth.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e LOGIC
    Anëtarësuar
    22-01-2006
    Postime
    730
    A known mistake is better than an unknown truth.

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •