Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1

    30 fluturime falas për studentët që votojnë Bashën

    Ditën e djeshme, më 6 maj, Kompania e fluturimeve "Belle Air" ka bërë plot 12 ulje në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të gjitha kanë pasur si pikë nisje Italinë. Pritet që sot dhe të dielën deri pasdite, pak para mbylljes së qendrave te votimit, të ulen edhe 18 avionë të tjerë të kësaj kompanie. Ky numër uljesh u konfirmua dje, përmes faqes online të Aeroportit të Tiranës, ndërkohë që një operatore e aeroportit, e cila përgjigjet në numrin zyrtar 24 orë të vlefshëm, tha se për të dielën janë parashikuar edhe 12 ulje të tjera të Belle Air, por ai numër mund të shtohet edhe me dy fluturime të tjera.
    Ky është një rekord për statistikat e fluturimeve në Shqipëri, por njëkohësisht ngjall njëmijë dyshime e pikëpyetje, ku më e rëndësishmja është: Pse mijëra shqiptarë që fluturojnë me Belle Air vendosin të vijnë në Shqipëri para se të marrin pushimet zyrtare në vendin e tyre, apo në pikun e sezonit të provimeve, pikërisht pak orë para votimeve?! Veç 12 fluturimeve që janë kryer me sukses dje në Rinas, priten edhe të paktën katër avionë të tjerë të Belle Air që të mbërrijnë sot në aeroport, pak orë para se të hapen kutitë e votimit, dhe po aq, pra katër ulje të tjera gjatë së diel. Pranë gazetës "Shekulli" u bënë dje shumëraportime, kryesisht nga studentë shqiptarë që jetojnë e mësojnë në Itali. Ata pretendonin se një strukturë e lidhur me Partinë Demokratike kishte të paktën një muaj që në Itali ofronte, përmes studentëve të tjerë shqiptarë, bileta falas avioni të kompanisë Belle Air, me një kusht: Nëse paraqiteshe në mënyrë të besueshme si mik, apo dashamirës i Partisë Demokratike, atëherë mund të përfitojë një biletë falas për në Tiranë! Një prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Erion Veliaj bëri të ditur se në këtë "skemë bonusi" kishin mundur të përfitonin edhe disa qindra të rinj që jo detyrimisht votojnë apo do të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
    Duket se janë pikërisht këta të fundit ata që edhe kanë "dekonspiruar" planin e PD-së (nëse vërtet bëhet fjalë për një plan). Kanë përdorur, miq e kushërinj, të njohur e të njohura e me pak mundim, fare pak, kanë mundur të përfitojnë një biletë falas me Belle Air për të vizituar të afërmit e tyre, ndërkohë që atë biletë e kanë fituar duke thënë se do votojnë për Bashën! Fundja, kush nuk do ta dëshironte një udhëtim falas drejt vendlindjes?! Pretendimet e bëra në formë jozyrtare nga përfaqësues të PS-së, në fakt, rezultojnë të jenë të vërteta! Vetëm ditën e djeshme, nga ora 7.32 e mëngjesit, deri pak pas orës 23.00 të mbrëmjes, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit plot 12 avionë të Belle Air të tejmbushur me pasagjerë, shumica e të cilëve studentë. "Kjo është jo normale duke patur parasysh fluksin e udhëtarëve në këtë periudhë, e duke ditur kapacitetet e zakonshme të kompanisë Belle Air", tha një punonjës i aeroportit, i cili kërkoi të mos identifikohej. "Shekulli" ka mundur që të kontaktojë dje me një prej studentëve që kishte mbërritur në Rinas në orët e mbrëmjes. Ai pranoi që të tregojë diçka, por me kusht që të mos i citohet emri. "Kam udhëtuar falas sepse do votoj Lulzim ashën. Udhëtimi më është ofruar nga Gert Bogdani he disa miqtë e mi studentë. Ata më thanë që ta përhapja këtë lajm tek të gjithë të tjerët. E çuditshme është se disa studentë nuk u lejuan që të vinin. Në avion mësova se ata ishin votues të PS-së. Unë do kthehem prapë në Itali të dielën në mbrëmje. Me këtë udhëtim falas po vizitoj familjen dhe nuk humb asnjë ditë shkollë",- tha studenti i kontaktuar nga Shekulli.

    Artikullin komplet e gjeni te www.shekulli.com.al

    Tani, e di qe do thoni qe Shekullit nuk i besohet etj etj por me teper e hapa si teme diskutimi per faktin qe "vota blihet" e nuk e ka ate lirine qe teorkisht duhet te kete.

    La vita non si spiega, si VIVE!

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anëtarësuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    i kapet 200 euro nji vote.....
    pak si shtrejt me duket. me 200 euro pagun 10 fakira ne shqpni e ta japin voten pa problem

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Ku i gjejne gjithe keto leke keta aman! Kur vjen puna per te ndertuar dicka marrin borxhe.
    Feelings change - memories don't.

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anëtarësuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar më parë nga mia@ Lexo Postimin
    Ku i gjejne gjithe keto leke keta aman! Kur vjen puna per te ndertuar dicka marrin borxhe.
    lajm i shekullit moj mia..a akoma vazhdon ti besosh koqos e...
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Citim Postuar më parë nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    lajm i shekullit moj mia..a akoma vazhdon ti besosh koqos e...
    E kujt duhet ti besosh aman! Te gjitha gazetat te politizuara dhe te njeanshme ne max. jane ne Shqiperi.
    Feelings change - memories don't.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Po po.
    Bile 203 euro jo 200.Mos thoni më pak!
    Të fortë janë ata të shekullit!Punojnë ata punojnë!!!

  7. #7
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    ehe dikur keto karamele haheshin nga te gjith,po tashi dihet se te vetmit qe i hajne jane ata qe nisen prej katunit me furgona per me ardh ne tiron ke mitingu i saliut dhe edit
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga kleadoni Lexo Postimin
    Ditën e djeshme, më 6 maj, Kompania e fluturimeve "Belle Air" ka bërë plot 12 ulje në aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës dhe të gjitha kanë pasur si pikë nisje Italinë. Pritet që sot dhe të dielën deri pasdite, pak para mbylljes së qendrave te votimit, të ulen edhe 18 avionë të tjerë të kësaj kompanie. Ky numër uljesh u konfirmua dje, përmes faqes online të Aeroportit të Tiranës, ndërkohë që një operatore e aeroportit, e cila përgjigjet në numrin zyrtar 24 orë të vlefshëm, tha se për të dielën janë parashikuar edhe 12 ulje të tjera të Belle Air, por ai numër mund të shtohet edhe me dy fluturime të tjera.
    Ky është një rekord për statistikat e fluturimeve në Shqipëri, por njëkohësisht ngjall njëmijë dyshime e pikëpyetje, ku më e rëndësishmja është: Pse mijëra shqiptarë që fluturojnë me Belle Air vendosin të vijnë në Shqipëri para se të marrin pushimet zyrtare në vendin e tyre, apo në pikun e sezonit të provimeve, pikërisht pak orë para votimeve?! Veç 12 fluturimeve që janë kryer me sukses dje në Rinas, priten edhe të paktën katër avionë të tjerë të Belle Air që të mbërrijnë sot në aeroport, pak orë para se të hapen kutitë e votimit, dhe po aq, pra katër ulje të tjera gjatë së diel. Pranë gazetës "Shekulli" u bënë dje shumëraportime, kryesisht nga studentë shqiptarë që jetojnë e mësojnë në Itali. Ata pretendonin se një strukturë e lidhur me Partinë Demokratike kishte të paktën një muaj që në Itali ofronte, përmes studentëve të tjerë shqiptarë, bileta falas avioni të kompanisë Belle Air, me një kusht: Nëse paraqiteshe në mënyrë të besueshme si mik, apo dashamirës i Partisë Demokratike, atëherë mund të përfitojë një biletë falas për në Tiranë! Një prej përfaqësuesve të Partisë Socialiste, Erion Veliaj bëri të ditur se në këtë "skemë bonusi" kishin mundur të përfitonin edhe disa qindra të rinj që jo detyrimisht votojnë apo do të votojnë për kandidatin e Partisë Demokratike z. Lulzim Basha.
    Duket se janë pikërisht këta të fundit ata që edhe kanë "dekonspiruar" planin e PD-së (nëse vërtet bëhet fjalë për një plan). Kanë përdorur, miq e kushërinj, të njohur e të njohura e me pak mundim, fare pak, kanë mundur të përfitojnë një biletë falas me Belle Air për të vizituar të afërmit e tyre, ndërkohë që atë biletë e kanë fituar duke thënë se do votojnë për Bashën! Fundja, kush nuk do ta dëshironte një udhëtim falas drejt vendlindjes?! Pretendimet e bëra në formë jozyrtare nga përfaqësues të PS-së, në fakt, rezultojnë të jenë të vërteta! Vetëm ditën e djeshme, nga ora 7.32 e mëngjesit, deri pak pas orës 23.00 të mbrëmjes, kanë mbërritur në Aeroportin e Rinasit plot 12 avionë të Belle Air të tejmbushur me pasagjerë, shumica e të cilëve studentë. "Kjo është jo normale duke patur parasysh fluksin e udhëtarëve në këtë periudhë, e duke ditur kapacitetet e zakonshme të kompanisë Belle Air", tha një punonjës i aeroportit, i cili kërkoi të mos identifikohej. "Shekulli" ka mundur që të kontaktojë dje me një prej studentëve që kishte mbërritur në Rinas në orët e mbrëmjes. Ai pranoi që të tregojë diçka, por me kusht që të mos i citohet emri. "Kam udhëtuar falas sepse do votoj Lulzim ashën. Udhëtimi më është ofruar nga Gert Bogdani he disa miqtë e mi studentë. Ata më thanë që ta përhapja këtë lajm tek të gjithë të tjerët. E çuditshme është se disa studentë nuk u lejuan që të vinin. Në avion mësova se ata ishin votues të PS-së. Unë do kthehem prapë në Itali të dielën në mbrëmje. Me këtë udhëtim falas po vizitoj familjen dhe nuk humb asnjë ditë shkollë",- tha studenti i kontaktuar nga Shekulli.

    Artikullin komplet e gjeni te www.shekulli.com.al

    Tani, e di qe do thoni qe Shekullit nuk i besohet etj etj por me teper e hapa si teme diskutimi per faktin qe "vota blihet" e nuk e ka ate lirine qe teorkisht duhet te kete.
    Kush eshte bossi i kesaj Bella Air?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Po po.
    Bile 203 euro jo 200.Mos thoni më pak!
    Të fortë janë ata të shekullit!Punojnë ata punojnë!!!
    punojne e punojne fort biles ..... nate e dite .... trotuar me trotuar ....
    "They will not control us, We will be victorious"

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga jakoblenz Lexo Postimin
    Kush eshte bossi i kesaj Bella Air?
    Me sa di une eshte vete Lulzim Basha qe e ka kete kompani ajrore. Po te lexoni te tere shkrimin ne gazete tregohet edhe se si filloj pune BelleAir e se si u mbyll kompania tjeter Albatros.

    La vita non si spiega, si VIVE!

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •