Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Sofi _
    Anėtarėsuar
    09-04-2011
    Postime
    494

    Problemi i Pronesise dhe Hipotekimi ne Shqiperi

    E vendosa si nyje diku tjeter ne forum, por, mqs. eshte nje nga problemet kryesore qe pengon zhvillimin ekonomik ne Shqiperi, po e postoj dhe ketu. Kam pershtypjen se kjo eshte vec maja e ajzbergut ne lidhje me problemin e trajtimit te pronesise ne Shqiperi, por sdq. s'eshte keq si pikenisje...:

    Hipotekimi si konflikt klasor
    Postuar nga admin me May - 2 - 2011 / reporteri.org

    nga Artan Fuga

    Nė emisionin e fundit “Zonė e lirė” Arian Ēani kishte bėrė njė gjetje, duke u fokusuar nė bisedėn me zotin Lulzim Basha nė njė problem tė rėndėsishėm. Pra, atė lidhur me hipotekimin e apartamenteve tė blera nga ana e mijėra qytetarėve, por qė rezultojnė ende tė paregjistruara nga ana e blerėsve tė tyre legjitimė.

    Si studiues, kėtė problem e kam ngritur nja pesė vite mė parė edhe nė shtypin e pėrditshėm, ua kam shprehur nė rrafshin ekonomik dhe sociologjik mjaft politikanėve dhe gazetarėve, por gjithēka ka rėnė nė vesh tė shurdhėr.

    Nuk ėshtė njė problem i thjeshtė administrativ dhe teknik. Ėshtė shprehje e njė konflikti klasor. Kjo do tė thotė se pas kėtij problemi nuk qėndron vetėm ndonjė pakujdesi nė administrimin e hapėsirave urbane. Jo! Ėshtė njė raport klasor. Nuk po them se ėshtė shprehje e njė lufte klasash, sepse ky term, prej dhjetėra vitesh i pa kuptuar nė Shqipėri, mund tė vazhdojė tė krijojė keqkuptime edhe mė tė rėnda. Gjithsesi, po them: tension ose konflikt klasor. Pėrse “klasor”? Arsyeja ėshtė e thjeshtė. Kemi tė bėjmė me njė pėrplasje interesash grupesh sociale, tė cilėt pėrfaqėsojnė bashkėsi interesash pronėsore dhe financiare antagoniste.

    Pėrse ėshtė njė ēėshtje politike, identitetesh politike, dhe jo ēėshtje thjesht teknike? Si ēėshtje teknike do tė vazhdojė tė mbetet e pazgjidhur. Vetėm nė rrafshin politik mund tė rregullohet.

    Kjo ēėshtje ngėrthen marrėdhėniet midis katėr grupeve tė mėdhenj klasorė ose socialė. Cilėt janė ata?

    Sė pari, pronarėt e trojeve tė ndėrtimit. Mbi ish-pronat tokėsore tė tyre janė ndėrtuar pallatet banimi. Nė njė farė mėnyre ata shpesh kanė ngritur njė ndėrmarrje tė pėrbashkėt me ndėrtuesit ose kanė pasur premtimin se do tė shpėrblehen me apartamente banimi a me forma tė tjera.

    Sė dyti, ndėrtuesit si pėrfaqėsues tė sipėrmarrėsve dhe tė interesave financiare nė qytet.

    Sė treti, burokracia e nėpunėsve tė pushtetit lokal ose qendror.

    Sė katėrti, janė qytetarėt, ata qė kanė blerė nė mėnyrė krejt tė ligjshme apartamentet e banimit.

    Shkaqe tė ndryshme kanė bėrė qė me dhjetėra e dhjetėra pallate banimi tė mos respektojnė disa parametra, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr t’u mbajtur parasysh, me qėllim qė tė hapet udhė pėr procesin e marrjes sė lejes sė shfrytėzimit dhe pastaj tė hipotekimit tė tyre. Diku del se marrėdhėniet pronėsore midis pronarėve tė trojeve nuk kanė qenė aq tė qarta, pra, pas ndėrtimit del se kjo ēėshtje duhet zgjidhur me anė tė gjyqit. Diku gjetkė, ndėrtuesi ka kapėrcyer kufijtė e tokės sė rėnė dakord pėr ta blerė nga pronari i truallit dhe pėrsėri konflikti gjyqėsor pengon prej vitesh hipotekimin. Diku ndėrtesa ka pėsuar shtesa dhe modifikime, tė cilat pėrsėri e pengojnė tė legalizohet. Raste janė tė shumtė.

    Ēfarė rėndėsie ka?

    Puna ėshtė se si ka marrė “zgjidhje” ky konflikt deri tani?

    Nė vija tė pėrgjithshme ai ėshtė trajtuar nė tė mirė tė pronarėve tė tokės, tė ndėrtuesve, tė nėpunėsve tė aparateve, dhe nė dėm tė atyre qė janė viktimat e kėtij procesi, tė qytetarėve.

    Pėrse e themi kėtė gjė?

    Ndėrtuesi e bėri ndėrtimin. I arkėtoi paratė e fituara nga shitjet. Askush, asnjė operator i fuqisė publike, nuk e pengon tė shesė. Shitjet noterizohen. Mirėpo malli i shitur ėshtė i pavlefshėm juridikisht, sepse ai nuk mund tė legalizohet. Ndėrtuesi duhet tė paguajė gjobat pėrkatėse, por askush nuk merakoset pėr kėtė gjė. Ai vazhdon tė ndėrtojė tė tjera pallate banimi dhe askush nuk e pengon, pavarėsisht hipotekave qė kanė mbetur pa u dhėnė pėr blerėsit e apartamenteve tė mėparshme. Askush nuk vendos dorė mbi llogaritė e tij financiare. Edhe poqese ėshtė ndėrtuesi fajtori qė pallati i ndėrtuar nuk legalizohet, dėmi qė ai pėson nga ky fakt nuk ekziston.

    Por, edhe pronari i tokės, edhe kur ėshtė nė tė drejtė tė tij, pra atėherė kur kėrkon qė t’i njihet prona e paluajtshme e tij nga ndėrtuesi, pėrsėri pėr t’u shlyer merr peng edhe ai blerėsin e apartamenteve. Edhe atij shpesh nuk i dhemb asgjė. Ka marrė shpėrblimin pėr tokėn e dhėnė ndėrtuesit dhe, meqė ndėrtesa nuk ėshtė e legalizuar, ai e quan se ende prona e tokės poshtė pallatit ėshtė legalisht e tij. Dhe formalisht ashtu ėshtė. Ta zėmė nėse njė tėrmet rrafshon (Mos o Zot!) njė pallat, pas tij prona e tokės ėshtė e ish-pronarit tė truallit.

    Kurse aparatet e pushtetit mbajnė pėrgjegjėsinė qė kanė lėnė nė sytė e tyre tė ndėrtohen pallate banimi me shumė kate, me dhjetėra a qindra copė, nė mėnyrė jo tė rregullt. Janė ata qė pėrgjigjen pėr kėto ndėrtime, pėr legjitimitetin e ekzistencės tė tyre. Jo blerėsi. Nuk mund t’i kėrkohet blerėsit tė domateve nė treg tė dijė se ku i ka gjetur domatet shitėsi, nėse i ka tė vjedhura apo tė prodhuara nė mėnyrė legale, nuk ėshtė puna e blerėsit tė dijė nėse njėsia tregtare ku ble njė mall ėshtė legjitime apo jo. Kėto janė punė tė pushtetit. Blerėsi ka paguar lekėt dhe gėzon a konsumon mallin e tij.

    Ndėrtesat e pahipotekuara u sjellin njė dėm tė pallogaritshėm blerėsve, pra qytetarėve. Kėta tė fundit, krejt tė pafajshėm, nuk i rishesin dot apartamentet e tyre tė blera legalisht. Nuk bėjnė akte trashėgimie. Nuk i pėrdorin dot si kolaterale etj. Pėr mė tepėr, si pėr t’i tallur edhe mė fort, ata duhet tė paguajnė taksa pronėsie edhe pse askush nuk ua njeh atė pronė…

    Jemi nė kufijtė e arbitraritetit ligjor meqė, nėse kėtė taksė nuk e paguajnė, qytetarėt mund edhe tė dėnohen nga ligji, ndonėse po ky ligj nuk ua ka njohur pronėn pėr tė cilėt i takson.

    Masa e qytetarėve sheh se ėshtė kapur “sanduiē” brenda njė marrėdhėnieje tė padrejtė, ku ata qė fitojnė janė pronarėt e tokės, janė ndėrtuesit, edhe pushteti lokal. Pronari i tokės e nxori fitimin e tij. Edhe sipėrmarrėsi i ndėrmarrjes tė ndėrtimit. Madje kėtė tė fundit, fakti qė nuk ka njė treg dinamik apartamentesh tė pėrdorura qė ndryshojnė pronar (pėr shkak tė mos-hipotekimit), e ndihmon fort. Kėrkesa pėr apartamente tė reja banimi mbetet e fortė, pra edhe ēmimet e apartamenteve tė reja mbesin shumė tė kripura. Tregu alternativ qė do tė realizohej nėpėrmjet shitblerjeve tė apartamenteve nga njė pronar te tjetri ėshtė shumė i dobėt, pikėrisht pėr shkak tė mungesės tė hipotekimit tė apartamenteve tė tyre. Ndėrtuesi, qė nė fakt ka pėrgjegjėsinė qė qytetari nuk e ka ende hipotekėn, fiton dy herė. Njė herė sepse shiti sipėrfaqe tė banuara, pa mbajtur parasysh se ato nuk plotėsojnė kushtet pėr t’u hipotekuar; sė dyti, sepse duke bllokuar tregun individual tė shitblerjeve tė apartamenteve tė pėrdorura (meqė nuk janė tė hipotekuara), mban ēmime monopol nė treg pėr apartamentet e reja tė ndėrtuara nga po ai vetė.

    Nė kėtė mėnyrė mungesa e hipotekave pėr apartamentet e banimit shndėrrohet nė njė mekanizėm pėr mbajtjen e ēmimeve monopol nė treg. Ėshtė njė mekanizėm mbifitimi, qė rėndon mbi supet e qytetarit dhe tė padrejtėsive ligjore qė ai pėson mbi supe.

    Edhe pushteti lokal ėshtė i fituar nga mungesa e hipotekave. Ai edhe ka marrė tė ardhurat e tij nga ndėrtimet e kryera, edhe ka lejuar qė ndėrtimet tė bėhen jashtė kushteve ligjore nė fuqi, edhe nuk ushtron asnjė autoritet pėr tė bėrė tė mundur zhdėmtimin qė do tė lejonte legalizimet dhe hipotekimet. Edhe merr taksė pronėsie pėr njė pronė tė panjohur nga ligji.

    Detyra pėr tė mos lejuar ndėrtime qė nuk plotėsojnė kushtet ligjore ėshtė e tij. Edhe pasojat financiare duhet tė bien mbi tė, jo mbi qytetarin. Qytetari ėshtė i ēliruar nga detyrimi pėr tė ushtruar autoritet nė kontrollin e hapėsirės publike. Madje nuk i lejohet tė ushtrojė ndonjė autoritet nė tė.

    Tė gjitha palėt, pronarėt e tokave, ndėrtuesit, si edhe aparatet burokratike tė fuqisė publike nuk cenohen nė asnjė rast nga ky model qė rėndon mbi qytetarin, pra mbi blerėsin. Edhe ka paguar, edhe nuk ka marrė mallin qė i takon.

    Problemi i hipotekimit tė banesave tė ndėrtuara nė qytet duhet trajtuar globalisht dhe nė mėnyrė tė integruar. Tė gjithė blerėsit e rregullt tė apartamenteve tė ndėrtimit janė nė tė drejtė tė tyre dhe jo vetėm disa prej tyre. Tė gjithė. Ēėshtjet e pronėsisė a tė tjera le t’i zgjidhin midis tyre pronarėt e tokės, ndėrtuesit, bashkitė pėrkatėse. Malli domate, turshi, pjeshkė, pjepėr apo apartament, sa kohė nuk ėshtė i vjedhur, i takon blerėsit legjitim dhe si i tillė duhet tė trajtohet. Kjo ēėshtje zgjidhet me njė ligj fare tė shkurtėr, qė nė ēdo rast njeh automatikisht hipotekimin e apartamentit tė blerė nga qytetari, kur ai ndodhet nė njė ndėrtesė tė ngritur me leje. Ēėshtjet e pronėsisė mbi tokėn, tė mbishtesave nė ndėrtim etj., janė tė atyre qė i kanė krijuar apo toleruar: pra, tė pushtetit lokal, tė pronarėve tė tokės dhe tė ndėrtuesit. Ata le t’i zgjidhin si tė duan punėt e tyre nė rrugė administrative apo ligjore, apo gjyqėsore.

    Nė kėtė mėnyrė pushteti do tė aplikonte njė zgjidhje tė drejtė dhe tė paanshme. Jo si derimėtani, kur nė konfliktin klasor midis pronarit tė tokės, sipėrmarrėsit ndėrtues, qytetarit, pushteti bėhet palė me ata qė kanė fuqi financiare dhe pronėsore kundėr masės tė qytetarėve qė dėmtohen arbitrarisht nga institucione qė ata i paguajnė pėr t’i mbrojtur.

    Shėnim: Pikėpamjet e shprehura nuk prezantojnė domosdoshmėrisht qėndrimin redaksional tė Reporteri.org
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sofi _ : 06-05-2011 mė 20:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •