Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1

    Himarë, kandidati i PS, si Bollano. Postera në greqisht

    HIMARE- Ata janë katër. Që të katërt garojnë për mandatin e kryebashkiakut në Himarë. Që të katërt po bëjnë fushatë elektorale me postera, por vetëm njëri në shqip.Tre të tjerë kërkojnë votat shqiptare me parulla greke. Vasil Bollano i Partisë Bashkimi i të Drejtave të Njeriut, Jorgo Goro, i Partisë Socialiste dhe Dhimitër Llazari, i partisë MEGA ndryshojnë vetëm logot nëpër postera, ndërsa thirrjet dhe alternativat që paraqiten aty, janë të shkruara me germa helene. Dy të fundit edhe i kombinojnë tek-tuk ato me ndonjë “sqarim” në gjuhën tonë. Për shembull, socialisti Goro ka shqipëruar sloganin. “Së bashku për një Himarë Europiane”, është parulla e Goros, e cila është e vetmja pjesë e materialit elektoral të tij që është përkthyer në shqip, pasi në çdo detaj tjetër gjithçka “shërbehet” në greqisht. Ndërkaq, Bollano nuk e njeh shqipen as për të shkruar emrin e tij. Ai ka stampuar identitetin me alfabetin grek, ndonjëherë dhe me atë anglisht, por në asnjë rast në gjuhën tonë. I vetmi që nuk ka pranuar greqishten në postera, është kandidati i Partisë Demokratike, Savo Prifti, por kudo që ndodhet ai, Bollano gjendet disa centimetra larg tij: majtas, djathtas ose më lart, por asnjëherë më poshtë… Pranë tyre Goro po zhvillon një fushatë të qetë posterash, ku ndryshe nga slogani i partisë mëmë “E vetmja rrugë”, paraqitet me parullën personale: “Së bashku për një Himarë Europiane”. Kjo është fushata e posterave grekë në Himarë, por ajo e klaneve politike duket se nuk njeh nacionalitet…
    PS-PBDNJ
    Shkaktoi sherr gjatë gjithë kohës, teksa partitë e mëdha rrekeshin të bënin koalicionet politike në Himarë, ku u tërhoqën pa asnjë aleancë, por edhe vijon të shkaktojë. Zyrtarisht ka dalë si përfaqësues i vetëm i PBDNJ-së me kryetar Vangjel Dulen, por praktikisht flitet për një mbështetje nga ana e Partisë Socialiste. Nga burime pranë këtyre dy partive, mësohet se kandidati i PS-së për Bashkinë Himarë, Jorgo Goro, është takuar me liderin e PBDNJ-së, Vangjel Dule, të cilët kanë bërë një pakt të fshehtë për devijim të elektoratit në favor të Bollanos. Një fushatë intensive socialiste në kërkim të votave për PBDNJ-në, ose… një fushatë të vakët e të cunguar për t’i lënë hapësira asaj. I kontaktuar nga gazeta “Panorama”, socialisti Goro mohon marrëveshjen, por pohon dëshirën për një takim me Dulen. “Nuk e kam takuar Vangjel Dulen, edhe pse do të kisha dashur që ta takoja”, thotë Goro, i cili ende nuk është promovuar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Ai realizoi ditët e fundit një turne në Sarandë dhe Gjirokastër, ku falënderimet publike për aleatin Dule i pati “me merak”, por jo edhe aq merak për Himarën, vetëm pak kilometra larg. Rama, i cili pothuajse ka shkuar tek të gjitha bashkitë për fushatë, nuk ndaloi në Himarë për të prezantuar kandidatin “rozë”, Goro. Në vend të tij, ai delegoi dy aleatët e koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”, Paskal Milo të Partisë Demokracia Sociale dhe Petro Koçi, të Partisë Socialiste e Vërtetë ‘91 për të lobuar për Goron.
    PD dhe MEGA
    Në zgjedhjet e kaluara për qeverisjen vendore (2007), pas prishjes së koalicionit PS-PBDNJ, ishte PD-ja që mbështeti zyrtarisht Vasil Bollanon si kryetar bashkie në Himarë, ndërsa më 8 maj 2011 i duhet tashmë t’i marrë votat që i dha 4 vite më parë. Për këtë është zgjedhur demokrati Savo Prifti, i cili me sloganin personal “Të marrësh përgjegjësi, të japësh drejtësi”, pretendon të marrë Bashkinë Himarë. Beteja e tij është e shumëfishtë dhe jo vetëm për faktin se i duhet t’i rimarrë votat Bollanos, apo të përballojë mbase ndonjë aleancë të mundshme të sfidantit socialist me këtë parti, por sepse në garë është edhe një kandidat “brenda llojit”. Dhimitri Llazari, i cili në këto zgjedhje sfidon si konkurrent i partisë MEGA, në vitin 2007 ka garuar si kandidat i PD-së përballë Bollanos, duke fituar 710 vota. Tashmë ai po bën fushatën ngjitur me Priftin, po aq ngjitur sa posterat e tyre. Po kaq ngjitur u rri edhe kandidati i PBDNJ-së, sidomos afër Priftit. Ata gjenden së bashku në çdo shtyllë elektrike të qytetit të Himarës, por gjithnjë Bollano ndodhet “i ngjitur” më lart sesa kandidati demokrat. Edhe kur ky i fundit ka gjetur një vend që të qëndrojë më sipër, për shembull mbi tarracën e godinës blu të ish të përndjekurve politikë, Bollano rivalizon në ndërtesën ngjitur me të, ku mbi një mur ‘verdhacak’ të shpëlarë, posteri i tij me emër dhe mbiemër në greqisht, slogan greqisht, bën edhe thirrje elektorale në greqisht. Me publicitet më të vogël në përmasa paraqitet kandidati i MEGA-s, Dhimitri, por me Bollanon kanë të përbashkët gjuhën e posterave. Me të njëjtën gjuhë që përshkruan programin elektoral edhe kandidati socialist, Jorgo Goro. Sërish greqisht slogani, greqisht thirrja për votë, greqisht identiteti. Të gjitha këto, në Himarën tonë, tokën shqiptare.
    PS-PD, pakt në 2000 kundër Bollanos
    Nga të gjitha kandidimet e tij si kryetar bashkie, Vasil Bollano ka dalë vetëm një herë i humbur. Kjo ka ndodhur në vitin 2000, kur Partia Socialiste dhe ajo Demokratike, për herë të parë nënshkruan një marrëveshje për Bashkinë e Himarës, duke dalë me një kandidat të përbashkët, Viktor Mato. Edhe pse në raundin e parë doli në balotazh me Bollanon, Mato fitoi në raundin e dytë me 70 për qind të votave. Më pas, në 2003-shin, Bollano fitoi Bashkinë e Himarës nën siglën e PBDNJ-së dhe i mbështetur nga PS-ja, në atë kohë në qeveri. Në 2007-n Bollano fitoi sërish, por këtë radhë u mbështet nga PD-ja, që ishte në pushtet.
    MEGA, akuza Bollanos
    Dhimitri Llazari, 58 vjeç, që vjen nga partia MEGA, garon për herë të dytë për Bashkinë e Himarës, pas humbjes në vitin 2007 kur përfaqësoi Partinë Demokratike. Ai kaloi si kandidat i MEGA-s, pas përplasjeve që pati me PD-në, ku kërkonte sërish të sfidonte Bollanon, gjë që u kundërshtua nga selia blu. Llazari premton të ndryshojë imazhin e minoritetit grek përballë qytetarëve shqiptarë, i cili, siç thotë Llazari, është përdorur politikisht nga klane të caktuara. Kandidati i Partisë Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen, Dhimitri Llazari e ka cilësuar si tepër të nxehtë situatën politike në Himarë dhe për këtë, sipas Llazarit, përgjegjës është kryebashkiaku aktual, Vasil Bollano.

    Panorama
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    Poster i kandidatit te PS per Himaren
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  3. #3
    Shigjeta, nuk ka ndonje gje te madhe per tu habitur. Per sa kohe tre kandidatet qe citove me lart vijne nga zona greqishtfolese te Himares. I vetmi eshte Savo Prifti qe eshte djale Piluri. Nese kandidatet e gjejne me te pershtatshme luften elektorale ne gjuhen greke kush jam une e ti qe te vendosim se ne ca gjuhe duhet te shkruajne? Himara kjo eshte dhe ka qene dhe do te mbetet........ nje krahine dygjuheshe ku dhe shqipja dhe greqishtja kane po te njejten rendesi ne jeten e perditshme.
    ABCÇDDhEËFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gërma)

  4. #4
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    ka than i madhi Gjergj Fishta kur Shqiperia po coptohej ne 1913 : ''Cohuni te dekun'',tashme thote greqiaohuni o grekofila,ndersa populli shqiptar ka rene ne nje gjum letargjik prej mese 100 vjetesh,e mbrojme me aq fanatizem gjuhen tone saqe po harrojme se cfare po ndodh me te,ndihem i poshteruar thuajse i pashprese qe nuk ka nje burre qe ne rradhe te pare te jete shqiptar e me pas nje udheheqes,vlera jone si komb ka vdekur me kohe,thjeshte eshte ne imagjinaten tone dhe e ushqejme me propaganda boshe.Turp
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Personat qe perdorin pamflete greke si pjesetare te nje partie politike, mund te arrestohen me arsyetimin se kane thyer nenin 14, fjaline 1 te Kushtetutes, i cili ka kete tekst:

    "Gjuha zyrtare ne Republiken e Shqiperise eshte shqipja."

  6. #6
    .................... Maska e iktuus
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    1,261
    Citim Postuar më parë nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Shigjeta, nuk ka ndonje gje te madhe per tu habitur. Per sa kohe tre kandidatet qe citove me lart vijne nga zona greqishtfolese te Himares. I vetmi eshte Savo Prifti qe eshte djale Piluri. Nese kandidatet e gjejne me te pershtatshme luften elektorale ne gjuhen greke kush jam une e ti qe te vendosim se ne ca gjuhe duhet te shkruajne? Himara kjo eshte dhe ka qene dhe do te mbetet........ nje krahine dygjuheshe ku dhe shqipja dhe greqishtja kane po te njejten rendesi ne jeten e perditshme.
    Ne institucionet shteterore te Shqiperis shkruhet Shqip, Kam te drejten time te mendoj se keta kanditat gabojn duke kryer parrulla ne greqisht.
    Nese Himara eshte krahin dygjuheshe ateher pse parrullat jane vetem ne greqisht?
    Jo gabohesh Himara eshte bastardizuar nga greket me justifikimin se minorancat duhen respektuar.
    Nuk eshte privilegj te jesh Grek, eshte nder per nje grek qe quan veten grek dhe eshte injoranc per nje shqiptar qe quan veten grek.
    Nena e bastardeve eshte gjithmon me barr
    Ndryshuar për herë të fundit nga iktuus : 04-05-2011 më 11:48 Arsyeja: ...
    Dashuria, miqsia,respekti nuk formojn lidhje aq te forta sa nje urrejtje e perbashket

  7. #7
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    kur isha tani m'tiron i shoku jem himarjot mtha i fjal me men

    himara tha nuk osht as e grekut as e shqiptarit. himara osh e himarjotve. keshtu ka pas qen historikisht e kshu ka me met. nuk ka ven ne himar as sala as rama as bollano e askush tjeter.
    no glove no love

  8. #8
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Tiku i bie qe himara duhet te kerkoj pavarsin , te dali shtet me vete lol
    E ka cikur edhe iktuss me siper , nqs eshte dy gjuheshe pse vetem ne greqisht ?
    Mos eshte ndonje nder dhe lavdi me e deklaruar veten grek ?
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    12-05-2009
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    2,914
    Citim Postuar më parë nga TikTak Lexo Postimin
    kur isha tani m'tiron i shoku jem himarjot mtha i fjal me men

    himara tha nuk osht as e grekut as e shqiptarit. himara osh e himarjotve. keshtu ka pas qen historikisht e kshu ka me met. nuk ka ven ne himar as sala as rama as bollano e askush tjeter.
    Po kjo Himara e ka serjozisht se Himara do jet e himariotve apo vetem per nji koh te mose jet e shqiptarve.Druaj Tik Tak se pastaj himariotet do thon se Himara duhet te jet o e grekve o e shqiptarve,pastaj.. jo e shqiptarve ishte por tani po behemi e grekve.
    Po Qameria eshte e qamve apo e himariotve grek.E kom then shpesh se shqiptaret vuajn per nji udheheqes ,per nji pris te drejt .qe me vdekjen e Gjergj Kastriotit kishim krysisht prijetar shteti , servil.
    Edhe Saliu dita dites po e ndan Shqiprin ne dysh ku pastaj edhe ta zhbej fare.
    Mblidhni mendjen o vllezer himariot se greku esht grek ,esht ai qe na perzuri nga Jugoepiri e tani me kta Ballano te derrit don te na e mer edhe Verioepirin.
    As nji vot grekur,as nji vot Edvinit as nji vot Saliut por vetem Shqiperis, dhe kte vot do e ipni per cdo dit duke punuar per vendin ton te dashur e te shtrenjt Shqiperin ton te lar me gjak nga heronjet tan kombetar.
    Duke ua shkyer ato pamflete greqish kshtu do i ipni voten mese miri Shqiperis dhe duke ua heq nga listat e votimit atyre politikajve qe nuk mbrojn Shqiperin por Ballanon e Zerves.

  10. #10
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    c'jane keto njerez kot???
    e ka kapur shqiperine nje krize identiteti...
    njerez pa karakter, pa principe, pa skrupull, pa fytyre...

    shkoni votoni! i gezofshi!
    Vasudhaiva Kutumbakam

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •