Kjo familje ka sakrifiku shume, nuk eshte shitur per poste, jane vertete familje patriotike dhe i takon respekti i cdo shqiptari.
Lavdi u cofte perjete, Adem Jasharit, Hamez Jasharit, dhe krejt familjes se tyre.
Kjo familje ka sakrifiku shume, nuk eshte shitur per poste, jane vertete familje patriotike dhe i takon respekti i cdo shqiptari.
Lavdi u cofte perjete, Adem Jasharit, Hamez Jasharit, dhe krejt familjes se tyre.
burimi këtu
Ndryshuar për herë të fundit nga projekti21_dk : 30-08-2012 më 20:30
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
a mund te tregosh ku e ka ba shkollen fillore ky profesori..po te mesmen..po te larten..?
ngushllime familjes e dashamirve te ketij mesuesi veteran..
Islam Dobra
Biografi
U lind në fshatin Vërbovc të Drenicës, komuna e Drenasit, më 1934. Shkollën fillore e kreu në Tërstenik, gjimanzin e ulët në Gllogofc, më 1953.
I përket gjeneratës së parë të semimaturantëve të Drenicës ( 42 veta), të diplomuar në gjimnazin e Skënderajt e të Drenasit. Që të gjithë këta semimaturantë ftohen në një mbledhje në Skënderaj ku njoftohen se duhej të ndiqnin për dy muaj një kurs pedagogjik ashtu që në vjeshtë të fillonin punën si mësues, për të plotësuar mungesën e mësuesve në atë kohë. Mirëpo, kjo nuk ngjet me Islam Dobrën dhe Ibrahim Hoxhën e Krajkoves. Këta jo vetëm që i largojnë nga mbledhja, por edhe ua humbin të drejtën për shkollim të mëtejmë me motivacion se buronin nga familje ”armike” dhe kështu ishin të rrezikshëm për sitemin komunist të kohës.
Nga viti 1953-59, për gjashtë vite rresht bredh poshtë e lart duke bërë përpjekje të parreshtura për të fituar të drejtën për shkollim, por kot, sepse, për të, të gjitha dyert e shkollave ishin të mbyllura. Më në fund, profesor Musa Gashi, tash doktor i shkencave të gjeografisë, ilegalisht e pranon si nxënës në paralelen e tij duke mos e regjistruar në ditar, sepse po ta hetonte këtë drejtori i atëhershëm Dragomir Cvetiniqi që të dy do t’i përjashtonte nga shkolla.
Islam Dobra shkollën e mesme – gjimnazin e kreu në Mitrovicë, më 1961, ndërkaq Fakultetin Filozofik – Degën e Historisë, si dhe studimet pasuniversitare i kreu në Prishtinë, më 1977. Në këtë vit magjistroi me temën “Drenica në Luftën Nacionalçlirimtare 1941-1945”, ndërsa doktoroi me temën “Qëndrimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare 1908 –1912”( përgatitur në Romë dhe mbrojtur në Prishtinë).
Islam Dobra është bashkëpunëtor i Institutit të Historisë në Prishtinë. Për një kohë të gjatë ka bashkëpunaur me të gjitha revistat tona: “Përparimi”, “Kosova”, “Gjurmime alabanologjike”- seria histori dhe me shtypin e kohës. Me punime shkencore ka marrë pjesë të tubime e simpoziume brenda dhe jashtë vendit.
Vlen të theksohet se autori për Luftën e Drenicës motivin e ka marrë nga përjetimi i tij në këtë luftë, kur ishte vetëm 10 vjeç, familja e cilit hyn në grupin e familjeve të para që përjetoi tmerrin e luftës dhe të barabarisë sllave duke mbetur të vrarë tre vëllezër të tij dhe dy të tjerë të plagosur. Dhe vetëm pak minuta para likuidimit të vëllezërve të tij, natën e 3 shkurtit 1945, fal bashkëfshatarit Xhemail Gllareva, ky dhe kushëriri i tij, Sylejmani shpëtojnë nga vdekja e sigurtë.
Mirëpo edhe pas “çlirimit” ishin të privuar nga çdo “e drejtë”, sepse ishin shtëpi me kleçkë dhe mjaftonte e dhëna se ishin nipa të Aziz Zhilivodës ( Jashari e Shabani). Masa e parë ndëshkuese iu bë duke i përjashtuar nga “Fronti Populluer” dhe kjo ishte masë që asnjë anëtarë familjeje mos të kishte të drejtë shkollimi e studimi dhe punësim në ndonjë punë shteti. Kjo gjendje torture do të vazhdojë deri pas Plenumit të Brioneve, kur ra nga posti armiku – krimineli më i madh i shqiptarëve, të cilit na vjen ndot t’ia përmendim emrin. Do t’i mbeteshim borxh lexuesit mos të përmendnim edhe një fakt tjetër: Aziz Zhilivoda, para arratisjes për në Shqipëria, ka ndenjur me muaj të tërë në këtë familje ( te nipat ) dhe para se të nisej, në shenjë kujtimi ua la “mashinkën” ( automatikun ). Sa duket “hyqymeti” e kishte nuhatur këtë, prandaj në aksionin e armëve e shtoi edhe zullumin fizik mbi këtë familje, sa një anëtar i kësaj familjej, si pasojë e torturave, për gjashtë muaj nuk do të ngritej në këmbë të veta. Por, automatiku nuk u dorëzua. Ky automatik, në luftën e fundit kishte vjellë zjarr kundër atyre që edhe “padroni” i parë i tij, u kishte kallë datën mbi pesëdhjetë vite më parë. Pas mbarimit të luftës së fundit, kjo “mashinkë” iu dorëzua Muzeut të Kosovës si simbol që ka kryer me sukses misionin e vet.
Deri në këtë kohë familja si tërësi kryesisht merrej me bujqësi, por jasharajt shquheshin edhe si mjeshtër marangozë e muratorë të dalluar.
Pas Plenumit të Brioneve morën frymë më lirisht dhe kështu, fal Islamit si dashamirës i shkollës, duke e ditur rëndësinë e shkollës, gjeneratat e reje i orientoi kah shkolla. Vetëm në familjen jasharaj sot ka mbi 16 veta me fakultet, doktorë shkencash e magjistra.
Grumbullimin e materialeve për Luftën e Drenicës autori e ka filluar qysh si nxënës i shkollës së mesme, duke i dhënë vetes kështu një detyrë të shenjtë për të ndriçuar këtë etapë kohore hekatombë për trevën tonë, por të lëvdishme. Këtë ëndërr autori do ta realizojë shumë më vonë, ku në pajtim me historianin e madh të papërsëritshëm në trojet shqiptare, akademik Ali Hadrin, zgjedh për temë magjistrature temën “Lufta e Drenicës 1941 –1945”, të cilën e mbron me sukses në vitin 1977.
II. VEPRAT E BOTUARA
1977 ”Lufta e Drenicës 1941 –1945”– temë magjistrature, 1977
1996 ”Krerë dhe prijës të Lëvizje Kombëtare nga Drenica 1878 –1948 ”, pjesa e parë, Prishtinë 1996
1997 ”Krerë dhe prijës të Lëvizje Kombëtare nga Drenica 1878 –1948 ”, pjesa e dytë, Prishtinë 1997
1997 ”Lufta e Drenicës 1941 – 1945 dhe NDSH në Kosovë deri në vitin1947”, botimi i dytë i plotësuar, 1997, Prishtinë
2000 “Sylejman Vuçitërna, martir i demokracisë, komandant i ushtrisë kombëtare” Islam Dobra dhe Bardhyl Vuçitërna ( Durrës), botuar në Prishtinë, 2000
2000 ”Prof. Ymer Berisha ”, monografi, Prishtinë, 2000
2001 ”Ali Gashi – themelues i Gjimnazit Shqiptar në Gllogovc”, monografi, Prishtinë, 2001
2002 ”Qëndrimi i Italisë ndaj çështjes shqiptare 1878 –1913”– tezë doktorature, Prishtinë, 2002
2003 “Çështje kombëtare dhe klasore ndër shqiptarë nga Lufta e Dytë Botërore deri në ditët tona”, Prishtinë, 2003
2004 “Atdhedashuria e jasharajve dhe sakrifica e tyre – Adem Jashari”, Prishtinë, 2004
2006 “Revolucioni socialis dhe kundërrevolucioni në Kosovë 1941 – 1945 dhe regjimi i pushtetit klasor deri në përmbysjen e tij”, Prishtinë, 2006
Ne me këtë rast përmendem vetëm disa nga titujt e shumtë nga opusi i tij krijues, pa përmendur edhe punime dhe artikuj të shumë, si për Shote e Azem Galicën, Maria Shllaku botuar nëpër revista e gazeta të kohës ose lexuar nëpër simpoziume shkencore, mbajtur në Prishtinë, Shkup e në Tiranë.
Lavdi jetës dhe veprës së familjes Jashari.
U qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire!
"Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!
Zoti ia shperblefte per sakrificen qe ben per atdheun...
Qofte i Perjetshem kujtimi per Ket Familje ne pergjithsi,eshte mesim per ne dhe brezat qe pasojne se si duhet Atdheu dhe sakrifica qe ne te jemi te LIRE.
a din kush me na kallxue se cka ka ndodh aty ne prekaz.. at dit kur ka ndodh kjo.. tragjedi ?
krykomandanti legjendar ademi jashar.. komandant i kuj ish
se kopil-hanja lpk-isto kloso-uck-ashoiste ka qen o ne rogner at koh o ne 15 katc te tiranes..
pra sa ushtar i ka pas at dit pran krykomdanti legendar.. ?
Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 08-03-2013 më 15:10
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
Krijoni Kontakt