-
Kosova ngre pikėpyetje mes shtetit laik apo atij islamik?
Kosova tek AlbEmigrant
Nga Gani Mehmetaj
Kursi pro lindor qė po e shpėrfytyron shtetin tonė tė ri, ėshtė kthesė e frikshme me pasoja afatgjate.-Ēkuptoi E. Ihsanologu me deklaratėn e tij nė Kuvendin e Kosovės se, arsyeja e mosnjohjes se shtetit tonė nga shtetet islamike ėshtė hezitimi i tyre pėr pėrkatėsinė tonė religjioze?
Arsyeja pse Kosovėn nuk e kanė njohur shumica e shteteve islamike ėshtė hezitimi i tyre pėr pėrkatėsinė tonė religjioze, thotė Sekretari i Organizatės sė Bashkimit Islamik, Ekmeledin Ihsanologu para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės. Kėtė deklaratė ai e hodhi nė dhjetėvjetėshin e dytė tė shekullit XXI, nė kohėn kur ska vend evropian qė nuk e ka ndarė shtetin nga feja, ska qeveri evropiane qė merr guximin ta theksoj pėrkatėsinė e vet fetare, pėrkundrazi fenė e ka dėbuar nga organet shtetėrore, e ka tėrhequr nga rruga, duke e futur atje ku e ka vendin: nėpėr kisha e sinagoga. Shtetet e qytetėruara evropiane, kush mė herėt e kush mė vonė, qe nga Revolucioni Borgjez Francez e kanė theksuar se feja ėshtė ēėshtje private e qytetarėve. Privacia ėshtė e shenjt. E kanė sanksionuar me ligj qė asnjėri grup smund tia imponoj grupit tjetėr pėrkatėsinė religjioze, apo ti diskriminoj mbi baza fetare.
Miku ynė islamik, Ihsanologu, na e tha troē se, meqė kishin dyshime jemi a sjemi myslimanė, shumica e shteteve islamike nuk e paskan njohur Kosovėn! Ndėrkaq ne slamė dėshirė pa u plotėsuar islamikėve, slamė traditė tonėn fetare e traditė laike pa e shkelur qė tua bėjmė qejfin beduinėve tė shkretėtirės. Dhe prapė ai e thotė se kanė hezitime
Myslimanizmi ynė autokton, sikurse thoshte presidenti Rugova, derisa nuk erdhėn militantėt islamikė, dallonte shumė nga myslimanizmi oriental: ishte mė liberal, mė tolerantė, mė humanė, mė bashkėpunues me fetė e tjera. Myslimanizmi autokton edhe sot ėshtė mė tolerantė, por kėtė strukturė e ka shprishur apo ngulfatur militarizimi i fesė. Dikur kombi mbizotėronte mbi fenė, sot islamizmi e lufton egėrsisht kombin. Popullata qe inkorporuar mirė nė qytetėrimin perėndimor, tė cilit i takonim. Kursi properėndimor i presidentit Rugova mė mbėshtetjen e fuqishme tė SHBA-ve dhe Evropės Perėndimore, na i hapi dyert e botės demokratike. Perėndimi i krishterė na shpėtoi nga zhdukja. Shpėtimtarėt tonė perėndimor kur i grishem, erdhėn nė ndihmė; u premtuam se si nipėr tė Nenės Terezė, sdo ta harrojmė kurrė ndihmėn e Papa Gjon Palit tė Dytė, ata na besuan; u thamė se do ta bėjmė shtetin tonė model pėr vendet e Gadishullit, ata priten e shpresuan. Pritja e tyre nuk u realizua. Miqtė tonė perėndimor po e thonė haptazi se po i zhgėnjejmė keqas. Madje edhe kursin properėndimor kemi filluar tė ndryshojmė, sa kanė nis tė pyesin aleatėt: i takojmė qytetėrimit perėndimor apo jo? Domosdo se i takojė kėtij qytetėrimi, pavarėsisht pėrpjekjeve tė ngulmėta tė grupeve mercenare e shėrbimeve sekrete orientale e serbe qė tė na shkėpusin nga Evropa. Shėrbimet antishqiptare janė shumė tė pranishme nė Kosovė, kanė rekrutuar njerėzit e vet, kanė grupet qė po punojnė me ngulmė pėr shkombėtarizim. Ėshtė njė pėrpjekje qė mund tė shkaktoj fatkeqėsi tė reja nė trojet shqiptare.
Deklarata e sekretarit tė OBI-sė, e thėnė para parlamentarėve tonė shkel dinjitetin tonė kombėtar, sepse shqiptarėt janė edhe tė krishterė: katolikė, protestantė e ortodoksė.
Deklarata e sekretarit islamik nuk ėshtė e vėrtet, sepse arsyeja e mosnjohjes nga shtetet islamike nuk qe, pse nuk ishim sa duhet islamikė, por pse nuk ishim tė gjithė tė krishterė. Organizata islamike do tė na njihte pavarėsinė mė tė parėn po tė ishim tė gjithė tė krishterė, ashtu sikurse bėri me shtetet e reja tė krishtera- Kroacinė, Slloveninė, Serbinė, Maqedoninė. Madje, po tė ishim tė gjithė tė krishterė do tė fillonte faza e dytė: investimet islamike nė shtetin tonė, apo do tė shkonin ekspertėt tanė nė shtetet arabe qė ti mėsonin vendėsit sistemin e ujitjes apo se si tė mbėltojnė lule nė shkreti, ashtu sikurse bėjnė ekspertėt sllovenė, kroatė e serbė nėpėr shtetet arabe. Ata janė mė tė privilegjuar se sa ne nga organizata e shteteve islamike. Turqia investoi nė Serbi e Maqedoni dhjetėfish mė shumė se sa nė Kosovė. Katari e shtetet e Gjirit Persik investojnė shumė nė Kroaci e Slloveni. Te ne shtetet islamike nuk investuan asgjė, pos nė xhami e shoqata tė dyshimta, ndėrsa na e imponuan vullnetin nė tė gjitha aspektet.
Shtetet islamike marrėdhėniet mė tė mira i kanė mė Serbinė (shtet ortodoks), Kroacinė (shtet katolik), Maqedoninė (ku feja ortodokse imponohet me agresivitet) etj. Pra, tė gjitha kėto shtete tė krishtera, Organizata e Bashkimit Islamik i ka njohur pa asnjė hezitim. Po tė ishin myslimane do tė kishin hezitime, ashtu sikurse kanė dyshime pėr neve. E pranuan pavarėsinė e Kosovės vetėm shtetet myslimane tė cilat i patėn marrėdhėniet e mira me SHBA-tė, Britaninė e Madhe a Gjermaninė.
Deklarata diskriminuese e sekretarit Ihsanologu qė ua pėrplasi deputetėve nė Kuvendin e Kosovės, ndėrsa asnjėri prej kuvendarėve nuk e kundėrshtoi, prek themelet e shtetit. E para, shteti i Kosovės ėshtė shtet i shqiptarėve e jo i pulsimeve shkretinore. E dyta, ėshtė shtet laik e jo islamik. E treta, gjeografikisht ėshtė shtet i arealit evropian e jo aziatik apo afrikanė. Ndėrkaq, disa nga kėta deputetė qė heshtėn janė bėrė zėdhėnės tė rrymave mė tė skajshme islamike. Orienti ka prirje ti korruptoj nė shkallė tė gjerė njerėzit me paratė qė i shpėrndanė gjithandej dhe me privilegjet qė po ua bėnė jo vetėm deputetėve, por edhe medieve, gazetarėve, zyrtarėve tė ndryshėm, mjekėve etj. A reagoi ndokush kundėr deklaratės sė kėtij zyrtari tė lartė islamik? Nuk e lexova nė asnjė gazetė tė Kosovės, apo nė televizione. Thua te jenė pajtuar? Nuk ma merr mendja, por islamikėt duket e kanė gjetur ilaēin e heshtjes. Pjesa tjetėr e njerėzve janė mėsuar tė heshtim edhe kur i fyejnė e denigrojnė, edhe kur i lavdėrojmė mė tė rrallė, si fėmija jetimė. Nuk ishin jetimė, pėrkundrazi e patėn mbėshtetjen e gjithė botės demokratike, por po vetmohen me veprimet korruptive.
Orienti kurrė smund ta plotėsojė boshllėkun e Oksidentit. Kėtė fakt duhet ta kemi vath nė vesh. Pėrkatėsia jonė fetare dikur ishte mallkim pėrballė Perėndimit, tash po bėhet mallkim para shteteve islamike.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt