http://www.facebook.com/login/setash...35038719899846
TIRANĖ- Besimtarėt myslimanė i bashkohen nismės sė Aleancės Kuq e Zi duke kundėrshtuar hapur kėrkesėn pėr regjistrim tė popullsisė mbi bazėn e etnisė dhe fesė. Qindra besimtarė myslimanė kanė firmosur sot peticionin e Aleancės Kuq e Zi. Imami i xhamisė sė Medresesė Lulzim Plloci ėshtė shprehur kundėr kėtij regjistrimi pasi sic tha ai, cdo njėri ka tė drejtė tė shprehet i lirė pėr kombėsinė e fenė, por jo kur kjo gjė i imponohet nė regjistrim
“Ne i bashkėngjitemi kėsaj nisme, pasi ky regjistrim nuk i shėrben interesave tė kombit tonė shqiptar. Cdo kush ka lindur i lirė tė shprehė kombėsinė e tij, tė shprehė edhe fenė e tij kombėtare, ndėrsa tė bėhet e detyrueshme, pra qė njeriu duhet ta pėrmendė patjetėr nė kėtė regjistrim, besoj qė nuk ėshtė aq shumė e pėrshtatshme. Duke iu referuar edhe vendeve Europiane, edhe ato nuk e kanė njė regjistrim tė tillė”, tha imami.
Ndėrsa Kryetari i Forumit Mysliman Shqiptar Fisnik Kruja, u shpreh se nga ky regjistrim pėrfitojnė vetėm qarqet greke, tė cilat nėse njė banor shqiptar ka kombėsinė greke e quajnė automatikisht grek. Kjo sipas tij ėshtė shumė e rrezikshme pėr stabilitetin e vendit.
“Neve nuk na shqetėson njė regjistrim nėse ky do ishte korrekt, i trembemi njė aksioni tė shtetit grek tė financuar me tė gjithė fuqinė qė ka shteti grek, qė tė realizojnė kėtu nė regjistrim qė nuk do tė ishte real por do tė ishte nė favor tė idesė sė kėtu ka mė shumė grekė, e ortodoks se sa ka nė tė vėrtetė. Sepse ata faktin qė njė banor i Republikės sė Shqipėrisė ėshtė ortodoks e quajnė automatikisht grek. Kjo nė terma afatgjatė ėshtė tepėr e rrezikshme pėr stabilitetin e vendit. E keqja mė e madhe ėshtė se do jetė e certifikuar me vulėn e shtetit shqiptar dhe ne nuk do kemi cfarė tė themi, - tha Kryetari i Forumit Mysliman Shqiptar.
![]()
Krijoni Kontakt