Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443

    Akademik Mark Krasniqi: Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. RUGOVES

    Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës
    Bota sot

    http://www.botasot.info/mesme/rugova...20krasniqi.JPG

    Akademik Mark Krasniqi falënderon federatën panshqiptare “Vatra” për propozimin e saj që president i Kosovës të jetë Mark Krasniqi.
    Akademik Mark Krasniqi falënderon federatën panshqiptare “Vatra” për propozimin e saj që president i Kosovës të jetë Mark Krasniqi.
    I nderuar kryetar i Federatës Panshqiptare “Vatra”, zotëri Gjon Buçaj,
    Nga mjetet e informimit mësova se ju dhe miqtë tuaj më keni propozuar për kryetar të Republikës së Kosovës. Unë ju falënderoj me gjithë zemër për këtë mendim tuajin dhe për kujdesin që keni për Kosovën, shtetin tonë të ri.
    “Vatra” e vëllezërve tanë në Amerikë, në krye me imzot Fan Nolin e madh, gjithmonë ka qenë krah i fortë i interesit të Kosovës dhe i çështjes kombëtare në përgjithësi.
    Ju, vëllezërit tanë, me të cilët na ndan një oqean, keni qenë dhe jeni gjithmonë shumë afër Kosovës, jeni gjithmonë prezentë në çdo situatë me ne, jeni avokati më i mirë i Kosovës dhe i çështjes sonë kombëtare pranë Qeverisë së nderuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e sinqertë e të drejtave tona dhe kundër politikës zbatuese të trojeve tona etnike nga fqinjët tanë grabitqarë. Këtë qëndrim dhe veprim të Shteteve të Bashkuar të Amerikës populli shqiptar në Kosovë nuk do ta harrojë kurrë.
    Gjithmonë do të jemi mirënjohës dhe besnikë ndaj këtij populli të madh amerikan, i cili e çliroi Kosovën, bashkë me aleatët e vet evropianë më 1999, nga okupatori i egër serb, i cili megjithatë edhe sot përpiqet ta copëtojë këtë pjesë të vogël të territorit etnik shqiptar me përkrahjen e Rusisë dhe të satelitëve të saj, ndërsa njëkohësisht mban në robëri tri komuna shqiptare në Kosovën Lindore.
    Unë ju falënderoj për konsideratën që keni shprehur edhe me këtë rast ndaj meje, por unë kurrë nuk kam pasur, as nuk kam, pretendime që në saje të angazhimit tim modest për çështjen kombëtare të marr kurrfarë posti udhëheqës ose kurrfarë shpërblimi. Unë angazhimin në planin kombëtar e konsideroj si detyrë dhe obligim të ndershëm të çdo intelektuali e jo si mundësi për përfitime personale çfarëdo qofshin ato. Gjatë gjithë jetës sime intelektuale e kam ndjekur rrugën e interesit kombëtar, duke u përpjekur që të jap një kontribut sado modest, duke qenë gjithmonë dhe kudo, në thumb të policisë dhe të politikës antishqiptare serbe, madje edhe në thumb të individëve shqipfolës ziliqarë, shërbëtorë të mjerë të okupimit serb.
    Shpërblimi im më i madh është përkrahja morale e popullit tim.
    Kënaqësia ime ka qenë, dhe është, që kam qenë bashkëpunëtor i dr. Ibrahim Rugovës, arkitektit të Pavarësisë së Kosovës dhe Presidentit të saj të parë Historik.
    Me këtë rast po përmend edhe kënaqësinë time për përparimin e gjithanshëm të Republikës së Shqipërisë nën udhëheqjen e mrekullueshme të kryeministrit të palodhshëm dr.Sali Berisha , me gjithë pengesat e turpshme të opozitës shqipfolëse socialiste të shitur te armiqtë e atdheut të tyre.
    Unë do të kisha kënaqësi të madhe sikur në krye të Republikës së Kosovës të kishim njerëz të ndershëm, të aftë e demokratë atdhetarë siç është kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha i cili me përkrahjen e bashkëpunëtorëve të tij dhe të popullit shqiptar, po e ndryshon Shqipërinë nga çdo aspekt duke u bërë kështu përkrahës gjithnjë më i fortë i Pavarësisë së Kosovës.
    Duke ju falënderuar edhe një herë për konsideratën që keni shprehur edhe me këtë rast ndaj meje, ju, zotëri kryetar i “Vatrës”, bashkëpunëtorët dhe miqtë tuaj të “Vatrës”, ju përshëndes përzemërsisht, duke ju uruar punë të mbarë në planin kombëtar, shëndet të mirë juve e familjeve tuaja dhe përparim në punën tuaj të ndershme.


    p.s. Lus moderatoret, ta ndryshojen titullin e temes prej ne, Akademik Mark Krasniqi: Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. RUGOVEN ,

    ta bejen keshtu:
    Akademik Mark Krasniqi: Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. RUGOVES
    Ndryshuar për herë të fundit nga PLAKU : 05-05-2011 më 14:29
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  2. #2
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga PLAKU Lexo Postimin

    p.s. Lus moderatoret, ta ndryshojen titullin e temes prej ne, Akademik Mark Krasniqi: Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. RUGOVEN ,

    ta bejen keshtu:
    Akademik Mark Krasniqi: Kënaqësia ime është se kam qenë bashkëpunëtor i dr. RUGOVES
    Le ta ndryshojne se keshtu pi bie Govna afer Govnes
    Lavdi XHAXHIT

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Sami Hyseni
    Anëtarësuar
    01-01-2010
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    857
    Pshurr...n`ta, besa...

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Le ta ndryshojne se keshtu pi bie Govna afer Govnes:D
    HAaaaaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    Mire ështe puna mire Maska e PLAKU
    Anëtarësuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Lus moderatoret, sojit, gjakut prish te mos ju ipet hapesire te shprehin fjalorin e tyne te ndyte, ndaj temave dhe figurave Kombetare!
    Nese nuk ju ndalet hovi te tilleve, ky soj nuk din te ndalun .
    FLM per mirekupetim
    Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    607
    PRESIDENT RUGOVA akademik MARK KRASNICI si dhe ANTON CETA edhe IDRIZ AJETI jan njerzit qe thyen akullin ne fillim te viteve te 90ta dhe gjithesesi duhet vlersuar , diqka qe pres me pa durim eshte qe te publikohen nje mori dokumentesh qe ka lan president rugova amanet shkrimtarit jusuf bugjovi qe ti publikoj 20vjet pas vdekjes se tina kto dokumente kan vler te veqant dhe se do dalin shum gjana ne drit qe nga bashkpuntoret e tina te ngushte veshtersit e asaj levizje etj etj, por gjithesesi duhet vleresuar figuraty si mark krasnici

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •