-
i/e regjistruar
Eselamu alejkum Paqja qofte me ju
Do doja te ndaja me ju vellezer dhe motra poezite e mia.
*************************
*************************
E thjeshte e bukur je ne vetvete,
fshehur ne miliarda grimca jete.
Te mbaj ne zemer te fsheh ne gji,
eh sa shume qe me kane zili.
Te jem me ty nuk eshte e lehte,
ajo qe sjell eshte e vertete.
Tek une te vije u deshen vite,
rrezaton kudo ti rreze drite.
Mjere ai i verber qe sheh me sy,
qe te mohon e s'vjen tek ti.
Ti je plot nur e plot moral,
plot thesar keshillash i rralle.
Kush me ty nuk behet dot mik,
sado i zgjuar nuk ka llogjike.
Nuk don te jete njeri i mire,
por e ka zgjedhur nje rruge te veshtire.
Mes medyshjes do i shkjei jeta,
s'do i hedhe syte nga e verteta.
Do e verberoi mendjemadhesia,
nuk e shpeton as dituria.
Une jam e lumtur qe jam me ty,
dua te te ndaj me njerezit e mi.
Te gjithe sa njoh ti shoh te lumtur,
vetem te Madhit duke ju lutur.
Paqesjellese e mbare botes,
ilac per zemrat armike e te kotes.
Je synim dhe krenari,
miresi dhe begati.
Kush per ty me flet keq,
eshte si dhelpra dhe rrushi i pjek.
Jeton akoma ne injorance,
nuk pranon diplome te arte.
Ti je djep i diturise,
ti je preher i urtesise.
Per ty flasin yje e male,
o moj e bukura feja Islame.
Selam te gjithe vellezerve te mi!
Selam te gjitha motrave te mija!
Lulezofte ISLAMI ne kete shoqeri!
Lulezofshin vetem veprat e mira!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt