Sonte në RTK sapo u emetua emisoni ”Dhoma pa kthim”, në të cilin mysafir ishte një predikues feje i komunitetit mysliman, dr. Xhabir Hamiti. S’e mohoj nuk e pata ndërmend ta dëgjoja deri në fund, por megjithëkëtë i thashë vetes: ”dëgjoje bile në fillim”, si po e nis ky hoxhë.
Që në fillim të emisionit më bëri përshtypje se nuk e filloj me moralizim, sic isha mësuar nga përvojat me hoxhallarë të tjerë. Ky nuk e filloi me ” E’UDHU BIL-LAHI MINESH-SHEJTANIR-RAXHIM BISMIL-LAHIR-RAHMANIR-RAHIM ” dhe mbi të gjitha, asnjëherë gjatë ligjërimit nuk e përmendi fjalën arabe ”Allah”, por vetëm në gjuhën shqipe ZOT ( BILE AS PERËNDI ). ( m’u kujtua një herë, në një emision "Portat e natës”, kur një ligjërues fakulteti, mbi të gjitha merret edhe me gjuhësi, kur gjatë gjithë kohës e përdorte vetëm fjalën ”Allah”, ndërkaq këtë psikiatrin, Agani nuk po e përmendi fare... )
Si përfundim, nëse të gjithë hoxhallarët janë sikur ky, atëherë mund të thuhet se krejt bota së shpejti do të bëhej myslimane. Kjo ligjëratë, mbi të gjitha me karakter edukativ është e vlefshme që ta dëgjojnë gjeneratat e reja, të cilat shpesh po keqpërdoren e kequdhëzohen, duke bastardhuar edhe parimet themelore të myslimanizmit, prandaj do ta sillja me gjithë dëshirë në Forum.
Meqë më zuri të papërgatitur, nuk arrita ta incizoj emisionin, ndaj kam këtë kërkesë:
Mos e ka dikush të incizuar apo di dikush si të kontaktojmë me realizatorin e këtij emisioni, Agron Krasniqin që ta kemi emision edhe në Forum, sepse sipas mendimit tim që nga themelimi i këtij institucioni nuk ka pasur emision më të mirë fetar me karakter vërtet edukativ.
Krijoni Kontakt