Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393

    Dialektet dhe Lokalizmat e Gjuhës së Sotme Shqipe

    E hapa këtë themë vetëm për fjalët shqipe që fliten nga shqiptarët dhe që nuk janë të përfshira në Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe.
    Gjuha jonë është gjuhë e vjetër prandaj edhe ka dy dialekte dhe shumë lokalizma, por këto veçse pasurojnë gjuhën tonë dhe i japin më shumë vlera.

  2. #2
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Prandaj lus të gjithë që mund të sjellin fjalë që nuk janë të përfshira në fjalor, ta bëjnë këtë.
    Disa që për momentin mua më vijnë ndërmend janë:
    Rrake-përdoret nga krahina e Anamoravës për gjësende, tesha, rroba etj.
    Tërma-përdoret nga ana e shumicës së shqiptaro-maqedonasëve për fjalën përpjetë.
    etj etj, që për momentin nuk më vijnë ndërmend, por e di që ka shumë edhe nga vet e folmja ime prishtinase, por do të sjell në të ardhmen.
    Lus edhe gjithë të tjerët e sidomos shqiptarët e jashtë Shqipërisë së sotme të cunguar duke përfshirë edhe arbëreshët të sjellin fjalë të tilla.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Shuj-që në shqipen e sotme të shkruar nuk ekziston fare me kuptimin që ajo përdoret nga shqiptaro-dardansat që do të thotë pusho, mjaft por më shumë me kuptimin për të mos folur më.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përveç këtyre janë edhe dallimet në shumë folje si psh.
    dëgjo-ndëgjo-ndigjo-ndigo(Pejë)-ngo(Prishtinë).
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_në_TR
    Anëtarësuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, AL
    Postime
    1,585

    Të Lumtë Dodon!

    Në Tironçe ke:

    Tull fare - shumë bukur (e përdor shumë shpesh unë... )
    Rob - Njeri
    Rob Zoti - njeri shumë i mirë
    Daku - shok
    Plaku - shok
    Xhom fare - shumë mirë ose bukur
    Lluc - i dehur
    Dru - i dehur ose i droguar
    Ç'kena - Ç'kemi
    E kam Fiksim - më pëlqen së tepërmi
    Pabuks - që s'ka pare ose që është i varfër (më bën shumë për të qesh si fjalë)
    U trasha - u mëzita, s'kaloj do kohën
    Peçist - i droguar
    Malli - droga
    Bar - Marjuanë
    Xhepist - hajdut
    Krefs - lajkatar
    Krefje (folje) - duke ta hedhur
    S’më njgjit – s'më tërheq shumë
    S’mbush, S’thith, trung – nuk merr vesh, s'kupton
    I bom - i droguar
    Çeçen - njeri i pacivilizuar, i trashë. Referohet shumë për të ardhurit nga veriu në Bathore, Kamëz, etj ejt (për mendimin tim është keq, por për një qytet që në dhjetë vjet trefishohet është diçka që ndodh)

    - Gjithashtu duhet të përmëndet fakti se "O" është shkronja klasike Tironse, dhe se "Tironce" është gabim, pra është me "S". Unë jom Tirons, dhe jo Tironc. E folura Tironse është një përzjerje e madhe Gegnishtjeje me Toskërishten. Nga "background-i" është Gegnishtja ndërsa nga larmia është Toskërishtja!

    Byrazer - vlla, përdoret në Vlorë dhe në Berat.

    Turravrapthi - të largohesh me shpejtësi, përdoret në Çamëri

    më kall - më pëlqen shumë, (nga Prishtinsja)
    ke brum - s'të mbarojnë idetë, ke frymzim (nga Prishtinsja)
    me b.o.l.e. - shumë e bukur (nga Prishtinsja)

    Ju Falem Nderit - Falemnderit (në Arbërisht)

    s'po më vinë më në mëndje
    megjithatë le ta mbajmë gjallë...
    përshëndetje
    drini.
    Ndryshuar për herë të fundit nga drini_në_TR : 21-03-2003 më 03:51

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje dhe ju lumtë Drini
    Fuge-hidhe, gjuaje nga shqiptaro-maqedonsat
    Tung-shkurtesë nga tungjatjeta, tungatjeta e shqiptaro-dardanasve.
    Do të sjell edhe të tjera në të ardhmen, sa të më kujtohen dhe poashtu lus edhe njëherë të gjithë tjerët të sjellin sa më shumë në mos jo të gjitha fjalët që nuk janë të përfshira në fjalor.
    Është shumë e çuditshme për një të huaj që ka mësuar e studiuar shqipen kur viziton tokat shqiptare të has shumë fjalë shqipe që nuk mund ti gjej as në fjalor.
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkur
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e hope31
    Anëtarësuar
    23-11-2002
    Vendndodhja
    ketu
    Postime
    1,054
    Ja nje tjeter fjale gegerishte:

    pertimé e kam=megjithemend e kam

    te tjera mund t'i shenoj me vone.

    sinqerisht
    hope31
    Fjalet e pa thena nuk lendojne kurre.
    Don't wait for extraordinary circumstances to do good,try to use ordinary situations
    :^proton

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Përshëndetje hope31, nuk e kam fjalën vetëm për gegërishten por edhe për toskërishten e shqiptaro-maqedonasve dhe poashtu edhe nga arbërishtja.
    qaravesh-përdalë, shfrenuar etj nga shqiptaro-dardanasit
    hala-ende, akoma
    henez-ende, akoma
    hallakat-kontroll
    hallakamë-anarki, situatë jashtë kontrolli
    lluga- jo e rrafshët, si dhe llugë-kaos
    Përshëndetje
    Rrofshin Shqiptarët e Bashkuar dhe Shqipëria e Bashkuar
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2003
    Postime
    80
    mos hyp perpjete - mos u eksito
    shtrriqem - (s'jam i sigurte c'a do te thore)
    nasqiris - ftilloj
    ja cava piten - e kam ngju nga tironsat. Me duket se do te thote
    e rrafa, e shkaterrova.
    ca je tuj bo (theksi tirons) - cfare po ben
    ca po ban (theksi elbasanas) - cfare po ben
    tash jam tuj shkue (theksi geg) - tani jam duke ikur, tani po iki
    kanace - (theksi elbasans)
    kanoce - (theksi trions)
    kush eshte zyrtarja, kanace apo kanoce ?

    ne futboll ka dy fjale qe me pelqejne shume
    rrafishat - kur hidhesh ne ajer dhe e gjuan topin mbrapsht

    tjetrra s'me kujtohet por eshte kur topi iken siper kokes se portjerit dhe pastaj shkon poshte ne porte. A e di ndonjeri ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga elbasanas : 21-03-2003 më 14:10

  10. #10
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Hope31,
    fjales megjithmend i korespondon ne gegerisht; pernjimend.
    Dodon,
    hallakat do te thote shperndan andej-ketej.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Gjuha Shqipe - Kisha dhe Kleri Katolik
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 02-10-2011, 14:48
  2. Dështimi i gjuhës standarde shqipe te gegët!
    Nga Davius në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 460
    Postimi i Fundit: 31-01-2010, 20:27
  3. Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triumfi i saj
    Nga brooklyn2007 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-11-2008, 11:35
  4. A vihet ne diskutim Sovraniteti Kombit?
    Nga Dito në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 20:17
  5. Armiqte e Gjuhes Shqipe?
    Nga Tastiera në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-10-2005, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •