qytetar vs. fshatar disa bejne dallime bazuar ne pozicion gjeografik une bej dallime nga intelekti, edukata, kultura edhe disiplina. rralle gjen qytetar te vertet. urrej ata qe i duket vetja se jane qytetar thjesht duke thene jam nga tirana ahahahahha. une vete deri ne 14 vjece jam rritur ne qyteze te vogel, 14 vjece kam ardh ne amerike.
shembuj qe tregojne qe je qytetar
nuk shikon te tjeret shef punen e vet
nese pa dashje te prek te kerkon falje
thjesht te pershendet e nuk te ben 100 pyetje qe kane lidhje me gjendjen financiare
di te vishet thjesht & paster
nuk vesh rroba me D & G ose GUCCI ku shkrimet jane me te medha se koka e vet
nuk kalon me makinen e re edhe ngre kasetofonin ne kulm se ka blere makine
flasin kur duhet jo vend & pa vend
nuk ofendojne te tjeret
dmth nje individ i qyteteruar shef punen e vet edhe respekton normat e shoqeris
oh and lol nuk pergjigjet alo me ate theksin skandaloz qe nuk e duroj dotttttttttttt me ngre nervat
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga loneeagle : 05-05-2011 mė 12:04
I LOVE GOD
j&g
nje hipoteze:
une dhe vellai im kemi lindur dhe jemi rritur ne te njejtin vend.
une jam i kulturuar, i edukuar dhe i disiplinuar; ndersa vellai im eshte injorant, i paedukate dhe i padisiplinuar.......
kjo do te thote qe une jam qytetar, ndersa vellai im eshte fshatar?
ka dicka qe nuk shkon ne kete arsyetim. LOL!
Vasudhaiva Kutumbakam
Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.
asnje ndryshim, mos te harrojme se edhe qytetaret e kane prejardhjen nga fshati,disa jetojne ne qytet e disa ne fshat,pastaj persa i perket edukates dhe kultures ajo varet nga familja qe i edukon,s'mund te cilesohen asnje here fshataret si me pak te kulturuarit dhe qytetaret me njerez
Tė gjitha gjėrat qė ne shohim apo duken, janė vetėm njė ėndėrr brenda njė ėndrre
Jeta ne fshat dhe ne qytet
Kane thuajse te njejten moshe. Jetojne vetem pak kilometra larg njera-tjetres, por bejne jete teresisht te ndryshme.
Lorina Misku eshte nje maturante nga kryqyteti, ndersa Albana Ago 16 vjec, banon pak me tutje periferise, ne fshatin Vishnje te Tiranes.
Njera frekuenton gjimnazin “Sami Frasheri”, ndersa tjetra ate te Baldushkut. Ne diten e pushimit Albanen e gjejme duke u marre me punet e shtepise.
Jeta ne fshat nuk i ofron shume mundesi per te realizuar deshirat e moshes, ndaj zgjedh te jete sa me e dobishme ne familje.
“Kohen e lire e kaloj duke bere pune te ndryshme ne shtepi, duke ndihmuar maman, duke pare televizor”, shprehet Albana.
E reja kryeqytetase e gjen me ndryshe veten mes komoditetit qe i ofron jeta metropolitane.
“Pervec kohes kur jam ne shkolle, fundjavave dale me shoqet. Kaloj kohen ne internet qe eshte i domosdoshem per te gjithe”, thote Lorina.
Internetin per zbavitje Albana as qe e mendon. Jo vetem per faktin se ai eshte nje opsion i pamundur per ta pasur ne shtepi.
“Internetin e perdor vetem ne shkolle per materiale te ndryshme. Nuk kam ‘Facebook’ sepse prinderit nuk duan”, shprehet Albana.
Per te dhe prinderit e saj edhe celulari eshte nje luks i teperuar, qe te pakten mosha per momentin s’mund t’ia lejoje.
“Nuk kam celular, sepse prinderit nuk e mendojne se duhet ta kem per momentin. Kam shume qejf ta kem, por do te pres kohen per ta pasur”, shprehet ajo.
Albana e ndan diten e saj mes puneve te shtepise dhe mesimeve. Ndersa Lorinen pas mesimeve e presin momente me te bukura.
“Duke qene se jam ne nje periudhe qe duhet t’i kushtohem mesimeve ato jane me te rendesishme, por mundohem edhe argetimet mos t’i le pas dore”, thekson Lorina.
“Uue nuk kam mundesi te argetohem. Ketu ka shume pune. Dal pak me shoqet neper lagje dhe kaq. S’kam cfare te bej tjeter”, thekson Albana.
Bukuroshes nga qyteti, duket se fati i ka buzeqeshur me teper.
“Ambjenti qe me rrethon m’i ploteson te gjitha. Nuk me mungon asgje. Te gjitha gjerat qe me mungojne i kam afer”, shprehet Lorina.
Kerkojme vetem per nje cast t’u nderrojme rolet vajzave.
“Nuk e imagjinoj veten time ne fshat. Nuk do kisha keto mundesi argetimi, kete rreth shoqeror”, thote Lorina.
“Do me pelqente shume te jetoja ne qytet. Aty ka mundesi te argetohesh”, shprehet Albana.
Si te reja ambicioze te dyja bukuroshet endrrat i shohin te realizuara permes shkolles.
“Duke qene se jam maturante, ambicien e kam ne nivelet me te larta dhe dua te fitoj ate shkolle qe me pelqen”, shprehet Lorina.
Te pakten per Albanen, shkolla duket shpetimi i saj.
“Endrrat e mia jane te shumta. Parapelqej te bej shkollen e larte dhe pastaj te shohim”, thote Albana.
Bukuroshet ndajne te njejten kohe e hapesire, por dimensionet e jeteve te tyre per shkak te vendndodhjeve ndryshojne.
Lorina eshte reflektimi i kohes qe ka ndryshuar brezin e ri, ndersa Albana pranon ende me deshire te jete nyja e tradites qe vijon te ruhet ne disa treva shqiptare.
Top Channel
"Man sieht nur mit dem Herzen gut. Das Wesentliche ist für das Auge unsichtbar."
Per mua dallimi behet ne dy aspekte, nga ana "gjeografike" dhe "kulturore".
Ne rastin e pare, nje banor i fshatit quhet fshatar, e nje banor i qytetit quhet qytetar.
Ndersa, ne lidhje me kulturen e lidh me faktin qe nje i rritur ne qytet ka me shume njohuri per jeten, ka vizion me te gjere, kane pare e degjuar me shume gjera, nderkohe qe ato te rriturit ne fshat jane me te "mbyllur" ne kete aspekt (gjithcka dine e kane mesuar nga tv apo librat qe kane lexuar e jo perjetuar vete.
La vita non si spiega, si VIVE!
“Pervec kohes kur jam ne shkolle, fundjavave dale me shoqet. Kaloj kohen ne internet qe eshte i domosdoshem per te gjithe”, thote Lorina.
E llastuar fare kjo, Interneti i domosdoshem?![]()
We never really grow up, we only learn how to act in public.
e thashe edhe me pare nuk ka te thoj ku ke lindur, te pakten ky eshte versioni im. sa per pergjigjen e ke dhene vete. mbaj mend shume vite me pare ne nje feste qe behej ne philly ishin vesh mire e hiqeshin sikur kishin rene prej qellit skalojne 5 minuta edhe plasi sherri 2 burra te veshur me kostume shanin fjalet me te poshtra edhe kerciste grushti si mund ti quash ti keta qytetar?? sjellja eshte ajo qe tregon sa te qyteteruar jemi jo vendlindja ose vendbanimi. me ka rene rasti te takoj disa nga fshatra te humbur e sillen si te qyteteruar kam takuar edhe disa lindur e rritur ne qytet edhe i flisnin nenes vet ne mes te aeroportit "f****** b****" quaje po deshe qytetar.
I LOVE GOD
j&g
Krijoni Kontakt