Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Ermedin
    Anëtarësuar
    15-09-2010
    Postime
    716

    Islamin përqafon pas saktësisë shkencore!

    Udhëheqësi i Ekipit Kërkimor Japonez,
    ISLAMIN PËRQAFON PAS SAKTËSISË SHKENCORE

    "Pasha fikun dhe ullirin!" [95:1]



    Dr. Taha Ibrahim Kalifa, ish-dekan dhe profesor për bimët mjekësore dhe të
    drogës në Universitetin e Al-Azharit, tregon artikullin e mëposhtëm në lidhje
    me një mrekulli shkencore në Kur'anin Famëlartë.

    Metallothionein (MT): Një materie që prodhohet në trupin e njeriut dhe
    të shtazëve nga truri, në sasira të vogla, një materie që është proteinë dhe
    që përmban sulfur e që shumë lehtë mund të komponohet me zink, hekur dhe
    fosfor. Një substancë që konsiderohet tepër vitale për trupin e njeriut në aspekt
    të reduktimit të kolesterolit, për të kryer metabolizmin, për të forcuar zemrën
    dhe për të kontrolluar frymëmarrjen.

    Prodhimi i MT-substancës rritet përgjatë moshës 15-35 vjeç. Pastaj prodhimi i saj
    zvogëlohet, derisa të ndalet krejtësisht në moshën 60 vjeçare. Për atë shkak, nuk
    ishte i lehtë përfitimi i saj prej trupit të njeriut. Gjithashtu, sasi e paktë u gjend tek
    trupi i shtazëve.

    Përatë, shkencëtarët vazhuan kërkimet për këtë (MT) substancë në bimë. Një ekip
    i shkencëtarëve japonezë kërkoi për këtë substancë magjike që zvogëlonte shenjat
    (simptomat) e plakjes. Ekipi gjeti substancën në fjalë vetëm në dy lloje bimësh,
    në fik dhe në ulli.

    Allahu i Lartësuar me çiltërsi thotë në këtë libër:
    "Pasha fikun dhe ullirin! Dhe (kodrën) Turi Sinanë! Dhe këtë qytet të sigurisë!
    Vërtet, Ne e krijuam njerin në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më
    të ultin e të ultëve.
    [Et-Tin, 1-5]


    Le të meditojmë pak rreth betimit të Allahu të Lartësuar në fik e ulli. Pastaj le ta
    lidhim atë me aspektin e krijimit të qenies njerëzore në mënyrën më të bukur dhe
    zbritjen e tij në më të ultin e të ultëve.

    Pasiqë (MT) substanca si përfundim ishte nxjerrur prej fikut e ullirit, shkencëtarët
    vërejtën se përdorimi direkt prej fikut e ullirit nuk jepte përfitimin e njëjtë për
    shëndetin e njeriut. Përfitimi (dobia) vërehej vetëm kur MT e fikut komponohej me
    MT që nxirrej prej ullirit. Pasiqë vërejtën këtë, ekipi japonez u vu në kërkim të një
    raporti të vetëm të komponimit që do të sjellte ndikimin e duhur.

    Raporti i vetëm i duhur ishte 1 fik ndaj 7 ulli.

    Dr. Talha Ibrahim Kalifa kërkoi në Kur'anin Famëlartë për këtë dhe arriti të shohë
    se fiku përmendej vetëm 1 herë ndërsa ulliri përmendej 6 herë në mënyrë eksplicite
    dhe 1 herë tërthorazi në kaptinën Mu'minun (dmth. shtatë herë).

    "Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe
    mëlmesa për ngrënësit."
    [Mu'minun, 20]


    Dr. Talha i dërgoi të gjitha informacionet e mbledhura prej Kur'anit tek ekipi
    kërkimor japonez. Pas vërtetimit të informacionit të zbuluar që është thënë
    para 1400 vjetëve në Kur'anin Famëlartë, udhëheqësi i ekipit kërkimor pranoi
    dhe dha dëshminë Islame, ndërsa patentën e zbulimit ia dhanë Dr. Talhasë.

    "Ai është që për ju lëshoi nga (lart) qielli ujë, që prej tij të keni për të pirë dhe
    prej tij të keni bimë që në to do t'i kullotni (bagëtinë). Me atë (shiun) mbijnë, për
    të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e
    pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron. [Nahl, 10-11]

  2. #2
    6:99. Ai është që lëshoi nga lartë shiun e me të nxori bimën e çdo sendi dhe prej bimës gjelbërim dhe prej tij (prej gjelbërimit) kokrra të dendura në kallinj. E nga hurmet, nga sythat e tyre kalaveshë të afërt (për t'i vjelë). Edhe kopshtie me hardhi, ullinj e shegë të ngjashme (në dukje) e të llojllojshme (në shije). Shikoni pra frutat e tyre kur i formojnë dhe kur piqen (të gjitha këto nga shiu). Edhe në këto ka fakte për njerëzit që besojnë.

    6:141. Ai (All-llahu) është që krijoi kopshte (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga forma) e jo të ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepeni atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit.

    16:11. Me atë (shiun) mbijnë, për të mirën tuaj, të lashtat, ullinjtë, hurmat, rrushnajat dhe nga të gjitha frutat (e pemëve). Në këto (të mira) ka argumente për një popull që vështron.

    80:29. Edhe ullinj e hurma,

    24:35. All-llahu është dritë (ndriçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.

    95:1. Pasha fikun dhe ullirin!

    23:20. Dhe (krijuam) trupa drunjsh që mbijnë në kodrën Sina e që japin vajëra dhe mëlmesa për ngrënësit.


    Nje gje me cudit.....pse nuk eshte komponim me Hurmen dhe Shegen qe jan permendur ne 5 ajete, por eshte me Fikun qe eshte permend vetem ne nje ajet ? Po sikur ta provoje me 4 hurma ose me 2 shege te perziej 6 ullinje ?

    Pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga EuroStar1 : 03-05-2011 më 12:01
    Revolution 1848

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    20-04-2011
    Postime
    394
    eurostar ,perse nuk e provon ne praktik kete qe e thua ketu

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •