02-05-2011 22:12 CET Kryetari i komunės sė Preshevės, Ragmi Mustafa, ka deklaruar tė hėnėn se komunat e Luginės, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja do tė duhej ti bashkoheshin Kosovės, kurse veriu i Kosovės Serbisė. Ai ka vlerėsuar se propozimi i kreut tė delegacionit serb nė bisedime me Prishtinėn, Borko Stefanovic, qė tė bisedohet pėr ndarjen e Kosovės, do tė duhej tė shtrohej si ēėshtje e pėrhershme nė bisedime.
Mendoj se kjo ėshtė e ardhmja pėr kėtė rajon dhe se pas kėsaj, tė gjithė sė bashku do tė bėhemi pjesė e Bashkimit Evropian, citon FoNet Mustafėn. Ai ka pėrmendur rezultatet e referendumit nga marsi i vitit 1993, kur shqiptarėt e kėtyre tri komunave u deklaruan masivisht se dėshirojnė tė jenė pjesė e Kosovės, raporton Telegrafi.
Ndėrkaq, ndėr arsyet qė kėto tri komuna ti bashkohen Kosovės ka pėrmendur edhe Platformėn Politike nga viti 2006 tė Kuvendit tė kėshilltarėve shqiptarė, si dhe ajo pėr tė cilėn ka luftuar Ushtria Ēlirimtare e Preshevės, e Medvegjės dhe Bujanocit (UĒPMB).
Kėto janė tri arsyet kryesore qė na bėjnė ta shohim veten si pjesė tė Kosovės, ka thėnė Mustafa, i cili ėshtė edhe kryetar i Partisė Demokratike tė Shqiptarėve. Qėndrimi i bashkėsisė ndėrkombėtare ėshtė qė tė gjitha kėto probleme tė zgjidhen nė mėnyrė paqėsore, ka thėnė Mustafa, qė ėshtė nė interesin e tė gjithėve nė rajon.
Kryetari i Lėvizjes pėr Pėrtėritjen Serbe (SPO), Vuk Draskovic, ka reaguar ndaj deklaratės sė Ragmi Mustafės. Sipas FoNet-it, qė e transmeton Presheva.com, Draskovic ka thėnė se ėshtė joserioze tė flitet pėr gjoja ndarjen e Kosovės, meqė kjo do tė mund tė provokonte pasoja afatgjata dhe jostabilitet nė rajon.
Sipas tij, kėrkesat e Preshevės e tė Bujanocit pėr tiu bashkuar Kosovės janė reale dhe kėto i dinė ata qė i shtrojnė, ėshtė shprehur Draskovic. Sipas tij, Medvegja nuk takohet askund as me Bujanocin e aq mė pak me Preshevėn, meqė kėto i ndan dy qytete dhe njė komunė Vranja, Leskoci e Lebane.
http://www.zeri.info/artikulli/1/1/2...eriu-me-serbi/
Krijoni Kontakt