Close
Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 191 deri 200 prej 349
  1. #191
    Me thene te drejten, me ben pershtypje edhe ky z. Hamit Meli, i cili paska qene shume i afte, me i miri nga te gjithe, dhe thote qe krimet qe ka bere nuk e ka ditur perse ne fakt po i bente. Dmth e kishin genjyer se po i bente per te miren e rregjimit, dhe ky e besonte verberisht kete gje...Tani meqe ky Hamiti na del personazh i jashtezakonshem ne kete liber, si ka mundesi qe ka bere kasaphane (ne armiq qe nuk paskan qene vertete armiq) per hir te rregjimit dhe nuk e paska ditur, se e paska qene gabim!!!
    Njerez te tille, nuk besojne kurre verberisht!

  2. #192
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    me cfare teme e ke postuar librin Dariu??????spo e gjej dot.

    pres pergj

    flm
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  3. #193
    Aloe, pershendetje.
    Temen Odisea e nje Detektivi, e ke ne forumin e Historise Shqiptare si kryeteme. Po ashtu mund ta gjesh ne formatin PDF ne postimin 47 i hedhur ne dy volume, nga Dalan, tek tema "cfare di Masoneria per Shqiperine" po tek forumi i Historise Shqiptare.
    Klm.

  4. #194
    i/e regjistruar Maska e Prudence
    Anėtarėsuar
    11-03-2008
    Postime
    2,419
    flm Yes*.mbarova pune.

    klm edhe ti
    "Mė e mira ėshtė armike e sė mirės"

  5. #195
    Si ėshtė e mundur qė z. Agim Hamiti, njė ish i burgosur politik, i pėrndjekur e i internuar familjarisht, ka simpati tė madhe pėr njė segment tė caktuar tė ish Sigurimit tė Shtetit?
    Si mund ta pranojmė sot nė 2011 kontigjentin e tė njėzetėve pėr zgjidhjen e situatės kritike nė Shqipėri?
    Nė vend qė klasa politike nė Shqipėri tė pastrohet plotėsisht e pėrfundimisht nga kėrmat dhe kėllirat e regjimit tė vjetėr, na sugjerohet tė rehabilitojmė e tė riciklojmė kėtė segment ish sigurimsash tė penduar (jo ish dedektivėsh, sepse dedektivi ėshtė profesion i nderuar).
    Pėr mendimi tim, ky libėr ėshtė veēse njė testim qė i bėhet lexuesit pėr klanin kundėrshtar tė klanit tė Hoxhės. E fundja e fundit, edhe sikur ky klan tė merrte pushtetin nė atė kohė pas vdekjes sė Hoxhės, Shqipėria do tė vazhdonte tė ndiqte tė njėjtėn rrjedhė, atė tė diktuar nga anglo-amerikanėt.

  6. #196
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    S'eshte dukur A. Hamiti ne Forum. Nuk e kuptoj pse nuk vjen te "debatoje" me lexuesit e librit ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  7. #197
    AKA-MANO Maska e Maqellarjot
    Anėtarėsuar
    16-06-2011
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    972
    Citim Postuar mė parė nga BlueBaron Lexo Postimin
    S'eshte dukur A. Hamiti ne Forum. Nuk e kuptoj pse nuk vjen te "debatoje" me lexuesit e librit ...
    Me fal qe po ju nxjerr "jashte" temes. por dua tu them qe une e kuptoj skepticizmin qe keni dhe interesin per te vertetuar librin. si cdo individ qe gezon nje inteligjence te perparuar dhe ju po mundoheni te beni pyetje dhe te arsyetoni. Mos me keqkuptoni per kete qe do te them. Ne kerkimin tuaj te se vertetes u po perdorni nje busull jo te pershtatme per udhen qe keni zgjedhur "arsyen". Ne ujrat e zeza ne te cilet juve keni marr lundrimin vullnetarisht iu mungon busulla e vertet per te cuar ne drejtimin e duhur te "thesarit" qe juve po kerkoni. Fatekeqsisht ne rastin tuaj "arsyeja" eshte ajo qe iu verbone juve . Iu nevoitet "Fantazia"

    Diskutimet tuaja jane shume te shnoshta dhe shume inteligjente, por ato tregojn kufizimin tuaj per ti kuptuar gjra te tilla qe me nje disipline te hekurt ndodhin gjithmone ne rretana "absurde" dhe me nje frym "konspiruese". keto ndodhin ne kete menyre qellimisht qe te mos vertetohen kollaj. Keto ndodhin ne nje kohe dhe hapesire te caktuar pothuajse gjithmone nen hunden e njeriut te zakonshem, dhe shume here nuk kuptohen. Kjo eshte nje "Twilight Zone" per njeriun e zakonshem por edhe per studjuesin me kureshtar qe do te di gjithcka. disavantazhet qe u keni eshte qe sado te thella njohurite tuaja te jene jane fituar me ane te librave apo shkrimeve te ndryshme ne hapsiren e pafundme te informacionit. Ne shumicen e rasteve experienca i zhvillon trurine e njeriut dhe thelleson preceptin e tij ne menyre qe ai mund te kuptoj dhe pranoj gjerat qe nje individid sado inteligjent madje edhe gjenial nuk mund te arrij te kuptoj. thjesht, nuk keni "thellesine" e duhur dhe nuk keni per te patur kurre mjetet e duhura per te vertatuar azgje ne menyre mindese. Mos u lodhni kot!!!

    Une besoj se e verteta duhet gjithmone pranuar dhe duhet te mbijetoj ne cdo rast. nje gje nuk kuptoj me ju. sic thash me par jo cdo kush mund te diskutoj per tema te tilla, diskutimet tuaja kan nje inteligjenc te perparuar. Mendoj se inteligjenca dhe koha juaj duhet perdorur ne menyre te dobishme per ne keto kohe dhe hapesire qe vendi yne ndodhet. Lidhjet qe paten krimnelat tane nuk kane shume rendesi te tashmen, ajo mund te vertetohet me vone, se si-qysh-tek dhe pse ndodhen. Fakti eshte qe vendi dhe populli yne u coptua dhe po coptohet pa pushim. gjerat qe duhet te preokupojn kohen tua te lire por edhe ate jo aq te lire eshte se pse dhe si akoma keta njerez sundojn ne shqiperi pas krimeve te shumta qe ata ben. cfar duhet te bejm ne aktualisht qe ta ndryshojm kete!

    Personazhet e librit "Odiseja e nje dedektivi" hoqen te zezat e dynjas per nje kohe te perzgjatur. ata kan paguar dhe tejpaguar me jeten e tyre. ata e kan bere punen e tyre. Autori i librit shkruajti librin qe te rrefej te verteten, dhe ne nje menyre ju ka cliriuar nga pesha i investigimit per te kerkuar te verteten. Autori i librit nuk ua ka borxh juve "vertetimin" e ngjarjeve. Juve jeni te predispozuar qe te mos e pranoni.

    Lerini pjeset "konspiruese" te librit. Perqendrouni ne pjesen tjetea qe tashme jane vertetuar dhe duhen treguar qe i gjithe populli mbar ta dij.


    Do tju paraqes nje pjese te shkurter te nje historie te gjat, qe se shpejti mund edhe te paraqitet ne forme libri.


    “Nje shoqeri e kulturuar nuk rrevoltohet me kriminelin qe vret dy here por me shoperine qe e lejon ate te vrasi dy here”
    “I persekutuari”



    ..."Burri I familjes ishte me origjin nga veriu. Vinte nga nje familje e vjeter dhe e njohur ne veri. I jati mbante nje post te lart ne oborrin e mbreterise se Zogut. Mbas hikjes se Zogut ai arriti te ngjiteshte edhe me lart ne hiarkine e qeverise “provizore” te asaj kohe madje mbajti postin me te lart per pak muaj. Per tu permendur ketu eshte fakti qe gjate kohes qe I jati punonte ne oborrin e zogut, u be nje “kryengritje” nga intelektualet e asaj kohe, kryesisht nga themeluesit e “ballit kombetar” , nuk jame shume I sigurt per kete te fundit, por ajo qe dua te bije ne pah eshte se njeri nga te burgosurit do te beheshte vjerri I djalit te tij me von. Duhet theksuar se ne parime dhe ideologji ata ishin “kundershtar” por ishin patriote te vertet dhe kishin rrespekt per njeri tjetrin dhe “kundershtimi” nuk vazhdonte jashte jetes politike. Kjo ishte dicka e zakonshme ne ate kohe, gje qe eshte shume e veshtire te kuptohet dhe aq me teper te zbatohet nga “politikanet” e shqiperise se sotme. Me vone te dy moren pjes ne “mbledhjen e mukes” dhe firmosen dokumentin e famshem te mukes , njeri si pjestar I legaligetit tjetri si I ballit kombetar. Gjithmon qellimi ishte per te debuar okupatorin nga trojet shqipetare , dhe sidomos ruajtja e kosoves. Gje qe komunistat e kundershtuan dhe me vone ben lufte civile me “ballin” dhe “legalitetin”. Mbas lufes “clirimtare” I jati , dhe “vjerri” I tij I ardhshem u denuan me vdekje nga rregjimi komunist, sigurisht akuza qe se kishin punuar kunder “nacinal clirimtareve” pra kunder kriminelave komunist te kamofluar si “nacinalista’. Gjate kesaj kohe ata qendruan ne male duke luftuar vazhdimisht kunder komunistave , besoj se kjo ka zgjatur per disa muaj. Njeriut te zakonshem mund ti bej pershtypje se si munden keta njerez te qendrojn ne male per kaq kohe te gjate kur komuniste kishin pushtuar pothuajse shumicen e shtetit. Pergjigja eshte e thjesht. Ne ate kohe shoqeria shqipetare nuk ishte perdhunuar nga lufta cnjerezore “vella vrasese”qe komunistet ushtruan me vone. Ata u strehuan dhe u mbrojten nga fshataret e asaj kohe. Me kalimin e kohes dhe marrjen e shumices se shqiperise nga komunistet me ndihmen e serbve dhe shume hordhi te tjera komuniste, ata kuptuan se qendrimi I tyre ne kushte te tilla ishte I pafrytshem. Keshtu vendosen qe te dilnin jashte shtetit dhe shpresonin sa te ishin gjalle mund te benin dicka per permbysjen e komunizmit me ndihmen e aleateve. Sic dihet u ben shume tentative per kete gje, dhe fatkeqesisht deshtuan. Arsyet mund te jene te ndryshme por ajo qe nuk ndryshon ishte fatkeqesia qe gllaberiti shqiperine dhe trojet e saj qe ngelen jasht saj per 70 vjet rresht (them 70 vjet sepse 20 vjetet e fundit te “domokracise” jane inerci e 50 vjeteve te diktatures me te eger ne bote, ashtu edhe masakra e kosovareve, gje qe nuk do te kishte ndodhur kurre ne qoftese komunistet nuk do tia kishtin dhuruar Titios). Ashty ne arratisje te dy vazhduan veprimtarin anti komuniste deri ne fund te jetes se tyre.
    Ketu fillon kapitulli I jetes se burrit te familjes ne goje, por edhe jeta e bashkshortes se ti te ardhshme , paralelisht. Dua te theksoj se bashkshortja e tij, ndoshta ne moshen 5 apo 6 vjece, kishte qene deshmitare e nje raprezalie qe gjermanet ben ne Tirane gjate diteve te fundet te diktatures naziste. E jema e saj dhe xhaxhai u masakruan nga gjermanet dhe kjo vet u plagos me nje plum qe shpoi trupin tej per tej. Kjo familje me origjin nga Jugu ndodheshte ne tirane ne ate kohe sepse I jati mbante nje post te lart ne fushen e drejtesise. Sa do tragjike kjo gjarje, nuk mund te krahasohet me tragjedite e shumta qe ata do te perjetonin gjate 50 viteve qe vijuan. Besoj se po ta dinin se cfar do te pesonin nga njerezit e vet, shqipetaret, do te kishin deshiruar plumbin e gjermanit. Per tu permendur ketu eshte se motra e saj e madhe kishte qene shoqe e ngushte e Nexhmies gjate viteve te shkolles ne Itali. Por rruget e tyre shkuan ne drejtime extreme, dhe fati I se pares u vendos nga e fundit, fatekeqesisht!
    Bashkeshorti I saj pak a shume kur ishte ne moshen 10 vjecar, shume pak kohe mbasi I jati u arratis, u more nenkujdesin e kushirenjeve dhe iu ndryshua mbiemri per ta mbrojtur nga shteti qe kerkonte. Pas pak kohe ky plan deshtoj sepse si gjithmone “pushtetit” nuk iu shpetonte gje. E si mund ti shpetonte gje keti pushteti qe kishte permbysur nje shoqeiri te ter. Nje pushtet qe beri lopcaren anetaren e byros se lart, kete te fundit e kam njohur personalisht, dhe I dha mundesin asaj qe te”hakmerreshte” kunder “Beut” te saj te dikurt. Ne te njejten kohe burgosi internoj dhe masakroj pjsen me te ndergjegjshme dhe intelektuale, do me thene thyu shtyllen kurrizore te nje shoqerie. Veprime te tilla kane lene pasoja shume te renda. Ketu e 70 vjet me vone shoqeria jone akoma zvarritet, si nje qenie perdhese qe I mungon gjymtyret dhe shtylla kurrizore. Pasi pushteti arriti ta identifikoj se kush eshte e arrestoje me nje here, pra ne moshen 10 vjece, qe per shume femij ne rrethana normale eshte koha me e bukur e jetes , ai u detyrua te kalonte shumicen e adoleshences ne burgje identike me ato te kampeve naziste famkeqe. Ky eshte deshmitar I ngarjeve makabre, kur burrat- jo me femij dhe gra - nuk permbaheshin dote nga uria, hanin levozhgen e kalbur te qepes, qe hidheshte ne balte te perzier me derdhjen e fekales mbasi gjuzhunjeret gatuanin per officeret dhe rojet e burgut. Sigurisht ata ishin te vetdijshem se ky “ushqim” do ti binte vdekjen ashtu sic kishte ndodhur te pareve qe kishin bere nje gje te till. Por gjendja ishte shume e rende dhe njerezit kishin kaluar dhe tejkaluar cdo kufi njerezor. Mendoj se skena reale makabre te tilla do te ishin te tepruara edhe ne “inferno” e Dantes. Mesoj se edhe ai nuk do ti lejonte vetes te imagjinonte njerzimin ne rrethana te tilla. Besoj se kjo ka ndodhur ne “burgun” e tepelenes , ish-kalaja e Alipashes. Ne kete manyre ky njeri, dhe me vone familja e tij kaluan jeten e tyre neper kampe te ndryshme internimi deri ne vitin 90. Do te tregoj vetem dy nga ngjarjet qe me rrefeu.
    Ne kampet e internimit te persekutuarit detyroheshin te benin nga punet me rendomta. Nje nga keto ishte ndertimi I birucave. Gjeja me e tmerrshme ishte se ata mund te ishin duke ndertuar birucat e tyre. Keto projekte mbikqyreshin nga nje kontigjent ushtarak Rus. Puna aktuale mbikqureshte nga shqipetaret vet. Ishte dhen urdheri nga shqipetaret per ndertimin e birucave me permase 2 metra te larta dhe 1 meter te gjera, sigurisht ndertimi I ture ishte nentoke. Perfytyroni nje varr qe “qendron” ne kemb. Urdhri i u dha qe birucat te ndertoheshin me beton. Dhe sigurisht ato u perfunduan ne kohe “rekordi”. Kur ushtaraku Ruse beri kontrollin e birucave u skandalizua kur pa se ato ishin ndertuar me beton. Dhe fjalet e ti ishin “cfar keni ber keshtu, si mund te beni nje gje te till. Si mund te fusni njeriun e gjall ne keto biruca betony”. Me nje here u dha urdhri qe te gjitha birucat nentoke te prisheshin dhe rendertuar me lend druri. Ky I fundit ishte me njerezor me I “shnetshem” per te burgosurit sesa betoni. Kjo do te thote se Rusit, qe ishte pjese e asaj diktature absurde, I vinte me keq per shqipetaret sesa shqipetaret vet. Mendo tani se kush dhe cfar shqirti kan pas ata kriminela.
    Vite me vone tashme I martuar dhe me femij bashkjetonte me vellan I cili sapo ishte martuar, dhe po krijonte familjen e vet. Keshtu qe kushtet nuk lejonin me nje bashkjetese si me par. Ishin pothuajse 8 deri ne 10 veta qe jetonin ne nje barak me nje guzhine dhe dy dhoma. Sigurisht me zgjerimin e familjes nevojiteshte me teper hapsire. Me forcat e tyre ndertuan nje kasolle me plithar. Kreret e kampit priten deri sa dhoma u mbaru, dhe tashme gjithcka ishte gati per hyre. Ne kete kohe kryetari I kshillit apo operative I kampit, sigurisht sekretare partie I terbuar ua prishi dhomen me buldozier. Dhe I tha atyre “si qen te flini ne kemb sepse ju jeni armiqt e partise dhe nuk meritone jete me te mire” Me siguri qe ky sekratar partia eshte ber sote democrat!”...

    Pranimi im ne familjen e keti njeriut dhe shoqerine e tij , them me plot gojen , qe nje fat dhe nje nder I jashtzakonshem per mua. Kjo eshte dicka qe une do ta mbaj ne zemer per gjithe jeten time kudo qe te jem. Ata jane nje testament i cilesive sublime qe njeriu mund te arrij kur eshte I paster ne zemer dhe ne ndergjegje. Keto gjera jan shume evidente ne sacrificat e shumta te tyre dhe shoqerise se vacant qe ata I perkisnin. Ata u ndan per zgjalli nga nana, baba, vellai, motra, keta njerez qe kaluan jeten ne burgje dhe kampe internimi. Nuk demtuan jo vetem njeri tjetrin ne ansje menyre, por edhe “qenin” me te terbuar te diktatures. Ne fund te fundit qeni ben ate qe di te bej me mire, lefjen. Ketu ne keto rrethana me mizore njeriu dhe karakteri I tij eshte ne nje experiment te vertet. Ketu lindi nje dyluftim epic midis codit moral te individit per te qendruar dinjitoz, parimeve qe clirojn njeriun nga prangat primitive te “shtazez” dhe vullnetit te celikt per te mbijetuar ne cdo eveniment. Keta njerez kishin dy opsione shkruan “Hamiti” “ Jeta apo morali” dhe eshte shume e vertet. Kur individi zgjedh “moralin” ne vend te “jetes” ai tregon se ka tejkaluar te gjitha normat positive te nje shoqerie qe synon perparesin, dhe ka arritur te realizoj “conceptin” e mirefillt te “njeriut- ideal” . Pra Zarathustra I “Nitches” u realizua plotesisht ne Shqiperi. Per njeriun e “zakonshem” ky koncept eshte pak absurd, sepse zakonisht jeta, me shume here se jo, fiton. Kur njeriu eshte ne gjendje te bej nje zgjidhje te till ai eshte ne kontroll te plot te vetes. Ka arritur te “mposhti” natyren, vullnetin e celikt per te mbijetuar edhe kur ai eshte shnderruar ne nje “shtaze” te vertet.
    Dua te theksoj se ky “kod moral” nu u shpik nga keta njerez ne ate kohe, por qe nje trazhgimi I te pareve te tyre. Ne rrethana krejt “normale” njeriu pretendon te jet shume gjera. Rujtja e keti “kodi moral” ne hapsiren dhe kohen e ketyre ngjarjeve specifike, dhe permiresimi ose ngurtesime I tyre sipas rrethanave qe u nevoiten, eshte pikerisht ajo qe duhet vleresuar. Ata treguan qe njeriu I ka te gjitha mundesite per te hecur ne vijen e perparimsise. Mendoj se keto gjera mund ti kuptoj vetm nje shqipetar. Jo te gjithe shqipetaret, por ata qe jetuan ne ato rrethana. Vuajtjet dhe heroizmat e tyre duhen shkruajtur ketu e 500 vjet. Duhet te shkruhen dhe perhapur ku do, ne te kater anet e botes. Besoj qe do te jete nje zbulim me permasa tronditese per shqipetaret vet qe nuk e dine akome se cfar kan ndodhur tamam ne vitet e diktatures. Keto shkrime duhet te jen hapat e para per te zbuluar gjurmet e verteta te histories se shqiperise dhe popullit te saj heroic.

    Kjo eshte e kaluara. Cfar duhet te behet ne te ardhmen dhe akoma me rendesishme, duke diture rrethanat qe vendi yne ndodhet ne kete kohe , cfar duhet te bejme tani?
    Ky fenomen qe ndodhi ne shqiperi nuk ishte I organizuar. Ai ishte krejt spontan dhe u zhvillua paralelisht, dhe ne kundershtim me shoqerine qe zoteronte ne ate kohe. I pari ne teresi ishte I perbere nga nje numer I paperfillshem ne krahasim me te dytin. Do me thene shume I vogel. Shoqeria e “madhe” u mundua ta mposhti te paren me nje ritem te vazhdueshem dhe per nje kohe jashtezakonisht te gjat. Sic permenda me par ky “kod moral” nuk u “shpik” gjate ketyre rrethanave dhe vetem Brenda asaj kohe dhe hapesire, por nbijetesa e saj ne ato rrethana vdekjeprurese eshte prova me bindese se ne shoqerine parakomunizmit egzistonte nje element me nje potencial te jashtezakonshem dhe shume largpames per kohen e vet. Ky element ne rrethana normale do te ishte ne gjendje te jepte kontributin e tij per europen tashme te coptuar nga luftrat njera pas tjetres. Besoj se ne do te ishim anetaret me te denje te saj. Ne fund te fundit shqipetaret dhe paraardhsit e tyre kane dhene kontribut te vazhdueshem ne Europe dhe vecanerisht ne ballkan gjate gjithe koherave dhe civilizimeve te shumta qe kaluan ne keto ane. Ne shumicen e rasteve ata ishin pjesa drejtuese e tyre. Ishin pjese e elites por edhe drejtuesit e saj. Duke mbajtur parasysh te kaluaren qe ne antikitet deri vitet e para te fitores se pavaresise, rrethanat dhe matrapazlleqet qe u gatuan nga superfuqite e asaj kohe , dhe sidomos periudhen e komunizmit, Europa na ka pak “borxh”, dhe duhet te ndikoj pozitivisht per rrethanat qe shqiperia ndodhet sote. Rrethana qe perfat te keq nuk na u hoqen qafe kurre. Perpara se kjo te ndodh ne duhet ti lejojm ata te na ndihmojn. Prandaj elementi ish-komunist qe vazhdon te pengoj qellimisht zhvillimin e vertet te shqiperise, gje qe gradualisht do te integroj ate edhe ne Europe, duhet pastruar. Kjo eshte koha me e mire, rrethanat jane pjekur, sidomos karagjozlleqet qe te dyja pertite po bejne ne mes te sheshit dhe ne sy te te gjitheve po e bjen popullin te humbi te gjitha durimet me ta, fukaralleku eshte I pa pershkruar, ne krahasim me standarted e jeteses qe duhet te ishin arritur, gjat 20 vjeteve te fundit. Popullit I ka ardhur ne maj te hundes, sidomos kohet e fundit edhe me maskaralleqet qe kisha greke ortodekse po ben ne shqiperi. Nderhyrjet duhen bere sa me shpejt qe te jete e mundur dhe nene menyre paqesore dhe me zgjuarsi. Kjo eshte nje sipermarje shume e veshtire, por nuk eshte e pamundur. Ajo qe mund ta bej ndryshimin paqesor eshte sepse brezi I ri I shqiperise nuk ka ne shpirt hakmarrjen. Eshte derdhur shume gjake shqipetari. Mjaft tashme!. Ai duhet te paiset me “veglen” me te dobishme qe mund te crrenjosi pemet e vjetra perfundimisht. Kjo vegel eshte E VERTETA!
    Intelektualet duhet te pranojne te vertet e se kaluares sone sado e dyshimte ajo duket ne siperfaqe. Fatkeqesisht populli yne ra pre e nje sistemi ndertuar plotesishte me kriminela te lindur dhe te prire per te qen kriminela. Per hire te karrikes se tyre shiten dhe po shesin interest e kombit, u ben dhe vazhdojn te behen vegla e cdo dore qe mundeson dhe realizon etjen e tyre per gjakun e popullit. Eshte detyrimi I intelektualeve te shkruajn dhe te perhapin ngjarjet e asja kohe, dhe vazhdimesisa saj ne prapaskena deri me sot. Personazhet e prapaskenave qofshin ata individa apo shoqerira te organizuara qe implikojn shtete te tera, sado absurde dhe konspiratore duken ne siperfaqe, duhen ncjerr ne pah. E vertata duhet te vertetohet dhe gjithmone duhet te pranohet sido ajo qe te jet. Nje trup I semure duhet te refitoj shnetin perpara se ai te luftoj. E verteta eshte ilaci me I mire per shoqerine tone te semure, shoqerine tone qe eshte ndrydhur dhe mpire perfundimisht.
    “Ai qe nuk di historine e vertet eshte I predispozuar ta perserisi”.
    “partia e shqipetarit eshte shqiperia”
    “Feja e shqipetarit eshte shqipetaria”
    BESONI TE GJITHA QE JANE SHKRUAJTU DHE QE DO DHKRUHEN NE LIDHJE ME DIKTATUREN E KALUAR, QE NE NJE FORME TE KAMOFLUAR ENDE EGZISTON VETEM NE SHQIPERI ASHTU SIC EGZISTOJ NE MENYREN ME TE EGER VETM NE SHQIPERI! SADO ABSURDE TE DUKEN…NE THELLESI ATE PERMBAJNE NJE MESSAGE TE QART!

  8. #198
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Kobra ne liber eshte ish drejtori pergjithem i kufirit dhe shef i dsj njekohesisht.
    Ka ikur nga viti 78 duke care trarin e kufirit me makinen e shtetit qe shkonte per inspektim nga pikat e kufirit.
    Ka ikur nga mali i zi dhe e kan pritur direkt amerikanet e cias dhe i kane krijuar mbrojtje nga denimi qe ju dha ne Shqiperi ne mungese.
    Me kerkese te amerikaneve pas nje viti i kan cuar atje edhe gruan dhe femijet ku jane dhe sot.
    Pas kerkesave te shumta me ane te Intelligent Service ose te vete Hoxhes amerikanet nuk deshen ta dorezonin por ta eliminonin vete te vrare nga nje shqiptar mundesisht.
    Pasi grupi 22 vetesh i dsj i coi cias gjithe praktiken e Hoxhes me Intelligent Service per te qetsuar sadopak situaten me shqiptaret per shkak te ketij grupi cia ja dorezoi Kobren anglezeve dhe te tjerat i keni te pershkruar ne liber.
    Albania Uber Alles

  9. #199
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Gjon si e ka emrin Kobra ???
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  10. #200
    i/e regjistruar Maska e Djal Dimali
    Anėtarėsuar
    28-04-2011
    Vendndodhja
    Belgjikė
    Postime
    251
    Maqellarjot te falenderoj per shkrimin qe solle te kjo tem, esht nje shkrim i rendesishem dhe per mua ka dobit e veta.

    Per mendimin tim shoqeria shqiptare esht e permbysyr, jan shkateruar raportet dhe jan prer lidhjet me te kaluaren, ose then me mir jan munduar te priten dhe jan shum te pakta per momentin.

    Per mendimin tim me sa paku duhen pes dekada qe shoqeria shqiptare te filloj qe te funksionoj perseri ne menyr natyrore duke ruajtur sadopak identitetin e vet.
    Esht nje fatkeqsi e madhe per mendimin tim qe per gati 5 dekada shoqeris shqiptare ju be nje shperlarje turi e papar dhe qe sot e kesaj dite vazhdon te ket pasojat e veta.

    Mua me ka ber shum pershtypje nje shprehje e R. Alia, "per te patur pushtetin politik ne duhet te kemi pushtetin ekonomik".

    Dhe normalisht un i bej keto pyetje vetes:
    Kush e ka pushtetin ekonomik sot ne shqiperi?
    Kush e kishte para 1945?
    Kush e kishte pas 1945?

    Maqellarjot me kete citimin tend jam shum dakord, politika reale per mendimin tim esht abstrakte

    Diskutimet tuaja jane shume te shnoshta dhe shume inteligjente, por ato tregojn kufizimin tuaj per ti kuptuar gjra te tilla qe me nje disipline te hekurt ndodhin gjithmone ne rretana "absurde" dhe me nje frym "konspiruese". keto ndodhin ne kete menyre qellimisht qe te mos vertetohen kollaj. Keto ndodhin ne nje kohe dhe hapesire te caktuar pothuajse gjithmone nen hunden e njeriut te zakonshem, dhe shume here nuk kuptohen

Faqja 20 prej 35 FillimFillim ... 10181920212230 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •