Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1

    Skenari i opozites gjate dites se zgjedhjeve.

    Skenari i opozites gjate dites se zgjedhjeve.

    Pjesemarrje apo bojkot?


    Si e parashikoni sjelljen e opozites me 8 Maj 2011?


    Une jam i bindur se ata do te luajne karten e bllokimit te procesit zgjedhor, duke kurdisur akte te ndryshme me persona te veēante, permes se cilave do te bllokohet procesi i votimit dhe keshtu do ta mbajne ate peng deri ne oren e caktuar per mbylljen e tij.

  2. #2
    Parandalimi i bojkotit mė 8 maj, PS kundėr

    28/04/2011

    Shtyhet miratimi i prodhimit tė vulave rezervė pėr ēdo qendėr votimi

    Nė rast se nuk arrihet kuorumi, ēėshtja do tė dėrgohet nė Kolegjin Zgjedhor

    Opozita ka kundėrshtuar dje propozimin pėr projektvendimin e KQZ-sė pėr prodhimin e vulave rezervė pėr qendrat e votimit. Me pretendimin se njė vendimmarrje e tillė delegjitimon procesin zgjedhor, Partia Socialiste dje nuk ka pranuar ta votojė nismėn e KQZ pėr tė parandaluar ndonjė bojkot tė mundshėm tė komisionerėve ditėn e zgjedhjeve. Anėtarėt socialist nė KQZ i kanė kujtuar kreut tė kėtij komisioni se njė vendimmarrje e tillė kėrkon 5 vota dhe jo njė shumicė tė thjeshtė. Gjithashtu ata kanė kėrcėnuar se nė rast miratimi tė kėsaj nisme do tė bėnin sėrish ankimim nė Kolegjin Zgjedhor. “Prodhimi i vulave nė bazė tė projektit qė ju po ndėrmerrni nuk ka bazė ligjore. Pra, ne kemi njė proces tė delegjetimuar dhe do tė kemi njė cenim tė zgjedhjeve tė 8 majit, duke mos bėrė tė mundur njė garė tė ndershme”, - u shpreh dje pėrfaqėsuesi i pėrhershėm ligjor i PS-sė Genc Gjonēaj. Por pretendimin e Gjonēajt e ka kundėrshtuar kreu i KQZ-sė Arben Ristani, i cili ka shpjeguar se kjo vendimmarrje ėshtė e bazuar nė eksperiencat e kaluara zgjedhore, ku “KQZ-ja ėshtė gjendur para faktit tė dėmtimit, humbjes sė vulave tė KQV-ve apo kryetarit tė KQV-sė, kryesisht si pasojė e largimit tė komisionerėve nga detyra. KQZ-ja ka qenė e detyruar qė brenda njė kohe shumė tė shkurtėr tė bėjė kėto vula, nė mėnyrė qė tė sigurojė vazhdimin e procesit nė qendrat e votimit”, - u shpreh Ristani. Nga ana tjetėr, pėrfaqėsuesi i PD-sė Njazi Kosovrasti i ka kėrkuar KQZ-sė qė tė parashikohet prodhimi i dy lloje vulash. “Gjysma pėr kryetarin dhe gjysma pėr sekretarin”, - propozoi Kosovrasti. Mendimi i kėtij tė fundit u pėrkrah dhe nga anėtarja e e KQZ-sė Vera Shjefni, e cila i kujtoi Ristanit se vlefshmėria e fletės sė votimit ėshtė e lidhur me nevojėn e dy vulave tė komisionit. Pavarėsisht debatit, KQZ-ja nuk doli nė njė vendim pėr sa i pėrket prodhimit tė vulave rezervė, gjė qė pritet tė merret nė shqyrtim nė mbledhjen e pasdites sė sotme.

    Sot fletėt pėr Tiranėn

    Gjithashtu nė mbledhjen e sotme KQZ-ja do tė pėrcaktojė dhe 2 modelet e tjera tė fletėve tė votimit nė Tiranė. Bėhet fjalė pėr modelet e fletėve tė votimit pėr kryetarė dhe anėtarė tė kėshillit bashkiak tė kryeqytetit. Pas miratimit tė dy modeleve tė para, tė cilat u shoqėruan me kontestime nga Partia Socialiste sa i pėrket mungesės sė germave nistore tė partive aleate tė koalicionit tė majtė “Aleanca pėr tė Ardhmen” nė fletėn e votimit pėr kryetarė tė bashkisė sė Tiranės. Gjithashtu sa u pėrket fletėve tė votimit po sot KQZ-ja do pėrcaktojė dhe sasinė e nevojshme tė fletėve qė do tė pėrdoren mė 8 maj. Nė mbledhjen e djeshme KQZ-ja ka bėrė dhe njė ndryshim nė vendimin e saj nr. 224 “Pėr pėrcaktimin e transmetimit tė kohės falas nė Radiotelevizionin Publik”. Bėhet fjalė pėr transmetimet falas nė TVSH tė reklamave nė favor tė katėr partive tė vogla joparlamentare, tė cilat pėr mungesė dokumentacioni nuk ishin pėrfituese tė transmetimeve falas tė aktiviteteve tė tyre elektorale.

    Sasia e prodhimit

    Kryetari i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve propozoi qė numri i pėrgjithshėm i prodhimit tė vulave rezervė tė reduktohet nė 20 pėr qind tė totalit tė 4880 qendrave tė votimit. “Tė prodhojmė vula rezervė, diku rreth 20 pėr qind, qė do qėndrojnė nė KQZ dhe kur evidentohen probleme, nxirren nga KQZ-ja me vendim tė saj dhe tė kontrollohen deri nė pėrfundim tė zėvendėsimit”, - tha Ristani.

    Pretendimi i PS-sė

    Pėrfaqėsuesi i PS-sė, Genc Gjonēaj, duke ironizuar propozimin e Ristanit pėr reduktim tė sasisė sė prodhimit tė vulave, u shpreh dje nė mbledhje tė KQZ-sė: “nė rast se do ti prodhoni, unė propozoj qė ti magazinoni te PD-ja dhe ti pėrdorni qė atje. Prodhimi i vulkave nė bazė tė projektit qė ju po ndėrmerrni nuk ka bazė ligjore. Pra, ne kemi njė proces tė delegjetimuar dhe do tė kemi njė cenim tė zgjedhjeve tė 8 majit, duke mos bėrė tė mundur njė garė tė ndershme.”

    Parandalimi

    “Furnizimi me vula nė rast largimi apo dėmtimi ka kosto kohore dhe financiare shumė tė madhe. Pėr arsye tė transportit tė pėrdorur por dhe pėr tė shmangur bllokimin e procesit tė votimit nė qendrat e votimit, ku mund tė ndodhė fenomeni i mungesės sė njėrės prej dyja vulve, ėshtė menduar qė tė prodhohet paraprakisht vula rezervė pėr ēdo qendėr votimi”, - ka theksuar Ristani.

    Koalicioni i Vėzhguesve Vendorė: KQV sjanė ngritur, afati ka mbaruar

    Koalicioni i Vėzhguesve Vendorė 12 ditė para zhvillimit tė zgjedhjeve vendore tėrheq vėmendjen pėr mosrealizimin nė kohė dhe sipas kėrkesave ligjore tė disa elementeve thelbėsore nė garantimin e procesit zgjedhor, qė kanė tė bėjnė me administrimin e drejtpėrdrejtė tė procesit dhe votės sė qytetarėve. Nė raportin e publikuar dje, koalicioni konstaton me mjaft shqetėsim mosngritjen ende tė komisioneve tė qendrave tė votimit, ku afati i fundit pėr ngritjen e tė cilave, nė ēdo rast, ishte data 18 prill. Koalicioni i Vėzhguesve Vendorė nėnvizon “se mungesa e kohės sė mjaftueshme, jo vetėm pėr ngritjen e tyre, por sidomos pėr trajnimin e mirėfilltė tė komisionerėve tė qendrave tė votimit mund tė shkaktojė pasoja jo tė vogla nė procesin e votimit”. Pėr kėtė koalicioni u kėrkon partive politike “tė plotėsojnė urgjentisht dokumentacionin ligjor pėr ngritjen e komisioneve tė qendrave tė votimit, si dhe tė ndikojnė pranė pėrfaqėsuesve tė tyre nė komisionet zonale tė administrimit zgjedhor (KZAZ) pėr pėrshpejtimin e kėtij procesi”, - thuhet nė raportin e tyre. Gjithashtu koalicioni u sugjeron partive politike qė tė emėrtojnė si sekretar nė KQV persona me arsim juridik, ēka do tė ishte njė mundėsi mė shumė pėr njė administrim mė tė plotė ligjor tė procesit tė votimit. Ndėr tė tjera koalicioni u bėn thirrje partive politike parlamentare (PD, PS dhe LSI) qė tė marrin masat e nevojshme pėr ti paraqitur nė kohė propozimet e tyre pėr ngritjen e grupeve tė numėrimit tė votave, duke u kushtuar rėndėsinė e duhur dhe lėnė kohėn e mjaftueshme pėr trajnimin e tyre.


    Gazeta Metropol

  3. #3
    "Kartat e identitetit, prokuroria rrezon PS-ne"

    Edmond Hoxhaj

    Prokuroria e Tiranes ka vendosur mosfillimin e hetimit lidhur me kallezimin e kryer nga Partia Socialiste per falsifikimin e kartave te identitetit. Keshtu denoncimi ne fjale eshte pezulluar per shkak te mungeses se provave. Lajmi eshte bere dje i ditur per gazeten nga burime prane organit qendror te akuzes, te cilat pohuan se mosfillimi i hetimit eshte vendosur pas verifikimit te gjithe materialit kallezues ne fjale. Burimet saktesuan se nga materialet e vena ne dispozicion, nuk eshte konkluduar ne ndonje prove konkrete qe mund te vertetonte falsifikimin e kartave te identitetit. Ata kane verifikuar dokumentacionin dhe materialet me te cilat PS-ja pretendonte se do te faktonte falsifikimin. Pas kryerjes se ekspertizave te materiale, ku nder to ishin edhe disa karta identiteti, prokuroria ka konkluduar ne faktin se nuk kishte nje falsifikim te tyre. Nisur nga ky fakt hetuesit kane vendosur pezullimin e ceshtjes ne fjale. Ne mars te vitit te kaluar drejtues te Partise Socialiste pretendonin se qarkullonin dhe perdoreshin karta identiteti false. Madje deputeti i PS-se, Gramoz Ruci deklaroi ne disa media kete dyshim. Pretendimit te Partise Socialiste per falsifikim te mundshem te kartave te identitetit, ju kunderpergjigj me kallezim penal edhe Ministria e Brendshme. Pas deklaratave te Rucit, Ministria e Brendshme e denoncoi penalisht ate. Ministria e Brendshme e akuzonte per veprat penale te "falsifikimit te leternjoftimeve, pasaportave ose te vizave" dhe te "perhapjes se informatave te rreme qe ngjallin panik", parashikuar nga nenet 189 dhe 267 te Kodit Penal . Ne cilesine e autoritetit mbikeqyres te Kontrates Koncesionare "Prodhimi dhe shperndarja e dokumenteve te identitetit", Ministria e Brendshme i sqaronte prokurorise ne kallezim se ishte mjaft e interesuar qe te zbardhej teresisht e verteta rreth deklarimeve publike te kryera nga drejtuesit e PS-se. Gjithashtu, ajo kerkonte qe te viheshin ne dispozicion te prokurorise dokumentet e paraqitura ne seancen plenare nga deklaruesit, te cilet duhej te sqaronin menyren se si i kishin disponuar ato dokumente. Drejtuesit e Ministrise se Brendshme deklaruan atehere se, sistemi i prodhimit dhe shperndarjes se dokumenteve te identitetit, ishte provuar se ishte solid. Kjo fale teknologjise se fjales se fundit ne fushen e identifikimit dhe procedura strikte te mirepercaktuara per aplikimin dhe shperndarjen e leternjoftimit elektronik e pasaportes biometrike. Vleresimet e mesiperme jane dhene ne raportin e 14 shtatorit te vitit 2009 te misionit te OSBE/ODIHR.


    Gazeta Koha Jone

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nuk mund te parashikohet djallezia e ed rucve.. te seli rozit-..

    jane te sofistikuar tmerresisht ne pjelljen e lojnave te felliqura..

    zoti e ruajt shqiperine nga kjo falange kanibalesh..

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2005
    Postime
    538
    Ke te drejte Brar. Ata syte djallezor te Rucit vetem skena te tilla shohin dhe medja e tij djallezore vetem skenare bojkoti bluan.
    Sic e ka thene dhe shoku Namik Hoti, ai eshte " porta e hekurt " e Hidrocentralit PS alias PPSH.
    Spo e gjej dot ate videon me ithtaret e Enverit ku del dhe fantazma e viteve 30' ( Namiku qe thua ti) dhe e propozon Enverin per Profet te shqipetareve. Luaj vendit se cnuku pret nga te kuqte.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga djaliepirotas : 28-04-2011 mė 21:00
    Heeej
    Shqipėria ėshtė e Bukur
    Shqipėria ėshtė mė e Madhe.....

  6. #6
    Prishja e zgjedhjeve, KQZ: Burg grupeve tė numėrimit

    Aktualitet e Premte, Prill 29th, 2011

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon sanksione tė ashpra ndaj anėtarėve tė grupeve tė numėrimit tė votave qė do tė prishin procesin zgjedhor.Nė mbledhjen e sotme KQZ-ja do tė miratojė “Manualin e trajnimit tė anėtarėve tė grupeve tė numėrimit tė votave”, njė dokument i ngjashėm me atė tė miratuar pak ditė mė parė pėr trajnimin e anėtarėve tė komisioneve tė niveleve tė dyta dhe tė treta. Nė kėtė manual janė parashikuar sanksionet pėr kėtė kategori tė administratės zgjedhore, duke iu referuar dispozitave tė Kodit Zgjedhor dhe Kodit Penal. Nė kapitullin e masave pėr parandalimin e prishjes sė procesit thuhet se, “braktisja e detyrės pa shkaqe tė ligjshme nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve, nga anėtarėt e grupeve tė numėrimit apo vėzhguesit, pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose heqje lirie nga 6 muaj deri nė 2 vjet”. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė parashikuar qė nė rast se anėtarėt e grupeve tė numėrimit falsifikojnė dokumente ose pėrdorin dokumente tė falsifikuara, mund tė dėnohen me burgim deri nė 3 vjet, ose me gjobė qė varion nga 200 mijė deri nė 600 mijė lekė. “Shkelja e dispozitave tė Kodit nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve ose nga persona tė ngarkuar me detyra, sipas kėtij Kodi, kur nuk pėrbėn vepėr penale, dėnohet me gjobė nga 3 mijė deri nė 90 mijė lekė. Shkeljet e tjera tė dispozitave tė Kodit, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrkatėsisht nga sekretari i KZAZ-sė, dėnohet me gjobė nga 30 mijė deri nė 60 mijė lekė, ose me burgim deri nė 6 muaj”, thuhet mė tej nė manualin qė do tė miratohet sot nė KQZ. Nė tė njėjtėn kohė ėshtė parashikuar qė shkelja e disa parimeve bazė tė procesit zgjedhor, si ligjshmėria, transparenca dhe paanėsia, kur nuk ka ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve, dėnohet me gjobė nga 100 mijė deri nė 500 mijė lekė. Ndėrsa shkeljet e anėtarėve tė grupeve tė numėrimit qė ndikojnė nė rezultatin e zgjedhjeve, pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe dėnohen me burgim nga gjashtė muaj deri nė dy vjet.

    Votimi

    Nė mbledhjen e djeshme tė KQZ-sė ėshtė miratuar vendimi pėr prodhimin e vulave rezervė nė tė gjithė vendin, pėr t’u paraprirė rasteve kur komisionerėt largohen nga qendrat e votimit sė bashku me vulat. Megjithėse dy ditė mė parė ishte rėnė dakord pėr tė prodhuar vetėm 20 pėr qind tė vulave nė rang vendi, dje u vendos pėrfundimisht qė tė prodhohet numėr i njėjtė vulash me numrin e qendrave tė votimit, 4865. “Ideja ėshtė tė prodhohen aq vula rezervė sa qendra votimi janė, pra vula rezervė tė marrė tė njėjtin numėr, por t’i shtohet shkronja (R) pėr tė thėnė qė ėshtė rezervė. Pėr efekt tė votimit do tė prodhojmė aq vula sa e cilėson ligji. Vulat rezervė do t’i mbajmė nė KQZ, ashtu siē mbajmė kuti votimi rezervė, ashtu siē mbajmė kode sigurie rezervė, ashtu siē mbajmė bojė matrikuluese rezervė, ashtu siē prodhojmė fletė votimi rezervė”, u shpreh Ristani gjatė mbledhjes. Nga ana tjetėr, nėnkryetarja e KQZ-sė, Dėshira Subashi, tha se akti duhet tė marrė 5 vota, pėr shkak se ka efekt nė tė gjithė vendin. “Sipas Kodit Zgjedhor, ky pėrbėn njė akt normativ, aq mė shumė qė ju thatė qė miratohet pėr gjithė Republikėn. Kodi Zgjedhor thotė qė aktet qė nxjerr KQZ-ja, qė pėrcaktojnė rregullat pėr gjithė Republikėn, janė akte normative dhe kėrkojnė pesė vota. Akti qė lexuat pėrbėn njė normė, njė rregull pėr gjithė Republikėn e Shqipėrisė”, u shpreh Subashi. Nė fund, katėr anėtarėt e maxhorancės kanė votuar pro, duke e miratuar aktin.

    Komisionerėt

    KQZ-ja do tė marrė shumė shpejt njė vendim pėr tė gjobitur komisionerėt e KZAZ-sė Nr. 14, nė qarkun e Elbasanit. Kjo pėr shkak se ata nuk kanė regjistruar PBDNJ-nė nė listėn pėr Kėshillin e Komunės. Kėtė vendim tė KZAZ-sė dhe vendimin e KQZ-sė pėr miratimin e fletės sė votimit pėr Bradasheshin, PBDNJ-ja i ankimoi nė Kolegj, ku fitoi tė drejtėn pėr tė garuar. Ndėrkohė, nė shoqėrinė ku po prodhohen fletėt e votimit, fleta pėr Bradasheshin ka pėrfunduar, ēka do tė thotė se ajo do tė bėhet nga e para. Pėr kėtė arsye, Ristani kėrkoi dje pėrgatitjen e aktit pėr shkarkimin e anėtarėve tė KZAZ-sė dhe gjobitjen e tyre me vlerėn e barabartė tė dėmit qė i ėshtė shkaktuar KQZ-sė nga prodhimi dy herė i fletės sė votimit pėr Bradasheshin.

    918 fletė votimi

    KQZ vendosi tė prodhojė edhe 918 fletė votimi mė shumė pėr Bashkinė e Durrėsit, pėr shkak se njė qendėr votimi nuk ka 100 zgjedhės, por 1000.

    Sanksionet pėr anėtarėt e GNV-ve

    Anėtarėt e komisioneve zgjedhore dhe nėpunėsit e administratės publike nė shėrbim tė kėtyre komisioneve mbajnė pėrgjegjėsi penale dhe administrative sipas legjislacionit nė fuqi, pėr shkeljen e dispozitave tė kėtij kodi.

    Braktisja e detyrės pa shkaqe tė ligjshme nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve, anėtarėt e grupeve tė numėrimit apo vėzhguesit pėrbėn kundėrvajtje penale dhe dėnohet me gjobė ose heqje lirie nga 6 muaj deri nė 2 vjet.

    Falsifikimi ose pėrdorimi i dokumenteve tė falsifikuara ėshtė i dėnueshėm me burgim deri nė tre vjet, ose me gjobė nga 200 mijė deri nė 600 mijė lekė. Kur kjo vepėr penale kryhet nė bashkėpunim mė shumė se njė herė, ose kur ka sjellė pasoja tė rėnda, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė katėr vjet dhe me njė gjobė nga 300 mijė deri nė njė milion lekė. Kur falsifikimi bėhet nga personi qė ka pėr detyrė tė lėshojė dokumentin, dėnohet me burgim nga njė deri nė shtatė vjet dhe me njė gjobė nga 500 mijė deri nė 2 milionė lekė.

    Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve ose mosveprimeve qė pėrbėn mospėrmbushje tė rregullt tė detyrave nga ana e njė personi qė ushtron funksione publike, nė rastet kur i ka sjellė atij ose personave pėrfitime tė padrejta materiale ose jomateriale, kanė dėmtuar interesa tė ligjshme tė shtetit, shtetasve dhe personave juridikė, nėse nuk pėrbėn njė tjetėr vepėr penale, dėnohet me burgim nga gjashtė muaj deri nė pesė vjet dhe me njė gjobė nga 300 mijė lekė deri nė njė milion lekė.

    Shkelja e dispozitave tė Kodit nga anėtarėt e komisioneve tė zgjedhjeve ose nga persona tė ngarkuar me detyra, sipas Kodit, kur nuk pėrbėn vepėr penale, dėnohet me gjobė nga 3 mijė deri nė 90 mijė lekė.

    Shkeljet e tjera tė dispozitave tė Kodit, kur nuk pėrbėjnė vepėr penale, pėrkatėsisht nga sekretari i KZAZ-sė, dėnohet me gjobė nga 30 mijė deri nė 60 mijė lekė, ose me burgim deri nė 6 muaj.

    Shkelja e rregullave tė tjera dhe afateve tė parashikuara nė pjesėn II tė Kodit, kur nuk pėrbėn shpėrdorim tė detyrės, sipas nenit 248 tė Kodit Penal, dėnohet me gjobė nga 10 mijė deri nė 100 mijė lekė.

    Shkelja e ndonjėrit nga parimet e pėrgjithshme tė Ligjshmėrisė, Transparencės, Paanėsisė dhe Profesionalizmit, nė rastet kur kjo shkelje nuk ka ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve, pėrbėn kundėrvajtje administrative dhe dėnohet me gjobė nga 100 mijė deri nė 500 mijė lekė.

    Shkeljet sipas pikės 1 tė kėtij neni, kur kanė ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve, pėrbėjnė kundėrvajtje penale dhe dėnohen me burgim nga 6 muaj deri nė 2 vjet.

    PS protestė para KQZ, Arvizu takon Ristanin

    Protesta e paralajmėruar e Partisė Socialiste tė Kamzės para Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve lidhur me miratimin e disa qendrave tė votimit nė ambiente private, ka shtyrė pėr rreth 45 minuta takimin mes ambasadorit tė SHBA-ve dhe kreut tė KQZ-sė. Nė orėn 11:00, nė tė njėjtėn kohė kur ishte planifikuar protesta e PS-sė, diplomati amerikan nė Tiranė, Aleksandėr Arvizu, kishte fiksuar njė takim me kreun e KQZ-sė, Arben Ristani. Nė kushtet kur dera kryesore e KQZ-sė ishte bllokuar nga protestuesit, Ristani ka dalė nė krahun tjetėr tė kėtij institucioni, pranė qendrės sė biznesit, ku ka pritur ambasadorin amerikan dhe sė bashku kanė shkuar pėr tė pirė kafe nė hotel “Rogner”. Nė kėtė ambient, Risani e Arvizu kanė qėndruar pėr rreth 45 minuta, deri kur kanė marrė njoftimin se situata pranė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve ishte qetėsuar. Mė pas tė dy janė drejtuar pėr nė zyrėn e kreut tė KQZ-sė, ku kanė qėndruar pėr rreth 30 minuta. Nė kėtė takim ka marrė pjesė edhe vėzhguesi amerikan pranė KQZ-nė, Charles Lasham. Nė orėn 11:00, banorė tė Kamzės protestuan para ambienteve tė Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Mes tyre edhe deputeti socialist, Namik Dokle, si dhe kandidati pėr Bashkinė e Kamzės, Rakip Suli. “Banorėt e Kamzės, – u shpreh deputeti socialist, – nuk kėrkojnė asgjė qė nuk u takon. Ata duan qė qendrat e votimit tė vendosen nė ambiente publike, jo nė lokale tė privatėve qė njihen si mbėshtetės tė PD-sė. Dokle tha se janė tė gjitha mundėsitė qė edhe banorėt e Kamzės tė votojnė tė qetė, jo nėn presionin e pushtetit. Vota e banorėve tė Kamzės, garantoi deputeti i PS-sė, do jetė e garantuar, pavarėsisht tentativave pėr manipulim tė kėtij shėrbėtori tė mjerė tė regjimit, qė quhet Ristan. Dokle paraqiti dhe korrespondencėn qė PS ka zhvilluar me Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve pėr tė zbatuar Kodin Zgjedhor pėr qendrat e votimit. “Ne nuk do ta lejojmė as Sali Berishėn dhe as Ristanin tė merren e tė fyejė njerėzit tanė. Njerėzit tanė do tė shkojnė tė votojnė tė qetė, tė lirė, sepse vota e lirė ėshtė thelbi i demokracisė”, u shpreh Dokle.



    ADI SHKEMBI

    Gazeta Panorama

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anėtarėsuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Nė njė emision tė Fevziut,njė analist tha qė Rama fiton 52 deri 53 pėrqind nėse nuk ndodh ndonjė gjė e madhe!!!

  8. #8

    Brokaj: Nėse vazhdojnė incidentet, zgjedhjet janė tė papranueshme

    Brokaj: Nėse vazhdojnė incidentet, zgjedhjet janė tė papranueshme

    2011-05-04

    Fatjona Mejdini


    Intervistė

    Flet politikani i sė majtės: Ndėrkombėtarėt, jo korrektė

    Politikani i vjetėr i sė majtės, Sabit Brokaj, i cili ka qenė edhe njė nga themeluesit dhe figurat kryesore tė Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, bėn njė analizė tė fushatės dhe pritshmėrive qė ai ka pėr zgjedhjet e 8 majit. Nė njė intervistė pėr “Shqip”, Brokaj thekson se asnjė tė mirė nuk pret nga zgjedhjet e kėtij viti, duke qenė se, sipas tij, dhuna parazgjedhore e shfaqur nė kėtė fushatė ėshtė e paprecedentė. Po kėshtu Brokaj shfaqet pesimist edhe pėr rolin qė po luajnė OSBE-ODIHR nė kėto zgjedhje, po kėshtu edhe pėr rolin e ambasadorit tė SHBA-sė, Aleksandėr Arvizu. Por Brokaj thekson se ai nuk dyshon pėr asnjė moment se garėn pėr Tiranėn e fiton Edi Rama, sepse, sipas tij, Rama nuk ka kundėrshtarė nė kryeqytet. Nga ana tjetėr, Brokaj e sheh PS-nė si favorite pėr fitore edhe nė tė gjithė Shqipėrinė. Pėr sa i pėrket LSI-sė, ai shprehet se ajo nuk ėshtė mė njė parti e majtė, por njė repart i PD-sė, e cila i ka tejet tė dobėta pozitat elektorale nė kėto zgjedhje, pėr shkak tė zhgėnjimit tė madh qė ka sjellė tek ata qė e kanė votuar.

    Si njė politikan “veteran” qė keni parė shumė fushata zgjedhore nė jetėn tuaj, si e shikoni kėtė tė radhės pėr zgjedhjet lokale tė 8 majit?

    Mund tė them qė pėr kėtė fushatė nuk jam optimist. E shikoj qė nė shumė shkelje ngjan me fushatat e tjera, pėr tė mos thėnė se si moment paraelektoral, ėshtė edhe mė agresiv. Tė gjitha fushatat qė janė realizuar nė Shqipėri, pėrfshirė edhe atė tė vitit 1996, para ditės sė zgjedhjeve nuk kanė pasur kaq shumė dhunė. Kontrasti qėndron vetėm se atėherė presioni i Berishės ishte promotori nė thirrjet agresive, ndėrsa tani ai flet nė mėnyrė pothuajse tė paqtė, ndėrkaq agresiviteti ėshtė nė kulm. Ndeshjet, rrahjet deri edhe nė pėrdorim armėsh, janė tė kėtij karakteri qė vėrtet krijojnė shqetėsim dhe unė do tė thosha paraprakisht se nėse do tė bazoheshim nė shkeljet e deritanishme tė dhunės, tė listave, tė mos verifikimit tė kartave tė identitetit, tė njėanshmėrisė sė plotė tė Televizionit Shtetėror, tė papėrgjegjshmėrisė skandaloze tė KQZ-sė, qė nė kėtė moment zgjedhjet mundet tė mos pranoheshin. Kjo sepse tė gjithė treguesit e njė fushate tė deritanishme janė tė tillė qė nuk ėshtė realizuar asnjė tregues thelbėsor dhe real, i cili premton zgjedhje normale.

    Nė kėtė kuadėr, si e shikoni qėndrimin e faktorit ndėrkombėtar nė vendin tonė dhe kryesisht atė tė misionit tė OSBE-ODIHR-it, tė cilėt nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė janė pjesė e vlerėsimit tė zgjedhjeve?

    E gjitha kjo mund tė them se zhvillohet nė njė qėndrim tejet pajtues tė tyre organizimeve OSBE-ODIHR-it, tė cilėt kanė shkruar qindra dhe qindra faqe pėr t’i demaskuar kėto fenomene gjithnjė pas zgjedhjeve, duke i quajtur ato zgjedhje tė realizuara me shkelje tė rėnda, por nė gjuhėn e tyre tė pranueshme. Pra tė gjitha kėto janė tė afishuara prej tyre, aktualisht ato janė edhe mė tė demonstruara nė kuptimin e agresivitetit tė tyre dhe vėrehet njė pajtueshmėri e kėtyre organizmave OSBE-ODIHR e shprehur nė fytyrėn e shefit aktual tė misionit tė OSBE-sė qė vėrtet tė revolton. Konstatohet njė tallje nė kėtė rast lidhur me kontrastin e asaj qė ata shkruajnė dhe qėndrimit pajtues nė shkeljet qė ata kanė shkruar dikur. Pėr tė mos thėnė se edhe qėndrimi i vetė ambasadorit amerikan pėr mua nuk pėrbėn asnjė element pozitiv pėr mbarėvajtjen e zgjedhje. Kėsisoj nė datė 8 maj nuk pres qė zgjedhjet tė jenė normale. Kjo sepse pėr mua ėshtė ndėrtuar njė strukturė e tillė, nga zhvillimet politike e pranuar nga ata qė i certifikojnė zgjedhjet, qė fare lehtė nėse kanė marrė njė vendim qė sado tė jenė skandaloze zgjedhjet t’i pranojnė ato. Kjo situatė ngjan shumė me momentin final tė zgjedhjeve tė 2009-s, kur ndėrsa thanė se 30% e numėrimit tė votave ishin keq ose shumė keq, qė me njė pėrllogaritje tė thjeshtė pėrbėnin 40 deputetė, ata i pranuan zgjedhjet, ndonėse diferenca mes dy koalicioneve ishte vetėm 5 deputetė. Pra nė kėtė farė soji vlerėsimi nga ndėrkombėtarėt, tė presėsh njė vlerėsim objektiv nė zgjedhjet e 8 majit pėr mua ėshtė pak mė shumė se naivitet.

    Si i shikoni forcat politike kryesore tė pozicionuara ‘nė fushė’ pėr kėto zgjedhje? Si e shikoni rolin e Lėvizjes Socialiste pėr Integrim mė 8 maj, do tė vijojė ajo tė jetė njė faktor kyē pėr kalimin e pushtetit nė njėrėn anė ose nė tjetrėn?

    Jo, sepse situata tashmė ėshtė absolutisht e ndryshme. Lėvizja Socialiste pėr Integrim e ngritur mbi principet e njė partie tė majtė mė tė pastėr se vetė Partia Socialiste, kur u themelua, thithi elektoratin mė tė pastėr tė sė majtės, tė cilėt vetvetiu ishin nga kundėrshtarėt mė tė ashpėr tė Sali Berishės. Ky kontingjent, pėrveē ca interesaxhinjve qė u shtuan mė pas dhe tashmė pėrbėjnė kontingjent kryesor nė LSI, kjo masė e madhe dhjetėra-mijėra qė kishte LSI-ja, nė zgjedhjet e para ishte 180 mijė dhe nė zgjedhjet e dyta 80 mijė, kuptohet qė nuk mund tė votojė pro Berishės. Problemin kjo pjesė nuk e ka me LSI-nė, por me Berishėn. Madje zhgėnjimi i madh ndaj drejtuesve tė LSI-sė e bėn kėtė shtresė mė tė qėndrueshme pėr tė refuzuar Berishėn dhe pėr tė votuar koalicionin e majtė. Ndaj ato llogaritė qė i bėn ndonjė analist demek i socialistėve, por qė ėshtė nga kėta shėrbėtorėt qė Berisha i ka kapur keq dhe fut ato numrat e LSI-sė nė mėnyrė mekanike dhe jashtė logjikės politike, apo karakteriale dhe i lidh ato me kandidatė tė PD-sė pėr kryetarė tė bashkive, ėshtė krejtėsisht i gabuar. Nga ana tjetėr, unė mendoj se LSI-ja nuk ekziston si njė parti e majtė, tashmė ajo ėshtė njė repart i zakonshėm i Partisė Demokratike dhe si e tillė e quaj tė padenjė tė jap njė opinion. Ata kanė marrė pozicionin e avokatit tė Berishės, pėr arsye personale dhe nuk vlen tė diskutohen nė kuadrin e njė partie.

    Si e shikoni pėrballjen nė Tiranė mes Edi Ramės dhe Lulzim Bashės, duke pasur parasysh edhe zėrat se figura e Ramės teksa kėrkon njė mandat tė katėrt nė kryeqytet mund tė konsiderohet e konsumuar?

    Nė fillim kam qenė i mendimit se Edi Rama nuk duhet tė kandidonte pėr herė tė katėrt, por kjo jo pėr faktin se ėshtė konsumuar. Mendoj se me punėn qė ka bėrė nė Tiranė ai ka mė shumė pasuri politike qė i ka krijuar vetes sesa konsumim. Ne duhet tė kemi njė gjė tė qartė nė lidhje me konsumin qė tė bėn pushteti. Ai nuk tė konsumon kur qeveris mirė, madje nėse qeveris mirė ke njė pasuri tė madhe qė tė krijon mundėsinė e shumė mandateve. Kėtu kemi si shembull vendet nordike, ku socialdemokratėt mbanin pushtetin me dhjetėra dhe dhjetėra vjet dhe nuk i konsumonte ai. Dihet qė ato janė vendet e para nė botė pėr nga mirėqenia, begatia dhe standardet demokratike. Duke u kthyer te Rama, mendoja se pėr garėn e Tiranės duhet tė dilte njė tjetėr pėr tė qeverisur Tiranėn, dhe Rama tė kishte angazhimin dhe detyrimin kryesor pėr ta futur Berishėn nė zgjedhje tė pėrgjithshme tė parakohshme, nė mėnyrė qė e majta tė merrte pushtetin. Por u gjykua nga PS-ja qė ai tė kandidojė dhe nė kėtė kuadėr unė jam i sigurt nė fitoren e tij. Kjo vetėm pėr faktin se atė Tiranėn e shkuar e kam nė kujtesė, unė dhe tiranasit e tjerė, me atė parkun “Rinia”, me atė vandalizėm, me atė mesjetė qė solli pushteti i parė i Berishės nė Tiranė dhe qė ai e ndryshoi plotėsisht. Pėr Tiranėn unė mendoj se Edi Rama nuk ka kundėrshtar. Basha nuk ėshtė njė kundėrshtar i denjė, pse tė gjithė e dinė se ēfarė ai bėri me drejtimin e dikastereve tė rėndėsishme nė ekzekutiv. Unė i qėndroj idesė sė shprehur nga dikush qė “Berisha me Bashėn deshi tė sfidonte dhe tė fyente njėkohėsisht shqiptarėt”. Ndoshta me kėtė kandidaturė Berisha bėn njė eksperiment pėr tė vijuar me operacione tė tjera politike, lidhur me tė ardhmen e tij.

    Po skenėn e pėrgjithshme elektorale si e shikoni? Cila nga krahėt politikė sipas jush ėshtė mė i avantazhuar nė kėto zgjedhje?

    Duke qenė se kėto janė zgjedhje lokale ose administrative dhe morėn karakter politik dhe duke marrė kėtė karakter favorizojnė tė majtėn. Nga ana tjetėr, dua tė them se unė i njoh mirė dhe PS-nė dhe PD-nė dhe nėse do tė llogariteshin ngjarjet qė kanė karakter tė dhunshėm, ju siguroj se 90% e tyre janė kryer nga simpatizantė tė PD-sė, sepse kjo lloj dhune ėshtė nė natyrėn e kėsaj partie. Pra duke qenė kėshtu edhe dhuna nė kėto muaj, e drejton PS-nė qė mos tė mos pėrqendrohet te kandidatėt respektivė pėr kryetarė bashkie apo komuna, por me thirrjen “aman tė iki ky pushtet”, i cili tė parin e tij ka Berishėn. Nė kėtė kuadėr besoj se kjo ėshtė arsyeja qė e shtyn edhe kandidatin e mazhorancės Lulzim Basha tė bėjė fushatė vetėm pėr Tiranėn. Mund tė them se fushata e ndarė e koalicionit tė djathtė ka sjellė tė vetmin rast, kur bashkimi nuk pėrbėn fuqinė. Basha, Berisha dhe Meta janė ndarė veē dhe vetėm te ne ndodh qė bashkimi tė pėrbėjė vetėm dobėsi.

    shqip

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2005
    Postime
    25
    PSE JEMI KĖSHTU SIĒ JEMI?
    *****************************
    Qasje

    Shkaktarėt janė tė shumėllojshėm: tė atillė qė nxisin dhe motivojnė njeriun nė krijimin e veprave madhore, me tė cilat i sjellin njerėzimit pėrparim e mirėqenje dhe tė atillė qė motivohen prej lakmisė sė tepruar, qė bazohen nė argumentin e forcės, duke u manifestuar me mohim tė sė drejtės, qė rezulton me raporte mospajtuese, me grindje, me konflikte e luftėra tė pėrmasave edhe botėrore. Andaj, si konkludim thuhet se: Asgjė nuk lindė as nuk zhvillohet, siē edhe nuk pėrkeqėsohet as nuk zhduket pa njė ose mė shumė shkaktarė. Ne, pėr fat tė keq jemi viktimė e atyre qė janė motivuar nga lakmia e tepruar qė ėshtė bazuar nė argumentin e forcės.
    Prandaj, edhe kualiteti i jetės sonė tė gjatė nėn robėri, qė ka lėnė gjurmė tė thella edhe negative nė mentalitetin tonė, ėshtė rezultat i raporteve tė kėtilla mospajtuese dhe luftėnxitėse me pushtuesit.
    Edhe nė popull, mė rastin e ndonjė ngjarjeje tragjike, thuhet: “E mrama me hajr qoftė”! E tani kėsaj thėnje i ėshtė shtuar: “Sikur e para t’ishte filluar me hajr, edhe e mrama do tė vinte me hajr. Por, kur e para niset me sherr, atėherė edhe e mrama vjen me sherr”. Dhe ky sherr, as sot e kėsaj dite nuk po na lėshon nga dora. Andaj edhe fati ynė, duke mos pasur vlla asnjė popull pėr rreth nė njėrėn anė dhe duke e pasur vendin me pozitė gjeografike shumė tė lakmueshme dhe me burime tė pasura nėntokėsore dhe mbi tokėsore nė anėn tjetėr, shqiptarėt janė ballafaquar me sfida tė shumta dhe me pasoja shumė tė rėnda, qė kanė rezultuar me prapambetje, katandisje dhe dekdisje nė tė katėr anėt e botės.
    Kjo qė u tha mė sipėr ėshtė vetėm njė pjesė e pėrgjegjės nė fjalinė pyetėse tė titullit PSE JEMI KĖSHTU Siē JEMI . Ndėrsa pjesa tjetėr e pėrgjegjės nė kėtė fjali pyetėse na del nga nėnshkaktarėt e shkaktarėve tė mėsipėrm, tė cilėt do tė jenė objekt shqyrtimi nė kėtė trajtim.
    Pra, edhe nėnshkaktarėt e shkaktarėve janė bijtė e padrejtėsisė dhe tė dhunės, qė ėshtė shtruar mbi shqiptarėt, tė cilėt, pėr tė mbijetuar, i janė nėnshtruar tjetėrsimit, gjegjėsisht asimilimit. Nėnshkaktari tjetėr, ėshtė ai i interesit individual, qė pėr ta ruajtur atė interes dhe pėr tė qenė i privilegjuar nga pushtuesi, ka pranuar statusin e vazalitetit, me anė tė tė cilit ėshtė vu nė shėrbim tė pushtuesit, duke i krijuar pasoja tė rėnda kombit tė vet. Si pasojė e nėnshtrimit nga pushtuesit dhe e hilės sė fuqive tė mėdha, (e faktorit ndėrkombėtar), trojet shqiptare u rrudhėn sė tepėrmi dhe popullata shqiptare u dėbua nga trojet e veta, sidomos nė vitet e dy mbledhjeve tė rėndėsishme (Kongresit tė Berlinit dhe Lidhjes shqiptare tė Prizrenit mė 1878 – 1881). Por, falė atdhedashurisė sė tė paepurve dhe vlerės jetike Liri e Pavarėsi, qė ishte motiv i shenjtė, pėr tė dalė nga terri i robėrisė, ata (tė paepurit) i qendruan besnikė popullit dhe kėshtu u ruajt substanca e kombit shqiptar. Por tendenca e fqinjve pėr pushtimin dhe copėtimin e tokave shqiptare, e shoqėruar me diskriminim e reprezalje, vazhdoi edhe mė tutje. Dhe, fatkeqėsisht, gjendja e tensionuar e luftėnxitėse nga Serbia dhe Greqia, me tendenca hegjemoniste, pėr ti gllabėruar prap tokat shqiptare, dėshmon se kėto tendenca, (pėrkundėr qendrimit pak ca tė evoluar tė faktorit ndėrkombėtar nė favor tė ēėshtjes shqiptare) as sot e kėsaj dite nuk kanė tė ndalur. Tani ky qendrim i evoluar dhe i vonuar i Faktorit Ndėrkombėtar ndaj ēėshtjes shqiptare do tė rritej ose do tė zvogėlohej, varėsisht prej kualitetit tė pėrcaktimit, pėrkushtimit dhe veprimit tė Parisė gjithshqiptare. Pra, Pala shqiptare, pėr t’u vetėdijėsuar dhe bindur, se pa bashkimin e tokave shqiptare, nuk do tė realizohet kurrė aspirata pėr Liri e Bashkim tė tokave shqiptare. Nė kėtė drejtim tė aspiratės pėr ēlirim dhe bashkim, pengues, madje me influencė tė fuqishme ishin dhe janė edhe sot jo vetėm Serbia, por edhe Faktori Ndėrkombėtar. Dhe kjo tendencė ėshtė dėshmuar jo vetėm nė tė kaluarėn, por po dėshmohet ēdo ditė nga mekanizmat e tij tė instaluar nė Kosovė.

    Ideja pėr Bashkimin kombėtar shqiptar

    **Prandaj, falė nisiativės shumė kėmbėngulėse tė lėvizjeve “Vetėvendosje”, “Lėvizja pėr Bashkimin kombėtar” e tė tjera, ideja pėr bashkimin kombėtar sot ėshtė imperativ i kohės. Dhe, pėr fat tė mirė, kjo ide ēdoherė e mė fuqishėm po shprehet si nė instancat jashtėqeverisėse, ashtu edhe nė ato partiake e shtetėrore.
    Lidhur me kėtė, do ta pėrsėrisja njė konstatim timin, me qėllim korrigjimi tė thėnjes: “Pa gjak nuk fitohet liria”: Unė them se gjaku, vėrtet ėshtė njėra prej shtyllave kryesore qė sajon lirinė. Por jo kryesori, sepse, po tė ndahej liria sipas sasisė sė gjakut tė derdhur, ne shqiptarėt, ēysh moti do ta gėzonim lirinė. Andaj themi se shtylla kryesore qė e sajon lirinė ėshtė menēuria. Kjo, sepse gjaku ėshtė jeta vet. Ai do tė duhej ta ndjek menēurinė, e jo menēuria gjakun. Kjo, edhe sepse historia e pėrgjakshme dėshmon, se mu pėr shkak se nuk kemi ditur se kur, si dhe pėr kė ta derdhim gjakun, kemi dėshtuar dhe pėsuar. Dhe kėto dėshtime dhe pėsime i kanė kushtuar shumė shtrenjt fatit tonė.
    Lidhur me kėtė qė u tha mė lart, do t’ia pėrkujtoja lexuesit edhe njėherė konstatimin tim tė publikuar nė disa artikuj. ”Do t’ishte menēuri, sikur tė mundnim t’i parashikonim dhe t’i parandalonim pasojat. Gjysėm menēuri do t’ishte sikur tė mėsonim prej pasojave. Ndėrsa idiotizėm ėshtė nėqoftė se nuk mėsojmė as prej pasojave. Pra edhe kur bėhet fjalė pėr bashkimin kombėtar shqiptar, duhet ditur mirė marshutėn e rrugės, qė do tė na shpiente drejt realizimit tė kėsaj aspirate jetike pėr ne. Ajo rrugė, qė nė shumė vende ėshtė me barikada dhe pasoja tė moshės shekullore, do tė duhej tė na shėrbente si udhėrrėfyese, pėr tė arritur nė cakun ku synojmė. E ajo bėhet, kur veprimtarėt e Lėvizjes pėr Bashkimin Kombėtar Shqiptar arrijnė ta vetėdijsojnė dhe ta bindin sėpari vetėvetėn, se pa bashkimin e subjekteve tė tyre, apo tė mėdha, qofshin ato partiake apo lėvizje brėnda trevave ku jetojnė e veprojnė, nuk do tė kenė sukses as jashtė trevave tė tyre. Do t’ishte apsurde dhe e kotė pėrpjekja pėr ta bindur shumicėn e masės shqiptare, se pa i bashkuar subjektet e vogla, nuk mund tė bashkohen as tė mėdhatė, sikur qė ėshtė i pakapshėm predikimi i evropianve pėr ti bindur shqiptarėt, qė ashtu siē janė tė ndarė nė pesė shtete, tė pranojnė pėr t’u inkuadruar nė Bashkimin europian. Njė predikim i tillė, qė shqiptarėt tė inkuadrohen nė Bashkimin europian pa bashkimin e gjymtyrėve tė trevave shqiptare, nuk do tė ketė perspektivė tė qendrueshme. Kjo, sepse brenda njė opcioni tė tillė fshihet qėllimi djallėzor me fitil tė kurdisur.
    Kėsaj vetėdije e bindjeje pėr t’u bashkuar shqiptarėt, do tė duhej t’i printe komunikimi i ngrohtė dhe i sinqertė qė shpreh dashurinė dhe vetėpėlqimin, qė nė rast nevoje shqiptarėt tė dėshmojnė me gatishmėrinė e tyre pėr liri o vdekje.
    Duhet ditur se njė prej vetive tė komunikimit, qė ja rritė efektin dhe strategjinė e fjalės ose tė veprimit ėshtė qėllueshmėria e momentit, vendit dhe e bashkėbiseduesit. Nganjėherė, heshtja ka efekt mė tė fuqishėm se sa fjala ose veprimi. Kjo, sepse heshtjen nuk mund ta dėshifrojė askush. Ndėrsa fjala e thėnė ose veprimi i pa vend, mund tė krijojė pasoja. Ne shqiptarėt shquhemi pėr besėn, por nuk mund tė mburremi, sepse, jo pak herė nuk kemi ditur se kujta t’ia japim e t’ia ēelim derėn e pėr kė tė t’ia japim shulin derės. Po kėshtu ka ndodhur edhe me solidaritetin. Prandaj, nė bisedė apo nė debat, qoftė ai nė rreth tė ngushtė apo tė gjėrė duhet ruajtur edhe diēka pėr veti apo pėr ndonjė rast tjetėr. Pėrndryshe, kur tė thuhen tė gjitha, sidomos nė politikė, ajo mė nuk ėshtė politikė, por budallallėk.

    Nė shėrbim tė menēurisė dhe tė mirėqenjes,
    do t’ishin edhe analogjitė

    Pra, njėri ndėr nėnshkaktarėt e pėrsėritjes sė devijimeve, zhgėnjimeve dhe tė dėshtimeve tona, ėshtė edhe mospėrfillja e analogjisė, e cila ėshtė produkt i pėrvojės sė gjatė jetėsore. Njėherit ėshtė edhe pasqyrė e mendėsisė sė hollė, e cila, kur pėrdoret me vend, i ndihmon korrigjimit tė gabimeve dhe huqeve, me tė cilat ballafaqohet njeriu, gjegjėsisht njerėzimi gjatė jetės sė tij. Kjo, sepse vet analogjia, ka lindė nga gabimet dhe huqet, prej nga kanė rrjedhė pėsimet dhe mėsimet. Dhe, pėr ēudi, ndonėse njeriu konsiderohet si qenje mė inteligjente, frytet e kėsaj “inteligjence”, i kanė shkaktuar dhe po i shkaktojnė njeriut, gjegjėsisht njerėzimit pasoja katastrofike. Andaj krijimtaria gojore, duke i evidentuar pasojat dhe shkaqet e tyre, ka krijuar analogjinė, me tė cilėn, kur e kėrkon nevoja, pėrdoret si ilustrim pėr tė mos u pėrsėritur dhe pėr t’u korrigjuar. Analogjitė, nė tė shumtėn e rasteve burojnė nga pėrrallat, dhe huqet e njerėzve qė u mvishėn kafshėve. Njė padrejtėsi kjo qė u bėhet kafshėve, pėr shkak se ato nuk kanė mundėsi t’i demantojnė shpifjet e krijuesit.
    Ja njė fabulė e shkurtėr mėsimdhėnėse: Na paska qenė njėherė njė plak. Ai, tė vetmėn pasuri e kishte njė gomar, me tė cilin jitte gjallė, duke bartė dru dhe i shiste nė qytet. Njė ditė, duke u kthyer plaku nga mali me gomar tė ngarkuar me dru, gomarit i rrėshqet kėmba nė njė gropėz tė vogėl uji dhe rrėzohet. Plaku detyrohet ta zhgarkojė gomarin dhe i ndihmon tė ngrihet nė kėmbė dhe ta ngarkojė prap gomarin me dru. Gomari ishte lėnduar bukur fort dhe ēalonte. Por, tjera herė, sa herė qė i afrohej gropės ku ishte rrėzuar, ai lakonte udhėn pėr tė mos u rrėzuar prap. Ndėrsa ne (njeriu, gjegjėsisht njerėzit), qė kemi marrė nė thua shumė herė dhe e kemi thye qafėn, pėr shkak tė harresės sė gropės, kurrsesi tė mbushemi mend. Dhe jo pak herė, duke e harruar gropėn, kemi rėnė nė vorbull tė djallėzive.
    Si tė thuhet ndryshe, kur ēdo ditė i konzumojmė pasojat e lajthitjeve tona, dhe prap me andje ushqehemi me to. Analoge me kėtė do t’ishte pasioni i duhanxhisė, i alkoholistit, i drogistit, tė cilėt, edhe pse e dinė se: duhani, alkoholi, droga etj. janė tė dėmshme, jo vetėm pėr shėndetin, por edhe pėr xhepin dhe pėr harmoninė e familjes, ai prap vazhdon ta konzumojė atė. Andaj, nuk ėshtė thėnė mė kot: “Me tė vra dikush, ke ku lypė hak, por m’e ba e m’e vra vetėn, s’ke ku lypė hak as gjak”.
    A nuk ėshtė brengosėse prirja e jonė pėr ta njollosur dhe pėr ta devalvuar tjetrin? Dhe a mendojmė se nė favor tė kujt shkon kjo prirje? Prandaj ka lindė ajo thėnja. “Po deshe tė dishė se nė ē’rrugė je, vetėm shiko, se puna qė bėn ti, po e gėzon apo po e hidhėron armikun”! Kur e pyesin filozofin grek Diogjenin, se si mund tė hakmirret nė armikun, ai pėrgjigjet: “Nė armikun mund tė hakmirresh, kur t’jeshė gjthqysh mė i mirė se ai”.

    Fushatat parazgjedhore qė pėrēajnė

    Brenga bėhet aq mė e thellė, kur pjestarė tė niveleve tė ndryshme tė klasės politike, me rastin e fushatave elektorale, si nė Kosovė, ashtu edhe nė Shqipėri e Maqedoni, pėr ta pėrvetėsuar elektoratin qė t’ia qesin atė tė shkretėn votė, nuk e kursejnė fjalorin e tyre tė ndotur, duke premtuar gjithfarė mrekullishė tė pa mbulesė nė njėrėn anė dhe nė anėn tjetėr, duke fyer kundėrshtarin me gjithfarė shpifjesh. Dhe nė kėso farė panaire shpifjesh e trillimesh, harrojnė tė gjorėt se janė kandiduar pėr ta udhėhequr popullin dhe pėr t’i mbrojtur interesat e tij. Harrojnė tė gjorėt, se me fjalor tė tillė, vetėm sa e iritojnė dhe e pėrēajnė popullin, pėr tė vazhduar me rritje tė distancave kundėrshtare. Prandaj me tė drejtė t’imponohet pyrtja: se ēfarė jete ėshtė ajo qė sajohet nga gėnjeshtrat dhe pėrēarjet?
    Prandaj, kėto pėrshtypje gjatė fushatave parazgjedhore dhe pas zgjedhore, kudo nė trevat shqiptare, sugjerojnė qė tė shkurtohet koha zyrtare e fushatės. Ajo kohė tė jetė mė sė gjati–dy javė. Sepse nė shumė aspekte po na konsiderojnė si SUI GENERIS. Pse tė mos jemi edhe nė kohėzgjatjen e fushatės SUI GENERIS? Por jo, sepse pas fushatės parazgjedhore dhe pas zgjedhore, nuk e di se si do ta kalonin pastaj kohėn ambasadorėt e disa shteteve.
    A zini besė lexues tė nderuar, se me pas lypė armikun me qiri e me pishė, pėr tė na pėrēarė, nuk kish ditė mė zi se disa liderė tanė. Ja pra edhe pjesa tjetėr e pėrgjegjės nė fjalinė pyetėse: PSE JEMI KĖSHTU SIĒ JEMI? Po mė duket se e morėn lidhjen lexuesit, se po mė mbėrthen lemza. Hajr i shalla!!!
    Tash e kam pėr-imč. Pėr mėnyrėn dhe sjelljet gjatė fushatės parazgjedhore dhe pas zgjedhore, le t’u shėmbllejė fushata amerikane, e cila zhvillohet nė mėnyrė shumė tė kulturuar, duke respektuar dhe uruar pala palėn kundėrshtare me rastin e shpalljes sė rezultatit pėrfundimtar!!!



    Hamze GASHI
    France

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •