-
Mendoj Me Zė...!
PSE JU DESH KJO GĖNJESHTĖR, Z. KRYEMINISTĖR!?- Ēdo herė kur miku bėnė dasmė, aty tė tjerėt shkojnė me ftesa, ndėrsa, nga ana tjetėr, kur miku ka ngushėllime pėr vdekje dhe gėzime ku duhet bėrė pėr hajėr, gjithmonė tė tjerėt tek ai, shkojnė pa ftesė. Tek rasti i parė: miku me ftesė nderon tė te tjerė, ndėrse, tek i dyti, nė shenjė respekti dhe mirėnjohje, tė tjerėt e nderojnė mikun. Ky formalitet praktik i sjelljes si mentalitet, ėshtė tejet i shprehur edhe te ne shqiptarėt.
Kėto ditė, nga Zyra e Kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi, e, qė, mė pas si lajm, u botua dhe u transmetua nga tė gjitha mediat tona tė shkruara dhe elektronike, thoshte: Me ftesėn zyrtare tė shtetit tė Vatikanit, kryeministri Hashim Thaēi, merr pjesė nė ceremoninė e lumturimit tė Papa Gjon Palit tė II . Nuk vonoi shumė dhe pėr kėtė dezinformim (dyshoj tė paqėllimshėm) nga Selia e Shenjėt shpejtė erdhi demanti zyrtar. Nuk ka pasur ftesė zyrtare pėr Kosovėn dhe askėnd tjetėr; nė rastet e tilla janė pėrfaqėsuesit e qeverive qė lajmėrohen vetė me dėshirėn pėr pjesėmarrje. D.m.th., nė pėr hajėr nderojnė mikun pa ftesė.
Nė stilin e tij tė mirėnjohur, alla: Ne hagsh be dajė, mirė, mos e hangsh , kurgja kurrkujt!, mbase edhe kėtė herė nuk u hėngėr kjo lojė e Hashimit tonė, sepse, e njėjta shpejtė u demantua nga Vatikani i irnosur zyrtar.
Meqė, kjo mėnyrė shumė e papėrgjegjshme e shpifjes diplomatike, njollos rėndė autoritetin e kėtij shteti tė vogėl, i cili, nė raport me shtet tjera, ka rregulla tė ashpra dhe tejet strikte formale- diplomatike, frikohem se, ajo nė tė ardhmen, heshtazi mund tė ndikoj negativisht gjatė shqyrtimit dhe marrjes sė shpejtė tė vendimit pėr njohjen e Kosovės si shtet, nga ana e Vatikanit.
Vėrtet, nuk kuptoj se pse ju desh kjo gėnjeshtėr, z. Kryeministėr!?
TEKNIKA E SPROVUAR E MANIPULIMIT ME MASAT - Ēdo herė, kur nga elita sunduese politike nė Kosovė (vendore apo ndėrkombėtare), ndėrmerret ndonjė hap jo transparent dhe politikisht i dėmshėm pėr ne, jo rastėsisht, ndodh edhe diēka tjetėr si ngjarje, e cila menjėherė e transformon pėrqendrimin tonė nga ajo e para. Nė kėtė drejtim, njė rol tė rėndėsishėm luajnė mediet tona, tė cilat, pa dyshim, nė ēdo situata bombastike krijojnė opinion tė fuqishėm tek masat. Pėr kėtė strategji tė sprovuar shumė herė si tė suksesshme nė praktikat manipuluese me masa, ekziston njė shembull metaforik me fėmijėt dhe kuriozitetin e tyre instiktiv ndaj sendeve pėrreth. Kur fėmija i vogėl merr tė loz me ndonjė send tė vlefshėm qė lehtė mund tė dėmtohet, po tė tentojmė qė nga ai menjėherė me dhunė tia marrim atė nga dora, atėherė si kundėrpėrgjigje do tė pasoj reagimi i ashpėr dhe me vaj histerik i fėmijės. Por, nėse, nė atė moment, sė pari atij ia tregojmė ndonjė send tjetėr laraman me ngjyra, ai vetė do ta largoj tė parėn dhe si mė tėrheqėse do ta merr mjetin e ri qė po i ofrohet si lodėr.
Nuk ka dyshim! Teknikė e sprovuar e manipulimit me masat, apo?
POLITIKAT TONA INTEGRUESE - Ēdo politikė duhet tė pėrmbyset para drejtėsisė sė pėrgjithshme thoshte Kanti, por, me kėtė rast, kjo porosi e tij sikur nuk ka aspak vlerė te ne nė Kosovė. Nė njė shtet, ku: gjyqėsinė, ushtrinė, politikėn e jashtme dhe doganat ti kontrollojnė tė tjerėt, kjo drejtėsi, ėshtė nėnshtrim total para njė pushtimi tė bardhė kolonial demokratik ndėrkombėtar qė neve po na bėhet mė se 11 vite.
Nėse pak ma ndryshe e pėrqendrojmė vėmendjen tek politikat gjeo-strategjike qė po ngjajnė sė fundi nė arenėn ndėrkombėtare, do tė vėrejmė se, nė Evropėn plakė, dita-ditės po thuret njė rrjetė. Njė rrjetė e madhe e cila ka ndėrmend tė na fus tė gjithėve brenda.
Kėtė bashkėsi tė re shtetesh qė po formohet nė kontinentin tonė, zyrtarisht dhe nė zhargonin e pėrdorimit praktik, e njohim si Bashkim Evropian, e, nė fakt, ajo ėshtė njė Mbretėri e madhe burokratike e cila pretendon qė gradualisht ta shndėrroj tėrė kontinentin e vjetėr nė njė diktaturė tė madhe dhe tė centralizuar, nė tė cilėn, shtetet e vogla praktikisht do kthehen nė kėshilla komunash apo lagjesh.
Sido qė tė jetė, krahasuar me shtetet tjera anėtare dhe pretendente pėr anėtare nė kėtė bashkėsi tė kushtėzuar, pozita e Kosovės ndaj BE-sė dhe raportet e BE-sė ndaj saj, janė edhe mė specifike. Pėr marrjen e biletės hyrėse nė kėtė bashkėsi, BE-ja nė Kosovė, nuk ndikon dhe dikton si me tė tjerėt vetėm pėrmes imponimit tė politikave nė formė standardesh si parakushte qė duhet sė pari tė pėrmbushen, por ajo me ne edhe drejtpėrdrejt sundon.
Me qėllim qė nė kėtė rast tė evitohet ēfarėdo keqkuptimi i mundshėm, duhet sqaruar se, Kosova dhe populli i saj, aspak nuk janė kundėr integrimeve tė mirėfillta dhe tė paevitueshme rajonale, kontinentale dhe interkontinentale, tė cilat, pa marrė parasysh prapavijėn e shprehur tė interesave globale tė disa shteteve mė tė fuqishme nė botė, ato janė tė paevitueshme tashmė si procese. Por, ky mohim ka tė bėj si reagim kundėr ndikimit tė fuqishėm nė to tė disa shteteve anėtare tė kėsaj bashkėsie, tė cilat historikisht kanė pasur, por edhe sot e kėsaj dite kanė ende urrejtje patologjike antishqiptare.
E kamufluar gjoja nėn vellon e kėtyre integrimeve tė paevitueshme ndėrkombėtare, nė fakt, Kosova dhe populli i Kosovės ėshtė kundėr politikave tė dominuar pansllaviste nė radhėt e tyre. Kundėr konformizmit tė instaluar se territoret e copėtuara shqiptare nė disa shtete, bashkimin e tyre do ta realizojnė, tek nė Evropėn e Bashkuar?!! Sepse, nė kėtė sofėr tė pėrbashkėt tė shteteve demokratike, qartė po vėrehet presioni i kushtėzuar i kėtyre rrymave, qė dita-ditės, po e qojnė ujin kah mulliri i Serbisė, e cila, pa zgjedhur metoda tė veprimit, tenton ta copėtoj Kosovėn, dhe nė rend tė parė, me ēdo kusht ta pengoj arritjen e mu kėtė synim tonė paraprak kolektiv tė integrimit tė brendshėm gjeopolitik, kulturor dhe hapėsinor gjithėshqiptar.
Adnan Abrashi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt